Blog

  • 🟥 “Kozaku shpërthen ndaj Elvis Naçit: Merr 100 mijë euro e i luan në kazino! 20 truproja pas, e quan veten hoxhë? TURP!”( VIDEO )

    🟥 “Kozaku shpërthen ndaj Elvis Naçit: Merr 100 mijë euro e i luan në kazino! 20 truproja pas, e quan veten hoxhë? TURP!”( VIDEO )

    Një reagim tronditës ka ardhur nga Kozaku, i cili akuzon publikisht Elvis Naçin për mashtrime me shuma marramendëse! Sipas tij, Naçi merr 50 mijë euro nga një, 50 mijë nga tjetri, dhe paratë përfundojnë në kazino!

    “Ka 20 truproja pas dhe e quan veten HOXHË?! TURP I MADH!”, shpërthen Kozaku, ndërsa i bën thirrje njerëzve:

    “Mos vidhni më, ore HAJDUTA!”

    Pamjet dhe deklarata e tij po bëjnë xhiron e rrjetit.

    👉 A është ky fundi i maskës “bamirësi”?

    👉 A do të reagojë Elvis Naçi?

  • Lajm i bujshëm! “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”/ Zbuloni detajet e forta

    Lajm i bujshëm! “Berisha, nga dje, nuk është më kryetar i PD”/ Zbuloni detajet e forta

    Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo.

    “Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka marrë 730 mijë vota. Pra si koalicion janë 200 mijë vota më pak”, tha Sefa.

    Struktura e PD është totalisht inekzistente, ka pasur probleme të jashtëzakonshme në mbushjen e komisioneve të qendrave të votimit. U hapën kutitë ku deshi PD,  nuk pati asnjë gjurmë të “Trenit Bullgar”. Kishte krim në 2021-shin? Shumë herë më shumë! Kishte përdorim të aseteve dhe burimeve shtetërore? Shumë herë më shumë! Këto janë justifikime.

    Nuk po them që ishin zgjedhje perfekte, por nuk është justifikim ky. Për mua, PD duhet të shohë nga vetja dhe të gjithë këtë stuhi të ngritur në gotë, që nuk kishte Rithemelim, prandaj humbëm, kjo është më duket vetëm një lëvizje taktike e ish-kryetarit tanimë të PD, zotit Berisha, i cili në bazë të nenit 46 të statutit, nga certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor,

    nuk është më kryetar partie, është “de facto”, “de jure”, sipas statutit të regjistruar me tre vendime gjykatash. Zoti Berisha nuk është më kryer nga dita e djeshme (26.07.2025) kur mori vendim Kolegji Zgjedhor. Se nuk i mbetet në dorë zotit Berisha për të dhënë apo jo dorëheqjen. Thuhet “nuk është më kryetar dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk kandidon më”. Tani, një nga nënkryetarët mund të jetë kryetari në detyrë i PD, që mund të jetë zoti Gjekmarkaj, zoti Bardhi, zoti Boçi, apo zoti Bylykbashi”.

  • Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”! Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën… (Detaje)

    Nga 2026 nuk do ketë më “çek bebe”! Qeveria e zëvendëson me pagesë mujore deri në moshën… (Detaje)

    Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha Rama më 7 maj 2025, teksa zhvillonte fushatën elektorale.

    Pas 6 vitesh në fuqi të skemës së bonusit të bebes që dhuron çekun menjëherë pas lindjes në varësi të numrit të fëmijëve, qeveria ka gati skemën e re për shpërblimin e lindshmërisë. Raportohet se mbështetja financiare nga 1 janari 2026 nuk do të jetë vetëm një page në momentin kur fëmija lind, por pagesë mujore nga 0 deri në 5 vjeç, shifra e së cilës rritet nga fëmija i parë te treti e në vijim

    Për fëmijën e parë pagesa do të jetë 5 mijë lekë në muaj ose 60 mijë lekë në vit, (300 mijë në 5 vite) nga 40 mijë lekë në total që është çeku aktual. Për fëmijën e dytë skema e re parashikon pagesë 7 mijë lekë në muaj deri në moshën 5-vjeçare ose 84 mijë lekë në vit, nga 80 mijë lekë që është pagesa aktualisht. Ndërsa për fëmijën e tretë pagesa mujore do të jetë 10 mijë lekë, ose 120 mijë lekë në vit ose 600 mijë lekë për 5 vitet e para të bebes. Kurse bonusi sot për beben e tretë është 120 mijë lekë.

    Ndryshimi i skemës bëhet për të stimuluar rritjen e lindjeve, pasi treguesit demografikë në vend janë në trend negativ. Çdo vit po regjistrohen më pak lindje referuar shifrave zyrtare. Kështu në tremujorin e parë të këtij viti erdhën në jetë 4.662 bebe, nga 5.428 bebe të lindura në të njëjtën periudhë vjet.

    Nga rënia e lindshmërisë buxheti i shtetit ka kursyer para, pasi në gjashtëmujorin e parë janë shpenzuar 500 milionë lekë për bonusin e bebeve nga 900 milionë lekë në të njëjtën periudhë vjet.

    Rënia e lindjeve e shoqëruar me emigrim po dëmton ekonominë e vendit, pasi mungon fuqia punëtore dhe nga ana tjetër mosha mesatare e vendit po rritet me ritme të shpejta.

  • Pas Velipojes tjeter ngacmim i turpshem ne stacionin e trenit Durrës !

    Pas Velipojes tjeter ngacmim i turpshem ne stacionin e trenit Durrës !

    Një ngjarje e rëndë e raportuar më 15 korrik në plazhin e Velipojës ngriti shqetësime për sigurinë dhe moralin në hapësirat publike. Një vajzë tregoi se ishte ngacmuar në mënyrë të pahijshme nga një burrë i panjohur, i cili sillej si “maniak”, duke kryer gjeste të turpshme dhe të neveritshme, ndërkohë që përpiqej të sigurohej se askush nuk po e shihte. Pasi vajza reagoi, burri uli kokën dhe bëri sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

    Postimi i sotëm e rikthen shqetësimin edhe një herë. Një vajzë nga Durrësi ka kontaktuar redaksinë, duke treguar se u ngacmua nga një burrë i moshuar pranë stacionit të trenit:
    “Përshëndetje, desha t’ju dërgoj një video, por anonim ju lutem. Një ditë, teksa po prisja një njeriun tim tek stacioni i trenit në Durrës, një burrë bënte gjeste të tilla. Më ngacmonte gjatë gjithë kohës, por nuk munda të bëj dot një video më të gjatë.”

    Këto raste po shtohen ndjeshëm dhe po kthehen në një shqetësim serioz, sidomos në hapësira publike si plazhet, stacionet e transportit dhe rrugët e qyteteve. Vajzat e reja shpesh përballen me ngacmime nga të moshuar që kryejnë veprime të turpshme e të pahijshme, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen e autoriteteve dhe një reagim më të fortë shoqëror kundër këtij fenomeni.

  • Letër e hapur ARONIT!

    Letër e hapur ARONIT!

    I dashur Aron, unë kam dy djem, e sot kur dëgjova ngjarjen tënde e kur të pashë të prekur, të fyer, të dhunuar, qava si për djalin tim!

    U ndjeva po aq e pafuqishme dhe totalisht e vrarë si prindërit e tu.

    I dashur Aron, ti që në vend që të festosh nëpër shkuma-party, në bare luksoze me lekë borxh, ti që në vend që të bërtasësh prindërve të tu pse s’të kanë blerë makinën luksoze si shokët, ti që në vend që të punojë punë të pista, zgjodhe të bëje një punë të ndershme, në vend që të pushoje, mendove të ndihmoje familjen, ose të vije ca lekë mënjanë për universitetin…

    Sot u rrahe barbarisht nga ca burra të paburra, të dobët e të mjerë, që frustrimet dhe paburrërinë e tyre e tregojnë kështu, duke u marrë me një fëmijë!

    Ti sot Aron u tregove burrë, sepse fole me zë të lartë, nuk u trembe, nuk u tërhoqe, as nuk u përfshive në pellgun e qelbesirave!

    Ti sot i dashur Aron na vure në mendime të thella edhe njëherë, si prindër e si shoqëri!

    Nëse do t’i rrisim fëmijët tanë këtu, me dashurinë për punën, me moral e vlera, nëse do i rrisim fëmijët këtu si QYTETARË TË DENJË të këtij vendi.

    Nëse do i mësojmë se puna është NDER, se duhet të bëjnë vepra të mira e të jenë gjithmonë të ndershëm me veten dhe të tjerët, a do të jenë ata viktima e radhës?

    A do të shihen ata si të dobët, të pazotë, e të pambrojtur?

    A është kjo Shqipëria që ju kemi folur e premtuar?

    Sot kam shumë mendime i dashur Aron, sot jemi të gjitha mami jot, me të njëjtat pikëpyetje, mllef, dhimbje, brengosje…

    Ama ajo që them me bindje është se sot Aron, ti tregove se i drejti zhytet, por nuk mbytet, sepse fole dhe mbrojte dinjitetin tënd deri në fund e ndoshta kështu fillon ndryshimi!!!

    Duke shpresuar që secili nga të përfshirët të marrë dënimin që meriton, të uroj më të mirat në jetë!

    Faleminderit Aron, të përqafoj ❤️.

    Me dashuri,

    Fatma Haxhialiu

  • E trishtë! Erdhi për pushime, 20 vjecari gjendjet pa shenja jete nga familjarët në Sarandë

    E trishtë! Erdhi për pushime, 20 vjecari gjendjet pa shenja jete nga familjarët në Sarandë

    Një tjetër humbje jete në Sarandë që dyshohet se vjen për shkake natyrale.

    Mosha e re e të ndjerit ka vënë në pikëpyetje specialistët e hetimeve, pasi 20 vjeçari nuk ka shenja dhune.

    Njoftimi i policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 26.07.2025, në lagjen nr. 1,

    Sarandë, në banesën ku qëndronte gjatë pushimeve, është gjetur pa shenja jete nga familjarët, shtetasi O. J., 20 vjeç,

  • Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije’, rrëfimi trondites i gazetares Erjona Rusi: Mjekët tane jane!

    Iu luta që të vinin, e çuam babin me batanije’, rrëfimi trondites i gazetares Erjona Rusi: Mjekët tane jane!

    Në puntatën e fundit të këtij sezoni, moderatorja Erjona Rusi u ul në karrigen e të ftuarës dhe u intervistua nga ish kolegu i saj Arjon Muça. Me lot në sy, ajo rrëfeu një prej eksperiencave të saj më të këqija me mjekët kur kishte babanë e sëmurë.

    Erjona Rusi: Kam një kujtim shumë të keq që lidhet me sëmundjen e babit, më është ngulitur shumë thellë, momenti më i vështirë si qenie njerëzore dhe që ka të bëjë edhe me politikat e këtij shteti me faktin se sa social ka qenë shteti shqiptar.

    Njerëzit e paralizuar apo me aftësi ndryshe përfitojnë kemp, një shumë qesharake, por që të përfitosh kempin duhet që pas një viti të bëhet një rikontroll, mjekët e kempit duhet të vërtetonin që i sëmuri vazhdon të jetë i sëmurë dhe unë i jam lutur, po lutur atyre mjekëve që të vinin ta shihnin babin tek shtëpia….

    Unë sa kisha marrë një makinë të vogël dhe u thashë ju marr unë me makinë dhe hajdeni shiheni se babin s’e lëvizim dot, nuk erdhën, do ta sillni këtu thanë, unë me mamin dhe vëllanë e kemi marrë babin me batanije se nuk e ngrinim dot.

    E kemi futur në makinë që ta shihnin mjekët dhe të merrnim kempin pastaj ne. Po e di ç’ndjesi e ndyrë dhe e poshtër njerëzore është ta shohësh të afërmin tënd në atë gjendje?

    Isha shumë e vogël, të isha kjo Erjona që jam sot përpara atyre mjekëve, ata do ta harronin, unë kurrë s’do ta bëja, jo vetëm nga ana ekonomike se sot jam më mirë, por namin do të bëja.

    Ishte edhe një rast kur isha në spital, isha gati t’i fusja thonjtë në fyt një mjeku se e hoqi nga reanimacioni dhe e çoi në dhomë se s’kishte marrë lekët, si mund të luash me jetët e njerëzve se s’ke marrë lekët, mbase emrat mund t’i kem harruar, por i mbaj mend, s’dua t’i takoj, kam urrejtje shumë, nuk janë të gjithë mjekët kështu. Kam pasur eksperienca të tmerrshme me babin dhe mjekët.

  • SPAK i arr*stoi ‘dhendrrin’, Majlinda Bregu na lë pa fjalë me reagimin e saj

    SPAK i arr*stoi ‘dhendrrin’, Majlinda Bregu na lë pa fjalë me reagimin e saj

    SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoy në Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

    Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco.

    Por ajo qe habit eshte sesi Mjalinda Bregu ben sikur ska ndodhur asgje, duke folur per nismat e Bashkimit Europian dhe ngre pikepyetje se pse na refuzojne ne si Shqiperi, ne nje kohe kur krimi ka kapur koke e kmbe gjithe politiken dhe perfaqesuesit tane.

    Per te kuptuar me qarte, shikoni ca shkruan Majlinda Bregu:

    Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një Standard të Ri Europian. Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshura në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt.

    Neni 10 i Konventës është themelor për mbrojtjen e fjalës së lirë. Por ai nuk është absolut. Ky nen parashikon qartë se liria e shprehjes mund të kufizohet nëse kjo shprehje:
    – cenon reputacionin ose të drejtat e të tjerëve,
    – përbën gjuhë urrejtjeje apo nxitje dhune,
    – ose kërcënon rendin publik në një shoqëri demokratike.
    Në thelb, ligji europian e mbron fjalën, por jo fyerjen. E njeh kritikën, por jo poshtërimin.

    Pak kujtesë: Shqipëri, viti 2015. Në një kohë kur askush nuk donte të prekte fushën e rrezikshme të komenteve online, propozova një ndryshim të thjeshtë por thelbësor në Kodin Civil:

    Që administratorët e portaleve të ishin ligjërisht përgjegjës nëse lejonin komente me gjuhë urrejtjeje që cenonin dinjitetin, personalitetin dhe reputacionin e individëve, duke njohur dëmin ndaj reputacionit si një dëm serioz që kërkonte ndërhyrje ligjore përtej fjalëve.

    Mbajtja e përgjegjësisë nga mediumet online, sot po kthehet në parim bazë për të balancuar Lirinë dhe Përgjegjësinë.

    Këshilli i Europës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

    Vendimi Kuadër i BE-së 2008/913/GJHA dhe rezolutat e mëvonshme të Parlamentit Europian (p.sh. janar 2024) forcojnë sanksionet penale për nxitjen dhe krimet e urrejtjes.

    Në 2015, nuk kërkova censurë. Kërkova përgjegjësi për “fshirje” të komenteve të padenja.

    – Sot, Këshilli i Europës dhe GJEDNJ e kanë përfshirë këtë logjikë në standardet e reja, madje kanë evoluar drejt pritshmërive për mekanizma “njoftim dhe heqje” për gjuhën e urrejtjes online.

    Nuk sulmova lirinë. Kërkova mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në një mjedis gjithnjë e më armiqësor, veçanërisht për gratë, viktimat e dhunës, zërat kritikë dhe figurat publike.

    Por… në vend të reflektimit, hapja e këtij debati u shndërrua në një breshëri sulmesh.

    Disa më akuzuan se po riktheja nenin famëkeq të Agjitacion-Propagandës nga diktatura.

    Të tjerë, që e kishin ngritur lirinë e fjalës në nivelin e dogmës, më sulmuan si kërcënim ndaj demokracisë.

    Ndërsa më të zellshmit, sharësit me pagesë, të punësuar nga zgripet e partive politike (përfshi edhe timen), dolën në ofensivë për të justifikuar normën ditore të punë–sharjes.

    Propozimi u bllokua në parlament.

    Dhe sot…

    Sot, më shumë se një dekadë më vonë, institucionet europiane, Këshilli i Europës, më saktë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, po përqafojnë të njëjtin parim që atëherë u përqesh si “kërcënim”.

    Po, platformave u kërkohet përgjegjësi.

    Po, gjuha e urrejtjes kërkon ndëshkim, jo tolerim.

    Po, liria e shprehjes ka kufi aty ku fillon dhuna verbale dhe poshtërimi.

    Këto nuk janë më ide individuale. Janë standardet e reja të demokracive europiane.

    E drejta vonon, por nuk harron!

    Unë e di çfarë do të thotë të ngrihesh për një parim dhe të mbetesh vetëm.

    E di si është të jesh e bindur që mbron diçka thelbësore, ndërkohë që të “stolisin” me fyerje dhe të drejtojnë gishtin.

    Por gjithashtu e di, se kur koha flet për ty, nuk ke nevojë të mbrohesh më.

    Nëse do të kthehesha pas?

    Do ta propozoja sërish.

    Por sot mjafton që Gjykatat kanë një vendim në dorë dhe një standard të cilin lehtësisht mund ta zbatojnë.

    Sepse liria pa përgjegjësi nuk është demokraci. Është kaos.

    Dhe dinjiteti nuk është opsion. Është detyrim i çdo shoqërie që e quan veten të qytetëruar.

  • Po punonte për lekët e maturës! Zysha kujdestare e 18 vjeçarit përlot: Prandaj po ik rinia, eshte nxënës i shkëlqyer, ja historia e trishtë

    Po punonte për lekët e maturës! Zysha kujdestare e 18 vjeçarit përlot: Prandaj po ik rinia, eshte nxënës i shkëlqyer, ja historia e trishtë

    Një djalë 18-vjeçar, nxënës ekselent dhe shembullor, dhunohet publikisht në vendin e punës për një shishe ujë – drama e një të riu shqiptar që punon me ndershmëri për të përballuar shpenzimet e maturës

    Ngjarja tronditëse ndodhi në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një kamerier 18-vjeçar, nxënës i shkëlqyer në klasën e 11-të dhe me sjellje të admirueshme, u dhunua brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një shtetas tjetër me precedentë penalë. Shkak për dhunën u bë një incident banal: një shishe ujë më tepër e servirur në tavolinë. Djali, i cili punon gjatë verës për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për përballimin e maturës, u përball me arrogancën dhe brutalitetin e përfaqësuesve të rendit dhe shoqërisë.

    Nxënësi, për të cilin kujdestarja e klasës shprehet me krenari se është një nga më të mirët – me nota maksimale, edukatë shembullore dhe pjekuri për t’u admiruar – përfundoi viktimë e një akti dhune që e poshtëron jo vetëm si individ, por edhe si simbol i rinisë shqiptare që përpiqet me ndershmëri të ndërtojë të ardhmen. “Ai është një djalë i mrekullueshëm. Po punon për të përballuar shpenzimet e maturës. Dhe u dhunua nga një ish-polic që i mungon çdo vlerë njerëzore,” – shkruan mes të tjerash mësuesja e tij.

    Pamjet filmike dhe dëshmitë e qytetarëve tregojnë për një akt të dhunshëm, të ndodhur para klientëve dhe turistëve, ku i riu është goditur në fytyrë dhe qafë. Reagimi i pronarit të lokalit, Vasil Bedinaj – i njohur për përfshirje në incidente të tjera të mëparshme – solli përshkallëzimin e situatës dhe përfundimin e ish-shefit të qarkullimit të Vlorës, Ardian Isufi, në spital. Ky i fundit u pezullua menjëherë nga detyra me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ndërkohë që ndaj tij është nisur procedura disiplinore dhe penale.

    Ngjarja ka ngjallur reagime të forta edhe nga Kryeministri Rama, i cili deklaroi se Isufi duhet të përjashtohet pa kthim nga radhët e Policisë së Shtetit dhe të dalë përpara drejtësisë. Në deklaratën e tij, kreu i qeverisë paralajmëroi rritje të përgjegjësisë ligjore për të gjithë punonjësit e shtetit që shkelin ligjin, brenda apo jashtë orarit të punës.

    Por përtej deklaratave zyrtare, kjo është një pasqyrë e trishtë e realitetit me të cilin përballen të rinjtë shqiptarë: kur përpiqen të jenë të mirë, të drejtë, të edukuar dhe të punojnë me ndershmëri, shpërblimi nuk është mbështetja e shoqërisë, por dhuna, frika dhe poshtërimi. Në një vend normal, një djalë i tillë do të duhej të ishte shembull. Në Shqipëri, ai bëhet viktimë.

    Ky incident nuk është thjesht një rast i izoluar, por një simptomë e thellë e krizës morale dhe sociale që po i largon të rinjtë nga vendi. Në vend që të frymëzojmë brezin e ri për të ndërtuar me dinjitet dhe përkushtim të ardhmen e tyre, u tregojmë se këtu e mira nuk mbrohet, por sulmohet.

    Ky është realiteti që duhet ndryshuar me urgjencë. Për të rinjtë si ai kamerieri 18-vjeçar – që pavarësisht vështirësive nuk dorëzohen, që studiojnë me përkushtim dhe punojnë me dinjitet – Shqipëria duhet të jetë shtëpi, jo vend i dhunës dhe padrejtësisë.

  • “Rama shpërthen pas dhunës së efektivit: Sapo të dalë nga spitali, përjashtohet përgjithmonë! Vendimi i papritur që po trondit policinë!”

    “Rama shpërthen pas dhunës së efektivit: Sapo të dalë nga spitali, përjashtohet përgjithmonë! Vendimi i papritur që po trondit policinë!”

    Një ngjarje tronditëse në Vlorë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka kursyer fjalët për efektivin e policisë që dhunoi një kamarier. Rama kërkon përjashtimin e tij të menjëhershëm dhe pa kthim nga radhët e policisë, duke paralajmëruar edhe dorëzimin e tij në drejtësi sapo të dalë nga spitali!

    “Ky është vetëm fillimi”, paralajmëron Rama, duke zbuluar masa të reja drastike ndaj çdo punonjësi shteti që shkel ligjin – jo vetëm në detyrë, por edhe jashtë saj!