Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion.
Parashqevi Simaku trondit me rrëfimin e saj: “Nuk kam dashuruar kurrë në jetë!”

Mes kujtimeve të karrierës dhe jetës personale, këngëtarja surprizoi me deklaratën e saj:
👉 “Nuk kam rënë kurrë në dashuri. Kam pasur fatin që më kanë dashur, por unë jo”, tha ajo.
Pas emigrimit në Shtetet e Bashkuara, Simaku e përshkruan periudhën e parë si “një mrekulli, sikur ishte në parajsë”. Aty njohu dhe bashkëshortin e saj, Robert Nofle, me të cilin u martua shpejt. “Babai im kishte vetëm një merak, të mos më linte në rrugë. Kur Roberti kërkoi dorën time, babai tha: tani do vdes i qetë”, kujton këngëtarja.
Martesa i ndryshoi rrugën artistike, duke e larguar nga ëndrra për Hollywood. “Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Interesi për karrierën atje më iku”, u shpreh ajo.