Blog

  • Me dha nurmin e më shkruajti në 12 të natës”, – Ilnisa Agolli rrëfen takimin befasues me Berishën dhe mesazhin e natës

    Me dha nurmin e më shkruajti në 12 të natës”, – Ilnisa Agolli rrëfen takimin befasues me Berishën dhe mesazhin e natës

    Moderatorja dhe gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë një rrëfim të veçantë mbi eksperiencën e saj me një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, Sali Berishën. E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Agolli ka treguar se si i nisi një ftesë ish-kryeministrit për të qenë pjesë e podcast-it të saj, dhe si nga një kontakt formal, përjetoi një nga intervistat më të paharrueshme të karrierës së saj.

    “Jam kënaqur shumë me doktorin,” – tha ajo me entuziazëm. “Ishte një intervistë shumë e veçantë, me një njeri shumë korrekt.”

    Ilnisa tregoi se gjithçka nisi një të shtunë, kur shkoi ta takonte për herë të parë ndërsa ai ndodhej në një konferencë. “Ne nuk njiheshim më parë. Kur i thashë që shkruaj artikuj, më pyeti menjëherë se kur e kisha shkruar të fundit. I tregova për një shkrim gjatë fushatës zgjedhore që kishte qarkulluar shumë, dhe më kërkoi ta lexonte.”

    Në vend që ta drejtonte te sekretarja, Berisha i dha numrin e tij personal. Por surpriza nuk mbaroi aty. “Ishte ora 12 e natës kur më vjen një mesazh,” – kujton Ilnisa. “Mendova se ishte ndonjë shok apo shoqe, por kur pashë që ishte Sali Berisha, ngela! Më falënderoi për shkrimin dhe më tha që me datën 10 do ta xhironim intervistën.”

    Ky moment i papritur dhe sjellja e drejtpërdrejtë e Berishës e la Ilnisën me një përshtypje të thellë për mënyrën sesi një figurë politike me përvojë të gjatë ruan korrektësinë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Intervista e tyre është konsideruar një nga më të veçantat, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për mënyrën intime dhe njerëzore si nisi.

  • Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

    Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe respekti, se do të largohen nga kampi stërvitor në Roccaraso, duke u rikthyer në qytet. Futbollisti natyrisht, është rikthyer në Belgjikë, ku jeton familja e tij.verreth

    NJOFTIMI

    Jemi pa fjalë teksa ndajmë lajme që sapo na kanë tronditur thellësisht secilin prej nesh.
    Presidenti Luigi De Laurentiis, stafi i trajnerëve, i gjithë ekipi, menaxhmenti dhe bashkëpunëtorët e kuqe e të bardhëve shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias Verreth dhe familjen e tij në një nga momentet më të tmerrshme që një prind dhe një qenie njerëzore mund të përjetojë: vdekjen e papritur dhe të parakohshme të një fëmije.

    U kërkojmë të gjithë tifozëve, meshkuj dhe femra, të shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për Matthias, gruan e tij, fëmijën e tyre të parë dhe të gjithë të dashurit e tyre në këtë moment pikëllimi të tmerrshëm. Grupi kuqe e të bardhëve do të kthehet në Bari sot në shenjë zie dhe respekti për një tragjedi të tillë.

  • Vrasja e Anesti Ramës, Ja çfarë u vendos ditën e parë ne Gjykatë !

    Vrasja e Anesti Ramës, Ja çfarë u vendos ditën e parë ne Gjykatë !

    Gjykata e Fierit ka caktuar masën arrest në burg për tre të akuzuarit e vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama, i cili u dhunua dhe u mbyt me tel disa ditë më parë në banesën e tij në fshatin Frashër të Patosit.

    Sipas hetimeve të deritanishme, Anesti Rama është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani, ndërkohë që e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës) ka ndihmuar ne pastrimin e gjurmëve te krimit dhe fshehjen e provave.

    Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari ku do të njihen me masat e sigurisë.

    Pamjet filmike nga gjykata tregojnë nënë e bijë të qeta dhe pa shenja pendese për krimin e kryer, gjë që ka nxitur reagime të forta në opinionin publik.

    Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.

    Dinamika e krimit:

    Anesti Rama dyshohet se mbyt me tel mbërmjen e 23 Korrikut nga vajza e tij 26-vjeçare, Ermalinda Rama në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani, me të cilin ajo sipas burimeve kishte nisur një lidhje intime.

    Mësohet se në banesën ku ndodhi krimi, në fshatin Frashër të Fierit, në momentin e ngjarjes kanë qenë vajza e viktimës, i dashuri i saj Çlirim Dogani dhe e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës), të tre tashmë të vendosur në prangat e policisë.

    Fillimisht dyshohet se Ermalinda ka goditur të atin në organet gjenitale dhe pasi 56-vjeçari ka rënë në tokë, Çlirim Dogani e ka mbajtur nga duart teksa 26-vjeçarja e mbyste me tel, raporton TCH.

    Sipas policisë, dy autorët e dyshuar të krimit kanë përdorur sende të forta dhe mjete prerëse për kryerjen e vrasjes.

    Ndërkohë bashkëshortja e viktimës akuzohet se ka ndihmuar vajzën e saj 26-vjeçare në fshehjen e gjurmëve duke pastruar gjakun nga trupi i viktimës.

    Përfshirja në krim e 55-vjeçarit dhe lidhja intime me vajzën e Anesti Ramës është zbuluar nga përgjigjimi i telefonit, pasi Ermalinda ka komunikuar me të pas vrasjes së të atit.

    Sipas burimeve, motra e Emalindës, e cila aktualisht jeton në Itali, është e martuar në fshatin Suk të Roskovecit.

    Ajo mbante të motrën herë pas herë në shtëpinë e saj, ku punonte në serat e fermerëve të zonës Suk 1, Suk 2 si edhe në Arapaj, ku mësohet se Ermalinda është njohur me Çlirimin dhe dyshohet se kanë krijuar lidhje dashurore.

    55-vjeçari, i cili u vendos në pranga më 26 Korrik, në dëshminë e dhënë për policinë pas arrestimit ka mohuar të gjitha akuzat.

    Ai ka pretenduar se ndodhej në fshatin e tij Arapaj, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

    Çlirim Dogani mësohet se ishte i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore. Ndërsa sipas burimeve, 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë.

    Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

    Njoftimi i policisë:

    Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

    Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

    Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

    Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Skenar filmi në Pogradec, e vr*u më pas e d*gji në banesë/ Kapet autori, dyshohet se kishte lidhje intime..

    Skenar filmi në Pogradec, e vr*u më pas e d*gji në banesë/ Kapet autori, dyshohet se kishte lidhje intime..

    Një 56 vjeçare, Kozeta Teço u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec.

    Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka duke u shkrumbuar.

    Nga ekspertiza, trupi I gruas nuk ishte djegur plotësisht ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja. Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

    Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor I dyshuar I cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën.

  • 🚨 “NUK JAM BANDIT, JAM POLIC!” – DEKLARATA E FORTË E ARDIAN ISUFIT PAS INCIDENTIT QË TRONDITI SHQIPËRINË! 😱

    🚨 “NUK JAM BANDIT, JAM POLIC!” – DEKLARATA E FORTË E ARDIAN ISUFIT PAS INCIDENTIT QË TRONDITI SHQIPËRINË! 😱

    Pas videos që tronditi opinionin publik, ku u pa duke dhunuar një kamarier 18-vjeçar në Vlorë, nënkomisari Ardian Isufi ka reaguar për herë të parë, duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.

    “Nuk kam dashur ta godas, por u ndjeva i provokuar dhe humba kontrollin. Po, jam polic, por mbi të gjitha jam njeri! Gjithçka ndodhi për një shishe uji. Nuk e justifikoj veprimin, por ishte një moment nervi që më kushtoi shtrenjtë,” – tha Isufi nga spitali ku po kurohet pas sulmit që pësoi nga pronarët e lokalit.

    Polici mohoi të jetë “bandit me uniformë”, siç është quajtur në rrjet:

    “Unë nuk jam bandit! Jam 15 vite në shërbim të shtetit. Çdokush mund të humbasë kontrollin. Nuk jam krenar për atë që ndodhi, por kërkoj drejtësi të barabartë – jo gjyqe publike në rrjet.”

    Ndërkohë, ai kërkoi falje për prezencën e fëmijëve dhe familjeve në lokal gjatë incidentit:

    “Jam i vetëdijshëm që nuk duhej të ndodhte para fëmijëve. I kërkoj ndjesë publikut, por edhe kolegëve të mi që po ndihen të turpëruar për këtë ngjarje.”

    👀 Reagimi ka ndarë rrjetin më dysh:

    Disa thonë se ky është vetëm një “justifikim i dobët” për dhunën. Të tjerë mendojnë se presioni publik dhe linçimi online po e ndëshkojnë më shumë se drejtësia.

    💥 Çfarë mendoni ju? A është kjo një kërkesë e sinqertë faljeje apo një përpjekje për t’u shfajësuar?

  • Pas vdekjes se tij nuk pranoi te njihej me te tjere! Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: Kam nevoje aq shume per

    Pas vdekjes se tij nuk pranoi te njihej me te tjere! Irma Libohova flet për bashkëshortin e ndjerë: Kam nevoje aq shume per

    Këngëtarja e njohur Irma Libohova ka folur mbrëmjen e sotme për familjen, ku rrëfeu edhe marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e ndjerë, i cili u nda nga jeta disa vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

    Ajo u shpreh në “Dola te Ola” se i “mungon një botë e tërë dhe ka një boshllëk që asgjë nuk mund ta zëvendësojë”.

    Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur. E pyetur se si u njoh me Besnikun, ajo tregoi se janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. 

    Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.

  • 🚨 SKANDAL NË KONCERT! EGLI TAKO THËRRET “SHAJNI SERBINË” PARA FËMIJËVE 

    🚨 SKANDAL NË KONCERT! EGLI TAKO THËRRET “SHAJNI SERBINË” PARA FËMIJËVE 

    Një skenë e paprecedentë ndodhi mbrëmë në koncertin e këngëtares Egli Tako, ku përpara qindra fansave – mes tyre edhe shumë fëmijë – ajo i bëri thirrje turmës: “Shani Serbinë!”.

    Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm dhe tronditës: turma shpërtheu në kor me fjalor të rëndë, duke brohoritur: “Të q motrën!”*. Pamjet janë bërë virale dhe kanë hapur një debat të madh në rrjete sociale.

    👀 Shumë prindër kanë shprehur indinjatën e tyre për faktin që deklarata të tilla bëhen në prani të fëmijëve. Ndërkohë, ndjekës të tjerë thonë se Egli duhet të përqendrohet tek muzika dhe të këndojë live në mënyrë dinjitoze – ose të heqë dorë nga koncertet e drejtpërdrejta.

    💥 Çfarë mendoni ju për këtë sjellje në skenë, sidomos para fëmijëve?

  • Mjeku zbulon arsyen sh*kuese: Ja pse nuk duhet ta puthni të vd*kurin

    Mjeku zbulon arsyen sh*kuese: Ja pse nuk duhet ta puthni të vd*kurin

    Një paralajmërim i dhënë nga mjeku moldav Viktor Ivanovik ka shpërthyer debate të shumta në rrjete sociale, pasi ai kërkoi që njerëzit të shmangin puthjen e personave të ndjerë gjatë ceremonive mortore.

    Në një video të publikuar në TikTok, ku ka mbi 1.2 milionë ndjekës, ai deklaron se vetëm 9 orë pas vdekjes, trupi i pajetë fillon të çlirojë baktere të rrezikshme që, sipas tij, mund të shkaktojnë humbje të nuhatjes dhe probleme serioze me zemrën apo frymëmarrjen.

    “Mos e puthni të ndjerin në momentin e lamtumirës, veçanërisht në verë apo në ambiente pa ajrim të kondicionuar”, thotë Ivanovik në videon me titullin “Kurrë mos e puth një të vdekur!”.

    Ai shton se nëse ka dëshirë për të dhënë një puthje lamtumire, kjo mund të bëhet vetëm në morg, në kushte të ruajtura dhe temperaturë të kontrolluar.

    Por deklaratat e tij janë kundërshtuar menjëherë nga mjekë amerikanë dhe ekspertë të shëndetit publik. Dr. Stuart Fischer, internist në New York, i cilëson deklaratat e Ivanovik si “nonsens” dhe “të pabazuara shkencërisht”.

    Në 45 vite si mjek, nuk kam dëgjuar kurrë një rast të tillë”, u shpreh ai për “Daily Mail”. Sipas tij, sistemi imunitar i njeriut është i aftë të neutralizojë shumicën e baktereve të zakonshme, dhe pohimet për sëmundje të menjëhershme pas një puthjeje janë thjesht të pabesueshme.

    Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se trupat e pajetë nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e epidemive, përveç rasteve shumë të rralla kur vdekja ka ardhur nga kolera ose sëmundje hemorragjike. “Shumica e agjentëve nuk mbijetojnë gjatë në trupin e njeriut pas vdekjes”, deklaron OBSH.

    Pavarësisht paralajmërimeve, shumë përdorues kanë reaguar duke mbrojtur aktin e fundit të dashurisë ndaj një të afërmi të ndjerë. “E kam puthur babain dhe do ta bëja edhe një milion herë”, shkruan një ndjekës në rrjete sociale.

    Të tjerë e cilësojnë të pamundur përmbajtjen në një moment kaq emocional, pavarësisht paralajmërimeve që mund të jenë shkencore apo jo.

    Në fund, ndonëse Ivanovik mund të ngrejë pikëpyetje mbi ndjeshmërinë e praktikave mortore, mjekësia zyrtare mbetet e qartë: nuk ka prova që puthja ndaj një të ndjeri gjatë funeralit të përbëjë rrezik për shëndetin.

  • Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

    Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

    Pas zhurmës që shkaktuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën “A vritet pafajësia”.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau edhe një mesazh personal, duke sqaruar se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, i cili ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.

  • Donin të më mb*llnin gojën’ Gazetari që nxori videon e 18 vjecarit, zbulon me cfare e k*rcenuan, dhe cfare po i bejne ‘shoket e policit’

    Donin të më mb*llnin gojën’ Gazetari që nxori videon e 18 vjecarit, zbulon me cfare e k*rcenuan, dhe cfare po i bejne ‘shoket e policit’

    Gazetari Enrik Mehmeti, i cili mbi shpatulla ka një karrierë të gjatë në median shqiptare ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës ku ishte i pari i cili denoncoi dhunimin e 18-vjeçarit Aron Balaj, nga ana e ish-shefit të Rrugores, Adrian Isufi dhe mikut të tij Leart Bimo si dhe për procedimin penal që Policia ka nisur ndaj tij.

    Teksa shfaqet krah kamarierit, Mehmeti ka sqaruar këtë ngjarje duke theksuar fillimisht se përgjatë gjithë karrierës së tij ka punuar me profesionalizëm dhe nuk ka pranuar asnjëherë që të dorëzohet përballët presioneve, qofshin nga të “fortët” apo zyrtarët e institucioneve.

    Ai ka treguar se momentin që u vu në dijeni lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në hotelin “Regina Garden Group” u nis drejt vendit të ngjarjes me qëllim për të siguruar pamjet filmike si dhe për t’i marrë një intervistë kamarierit të dhunuar.

    Gjatë kësaj kohe, vuri re mungesën totale të forcave të Policisë në vendngjarje, edhe pse kishte ndodhur një akt dhune dhe më pas një tjetër përplasje ku të plagosur mbetën Isufi dhe Bimo.

    Në këtë moment, sipas gazetarit i vetmi që u paraqit ishte zëvendësdrejtori i Policisë së Vlorës, Klodian Kondi, pa asnjë efektiv tjetër. Gjatë komunikimit me të, Kondi mësohet t’i ketë kërkuar që të mos publikojë pamjet komprometuese të cilat “nxirrnin zbuluar” kolegun e tij, Adrian Isufin.

    Kjo kërkesë nuk u pranua nga gazetari dhe pas këtij refuzimi ai u thërrit në Komisariat ku dhe u pyet si person i përfshirë në këtë ngjarje.

    “Kur po kërkoja të intervistoja dhe drejtuesin e biznesit, u shfaq vetëm nëndrejtori i Policisë së Vlorës, Klodian Kondi, pa asnjë efektiv tjetër të grupeve të gatshme. E theksoj: ASNJË efektiv policie. Për këtë mbaj përgjegjësi penale për çdo fjalë që po deklaroj. Pas një ore, më kërkuan të paraqitem në komisariat. Ndër të tjera, po i drejtoj një pyetje të thjeshtë zëvendësdrejtorit të policisë që ndodhej në vendngjarje: “Ai më kërkuat të mos publikoj pamjet ku kolegu juaj dhunon kamarierin?

    Dhashë deklaratën time, ku sqarova se prania ime në vendngjarje kishte vetëm një qëllim: të bëja punën time si gazetar. Sot, për habinë time, pashë që në komunikatën zyrtare është përmendur emri im, pa u marrë asnjë dëshmitar i pranishëm, pa u parë kamerat e sigurisë dhe pa asnjë provë konkrete.

    Prandaj, atë që nuk keni arritur ta bëni ju — të mblidhni prova dhe të merrni dëshmitarë — do t’jua sjell unë. Sot e nis me dëshminë e Aronit, të riut që u dhunua”, shkruan gazetari ndër të tjera.

    Ndërkohë që vetë Aroni i cili në këtë video qëndron krah Mehmetit pohon se gazetari vlonjat në asnjë moment nuk ushtroi dhunë ndaj personave të përfshirë në sherr dhe se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja ai ishte së bashku me të duke u përgatitur për intervistën.

    “Absolutisht asnjë njeri ne ishim bashkë të dy në godinë po përgatiteshim për intervistën, ti nuk dole as jashtë fare kur u bë gjëja, unë vetëm dëgjova, as unë nuk e pashë çfarë u bë. Nuk ke goditur asnjë”, thotë Aroni.

    Pjesë nga biseda:

    Gazetari: Kam goditur njeri unë? 

    Aroni: Absolutisht asnjë njeri ne ishim bashkë të dy në godinë po përgatiteshim për intervistën, ti nuk dole as jashtë fare kur u bë gjëja, unë vetëm dëgjova, as unë nuk e pashë ccfarë u bë. Nuk ke goditur asnjë.

    Gazetari: Dhe kjo është e vërteta që disa që duan të më përfshijnë vetëm e vetëm që pse unë publikova këto pamje, vetëm e vetëm se unë publikova intervistën e Aronit. Të nderuar unë nuk e mbyll gojën përpara padrejtësive, unë nuk i mbyll sytë dhe unë do të jem përkrah çdo qytetari të Vlorë si Aroni, dhe çdo të riu, të reja, të moshuar, familje për të denoncuar padrejtësinë.

    Në momentin që kam marrë vesh për atë që i ndodhi Aronit, shkova te hoteli, mora inf, kam qenë duke marrë pamjet filmike me qëllim për ti publikuar. Ky i ri që ndodeht sot në dyert e spitalit për të marrë ndihmë ne nevojshme mjekësore. Dhe më pas ishim duke u përgatitur për intervistë.

    Arsyeja se e doja me video dhe jo me shkrime sepse doja ta faktoja janë shumë dëshmitarë të cilët kanë qenë në lokal dhe mund t dëshmojnë nëse unë kam qenë pjesë e kësaj ngjarje apo jo. Nj gazetar nuk duhet ta mbyllë kurrë gojën, me çdo presioni që mund ti bëhet, edhe nëse çohet për ndjekje penale. Një gazetar i mirë e publikon, jep dëshminë dhe kurrë nuk intimidohet nga asnjë lloj kërkese për të mos publikuar pamjet, për të mos bërë të ditur ngjarjen dhe për këtë arsye unë jo vetëm që bëra punën si gazetar por e çova më tej edhe ëpr tju dëshmuar njerëzve.

    Aroni: Nuk jam bërë pishman fare që e bëra atë intervistë. Kam një mendim shumë të mirë, jam shumë pro asaj që keni bërë dhe po vazhdoni të bëni. Vetëm të vërtetën kam thënë dhe atë do bëj gjithmonë siç po e bëni dhe ju.