“Panik në Durrës: Policia reagon ndaj një mjeti shpërthyes në hotelin e Dakos!”

Një mjet shpërthyes i lidhur me celular është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në Durrës, në pronësi të ish-kreut të bashkisë, Vangjush Dako, në lagjen nr.1 pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Forcat e policisë dhe Njësia Antieksploziv e RENEA-s intervenuan menjëherë, rrethuan zonën dhe kryen një shpërthim të kontrolluar për neutralizimin e eksplozivit. Stafi dhe personat e pranishëm në hotel u evakuuan pa probleme.

Aktualisht nuk ka të dyshuar, ndërsa policia po shqyrton kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin ose autorët e mundshëm. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

More posts