“Pamje misterioze në qiellin shqiptar! A po fluturojnë raketa si ato të Izraelit dhe Iranit?”

Një ngjarje e pazakontë ka shqetësuar qytetarët në disa qytete të Shqipërisë, pasi pamje të dritave të çuditshme që përshkojnë qiellin janë regjistruar në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në të njëjtën kohë me tensionet mes Iranit dhe Izraelit, ku pamje të raketave që ndriçonin qiellin janë bërë virale në mbarë botën.

Por ajo që ka ngritur më shumë pikëpyetje është fakti që qindra shqiptarë raportuan për dukuri të ngjashme në Tiranë, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër, rreth orës 3:00-4:00 të mëngjesit.

Sipas burimeve të JOQ Albania, redaksia ka marrë me dhjetëra video dhe foto, ku shihen trupa të ndritshëm që kalojnë me shpejtësi nëpër qiell, të ngjashëm me raketat që po qarkullojnë në luftën Izrael-Iran.

A po ndodh diçka më shumë se çfarë na thuhet? A janë këto thjesht satelitë, dronë, apo sinjale të një kërcënimi të padukshëm?

Asnjë autoritet zyrtar nuk ka komentuar ende, por frika dhe kureshtja janë rritur ndjeshëm mes qytetarëve.

More posts