Një eksperiencë e frikshme i ka ndodhur ish-finalistes së Big Brother Albania 4, Egli Tako, gjatë një udhëtimi në Mal të Zi.
Panik, ankth dhe tmerr! Egli Tako pa ‘ferrin me sy’, humb në mes maleve për 3 orë!

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit momentet e vështira që përjetoi, kur për disa orë humbi e vetme në terrenet e thyer malore.
Në një prej rrëfimeve të saj, Egli shkruan:
“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë.”

Ajo ka treguar se gjatë asaj kohe e pushtoi paniku dhe mendoi për skenarin më të keq. Madje, Egli realizoi edhe një fotografi, si kujtim për të afërmit, në rast se nuk do të arrinte të gjente dot rrugën e kthimit.