Ethan Ives-Griffiths, një vogëlush vetëm dy vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pas keqtrajtimit të rëndë që ka përjetuar në shtëpinë e gjyshërve të tij në Flintshire të Britanisë.
PAMJE të rënda: Gjyshërit torturojnë për vde*je 2-vjeçarin- ja cfarë ndodhi

Kur u dërgua në spital, Ethan ishte në një gjendje të rëndë: i dehidratuar rëndë, shumë i dobët fizikisht dhe me mbi 40 shenja goditjesh në trup. Fatkeqësisht, ai pësoi një dëmtim fatal në kokë që i mori jetën.
Gjyshërit e tij, Michael Ives (47 vjeç) dhe Kerry Ives (46 vjeçe), u shpallën fajtorë për vrasje dhe keqtrajtim të një fëmije nën moshën 16 vjeç. Edhe nëna e vogëlushit, Shannon Ives (28 vjeçe), u shpall fajtore për shkaktimin e vdekjes dhe keqtrajtimin e djalit të saj.
Në gjykatë u publikua edhe një video tronditëse nga brenda shtëpisë, ku Michael Ives shihet duke mbajtur vogëlushin nga krahët dhe duke e goditur.
Ethan ishte nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale, dhe duhej të vizitohej çdo 10 ditë, por në javën para vdekjes së tij, askujt nuk iu lejua hyrja në shtëpi.