Gazetari i njohur Bledi Strakosha ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin, “S’e Luan Topi” në Top Channel.
Teksa ka folur gjatë për karrierën e tij dhe hapat e parë në ekran, Bledi ka zbuluar edhe një rast të takimit të tij me këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku.
Gazetari ka rrëfyer se ka nuk e ka larë faqen 10 ditë pasi e ka puthur Parashqevia, një prej këngëtareve ikonë të asaj kohe.
Parashqevia më ka kapur këtu te faqja. Unë nuk lava faqen 10 ditë se më kapi Parashqevia këtu.”-tha Strakosha.
Eriona Rusi (e habitur): Nuk e lave 10 ditë?
Bledi: Joooo
Bledi: E laja ktej (tregon me duar njërën pjesë të fytyrës, faqen tjetër dhe ballin) me sapun.
Eriona Rusi: Se në atë kohë ishte një ikonë, ishte një diva Parashqevi Simaku.
Bledi: Patjetër. Dhe ishte shumë e ëmbël. Ato duart e saj. Duart e sime mëje janë duart më të buta.
Skrapar – Në zemër të Shqipërisë, ngrihet madhështor Mali i Tomorit, i quajtur ndryshe “mali i Zotit”. Por për shumë njerëz, ky mal nuk është thjesht një simbol i natyrës apo i besimit, por një vend ku ndodhin mrekulli.
Një histori e rrallë rrëfehet nga banorët e vjetër të zonës: gjatë Luftës së Dytë Botërore, një grup familjesh nga Berati dhe Skrapari, të ndjekur nga ushtria fashiste, gjetën strehë në shpellat e Tomorit. Për ditë të tëra, malet e mbuluara nga mjegulla dhe pyjet e dendura u bënë mburojë natyrore, duke i shpëtuar nga vdekja e sigurt. Sipas dëshmitarëve, asnjë ushtar nuk mundi të gjejë rrugën, sikur një forcë e padukshme i çorientonte.
Por kjo nuk është e vetmja herë që Mali i Tomorit ka “shpëtuar” jetë.
Çdo 20-25 gusht, mijëra njerëz ngjiten në majën e tij për të marrë pjesë në pelegrinazhin bektashian, një ritual i lashtë që besohet se sjell shërim shpirtëror e fizik. Disa kanë rrëfyer histori ku fëmijët e tyre janë shëruar pas një nate lutjesh në majë të malit.
A është Tomori thjesht një mal, apo diçka më shumë?
Legjendat thonë se aty banon shpirti i Abaz Aliut, një figurë e shenjtë për bektashinjtë, që ruan dhe bekon ata që besojnë. Sipas rrëfimeve, shumë prej atyre që kanë humbur rrugën në terren, kanë parë “dritë që lëviz” ose kanë dëgjuar zëra që i kanë drejtuar në siguri.
Tomori nuk është thjesht një mal. Është një monument historie, shpëtimi dhe shprese.
Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë nevralgjike në betejën globale mes Perëndimit dhe regjimit iranian, veçanërisht përmes rolit të saj në strehimin e opozitarëve iranianë të njohur si muxhahedinët e MEK-ut, të vendosur në kampin e Manzës pranë Durrësit. Ky realitet i përzier me interesat ndërkombëtare dhe tensionet gjeopolitike është risjellë në vëmendje nga një debat në studion e “Off the Record” në A2 CNN, ku ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe figura politike dhanë këndvështrimet e tyre mbi situatën aktuale dhe rreziqet që mund të paraqiten për Shqipërinë.
Floriar Arapi: Shqipëria, një platformë e përditshme sulmesh ndaj Iranit
Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare Floriar Arapi, Shqipëria nuk është një vend neutral në këtë konflikt. Ai u shpreh qartë:
“Nga territori shqiptar Irani sulmohet përditë. Këta 3000 muxhahedinë punojnë natë e ditë duke bërë propagandë, shkruajnë, shpërndajnë materiale, ndërhyjnë në rrjete dhe kryejnë edhe sulme kibernetike. Ne e sulmojmë Iranin!”
Arapi vuri në dukje se kjo përfshirje nuk është spontane, por vjen si pjesë e një detyrimi të marrë ndaj aleatëve ndërkombëtarë, kryesisht SHBA-ve, të cilat historikisht kanë mbështetur MEK-un si pjesë e presionit ndaj regjimit të Teheranit. Megjithatë, ai theksoi se ky pozicion sjell rreziqe për vendin tonë:
“Jemi të ekspozuar. Irani nuk është një shtet që harron apo fal. Për çdo veprim ka një kundërpërgjigje.”
Denis Deliu: Situata në kampin e muxhahedinëve është ndryshe sot
Nga ana tjetër, deputeti i Partisë Socialiste Denis Deliu ofroi një qasje më të kujdesshme, duke theksuar se situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm dhe se institucionet shqiptare janë të angazhuara në monitorimin e vazhdueshëm të aktivitetit të kampit:
“Kampi në Manëz nuk është më ai që ishte disa vite më parë. Të gjitha masat janë marrë, ka kontroll të rreptë dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë.”
Deliu shtoi se nuk ka pasur sinjale të rrezikut të afërt nga Irani, por theksoi rëndësinë e vigjilencës së vazhdueshme.
Marlind Laçi: Shqipëria nuk është objektiv për sulm ushtarak, por rreziku kibernetik ekziston
Një tjetër perspektivë vjen nga analisti politik Marlind Laçi, i cili u shpreh se Shqipëria nuk përbën një objektiv strategjik për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, por nuk përjashtoi mundësinë e sulmeve kibernetike:
“Jemi një vend periferik. Edhe pse jemi pjesë e NATO-s, nuk besoj se regjimi i Ajatollahut do të ndërmerrte një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë. Por rreziku i një sulmi kibernetik është real.”
Laçi vuri në dukje se Shqipëria ka qenë më parë viktimë e sulmeve kibernetike nga Teherani, përfshirë sulmet ndaj institucioneve shtetërore në vitin 2022, që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Enver Robelli: Shqipëria ka paguar çmimin, por sot nuk është në rrezik
Politologu dhe analisti Enver Robelli kujtoi se Shqipëria ka qenë e targetuar në të kaluarën për shkak të pozicionit të saj në raport me MEK-un dhe aleancën perëndimore, por aktualisht nuk sheh një rrezik të drejtpërdrejtë për vendin dhe për rajonin e Ballkanit:
“Kemi paguar një çmim të lartë, sidomos në aspektin e sulmeve kibernetike dhe tensioneve diplomatike. Por sot, falë përpjekjeve të partnerëve tanë strategjikë dhe masave të marra nga autoritetet shqiptare, nuk besoj se Shqipëria është në ndonjë rrezik të menjëhershëm.”
Robelli gjithashtu theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të ruajë ekuilibrin mes angazhimeve ndërkombëtare dhe interesave të brendshme të sigurisë kombëtare.
Një grua ka humbur jetën pas një goditjeje të drejtpërdrejtë raketore në qytetin Tamra, në Galilenë e Poshtme, ndërsa Irani ka qëlluar me një breshëri raketash drejt veriut të Izraelit.
Autoritetet izraelite bëjnë me dije se një prej raketave ka goditur një banesë dykatëshe në Tamra, ku përveç viktimës, janë plagosur edhe 14 persona të tjerë.
Gruaja u shpall e vdekur në vendngjarje nga ekipet e emergjencës, të cilat mbërritën menjëherë në vendin e sulmit.
Ky sulm vjen si pjesë e një përshkallëzimi të ri të tensioneve mes Iranit dhe Izraelit, që ka ngritur ndjeshëm nivelin e alarmit në të gjithë rajonin dhe rrezikun e një konflikti më të gjerë.
Në një telefonatë me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka hedhur poshtë çdo mundësi për rifillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen bërthamore, për sa kohë që sulmet izraelite në vijojnë.
Macron i kërkoi homologut të tij iranian të rikthehet në tryezën e dialogut, duke theksuar nevojën për përmbajtje maksimale dhe shmangie të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme.
Ai nënvizoi se dialogu është i domosdoshëm për të ruajtur stabilitetin rajonal dhe për të parandaluar një krizë të re ndërkombëtare.
Por përgjigjja e Teheranit ishte e prerë: “Nëse agresioni izraelit vazhdon, nuk mund të flitet për negociata,” deklaroi Pezeshkian. Ai e bëri të qartë se çdo përpjekje diplomatike është e pamundur pa ndalimin e sulmeve ushtarake.
Ky zhvillim rrit tensionet në rajon dhe lë në pikëpyetje të ardhmen e marrëveshjes bërthamore, në një kohë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet jashtëzakonisht e brishtë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti amerikan Donald Trump kanë zhviulluar ditën e sotme një telefonatë mbi përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Iranit.
Presidenti rus, Vladimir Putin raportohet se ka telefonuar homologun e tij amerikan, Donald Trump ku dënoi sulmet izraelite ndaj territorit iranian, ndërsa të dy liderët nuk përjashtuan mundësinë e rikthimit të negociatave për programin bërthamor të Iranit, në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon.
Sipas këshilltarit diplomatik të Kremlinit, Putin gjithashtu ka konfirmuar gatishmërinë e Moskës për të vijuar negociatat me Ukrainën, duke lënë të hapur derën për bisedime diplomatike në dy fronte të nxehta ndërkombëtare.
Ushtria e Izraelit ka njoftuar të shtunën në mbrëmje se një valë e re sulmesh mes saj dhe Iranit është zhvilluar.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë identifikuar se Irani ka lëshuar raketa në drejtim të territorit të shtetit të Izraelit. Sistemet e mbrojtjes janë duke punuar për të ndalur kërcënimin”, thuhet në lajmërimin e fundit të Ushtrisë së Izraelit.
E televizioni publik iranian ka njoftuar se vala e re përfshin 100 raketa e dronë që tashmë janë nisur në drejtim të Izraelit.
Haifa dhe Tel-Avivi janë caqet kryesore, ka bërë të ditur televizioni iranian. E sipas raportimeve, shpërthime ka pasur në Izraelin verior. Është raportuar se ka edhe të lënduar.
Ndërkohë, vetë Ushtria e Izraelit ka thënë se përderisa po merret me mbrojtjen nga raketat e lëshuara nga Irani, po vazhdon sulmet ajrore në caqet ushtarake në Teheran.
Ndërkohë, sirena janë dëgjuar edhe në Amman, kryeqytet të Jordanisë. Jordania ka vendosur ta mbyllë hapësirën e vet ajrore.
Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë ndezur nga zërat për një lidhje të mundshme mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës – dhe duket se “puzzle”-i po plotësohet dita-ditës.
Pas disa fotove të postuara nga i njëjti vend në jug, dyshja u shfaq sërish shumë pranë njëri-tjetrit – këtë herë në një festë private në periferi të Tiranës, organizuar nga Olta Gixhari për 1-vjetorin e djalit të saj, Zeo.
Sara Hoxha dhe Olta njihen për miqësinë e ngushtë, që lindi nga bashkëpunimi i tyre në serialin “Në kuadër të dashurisë”, ku ato interpretonin motra. Ndaj prania e Sarës në festë ishte e pritshme… por Erik Fullani ishte surpriza e mbrëmjes!
Edhe pse nuk ka asnjë foto të dyshes bashkë dhe nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram – që vetë është një taktikë “klasike” për të shmangur dyshimet
Kjo ka shtuar dyshimet se mes tyre ka nisur diçka më shumë se një njohje miqësore. Dhe kur në lojë janë zemra të njohura publike… rrjeti shpërthen!
Fillimi i javës nisi me lajme për shkëputje të bashkëpunimit artistik mes Egli Takos dhe Fifit, diçka për të cilën Shqiperia Sot raportoi ekskluzivisht të dielën.
Ishte Egli që e konfirmoi një gjë të tillë përmes një reagimi shumë të matur ku fjalët u vërejt qartë që i pati të zgjedhura me kujdes.
E nuk ka vonuar shumë që Egli të bëjë hapin e ri në karrierë i cili është definitivisht i duhuri.
Ajo ka vendosur t’i besojë rrugëtimin një tjetër shtëpie mediatike.
Ajo vendos ti besoj SBS Entertaiment me kte levizje Egli ben nje hap para ne karrieren e saj
Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i njohur edhe si Çuçka i Kolonjës, në gusht 2024, ka paraqitur një kërkesë-padi pranë Gjykatës së Tiranës për t’u divorcuar nga bashkëshortja Ajlin Petrela, me motivacionin se mes tyre nuk ka më afeksion, se jetojnë të ndarë, se martesa e ka humbur kuptimin etj. Çuka dhe zonja Petrela ishin të martuar që nga viti 2011 dhe kanë dy fëmijë.
Në prill të këtij viti, Gjykata e Tiranës ka vendosur zgjidhjen e martesës. Zyrtarisht, Çuçka e Kolonjës, i cili disa ditë më parë mahniti liderët e BE-së me aglishten e tij me theks ‘ersekar’ dhe humorin që e karakterizon, është beqar.
Rastësi ose jo, kriza në martesën e Çuçkës ka ardhur pasi Edi Rama e emëroi në vitin 2019 kryetar të Bashkisë së Ersekës. Aktori i humorit Erion Isai tregoi ‘sakrificën e tij’ për interes publik pasi la një pagë rreth 5 mijë euro në televizion për një rrogë 680 mijë lekë të vjetra si kryetar i Bashkisë Kolonjë.
Pyetjen ‘a kam edhe rrogë’ nisi t’a bënte që muajt e parë. Një skemë korrupsioni me tendera të paracaktuar, me Adriatik Zeqillarin, tregon edhe ‘sakrificën’ e Çuçkës. Shumë shpejt, aktori ia mori dorën bashkisë, duke krijuar një rreth klientelist, me të cilin nisi të ndante paratë dhe tokat publike, duke marrë përqindje për çdo tender dhe ankand.
Pas finalizimit të aferave të para korruptive, Çuçka mori shtëpi te Kodra e Diellit. Një dosje në SPAK dhe disa dëshmi tregojnë se Çuçka, në një moment, nuk dinte se çfarë të bënte dhe ku t’i çonte paratë e vjedhura. Rroga e bashkisë dhe paga si aktor i dukeshin bakshish.
Ai vendosi të shkurtonte dhe paloste veshët (romodelonte veshët). Befas një ditë Çuçka u shfaq me veshë më të vegjël.
Pas shkurtimit të veshëve, Çucka nisi të investonte në pasuri të paluajtshme në emra të tjerë, ndërsa i hyri edhe anglishtes, të cilën e asimiloi shumë shpejt, me një theks ‘ersekar’.
Me gjithë këto ndryshime të shpejta martesa e Çuçkës nuk kishte se si të mos tronditej.
Kupa u mbush kur Çuçka nisi të ngacmonte dhe t’u vardisej djemve, duke hyrë në sherr me të dashurat e tyre. Kështu një ditë zonja Petrela mori plaçkat dhe u largua nga banesa.
Nuk përbën interes publik jeta private e Çuçkës, as nëse i pëlqejnë djemtë, femrat apo të dyja gjinitë, por interes publik përbën kur një kryetar bashkie shqetëson qytetarët me mesazhe seksiste në mesnatë, fton komentuesit në duel dhe vjedh pasuritë publike.
Isai është nën hetim nga SPAK për abuzimet me fondet e rrugëve dhe një rast ujësjellësi për Bashkinë e Kolonjës, madje është thirrur disa herë për t’u marrë në pyetje. Edhe pse nën hetim, në listën e re të programit për strehimin social, Isai ka futur si përfitues edhe disa prej vartësve të tij, për t’iu dhënë banesa me lekët e qytetarëve.
Të pastrehë janë shpallur dhe Petro Kristo, i cili ka pozicionin si drejtor pyjore dhe bashkëshortja e tij që po ashtu punon në Bashkinë e Kolonjës. Gjithashtu edhe Administratori i Njësisë Administrative të Leskovit, Leonard Konica, i cili në fakt administron hotelin luksoz të Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit në Leskovik.
Ndërkaq, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar në SPAK një tjetër dosje voluminoze për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe afera me tenderat. Kallëzimi penal në SPAK për Erion Isain, i njohur si Çuçka e Kolonjës, vjen pas një auditimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Bashkinë e Kolonjës, ku janë konstatuar abuzime me tenderat me kosto miliona euro.
Atmosfera në studio u bë elektrizuese kur Egla u kthye drejt Encës me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe plot nënkuptime:
“Si ishte i dashuri afrikan në krevat?”
Publiku u befasua, moderatorja mbeti pa fjalë, por Enca – me stilin e saj të njohur – nuk e humbi qetësinë.
Ajo korrigjoi me zgjuarsi:
“Nuk është afrikan… është nga Karaibet!”
Një përgjigje që la shumë për të nënkuptuar, pa zbuluar asgjë konkretisht.
Por Egla, mesa duket e intriguar nga tema, nuk u ndal me kaq.
Biseda mori një kthesë të papritur, kur vetë Egla la të kuptohej se mund ta kishte menduar një eksperiencë me ndonjë afrikan – madje komentuesit në rrjet tani po e ftojnë ta provojë! 👀
“S’e dimë ç’do ndodhë në verë me Eglën, por mesa duket dëshira ekziston,” shkruajnë ndjekësit në rrjet, ndërsa fragmenti po shpërndahet me shpejtësi virale.
🔥 Ndoshta kjo ishte vetëm batutë… por siç ndodh shpesh me VIP-at tanë – çdo fjalë ndez rrjetin!
Piloti i fluturimit tragjik të Air India i bëri premtimin prekës babait disa ditë para rrëzimit të aeroplanit.
Kapiteni Sumeer Sabharwal e telefonoi babain e tij një javë para fluturimit të Air India dhe i bëri një premtim emocional
Piloti indian po drejtonte kabinën e pilotit të fluturimit të dështuar të Air India, i cili mbante 242 pasagjerë, përfshirë 53 britanikë, kur u ngrit. Sabharwal ishte një nga personat në bord që nuk ia doli, pasi fluturimi AI171 u rrëzua në një zonë banimi rreth një minutë pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel, Ahmedabad, Indi. Boeing 787 Dreamliner ishte nisur për në Londër Gatwick, përpara se Sabharwal dhe Oficeri i Parë Clive Kunder të ngriheshin nga aeroporti i Indisë perëndimore. Por për fat të keq, pati vetëm një të mbijetuar nga rrëzimi, pasi u raportua se burri në 11A, një shtetas britanik, i shpëtoi mrekullisht jetës.
Çfarë dimë deri tani për rrëzimin e Air India?
Fluturimi AI171 i Air India u nis nga Ahmedabad të enjten më 12 qershor, me destinacion kryeqytetin britanik. Megjithatë, vetëm një minutë pasi doli nga pista, pilotët lëshuan një thirrje Mayday pasi sinjali humbi në një lartësi prej 625. Avioni filloi të zbriste me shpejtësi, duke u rrëzuar në konviktin e BJ Medical College UG në Meghani Nagar, Ahmedabad, në orën 13:38 sipas orës lokale.
Ndërsa autoritetet fillimisht raportuan se nuk dukej se kishte “asnjë të mbijetuar” nga 242 personat në bord, Air India zbuloi se një shtetas britanik i quajtur Vishwash Kumar Ramesh ishte i vetmi i mbijetuar i aksidentit tragjik. Ata thanë: “I vetmi i mbijetuar po trajtohet në spital. Pasagjerët përfshinin 169 shtetas indianë, 53 shtetas britanikë, shtatë shtetas portugezë dhe një shtetas kanadez.”
40-vjeçari ishte ulur në sediljen 11A dhe ka mbetur me lëndime në gjoks, sy dhe këmbë.
Fjalët e dhimbshme të fundit të Sabharwal u zbuluan pasi u gjet një nga dy kutitë e zeza. Piloti paralajmëroi se po ‘humbnin fuqinë’ në fluturim, raporton London Evening Standard. Sabharwal dhe Kunder kërkuan ‘paralajmërim’ pasi nuk arritën të përfundonin ngritjen e tyre të plotë. I pari tha gjithashtu se nuk kishte ‘asnjë shtytje’, duke u përpjekur të ngrinte aeroplanin ndërsa ishte vetëm disa qindra metra në ajër, pasi avioni humbi kontaktin brenda një minute nga zbarkimi. Regjistrimet e kabinës në kutitë e zeza mund të ndihmojnë autoritetet të mësojnë më shumë rreth asaj që ndodhi.
Sabharwal, i cili ka mbi 8,200 orë përvojë, thuhet se ka folur me babain e tij 82-vjeçar në telefon vetëm një javë para rrëzimit. Politikani indian Dilip Nana Lande, i Asamblesë Legjislative të Maharashtra, pretendoi se piloti e telefonoi babain e tij, i cili jeton në një azil kujdesi, duke i premtuar se do të bënte një hap larg nga puna në të ardhmen e afërt. “Disa ditë më parë, ai premtoi të bënte një pushim për të kaluar kohë me të atin,” tha ai.
“Times of India” raportoi se thuhet se i ati i tij ka qenë një ish-zyrtar në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil të Indisë.