Paratë nuk bënë punë! Shuhet aktori i madh Naun Shundi, i trishtë veprimi i gruas se tij para se te mbyllte sytë

Aktori i njohur, Naun Shundi është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare, pasi prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Një ditë më parë, gruaja e aktorit me anë të një postimi në Facebook, falënderonte të gjithë ata që kane kontribuar financiarisht, ndërsa kërkonte që të mos kontribuonin më pasi shëndeti i tij ishte përkeqësuar, duke marrë një tjetër drejtim.

“Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha,na keni falur lehtësi dhe kurajo në betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.
Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, shkroi nje dite me pare gruaja e aktorit.

Naun Shundi, një nga figurat më të dashura dhe me ndikim në skenën teatrale dhe televizive shqiptare, lindi më 3 shkurt 1959 në Tiranë

Me talent dhe pasion të jashtëzakonshëm, ai ndërtoi një karrierë të pasur si aktor, regjisor dhe dramaturg, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e teatrit shqiptar.

Ai themeloi dhe ishte shpirtëzuesi i Teatrit privat “Zonja e Bujtinës”, që së bashku me bashkëshorten, aktoren Raimonda Shundi, e shndërruan shtëpinë e tyre në një hapësirë intime ku arti lulëzonte dhe ku publiku trokut përmes emocioneve të forta teatrale

Përmes këtij institucioni, Nauni u shfaq edhe si dramaturg me vizion, duke sjellë vepra të thella dhe reflektuese si monodrama “Man of the Forest”, një trill tragjik-komik që ngre pyetje për bashkëjetesën, luftën njerëzore për ekzistencë, dhe raportin njeri–natyrë

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Shundi dha shpesh mesazhe të fuqishme për thelbin e teatrit, duke e kundërshtuar komercialitetin që rrezikon transformimin e skenës në një “dyqan pa vlerë”. Ai i kujtoi kolegëve dhe autoriteteve kulturore rëndësinë e ruajtjes së teatrave si hapësira shpirtërore dhe artistike që i jep jetës publike identitet

More posts