Blog

  • Kemi bere s*ks 1 here para 1 viti! Pse ndryshoi mendje 26-vjeçarja që vrau babanë në sallën e gjyqit?”

    Kemi bere s*ks 1 here para 1 viti! Pse ndryshoi mendje 26-vjeçarja që vrau babanë në sallën e gjyqit?”

    Procesi gjyqësor për vrasjen e Anesti Ramës ka nxjerrë në pah një rrëfim të çuditshëm, plot kontradikta dhe dyshime të thella. Avokati mbrojtës i të akuzuarve ka deklaruar se dëshmitë e dhëna gjatë hetimeve janë krejtësisht të ndryshme nga ato të dhëna sot para gjykatës.

    “Të pandehurit mohuan çdo përfshirje në vrasje. Thanë se e kanë gjetur trupin pa jetë dhe nuk kanë dijeni kush e ka kryer krimin,” – tha avokati.

    Në qendër të këtij krimi makabër janë tre të arrestuar: Valbona Rama (gruaja e viktimës), vajza e tyre Ermalinda Rama (26 vjeç), dhe shtetasi Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka qenë në një lidhje intime me Ermalindën.

    Por çfarë dimë deri tani?

    🔹 Ermalinda Rama, e cila më parë thuhej se kishte pranuar krimin duke pretenduar se ishte e shtypur nga i ati, ka mohuar gjithçka në gjykatë.

    🔹 Çlirim Dogani, 55-vjeçar, i martuar dhe me një fëmijë, thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe se ndodhej larg vendit të krimit.

    🔹 Nëna, Valbona Rama, akuzohet se ka ndihmuar në fshehjen e trupit, por deklaratat e saj nuk janë bërë ende publike.

    Sipas avokatit, Ermalinda ka shfaqur sjellje të paqëndrueshme dhe ka ndryshuar versionin e saj disa herë gjatë 5 ditëve të fundit, gjë që ka çuar në kërkesën për shtrim psikiatrik.

    Ndërkohë, Gjykata e Fierit ka vendosur masën “arrest në burg” për të tre personat, ndërsa hetimet vazhdojnë në disa pista, përfshirë edhe atë të një lidhjeje të ndaluar që viktima nuk e pranonte mes vajzës së tij dhe 55-vjeçarit Dogani.

    Krimi ka tronditur opinionin publik jo vetëm për brutalitetin me të cilin është kryer (viktima është mbytur me tel dhe goditur me mjet prerës, përfshirë në pjesët intime), por edhe për përzierjen e marrëdhënieve personale, tradhtive dhe konflikteve brenda familjes.

  • Një masë ajri e pazakontë ka mbërritur – ja si do të ndikojë Shqipërinë!”

    Një masë ajri e pazakontë ka mbërritur – ja si do të ndikojë Shqipërinë!”

    Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së martë. Sipas sinoptikanes së MeteoAlb, Lajda Porja, në një lidhje direkte për “Ora News”, reshjet do të nisin në veri-perëndim dhe qendër, ndërsa jugu do të mbetet kryesisht i thatë.

    “Pas temperaturave ekstreme që përjetuam ditët e fundit, një masë ajri më e freskët që ka përfshirë Europën ka ndikuar edhe në Shqipëri. Kjo solli reshje intensive në veri dhe qendër të vendit, veçanërisht mbrëmjen e djeshme”, – u shpreh Porja.

    Ajo sqaroi se moti do të mbetet i paqëndrueshëm edhe sot, me reshje më të pakta, të përqendruara kryesisht në veri dhe qendër. E mërkura sjell përmirësim, por e enjtja rikthen reshjet, sidomos në veri, lindje dhe zona si Librazhdi, Elbasani dhe rrethinat e Tiranës.

    “Reshjet do të jenë prezente deri të premten. Por lajmi i mirë është që fundjava sjell një stabilizim të kushteve dhe kthjellime në shumicën e territorit,” – përfundoi sinoptikania.

  • Vajzat që i këndonin ko*ainës: Fshijeni videon sepse jemi familjare

    Vajzat që i këndonin ko*ainës: Fshijeni videon sepse jemi familjare

    Mbrëmjen e kaluar, disa vajza të reja janë shoqëruar nga policia pranë zonës së Liqenit të Paskuqanit, ku bashkë me një shok të tyre po kryenin manovra të rrezikshme me makinë. Pasi janë dërguar në komisariatin e Kamzës, djali është mbajtur në ambientet e policisë, ndërsa vajzave u është kërkuar të largohen.

    Sapo kanë dalë nga komisariati, vajzat kanë ndezur cigaret dhe me një entuziazëm të pashpjegueshëm kanë nisur të këndojnë me zë të lartë këngën “jasha kokaina”, duke bërtitur “hajde kokaina” në mes të natës, përpara godinës së policisë. Më pas, njëra prej tyre ka postuar një video në TikTok teksa bënte sërish drift, me një mbishkrim ironik të drejtuar shefes së komisariatit, e cila më herët u kishte bllokuar makinën.

    Pas publikimit të videos nga JOQ dhe reagimeve të shumta të publikut për sjelljen e vajzave, vetë ato kanë reaguar, duke kërkuar që videoja të fshihet me arsyetimin se “jemi familjare”. Ironia këtu është se, nëse ky është përkufizimi i një vajze “familjare”, atëherë ndoshta manuali i vlerave familjare paska nevojë për një përditësim të thellë.

  • Ishe në tri lidhje njëkohësisht’, Bay T nuk kursehet, ia kthen Drilonit

    Ishe në tri lidhje njëkohësisht’, Bay T nuk kursehet, ia kthen Drilonit

    Pas zhurmës së madhe që shkaktoi një fotografi e publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku shihen bashkë Driloni, Bay T, Diana dhe Arioni, duket se reagimet nuk kanë të ndalur.

    Fotografia, e cila daton disa muaj më parë – në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje, riktheu në vëmendje raportet  e krijuara që nga periudha e Big Brother VIP Kosova.

    Por ajo që ndezi edhe më shumë situatën ishte komenti i Drilonit në Instagramin e Prive By LS:

    “Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë,” – shkroi Driloni, një fjali e cila u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj ish-banorëve të përfshirë në fotografi.

    Menjëherë pas kësaj, ka ardhur reagimi publik i Bay T, përmes një InstaStory.

    Ajo deklaroi se nuk është tip që përfshihet në drama, por u detyrua të reagojë pas shumë mesazheve. “S’kam folur kurrë, as brenda, as jashtë. Kam besuar sinqerisht në çdo fjalë, në çdo ‘pëlqim’ tëndin, edhe kur mësova që ishe në tri lidhje nuk reagova” shkroi Bay T, duke lënë të kuptohet se është ndjerë e zhgënjyer për personin në fjalë, për të cilin ka pasur respekt dhe besim.

    Ajo e denoncon publikisht përpjekjen e dikujt “për ta ulur publikisht”, duke nënkuptuar se një reagim i tillë ka qenë i pavend dhe i ulët.

    “Keqpërdore mirësïnë time, por unë kurrë s’kam me e ul veten në nivelin tënd,” shkruan Bay T, ndërsa mesazhin e mbyll me një fjali të qartë:

    “Unë po vazhdoj me jetën time, me kokën nalt e zemrën e pastër.”

  • Shtang aktorja e njohur shqiptare: Kam patur dy lidhje njëkohësisht

    Shtang aktorja e njohur shqiptare: Kam patur dy lidhje njëkohësisht

    Aktorja Julia Ilirjani, e cila ishte edhe pjesë e Big Brother, kishte deklaruar se ka pasur dy lidhje paralele në një periudhë të jetës së saj.“

    Duke qenë se unë shumicën e viteve e kam kaluar vetëm dhe duke qenë se kam patur shumë eksperiencë në kurriz, sepse nuk jam as 25 vjec, as 30 vjec, në momentet të caktuara, duke qenë se kam dashur gjëra të ndryshme, i kam marrë nga njerëz të ndryshëm. Kështu që po, kam patur dy lidhje paralele”, shton Julia.

  • Si qëndron e vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

    Si qëndron e vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

    Dy ditë më parë, faqja aktoret shqiptare ne facebook kujtoi ndarjen nga jeta të aktores Violeta Deda.

    Vdekja e saj është e mbushur me shumë mister dhe ende nuk dihen shumë mirë gjithë detajet.

    Realisht Violeta ra ne koma ne vitin 1998 ne moshen 45 vjecare dhe nuk u permend me per 10 vjet derisa u nda nga jeta.

    Ne Amerike, gjate nje operacioni te thjeshte ne 1998, thuhet se e harruan ne narkoze dhe i pushoi zemra

    E rikthyen ne jete zemren, por truri i ishte demtuar dhe nuk u zgjua me nga koma per 10 vjet, deri ne vitin 2008 kur u nda nga jeta.

    Ajo ka luajtur ne disa filma shqiptare.

    Shpërthimi (1974) Shpresa,

    Gërsheti i luftrave (1978) teater,

    Gëzhoja e vjetër (1980) Miranda,

    Një ndodhi në port (1980) Linda,

    Skëterrë 43 (1980) Shpresa,

    Goditja (1980) Mira,

    Kur xhirohej një film (1981) Liljana,

    Mondi dhe Diana (1985) mësuesja,

    Gurët e shtëpisë sime (1985) gruaja e tenente Morucit,

    Vrasje ne gjueti (1987) Ferdinanda,

    Kronika e një nate (1990) Franceska.

  • Nga dhunues në të dhunuar” Ish-polici në gjëndje kritike për jetën pas sherrit në Vlorë ? Çfarë ndodhi (detajet)

    Nga dhunues në të dhunuar” Ish-polici në gjëndje kritike për jetën pas sherrit në Vlorë ? Çfarë ndodhi (detajet)

    Avokati Kujtim Cakrani ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Now” në Euronews Albania, duke akuzuar institucionet se kanë braktisur efektivin Ardian Isufi, i cili u përfshi në përplasjen e dhunshme në një lokal në Vlorë me një 18-vjeçar.

    Sipas tij, Ardian Isufi ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që asnjë përfaqësues i Policisë së Shtetit nuk ka shkuar ta vizitojë apo të interesohet për të. Cakrani e konsideron këtë si një “goditje direkte ndaj Policisë së Shtetit”.

    Polici është në reanimacion dhe asnjë zyrtar nuk e ka pyetur çfarë ka ndodhur. Jetojmë në një shtet terrorist,” deklaroi Cakrani me tone të ashpra.

    Ai shtoi se pamjet që janë publikuar në rrjet janë të njëanshme dhe nuk pasqyrojnë gjithë ngjarjen. “Pse nuk publikohen pamjet ku u kërkua falje? Pse nuk tregohet që kanë pirë kafe bashkë më pas?”, shtoi ai.

    Cakrani pretendon se klienti i tij u rrah nga një grup personash pas incidentit dhe se askush nuk po merret me zbardhjen e plotë të këtij “krimi ndaj një polici me 20 vite shërbim”.

    Deklaratat e tij kanë ngjallur debate të forta në opinionin publik dhe kanë rihapur diskutimin për rolin e institucioneve në raste të tilla ku përfshihen zyrtarë shtetërorë.

  • E tradhtoi me shoqen e ngushte! Ja kush eshte balerina s*ksi qe ndau Enaden me Gertin! Ja cfare i tha Enada (Foto)

    E tradhtoi me shoqen e ngushte! Ja kush eshte balerina s*ksi qe ndau Enaden me Gertin! Ja cfare i tha Enada (Foto)

    Balerina Enada Hoxha konirmoi pak javë më parë divorcin me Gerd Vason pas 27 vitesh martesë.

    Edhe pse nuk e tha, balerina me lot në sy la të kuptohet se ndarja ka ndodhur për shkak të një “gabimi” të bërë nga tashmë ish-bashkëshorti i saj.

    FOTO/ Meriton Mjekiqi nis romancën e re, zbulohet EMRI i modeles së njohur që i rrëmbeu zemrën ish-banorit të Big Brother VIP!
    Ky gabim që nuk falet është padyshim tradhtia.

    Dhe në këtë rast është dy fish më e rëndë, pasi bashkëshorti e tradhtoi me kolegen dhe shoqen e ngushtë.

    Ilirianews mëson se balerina në fjalë është, Odeta Dishnica.

    Odeta është nënë e një djali, 15 vjeçar që e ka nga martesa me Ervis Nallbanin, gjithashtu balerinë.

    Marrëdhenia sentimentale e Odetës me Gerd Vason solli edhe shkatërrimin e martesës së Enada Hoxhës.

    Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, koreografi dhe balerini i njohur Gerd Vaso, artistja e njohur Enada Hoxha ka folur për herë të parë në një intervistë televizive mbi këtë kapitull të dhimbshëm të jetës së saj. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo u shfaq e qetë dhe e përmbajtur, por ndër rrjeshta nuk munguan emocionet dhe ndjeshmëria që e kanë shoqëruar në këtë periudhë sfiduese.

    Pas më shumë se dy dekadash bashkëjetesë dhe një karriere të përbashkët në skenë, ndarja e çiftit u bë publike vitin e kaluar, duke surprizuar publikun shqiptar që gjithmonë i kishte parë si një nga çiftet më të bukur dhe më të qëndrueshëm të botës së artit. Të dy janë bashkëprindër të një djali dhe gjatë viteve kanë ndërtuar një profil të admirueshëm profesional, duke kontribuar në rritjen e artit skenik, veçanërisht në balet.

    Në intervistë, Enada tha me qartësi se tema e divorcit për të është e mbyllur:

    Fati e deshi të ndodhte kështu dhe unë këtë temë e kam mbyllur me kohë dhe nuk do të diskutoj më asnjëherë,” – tha ajo. Megjithatë, ajo nuk e fshehu se është ndjerë e lënduar, sidomos në lidhje me mënyrën se si gjithçka përfundoi.

    “Thjesht do të them që nuk do doja që në vendin tim të gjendej asnjë grua dhe vajzë, të mos përjetojë një situatë si kjo që më ndodhi mua,” u shpreh balerina me një mesazh të fortë jo vetëm për ata që përjetojnë ndarje, por edhe për ata që e shkaktojnë.

    Fjalët e saj lanë të kuptohet se në prapaskenë ka patur plagë të thella, të cilat ajo ka zgjedhur t’i shërojë në heshtje, me dinjitet.

    “Nuk do ua uroja këtë as atyre që shkatërrojnë familje, por mbi të gjitha atyre që besojnë ende në familje dhe në dashurinë e vërtetë,” përfundoi ajo, duke dhënë një mesazh të dhimbshëm, por gjithashtu frymëzues për gratë që zgjedhin të ecin përpara, pa u kthyer pas.

    Ndonëse nuk hyri në detaje për shkaqet e ndarjes, shumë nga ndjekësit e çiftit kanë spekuluar për tradhti dhe mosmarrëveshje të vazhdueshme, ndërkohë që vetë Enada ka vendosur të mbajë një qëndrim të rezervuar publikisht, duke ruajtur imazhin e një gruaje të fortë dhe të pavarur.

    Sot, ajo i është rikthyer me forcë skenës dhe projekteve të saj artistike, duke dëshmuar se fundet e vështira mund të jenë edhe fillime të reja.

  • Nuk është thjesht sherr, është më shumë se kaq”, Hoxha për përplasjen në Vlorë:Ka fraktura në fytyrë,por s’kemi parë…

    Nuk është thjesht sherr, është më shumë se kaq”, Hoxha për përplasjen në Vlorë:Ka fraktura në fytyrë,por s’kemi parë…

    Ngjarja e ndodhur në Vlorë dy ditë më parë ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik. Kjo temë ka qenë objekt diskutimi dhe në një e,ision televiziv.

    I lidhur me këtë ngjarje ka folur dhe Artan Hoxha, gazetari i ftuar në studio, i cili tha se ngjarja do të ishte ndryshe sipas tij nëse djali do të ishte jabanxhi dhe jo vlonjat. Ai tha më tej se ngjarja është ende e paqartë dhe e shkëputur. Hoxha shkon më tej, ku thotë se kryeministri, me reagimin e tij, i hodhi benzinë zjarrit.

    “Ne kemi parë deri tani copëza të një mozaiku, kemi parë ato që kanë dashur të na japin. Kemi të bëjmë me një djalë të ri që shkon aty për muajt e verës për të punuar. Kemi një efektiv që shfaqet aty me ca precedentë. Ti ke në spital njerëz që kanë pësuar në fytyrë fraktura, edhe ne nuk e kemi parë pjesën tjetër. Ka ndërhyrë dhe kryeministri, që i ka hedhur benzinë zjarrit dhe situata është bërë kaotike.

    Ndërkohë, pronari i objektit është një nga investitorët më seriozë, ka tre resorte. Përveç se është pronar, është dhe punëdhënësi më i madh në atë qytet.

    Vendi ku ndodh ngjarja është Vlora. Vlora s’ka sebep të madh për të nisur sherri. Se po të ishte ndonjë jabanxhi, e dimë ne sesi mund të ndodhte. “– tha Hoxha.

  • 🔥“Zjarrfikësi Mister: Fytyra ZI si Qymyri, Uniforma XIXË si nga Pasarela – A Është Kjo Një Foto e SaJuAr?”

    🔥“Zjarrfikësi Mister: Fytyra ZI si Qymyri, Uniforma XIXË si nga Pasarela – A Është Kjo Një Foto e SaJuAr?”

    Rrjetet sociale në Shqipëri po zien!

    Një zjarrfikës me fytyrë të mbuluar nga bloza dhe uniformë të kuqe, të pastër si drita, po kthehet në figurën më të komentuar të javës!

    📸 Në pamje të parë duket një hero në mes të betejës me flakët, por kur sheh më nga afër… lind pyetja që ka çmendur gjithë rrjetin:

    Si ka mundësi që fytyra është e nxirë nga zjarri, por rrobat duken si të sapolarë? Njerëzit janë ndarë në dy kampe: Kjo është propagandë me grim! S’e pi dot më këtë kafshatë” – thotë një komentues. “Ja kanë fut ndonjë shpullë për efekt, ose është bërë për show televiziv” – ironizon dikush tjetër.

    Madje disa shkojnë më tej dhe pyesin:A është ky një aktor i grimuar? Apo thjesht një zjarrfikës që ka ndërruar uniformën pak para se të bëhej fotoja?

    Portalet dhe kafenetë janë të zëna me këtë debat, dhe të gjithë kërkojnë një përgjigje:A ka fikur zjarrin me fytyrë, ndërsa rrobat i ka ruajtur për Instagram?

    Apo kjo është thjesht një nga ato foto që “ndezin” rrjetin për arsye që s’kanë të bëjnë me realitetin?

    🧠 Çfarë mendoni ju?

    A është kjo:

    Heroizëm i pastër? Apo një spektakël i grimuar për audiencë?

    💬 Komentoni më poshtë!

    🔁 Ndajeni me miqtë tuaj që e kanë bërë këtë pyetje 10 herë sot!