Naim Murseli, i njohur si i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij,
Pagoi miliona leke per te vr*re gruan e tij, i ndodh e papritura Naim Murselit

Liridona Ademaj, është parë sot jashtë ambienteve të burgut ku po mbahet, nën masa të rrepta sigurie.
Ai është parë i prangosur në duar e këmbë në objektin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa ishte nën përcjellje të shtuar të njësive policore.Lidhur me rastin për Insajderin detaje ka dhënë zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi e cila konfirmoi se nga 4 qershorit është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Murselit për lëshimin e urdhrit për ekzaminim psikiatrik.Ndërkohë, më 9 qershor, trupi gjykues ka lëshuar urdhrin që Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të kryejë ekzaminimin ndaj të akuzuarit.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminim Psikiatrik. Më datë 09.06.2025, trupi gjykues ka lëshuar urdhëresë që ky ekzaminim të bëhet nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë,” thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Theksojmë se Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, u deklarua i pafajshëm.Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.