Blog

  • Kush ta sygjeroi . Ajo K**va që ke rrotull ? / Erion Braçe shfrenon gojën ndaj 18 – vjeçarit që e kritikoi

    Kush ta sygjeroi . Ajo K**va që ke rrotull ? / Erion Braçe shfrenon gojën ndaj 18 – vjeçarit që e kritikoi

    Një ngjarje e paprecedentë dhe shqetësuese ka ndodhur së fundmi në rrjetet sociale, ku deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka përdorur një gjuhë skandaloze, fyese dhe denigruese ndaj një të riu 18-vjeçar, vetëm pse ky i fundit e kishte kritikuar në një koment publik.

    Sipas mesazhit që ka mbërritur në redaksinë e “Shqipëria Sot”, i riu kishte shkruar:

    “Shko pyet atë gruan me restorantin tek rruga Margarita Tutulani si e bën bukën. E di ti, aty ku vodhe votat dhe servilat patronazhistë vraponin të fshihnin provat.”

    Reagimi i Braçes ishte i menjëhershëm dhe jashtë çdo norme komunikimi, ku mes të tjerash i shkroi:

    “Kush ta sugjeroi, ajo kva që ke rrotull?”**

    Ngjarja ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, me qytetarë dhe aktivistë që kërkojnë reagim zyrtar nga Partia Socialiste dhe institucionet e shtetit. Shumë e cilësojnë këtë si një sulm verbal të turpshëm dhe një abuzim me pushtetin e fjalës publike.

    📢 A është ky standardi i një deputeti në vitin 2025?

  • Polici që dhunoi kamarierin, U raportua se është rrahur brutalisht nga pronari i lokalit dhe 15 persona të tjerë – shpatulla e thyer dhe fraktura në kokë!

    Polici që dhunoi kamarierin, U raportua se është rrahur brutalisht nga pronari i lokalit dhe 15 persona të tjerë – shpatulla e thyer dhe fraktura në kokë!

    Burime të pakonfirmuara flasin për një hakmarrje të egër, pas videos virale ku polici dhunonte kamarierin. Sipas dëshmitarëve, ai u përball me një shpërthim zemërimi brenda lokalit ku ndodhi incidenti.

    Gjendja e tij është kritike dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personave të përfshirë në sulmin brutal.

  • Kamarieri u t*ll me policin? Flet Vellai i policit ne Vlore: Se q*lloi ai, i kerkoi falje pas 5 minutash, ja cfare po fsh8hin pronaret (Video)

    Kamarieri u t*ll me policin? Flet Vellai i policit ne Vlore: Se q*lloi ai, i kerkoi falje pas 5 minutash, ja cfare po fsh8hin pronaret (Video)

    Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e një dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që e qëlloi adoleshentin nuk është vëllai i tij, Ardian Isufi, efektiv i Policisë së Shtetit.

    “Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent por çfarë më ka thënë vëllai: Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka gjetur edhe një person tjetër që e ka ftuar në lokal. Janë ulur për të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë sherr për ujin, se nuk zihen njerëzit për ujin. Vëllai im i kërkon një bidon ujë të madh dhe një kafe. Të mos futemi në detaje, por ai i sjell dy bidonë dhe me të qeshur i thotë “pijeni dhe këtë”. Nuk kam qenë aty që të ta shpjegoj me detaje. Sjellja e kamerierit ka irrituar personin në krah të vëllait tim. Vëllai im, për të shmangur konfliktin është ngritur dhe i ka thënë “ik andej, se duhet të sillesh mirë, je i vogël”. Unë nuk kam qenë aty, por kamerat i ka lokali”, rrëfen Flamur Isufi në “Off the Record” me Andrea Dangllin

    Ai shton se menjëherë pas incidentit, palët janë ulur dhe i kanë kërkuar madje falje babait të adoleshentit. “Personi që godet kamerierin nuk është vëllai im. Vëllai im çohet nga tavolina dhe i thotë kamerierit të jetë i kujdesshëm me klientët. As e ka sharë, as e ka goditur. Personi që është irrituar është personi tjetër. Kamerieri, në bisedë, në konflikt me zotërinë. Vëllai im u fut. Në këtë moment i thotë “Pse çfarë është 

    ai?”. Janë ulur në tavolinë me babanë e djalit, kanë folur, janë ndarë si miq. Edhe me menaxherin e lokalit nuk kanë pasur ndonjë problem. Se vëllai im, duke qenë 15 vjet oficer policie, e di shumë mirë se si mund t’i shmanget një konflikti”, tha Isufi. 

    Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar.

  • 🟥 Marin Mema shpërthen pas dhunës në Vlorë: “Ai grusht s’ishte vetëm për kamarierin, por për çdo shqiptar që beson te ndershmëria!”

    🟥 Marin Mema shpërthen pas dhunës në Vlorë: “Ai grusht s’ishte vetëm për kamarierin, por për çdo shqiptar që beson te ndershmëria!”

    Gazetari Marin Mema ka reaguar fuqishëm pas ngjarjes tronditëse në Vlorë, ku një efektiv policie dhunoi barbarisht një kamarier.

    Por sipas tij, grushti që u pa në kamera nuk ishte vetëm ndaj një personi – por ndaj të gjithë atyre që ende besojnë te ndershmëria, puna dhe vlerat!

    “Kemi heshtur… kemi parë nga ana tjetër… kemi lejuar që antivlerat të bëhen model.

    Tani po na përplasen si ortek.

    Ky s’është më debat morali – është çështje jete!”

    🧨 Fjalët e tij kanë prekur mijëra qytetarë dhe po shpërndahen me shpejtësi në rrjet.

    📢 A është ky momenti që shoqëria shqiptare të zgjohet?

    👉 Komentet janë të mbushura me revoltë dhe dhimbje.

  • Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”, Këlliçi bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush do e fusë në burg

    Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”, Këlliçi bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush do e fusë në burg

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para se të shkelë në Parlament dhe të nisë mandatin e tij të parë si deputet, në shtator.

    Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?”, tha Këlliçi në një emision televiziv.

    I pyetur se kush do ta arrestojë, Këlliçi u përgjigj: “Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai. 

    Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët”.

  • 🔥 “ALARM në Kalasë të Delvinës! Mali merr flakë në mes të natës – pamje si në film katastrofë!

    🔥 “ALARM në Kalasë të Delvinës! Mali merr flakë në mes të natës – pamje si në film katastrofë!

    Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Kalasë të Delvinës duke shkrumbuar malin në pak minuta! Pamjet dramatike të natës tregojnë një mur zjarri që i afrohet banesave, ndërsa autoritetet mungojnë totalisht!

    🆘 Qytetarët alarmojnë:

    “Ndihmë! Mali po digjet i gjithi, s’ka ardhur askush! Jemi të vetmuar!”

  • Apartamenti i sekuestruar në Kodrën e Diellit në pronësi të Ajola Xoxës, zbulohet dëshmia kyçe

    Apartamenti i sekuestruar në Kodrën e Diellit në pronësi të Ajola Xoxës, zbulohet dëshmia kyçe

    Mbyllja e hetimeve për Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa ka evidentuar fakte korrupsioni të reja të çiftit dhe familjarëve të tyre, që sipas SPAK kanë ardhur si pasojë e pozicionit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

    Në dosjen prej 500 faqesh që SPAK ka dërguar në gjykatë evidentohen tre raste të pastrimit të parave në investim për pasuri të paluajtshme.

    Në dosje evidentohet që Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut ka porositur një objekt në godinën ‘Bookbuilding’ pranë Sahatit te Tiranës. Ky objekt leja e të cilit është firmosur nga Erion Veliaj ka ngjallur diskutime të shumta pasi Sahati Tiranës është monument kulture dhe kjo ndërtesë do ta cënonte identitetin e Tiranës por dhe të Sahatit.

    Kontratat e Arbër Veliajt me kompaninë është firmosur një vit më parë, por megjithëse e ka porositur vëllai i kryetarit të Bashkisë ende nuk ka paguar asnjë këst.

    Po ashtu rezulton se Arbër Veliaj ka porositur disa njësi dhe garazhde në objektin ‘Rainbow’ në zonën e Bllokut, një tjetër objekt për të cilin lejen e ka dhënë Erion Veliaj. Nëpërmjet kompanisë Gogël, ai ka porositur 451.9 metra në katin e tretë të objektit, vlera totale sipas kontratë shkon në 813.420 euro dhe do të paguhet me këste. Sipas llogarive, megjithëse në zonën me të shtrenjtë të Tiranës, Arbër Veliaj do të blejë këtë njësi me 1800 euro metri katror, një çmim shumë më i ulët se tregu.

    Në dosjen hetimore del qartë që dhe apartamenti i sekuestruar nga SPAK, në kodrën e diellit mbi banesën e deklaruar të çiftit Veliaj është në pronësi të tyre. Kjo vërtetohet dhe në dëshminë e Marisa Nitos, gruas se Elman Abules e cila konfirmon që Ajola Xoxa e ka marrë këtë apartament.

    Deklaruesja shprehet se nga viti 2022-2023, shtetësja Ajola Xoxa i kishte thënë se ishte ngushtë në apartamentin ku jetonte dhe kishte idenë për të marrë katin sipër saj. Sipas deklarueses, shtetësja Ajola Xoxa e ka marrë këtë apartament dhe kishte nevojë për sistemim dhe rregullim që të përshtatej për të jetuar në të dy apartamentet.

    Deklaruesja i ka propozuar që apartamenti poshtë të kishte sallon dhe kuzhinë ndërsa apartamenti lart vetëm dhoma gjumi. Deklaruesja shprehet se nuk e ka parë vetë fizikisht këtë ambient por ajo di që punimet ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi.

    Gjithashtu në dosjen hetimore janë zbuluar nga SPAK dhe fatura dhe biseda që Ajola Xoxa ka bërë me mobilierin që bërë mobiljet për apartamentin e ri që çifti kishte marrë.

  • Dalin pslliqet e policit dhnues: Ja si e sfidonte shtetin me makinat lluksoze dhe ndaj policve, pse te gjithe nuk e donin

    Dalin pslliqet e policit dhnues: Ja si e sfidonte shtetin me makinat lluksoze dhe ndaj policve, pse te gjithe nuk e donin

    Ardian Isufi, nënkomisari ‘boksier’ që sot u vendos në vëmendje të shoqërisë për veprimet e dhunshme ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, duket se e ndjen veten si një padrino i vërtetë në qytetin bregdetar.

    Aktualisht Ardian Isufi mban postin e Ofircerit të Policisë Kufitare në Dibër, por më parë ka qenë sher i Policisë Rrugore në Vlorë, pozicion që si duket i ka forcuar pozitat atij në këtë qytet.

    Nën shoqërinë e Laert Bimos, një personazh i njohur për Policinë, Ardian Isufi tregoi muskujt mbrëmë ndaj kamarierit 18-vjeçar që ngatërroi porosinë duke i çuar një ujë më shumë në tavolinë. Por kjo ngjarje u pasua nga një sherr më i madh, në të cilin u përfshi dhe Vasil Bedinaj, pronari i hotelit, i cili dhunoi nënkomisarin duke e bërë për spital.

    JOQ Albania mëson se gjatë kohës që Isufi ishe shterr i Policisë Rrugore në Vlorë, përdorte një gjuhë shumë banale ndaj efektivëve dhe qytetarëve, teksa lëvizte si një gangster i vërtetë me një “Range Rover” luksoz që e përdorte pa targa.

    Unë i njoh personalisht të dy dhe Laert Bimo dhe Ardian Isufi. Të dy janë personazhe te njohur antipatike ne Vlore, besoj e keni vene re nga mesazhet e shumta qe keni marre. Personi qe godet kamarierin eshte Laert Bimo. Dyshoj se pamjet janë fshire nga vete stafi i ‘Regina Garden’ dhe janë nxjerre vetem ato qe kane interes pronaret.

    Mos harroni se ish-shefi Qarkullimit te Vlores Isufaj, përveç se ishte banal dhe ne radiot e policisë rrugore duke fyer me sharje nga me ekstremet policet rrugore, personat qe parkonin makinat gabim, ka qarkulluar dge qarkullon me nje automjet tip Range Rover me targa prove ose pa targa fare si nje gangster i vertete,” thotë një qytetar për redaksinë tonë.

    Më tej ai shton se djali i nënkomisarit Ardian Isufi, reklamon në rrjetet sociale jetën lukzose, duke lëvizur me makina të shtrenjta të pajisura me fenelina policie pa pasur asnjë penalitet.

    Po ashtu djali i tij 20 vjec qe reklamon jeten luksoze ne instagram me makina mbi 100 mije euro duke vendosur fenelina si ato te policise dhe duke thyer cdo lloj rregulli te qarkullimit rrugor pa asnje lloj penaliteti. Me cfare rroge polici mund blihen apartamente dhe automjete me vlera te tilla?,” shton ai.

    Pas pamjeve të dhunës, nënkomisari u përjashtua nga detyra deri në sqarimin e ngjarjes, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkoi që ai të mos kthehet më në radhët e policisë, por t’i dorëzohet drejtësisë sapo të dalë nga spitali.

  • Pamje të reja tronditëse/ Publikohen momentet kur ish-shefi i policisë dhunon kamarierin në mes të lokalit!

    Pamje të reja tronditëse/ Publikohen momentet kur ish-shefi i policisë dhunon kamarierin në mes të lokalit!

    Një skenë tronditëse është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Vlorës, në zonën e njohur të Skelës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht në ambientet e punës së tij, në një hotel të frekuentuar nga vendas dhe turistë.

    Sipas pamjeve të siguruara dhe dëshmive nga vendngjarja, ish-shefi i qarkullimit rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, aktualisht në detyrë si nënkomisar dhe oficer i Policisë Kufitare në Dibër, në bashkëpunim me Leart Bimon, një person me precedent penal, kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj një kamarieri të ri, për një keqkuptim banal në porosi – konkretisht një shishe ujë më tepër.

    Fillimisht, Isufi ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe kontakt fizik, ndërsa më pas, sipas dëshmitarëve okularë, dhuna ka shpërthyer me goditje të shumta në fytyrë dhe trup nga Leart Bimo, duke lënë të riun të gjakosur dhe në gjendje të rënduar.

    Ngjarja ndodhi përpara dhjetëra klientëve shqiptarë dhe të huaj, të cilët të tronditur nga situata, janë larguar në panik nga lokali. Policia është vënë në lëvizje pas publikimit të videos në rrjetet sociale, dhe si pasojë, Ardian Isufi është pezulluar menjëherë nga detyra.

    Ngjarja ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik, ndërsa shumë qytetarë dhe figura publike po kërkojnë masa të ashpra ligjore për dhunuesit dhe zero tolerancë ndaj uniformës që abuzon me pushtetin.

  • I mori hakun 18 vjecarit ndaj policit! Kush eshte pronari i famshem i Hotelit, mbrojti punonjesin, ja e shkuara e tij

    I mori hakun 18 vjecarit ndaj policit! Kush eshte pronari i famshem i Hotelit, mbrojti punonjesin, ja e shkuara e tij

    Një incident i rëndë ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë, ku një konflikt për një shishe ujë më shumë përfundoi me dhunë fizike dhe ndërhyrje të policisë. Gjatë natës, Nënkomisari Ardian Isufi, ish-shef i Rrugores së Vlorës dhe aktualisht oficer i Policisë Kufitare në Dibër, së bashku me shtetasin Leart Bimo, kanë dhunuar një kamerier 18-vjeçar në lokal.

    Situata u përshkallëzua më tej kur pronari i lokalit dhe i “Regina Group”, Vasil Bedinaj, ndërhyri në mbrojtje të kamerierit dhe goditi oficerin Isufi, i cili mbeti i plagosur dhe u shtrua në Spitalin Rajonal të Vlorës. Kjo nuk është hera e parë që Vasil Bedinaj, një biznesmen i njohur në Vlorë dhe pronar i një rrjeti hotelesh dhe restorantesh, përfshihet në dhunë fizike.

    Në gusht të vitit 2024, Bedinaj sulmoi me grusht në fytyrë një qytetar që kishte shprehur pakënaqësi për hapësirat e plazhit të zëna nga hoteleri i tij. Konflikti u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, ndërsa situata u shmang nga përleshje më të thella falë ndërhyrjes së personave të tjerë.

    Vasil Bedinaj ka qenë më parë në qendër të vëmendjes për probleme ligjore dhe konflikte të ndryshme, duke përfshirë ndërtim pa leje në zonën e Radhimës dhe një atentat në tentativë në vitin 2016. Për më tepër, ai ka bërë kërkesa për projekte të mëdha turistike, si ngritja e një stacioni plazhi në Ishullin e Sazanit, që kanë ngjallur shqetësime për veprimtarinë dhe ndikimin e tij në bregdetin e Vlorës.

    Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një lokal në zonën e Skelës, ku një kamarier 18-vjeçar u dhunua nga një efektiv policie jashtë shërbimit. Burime zyrtare bëjnë me dije se pronari i lokalit V. B., 53 vjeç, ka ndërhyrë për të mbrojtur punonjësin e tij dhe ka goditur njërin prej agresorëve, ish-shefin e qarkullimit rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, i cili më pas ka përfunduar në spital.

    Ngjarja ndodhi pas një incident të parëndësishëm gjatë shërbimit, kur në tavolinën e klientëve ishte sjellë një shishe ujë më shumë sesa ishte porositur. Kjo u bë shkak që Ardian Isufi, aktualisht oficer në Policinë Kufitare Dibër, dhe shtetasi Leart Bimo, me precedentë penalë, të dhunonin fizikisht dhe verbalisht kamarierin.

    Pamjet e kamerave dhe dëshmitë në vendngjarje konfirmuan agresionin e ushtruar ndaj të riut, i cili mori goditje në fytyrë dhe qafë. Menjëherë pas dhunës, pronari i lokalit ndërhyri për të ndaluar sulmin, duke goditur vetë Ardian Isufin, i cili për shkak të lëndimeve përfundoi në spital.

    Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të oficerit Ardian Isufi, deri në përfundimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

    Reagim i Policisë së Shtetit

    Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

    Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

    Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

    -raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

    -kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

    Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

    Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

    Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

    Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit