Blog

  • “Kryeqyteti që u zgjua nën ujë – A është ky paralajmërimi i parë?”

    “Kryeqyteti që u zgjua nën ujë – A është ky paralajmërimi i parë?”

    Rrugët e Tiranës u përmbytën këtë të martë për shkak të reshjeve intensive të shiut që nisën herët në mëngjes. Siç dallohet edhe nga pamjet, disa prej arterieve kryesore të kryeqytetit u mbuluan nga uji, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në mbarë vendin. Reshjet e shiut kanë nisur në orët e para të mesnatës dhe kanë prekur fillimisht zonat veriperëndimore dhe pjesërisht qendrën e vendit, me intensitet të ulët deri mesatar.

    Gjatë paradites, reshjet janë përhapur në të gjithë territorin, duke vazhduar me intensitet të ulët deri në orët e pasdites së vonë. Më pas, ato do të përqendrohen në Ultësirën Perëndimore dhe zonat veriore malore, ku parashikohet ndikim më i fortë.

    Era do të fryjë e lehtë, me drejtim juglindje–jugperëndim dhe një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, ajo mund të arrijë përkohësisht deri në 10 m/s. Deti do të ketë një valëzim të lehtë, me forcë 1–2 ballë.

  • E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një vajzë 13 vjecare (detajet)

    E rëndë në Fier! 30-vjeçari bashkë me dy adoleshentë kryejnë marrëdhënie me një vajzë 13 vjecare (detajet)

    Një rast i ndjeshëm është duke u hetuar nga autoritetet në Fier, ku tre persona, përfshirë një të rritur dhe dy të mitur, dyshohet se kanë pasur kontakte intime me një vajzë 13-vjeçare.

    Policia lokale ka bërë me dije se një 30-vjeçar me inicialet F. S. është shpallur në kërkim, ndërsa ndaj dy të miturve 15-vjeçarë është nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare, hetimet po zhvillohen me kujdes të shtuar për të përcaktuar saktësisht dinamikën dhe rrethanat e këtij rasti.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier shpallën në kërkim shtetasin F. S., 30 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori për dy 15-vjeçarë, për dyshime mbi marrëdhënie intime me një të mitur 13 vjeçe. Punohet për kapjen e 30-vjeçarit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Ngjarja është trajtuar me përparësi nga strukturat përkatëse, ndërkohë që janë përfshirë edhe shërbimet sociale për të garantuar mbrojtjen dhe mbështetjen e vajzës së mitur. Organet e drejtësisë pritet të sqarojnë më tej situatën në ditët në vijim.

  • PYETJE PËR GJYKATËN / Në cilin shekull do përfundojë gjyqi i Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit?

    PYETJE PËR GJYKATËN / Në cilin shekull do përfundojë gjyqi i Fatmir Mediut për masakrën e Gërdecit?


    Dy vjet e gjysmë, 40 seanca të shtyra dhe asnjë përballje reale me drejtësinë për një nga tragjeditë më të mëdha të Shqipërisë demokratike. A do të mbërrijë ndonjëherë drejtësia në Gërdec?
    Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për përfshirje direkte në tragjedinë e Gërdecit, ka shënuar një rekord zvarritjeje absurde në historinë e gjyqësorit shqiptar: mbi 40 seanca të shtyra dhe ende pa hyrë në thelb.


    Çështja “Gërdeci” nisi zyrtarisht më 27 korrik 2021, kur SPAK kërkoi rihapjen e hetimit ndaj Mediut. Gjykata e Shkallës së Parë e refuzoi. U desh ndërhyrja e Apelit të Posaçëm dhe e Gjykatës së Lartë për të urdhëruar marrjen e tij të pandehur dhe vazhdimin e procesit penal.
    Por që prej atëherë, procesi është kthyer në një maratonë të qëllimshme pengesash: mungesa sistematike të avokatëve, mosparaqitje të dëshmitarëve e ekspertëve, dhe më së shpeshti, udhëtime të rregullta të të pandehurit në Shtetet e Bashkuara, njëri pas tjetrit, gjithnjë rastësisht pak ditë para seancave.
    Asnjë ndalim daljeje nga vendi, asnjë paraqitje me forcë, asnjë masë përballë këtij sabotimi sistematik të procesit gjyqësor.


    Pas çdo shtyrjeje, zbehet një provë, devijohet një dëshmi, harrohet një fakt. Ky është qëllimi i padiskutueshëm i avokatëve të Fatmir Mediut dhe mbrojtësve të tij të heshtur në sistem: të shtyhet pafund drejtësia derisa ajo të bëhet e pavlefshme.
    E vërteta është që ndihmësit e tij më të mëdhenj janë jashtë sallës së gjyqit: Sali Berisha, që e mban të afërt për hesap politik, dhe Edi Rama, që tentoi ta amnistonte me ligj të veçantë përmes një draft-amnistie që dështoi nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë.


    Po flasim për një tragjedi me 26 viktima, mbi 300 të plagosur, dhe mbi 5 miliardë euro dëme ekonomike e sociale. Një tragjedi që tronditi ndërgjegjen e publikut, por që, për sistemin e drejtësisë, duket se është kthyer në një farsë proceduriale.
    Gjykata e Posaçme për korrupsion dhe krim të organizuar ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike përse procesi nuk mbyllet, megjithëse për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” ligji parashikon përfundimin e gjykimit brenda 4 muajve.
    Pas 30 muajsh drejtësia e re duket më e plakur se e vjetra ndërkohë viktimat e Gërtecit nuk po gjejnë ende paqe. Viktimat rrinë zgjuar nga plagët, Fatmir Mediu fle i qetë…
    Nga Pamfleti

  • DETAJE tronditëse / Ilirian Selmani pranon krimin e masakron me 50 goditje me thikë 52-vjeçaren. Zbulon arsyen

    DETAJE tronditëse / Ilirian Selmani pranon krimin e masakron me 50 goditje me thikë 52-vjeçaren. Zbulon arsyen

    Një ngjarje makabre ka tronditur qytetin e Pogradecit, ku një 52-vjeçare u ekzekutua brutalisht nga i dashuri i saj 31-vjeçar, Ilirian Selmani. Viktima, Kozeta Teço, u qëllua për vdekje me një thikë të vjetër buke, me mbi 50 goditje në trup.

    Autori i krimit, pasi u arrestua nga policia, pranoi krimin dhe tregoi detaje rrëqethëse rreth aktit të rëndë. Sipas tij, vrasja erdhi pas një konflikti mes çiftit, por ai nuk shpjegoi dot se çfarë e çoi drejt një dhune kaq të tmerrshme.

    Pas kryerjes së vrasjes, Selmani ka tentuar të fshijë gjurmët e krimit duke pastruar gjakun në banesë dhe më pas i ka vënë flakën apartamentit për të humbur çdo provë. Por përpjekja e tij për të fshehur gjurmët rezultoi e pasuksesshme.

    Kamerat e sigurisë pranë banesës së viktimës, si dhe provat e gjetura në vendngjarje, ishin vendimtare për identifikimin dhe arrestimin e autorit. Policia e Pogradecit konfirmoi se hetimet po vijojnë për të zbuluar motivin e saktë të krimit.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit e viktimës kanë kërkuar drejtësi maksimale për autorin e vrasjes.

  • TË GJITHA E TRADHTUAN AJOLËN! Tenderi i Fierit dhe Dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

    TË GJITHA E TRADHTUAN AJOLËN! Tenderi i Fierit dhe Dëshmia: Unë vetëm emrin kam aty, firmosja shpejt e shpejt se isha me leje lindjeje

    Të gjithë punonjëset e zyrës së Ajola Xoxes kanë tradhtuar këtë të fundit, kur janë marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, duke treguar se veprimet që kanë kryer përmes faturave, kanë qenë të shtyra dhe ndikuara nga Ajola Xoxa.

    Thëniet e punonjëseve që dikur shërbenin pranë zyrave të Ajola Xoxës, si Ines Dani, Adela Kondakçiu dhe Greta Domi, kanë kryqëzuar gruan e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e nxjerrë atë në një rrjet OJF-të, që kishin si synim kapjen e projekteve përmes fondeve publike.

    Ajola Xoxa, përmes lidhjeve të saj me kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi, arrin të fitojë një tender në bashkinë e Fierit me vlerë prej 24 mijë e 650 euro.

    Kjo sasi parashw do jepej nga programi “IPA”, i bashkimit Ndërkufitar Itali-Shqipëri, Mali i Zi 2014-2020.

    Projekti u fitua me letrat e Ines Danit, e cila ishte një punonjëse e zyrës së Ajola Xoxws dhe kishte hapur nipt si “Person Fizik”.

  • “A do përballet Meta me drejtësinë? Vendimi që u shty në minutën e fundit”

    “A do përballet Meta me drejtësinë? Vendimi që u shty në minutën e fundit”

    SPAK ka përfunduar zyrtarisht hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi, në kuadër të një hetimi të zgjeruar për pasuri të dyshimta dhe korrupsion.

    Sipas burimeve, sot në orën 10:00 pritej që Ilir Meta të njoftohej zyrtarisht për përfundimin e hetimeve, por ky proces është shtyrë, pasi avokati i tij, Kujtim Cakrani, ndodhet me pushime dhe ka paraqitur kërkesë për shtyrje.

    👉 Njoftimi ndaj Metës pritet të bëhet të hënën e ardhshme.

    Ndërkohë, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj pritet të njihen zyrtarisht me përfundimet e hetimit në orët e pasdites së sotme.

    Ky është një nga hetimet më të përfolura të SPAK, që ka përfshirë për muaj të tërë analiza të thelluara mbi transferta financiare, pasuri të paluajtshme dhe lidhje të dyshuara me aktivitete korruptive.

  • “Nuk ndalemi, po ndodh ndryshimi”/ Rama që në mëngjes publikon pamjet nga qyteti…

    “Nuk ndalemi, po ndodh ndryshimi”/ Rama që në mëngjes publikon pamjet nga qyteti…

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë mëngjes pamje nga një aksion në Velipojë, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë për të çliruar hapësirat publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.

    Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë vuri theksin te gatishmëria e lartë për garantimin e rendit, sigurisë dhe administrimit të rregullt të bregdetit gjatë sezonit turistik.

    “Mirëmëngjes dhe me Velipojën, ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama, duke publikuar edhe videon që tregon ndërhyrjen e policisë në terren.

    Nga pamjet, shihet qartë ndërhyrja për të liruar vijën bregdetare nga ndërtimet dhe zaptimet e paligjshme, një problem që është denoncuar prej vitesh nga pushuesit vendas dhe të huaj.

    Kliko linkun më poshtë:

    https://www.instagram.com/reel/DMrvsXBt5hP/?igsh=MXNraWxwOGRvZGl1ZA==

  • “Vetëm gjysma e videos është publikuar! “Nga një fjalë e kamarierit në sulm brutal – avokati flet për sulmin ndaj policit”

    “Vetëm gjysma e videos është publikuar! “Nga një fjalë e kamarierit në sulm brutal – avokati flet për sulmin ndaj policit”

    Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar ashpër ndaj mënyrës si është paraqitur rasti i dhunës në një resort turistik, ku është përfshirë klienti i tij, efektivi Ardian Isufi. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se po bëhet linçim publik ndaj policit, ndërkohë që pamjet reale të ngjarjes janë fshehur apo manipuluar.

    “Po tregojnë vetëm çfarë i intereson pronarit të resortit. Nuk kanë publikuar momentet kur mbi 10 persona e kanë goditur policin me mjete të forta pas koke”, deklaroi Cakrani.

    Sipas tij, gjithçka nisi nga një konflikt verbal me një kamarier 18-vjeçar, i cili “nuk kishte përdorur një fjalor etik me klientët”. Polici, sipas Cakranit, nuk ka qëlluar asnjëherë, por vetëm i ka tërhequr vëmendjen kamerierit.

    “Situata ishte qetësuar, madje i kishin kërkuar falje babait të djalit. Por pas gjysmë ore, mbi 10 persona të organizuar u kthyen dhe e sulmuan brutalisht klientin tim. Ai sot është pa gjysmën e shpatullës dhe të fytyrës.”

    Avokati ngre shqetësimin se pronari i resortit ka selektuar pamjet për të ndikuar opinionin publik, ndërkohë që nuk po tregohet e gjithë e vërteta.

  • Ajo pinte dhe më dh*nonte, por e doja”, dëshmia tr*nditëse e 31-vjeçarit që vr*u të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, ja pse e bera

    Ajo pinte dhe më dh*nonte, por e doja”, dëshmia tr*nditëse e 31-vjeçarit që vr*u të dashurën 52-vjeçare në Pogradec, ja pse e bera

    Ilirjan Selmani, 31 vjeç, i arrestuar për vrasjen brutale të 52-vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, ka dhënë një dëshmi tronditëse para policisë, duke pohuar se kishte një lidhje trevjeçare me viktimën dhe se, pavarësisht diferencës në moshë, ai e donte.

    “E doja, nuk më bënte përshtypje mosha. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës,” ka thënë Selmani në rrëfimin e tij, duke shtuar se marrëdhënia mes tyre ishte e trazuar nga xhelozia, alkooli dhe dhuna.

    Ai ka pohuar se shpesh bashkëjetuesja e tij dehej dhe e dhunonte, por ai e duronte “sepse e donte”. Sipas dëshmisë, kohët e fundit raporti mes tyre ishte tensionuar edhe më shumë: “jo dehej shpesh. Njësoj bëja dhe unë. Kjo na bashkonte, dashuria dhe e pira. Kohët e fundit kishte raste kur më godiste. E duroja sepse e doja. Pastaj nuk durova dot më.”

    Selmani ka tentuar të justifikojë praninë e gjurmëve të gjakut duke thënë: “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina duke menduar se mos ishte therur ndonjë pulë, sepse ajo ishte e fiksuar pas pastërtisë.”

  • Tërmet me magnitutë 6.5 ballë banorët të tronditur, nuk ka alarm…

    Tërmet me magnitutë 6.5 ballë banorët të tronditur, nuk ka alarm…

    Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur Ishujt Andaman dhe Nikobar në Indi, të hënën në orët e vona të mbrëmjes, duke shkaktuar frikë mes banorëve. Lajmi i mirë? Nuk ka paralajmërim për cunami!

    Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), lëkundjet u regjistruan në orën 00:12 me orën lokale, në një zonë detare, rreth 259 kilometra në veriperëndim të Sambangut, në provincën Aceh të Indonezisë perëndimore.

    Zona e Aceh mbetet ende një pikë e ndjeshme për lëkundje sizmike, pasi është i njëjti rajon që në vitin 2004 u përball me një nga katastrofat më të mëdha natyrore në histori – tërmeti dhe cunami shkatërrues që morën jetën e mbi 220,000 personave në 15 vende të Azisë.

    Autoritetet janë në gatishmëri, por deri tani nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar.