Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët para nisjes së Kuvendit të PD-së nëse opozita do të marrë pjesë apo do të bojkotojë zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.
Para Kuvendit, Berisha lë të hapur opsionin: “Zgjedhjet e Tiranës mund t’i bojkotojmë”

Berisha nuk dha një përgjigje të prerë, por la të hapur mundësinë e bojkotit, duke e cilësuar atë si një “armë” politike.
“Me Ramën zgjedhje të lira nuk ka. Të gjitha vendimet do të bëhen të ditura në kohën e duhur. Zgjedhjet mund t’i bojkotojmë, edhe zgjedhjet e përgjithshme i kemi bojkotuar pa asnjë kusht. Bojkoti është një armë, një formë, por ndoshta forma më e lehtë,” deklaroi Berisha.
Sipas tij, çdo vendim i PD-së do të merret në funksion të asaj që ai e cilëson si betejë për rikthimin e zgjedhjeve të lira në vend.