Ky është momenti kur Enedio Guri, autori i vrasjes se 14-vjeçarit, Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit ka dalë nga spitali i shoqëruar nga policia.
PAMJET/ Ky është autori që vrau me thikë 14-vjeçarin, momenti kur del nga spitali i shoqëruar nga uniformat blu

Autori, i cili ka pësuar dëmtime të lehta gjatë përplasjes, është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa do vijohet me marrrjen në pyetje nga autoritetet.
Ngjarja tragjike ndodhi ditën e sotme në ambientet e jashtme të një lokali, ku viktima dhe autori kishin shkuar për të sqaruar një konflikt të mëparshëm mes tyre.
Debati i tyre përfundoi me përplasje fizike, ku viktima humbi jetën nga goditjet me thikë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.