Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka festuar ditën e sotme 59-vjetorin e lindjes. Por kjo ditë, që për shumë njerëz është e mbushur me gëzim dhe urime, për artistën ka qenë e mbështjellë me mall e trishtim.
Parashqevi Simaku feston ditëlindjen, por reagimi për të birin i trondit të gjithë!

Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, Simaku ka ndarë një mesazh emocionues për të birin, Luke, i cili ndodhet larg saj. Ajo tregon se dhurata më e madhe për këtë ditë do të ishte një urim i thjeshtë nga djali, por kjo dëshirë nuk iu realizua.
Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke,” – ka shkruar Parashqevi Simaku në Instagram, duke përcjellë ndjenja të thella dashurie dhe mungese.
Ky postim ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, të cilët janë dyndur në komente me urime për ditëlindjen dhe fjalë mbështetëse për artisten.
Këngëtarja që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare të viteve ‘80 dhe ‘90, ka qëndruar për një kohë të gjatë larg vëmendjes së mediave, por herë pas here ndan momente të rralla dhe shumë personale me ndjekësit e saj.