Blog

  • Pushteti i zi nisi me varrosjen pa gjyq të një 17-vjeçari”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Veliajt: Pagoi 20 milionë euro…

    Pushteti i zi nisi me varrosjen pa gjyq të një 17-vjeçari”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Veliajt: Pagoi 20 milionë euro…

    Gazetari Bledian Koka shprehet se Erion Veliaj duhet të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai deklaron se secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

    Koka thekson se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

    “A nuk i kemi thënë ne që Veliaj përdor pushtetin e tij për tu pasuruar?

    A nuk e kemi thënë ne që shumë zyrtarë të qeverisë ishin ‘zara’ të Veliajt dhe punonin për llogari të tij

    Tashmë që drejtësia funksionon, a nuk janë këto konfirmimi i asaj që ne kemi parashikuar, e dinim por nuk e konfirmonim dot.

    Këtu jemi në fazën e konsumimit të të gjithë së keqes dhe tashmë Veliaj po paguan pasojat e shpërdorimit të tij të detyrës dhe super pushtetit që ai kishte.

    Secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

    Sepse drejtësia po bën punën e vet vetëm për rastin Veliaj.

    Unë besoj fort se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

    Pra unë mendoj se Veliaj nuk ishte problemi tek ca tendera te Ajola Xoxa.

    Unë mendoj se Veliaj duhet të hetohet se pari për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mënyrën se si korruptohej një prokuror të kohës duke i dhënë familjarëve të tij nja 20 milion euro tender që të mbyllte rastin e Ardit Gjoklajt.

    Unë mendoj se e keqja dhe i gjithë pushteti i zi i Veliajt ka nisur ditën kur vendosi të varrosë pa gjyq një 17-vjeçar.”- tha Koka.

  • Pushteti i zi nisi me varrosjen pa gjyq të një 17-vjeçari”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Veliajt: Pagoi 20 milionë euro…

    Pushteti i zi nisi me varrosjen pa gjyq të një 17-vjeçari”, gazetari ‘shpërthen’ ndaj Veliajt: Pagoi 20 milionë euro…

    Gazetari Bledian Koka shprehet se Erion Veliaj duhet të hetohet për vrasjen e Ardit Gjoklajt. Ai deklaron se secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

    Koka thekson se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

    “A nuk i kemi thënë ne që Veliaj përdor pushtetin e tij për tu pasuruar?

    A nuk e kemi thënë ne që shumë zyrtarë të qeverisë ishin ‘zara’ të Veliajt dhe punonin për llogari të tij

    Tashmë që drejtësia funksionon, a nuk janë këto konfirmimi i asaj që ne kemi parashikuar, e dinim por nuk e konfirmonim dot.

    Këtu jemi në fazën e konsumimit të të gjithë së keqes dhe tashmë Veliaj po paguan pasojat e shpërdorimit të tij të detyrës dhe super pushtetit që ai kishte.

    Secili prej atyre që kanë bashkëpunuar me Veliajn, do ta shesin një nga një.

    Sepse drejtësia po bën punën e vet vetëm për rastin Veliaj.

    Unë besoj fort se Veliaj sot është duke u gjykuar për çdo gjë tjetër përveçse për të këqijat që ka bërë.

    Pra unë mendoj se Veliaj nuk ishte problemi tek ca tendera te Ajola Xoxa.

    Unë mendoj se Veliaj duhet të hetohet se pari për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe për mënyrën se si korruptohej një prokuror të kohës duke i dhënë familjarëve të tij nja 20 milion euro tender që të mbyllte rastin e Ardit Gjoklajt.

    Unë mendoj se e keqja dhe i gjithë pushteti i zi i Veliajt ka nisur ditën kur vendosi të varrosë pa gjyq një 17-vjeçar.”- tha Koka.

  • Ardian Isufi nuk kërkon falje! Dhuna ndaj kamerierit, vëllai i ish-efektivit: E rrahën 15 persona…

    Ardian Isufi nuk kërkon falje! Dhuna ndaj kamerierit, vëllai i ish-efektivit: E rrahën 15 persona…

    Asnjë ndjesë publike nuk shprehu Flamur Isufi, vëllai i oficerit të policisë Ardian Isufi që një ditë më parë në restorantin e një hoteli në Vlorë dhunoi bashkë me mikun e tij, një kamerier që i kishte ngatërruar porosinë, duke çuar në tavolinën e tyre një shishe ujë më tepër.

    Video nuk është e plotë, vëllai ka larguar kamerierin, ai ka vazhduar debatin me personin tjetër personi që ka goditur nuk është vëllai im”, thotë vëllai i Arben Isufit, Flamuri.

    Pavarësisht se kamerat e sigurisë së lokalit fiksuan momentin e rëndë, kur oficeri i policisë jashtë shërbimit u përfshi në incidentin fizik me adoleshentin që pasi i shërbeu si kamerier përfundoi i keqtrajtuar prej tij për shkak të keqkuptimit të porosisë, Flamur Isufi ndalet vetëm tek dhuna që u ushtria ndaj vëllait të tij.

    Vëllai im është me shpatull të thyer, fraktura në fytyrë dhe në trup. Është goditur në lokal duke pirë kafe nga pronari dhe nga 15 persona dhe video është hequr, vëllai të mbajë përgjegjësi për gabimet që ka bërë, ata të mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre”, shprehet ai.

    Kamerat e sigurisë së lokalit në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës, treguan qartë dhunën e ushtruar nga nënkomisari Isufi dhe një shtetas tjetër i identifikuar si Leart Bimo. Dy burrat shfaqen duke ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj 18-vjeçarit, për Flamur Isufi pretendon se e gjithë ngjarja është sqaruar me babain e kamerierit të dhunuar.

    Ka ardhur babai i fëmijës, janë sqaruar dhe janë ndarë si miq, nuk kishte konflikt këtu. Këto janë inate personale se vëllai ka qenë shef qarkullimi në Vlorë. Nëse ka faj të mbajë përgjegjësi për pjesën që i takon”, shton Flamuri.

    Pavarësisht dëshmisë kontradiktore të Isufit, në vendngjarje kishte edhe dëshmitarë që konfirmuan se fillimisht oficeri ka ndërhyrë me tone kërcënuese dhe kontakt fizik me të riun, i cili më pas u dhunua edhe nga ana e Leart Bimos. Ngjarja ndodhi në prani të klientëve, të cilët, të tronditur, janë larguar menjëherë, duke lënë ambientin bosh.

    Ish-shefi i qarkullimit rrugor në Vlorë, së fundmi i caktuar me detyrë si efektiv kufitar në Dibër u pezullua menjëherë nga detyra, ndërsa vetë kryeministri Rama kërkoi përjashtimin e plotë të tij nga radhët e policisë dhe dorëzimin përpara drejtësisë.

  • “U fut brenda dhe e goditi pa mëshirë” – Detajet tronditëse nga plagosja e 25-vjeçarit në mes të ditës

    “U fut brenda dhe e goditi pa mëshirë” – Detajet tronditëse nga plagosja e 25-vjeçarit në mes të ditës

    Zbardhen detaje tronditëse nga plagosja me thikë që ndodhi në mes të ditës në qytetin e Vlorës.

    Ngjarja ndodhi në një berberhane, ku 25-vjeçari Margarit Shakaj u sulmua papritur nga Shkëmbor Skënderaj, si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes tyre.

    Autori ka hyrë në ambientin ku ndodhej i riu dhe pa thënë asnjë fjalë, e ka goditur me thikë në kraharor. Pas sulmit të befasishëm, ai hodhi armën e krimit në trotuar dhe u largua me vrap nëpër rrugicat e lagjes.

    Shakaj është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

    Banorët e zonës janë të tronditur, ndërsa kamerat e sigurisë pritet të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e autorit që ndodhet në arrati.

  • “Nuk e gjeta më zjarrfikësen” – Rrëfimi tronditës i shefit të policisë që hyri në ferr për të shpëtuar jetë

    “Nuk e gjeta më zjarrfikësen” – Rrëfimi tronditës i shefit të policisë që hyri në ferr për të shpëtuar jetë

    Agim Troci, shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, është kthyer në simbol të guximit dhe humanizmit pas veprimit të tij heroik në përballje me flakët që rrezikuan jetën e dhjetëra banorëve.

    Teksa zjarret përfshinë zonën, banorët refuzonin të evakuoheshin – mes tyre një fëmijë 10-vjeç dhe disa të moshuar. Pa menduar për jetën e tij, Troci hyri në ndërtesa të përfshira nga tymi dhe flakët, i vetëm.

    “Mora një kovë të vogël me ujë dhe laga bluzën që të mos asfiksohesha. Telefonat nuk punonin më nga nxehtësia. Po mendoja vetëm për fëmijët dhe familjen time… Kam rënë pa ndjenja”, tregoi ai për Top Channel.

    Troci u transportua në spital me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, por zemra i rri vetëm në një vend – në detyrë.

    “Kam marrë mbi 2500 mesazhe në telefon. Por nuk kam bërë asgjë për protagonizëm. Njerëzit duhet të veprojnë me zemër – ajo nuk të lë të gabosh kurrë,” tha polici, i emocionuar, ndërsa shprehet se mezi pret të rikthehet në punë.

  • Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ SPAK i komunikon akuzën Ema Çokut, Fatime Kryemadhi duhet të gjejë avokat tjetër

    Mbyllen hetimet për dosjen ‘Meta’/ SPAK i komunikon akuzën Ema Çokut, Fatime Kryemadhi duhet të gjejë avokat tjetër

    Në krye të 62 ditëve nga zyrtarizimi i akuzave për dosjen Meta, SPAK njoftoi pesë të pandehurit se ka mbyllur hetimet dhe për këtë po kryen veprimet e fundit përpara se t’ia dorëzojë çështjen gjyqtarit paraprak.

    Megjithëse avokati i ish presidentit Ilir Meta nuk konfirmoi  të jetë vënë në dijeni për mbylljen e çështjes ndaj ish funksionarit, nën akuzë prej 27 majit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, është çështje orësh që edhe ai të përballet sërish me prokurorët.

    Nga ana tjetër Monika kryemadhi e marrë e pandehur në të njëjtën ditë për të njëjtat vepra pranoi se është njoftuar për mbylljen e hetimeve dhe për këtë arsye do të paraqitet mesditën e të martës, ditë kur me pozitën e të akuzuarës do të njihet edhe e ëma Fatmie Kryemadhi

    Gjatë ditës më mbylljen e hetimeve u njohën e firmosën shkresat  përkatëse Ema Çoku dhe ish-drejtori i AKEP, Pirro Xhixhos.

    Midis të tjerash SPAK ka bashkuar episodet e cez dias, lobimin dhe çështjet e pasurisë së çiftit Meta kryemadhi në një të vetme.

    Ajo që po bëjnë prokurorët pasi i kanë marrë të pandehur është përpjekja për ti pyetur, si lëvizje e fundit përçara se dosja të kthehet në një proces penal, që ish-presdenti në burg nga tetori 2024 thotë se nuk është kushtetues ndaj dhe i është drejtuar gjykatës kushtetuese, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha

  • “SKANDAL I PADËGJUAR/ Shkolla private në Shqipëri shtrydh mësuesit: 8 orë në ditë, pa pushim dhe me paga qesharake!”

    “SKANDAL I PADËGJUAR/ Shkolla private në Shqipëri shtrydh mësuesit: 8 orë në ditë, pa pushim dhe me paga qesharake!”

    Një denoncim tronditës po qarkullon në rrjet: një nga shkollat private më të njohura në vend po shtrydh mësuesit e saj deri në palcë!

    📌 Asnjë ditë pushim përveç lejes zyrtare!

    📌 Orar skllavërues nga ora 08:00 deri në 16:00!

    📌 Paga të ulëta që nuk justifikojnë lodhjen dhe përkushtimin e tyre!

    Mësuesit, të cilët janë shtylla kurrizore e arsimit, detyrohen të punojnë në kushte të rënda dhe pa asnjë mundësi për të marrë frymë apo për t’u rikuperuar nga lodhja e përditshme me fëmijët – sidomos në një vit të ri shkollor që dihet sa sfidues është.

    Ndërkohë, drejtuesit e kësaj shkolle private, emri i së cilës ende nuk është bërë publik, heshtin dhe përfitojnë, duke shtrydhur çdo pikë force të mësuesve të tyre.

    ⚠ Ky është një abuzim i pastër dhe një alarm kombëtar për të drejtat e mësuesve!

    Nëse nuk ka reagim, denoncime të tjera do të bëhen publike dhe do të ekspozojnë këtë skandal deri në fund.

    💥 Kjo nuk është vetëm një çështje page, por një çështje dinjiteti dhe të drejta njerëzore për ata që formojnë brezin e ardhshëm!

  • Rama ndan pamje nga rruga e re që po afron më shumë dy qytetet e Shqipërisë…

    Rama ndan pamje nga rruga e re që po afron më shumë dy qytetet e Shqipërisë…

    Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga rruga e re Berat-Ballaban, që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën.

    Sipas Ramës, tani më secili turist që ka parë qytetin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut.

    Vijojnë punimet për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban, një aks i rëndësishëm që po afron gjithnjë e më shumë dy qytetet e UNESCO-s: Beratin dhe Gjirokastrën. Aktualisht, është përfunduar shtresa e parë e asfaltit nga Ballabani deri në Zhitom, ndërsa në segmentin Zhitom–Drobonik po vijon vendosja e tombinove dhe përgatitja për asfaltim.

    Kjo rrugë, e gjatë 60 km, nuk është thjesht një vepër infrastrukturore, por një urë që forcon lidhjen turistike mes dy prej destinacioneve më të çmuara të Shqipërisë. Shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Jugu drejt Beratit, duke sjellë më afër vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë përmes Përmetit e Tepelenës.

    Me përfundimin e saj, turizmi kulturor dhe historik merr një hov të ri: Berati bëhet më lehtësisht i aksesueshëm për ata që zbresin nga Gjirokastra apo vijnë nga Greqia, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e numrit të vizitorëve, zhvillimin e agroturizmit dhe gjallërimin ekonomik të zonave rurale që kjo rrugë prek dhe vice versa. Çdo turist që ka parë Beratin e ka më të lehtë rrugën drejt Jugut“, shkruan Rama.

  • Goditi kamerierin për një shishe ujë/ Momenti kur 15 persona godasin me mjete të forta policin

    Goditi kamerierin për një shishe ujë/ Momenti kur 15 persona godasin me mjete të forta policin

    Avokati i Ardian Isufit, policit që goditi me shpulla kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera që sipas tij tregojnë dhunën e ushtruar ndaj klientit të tij pas incidentit.

    Në reagimin e tij, avokati Kujtim Cakrani pretendon se polici u rrah nga 15 persona jashtë lokalit dhe se në video “dallohen qartë” dhunuesit. Sipas tij, reagimi ndaj klientit të tij ishte i tepruar, pasi “ai i futi vetëm dy shpulla djalit”, ndërsa më pas u sulmua me mjete të forta.

    Pamjet e publikuara nuk tregojnë qartë momentin e konfrontimit, por shfaqin një grup personash në tension jashtë ambientit të lokalit. Cakrani thekson se policia duhet të ndalojë personat e përfshirë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.

    Avokati nuk bëri koment mbi dhunën e ushtruar ndaj 18-vjeçarit, duke këmbëngulur se rrahja e klientit të tij nga disa persona është “fakti kryesor” që po neglizhohet.

    Reagimi i plotë i avokatit:

    Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë i nderuar i policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.

    Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qenë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.

    Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht është fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

    Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

    Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

  • Hapen 5500 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

    Hapen 5500 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit janë shpallur 5500 vende të lira pune në të gjithë vendin.

    Tashmë, çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.

    Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm ju presin”, shkroi Gonxhja, teksa ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’u punësuar.

    Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.

    Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.