Blog

  • S’kemi bërë harxhime të mëdha”, Kryemadhi në SPAK me syze sa një rrogë minimale, nuk do ta besoni sa kushtojnë

    S’kemi bërë harxhime të mëdha”, Kryemadhi në SPAK me syze sa një rrogë minimale, nuk do ta besoni sa kushtojnë

    Një dalje që nuk kaloi pa u vënë re, Monika Kryemadhi e ftuar në dyert e SPAK-ut, u shfaq sot sërish përballë kamerave.

    Me buzëqeshje të lehtë në fytyrë e me një palë syze dielli që sipas syrit të mprehtë të popullit shqiptar, kapin çmimin 690 euro.

    SPAK vijon hetimet për një sërë çështjesh që përfshijnë shpenzimet dhe pasurinë e saj dhe të bashkëshortit, Ilir Meta.

    Pershendetje JOQ, Monika Kryemadhja del nga SPAK dhe me syze 690€ thot: “skemi bere harxhime te medha, na akuzojne pa te drejte”

    Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, opinioni publik mbetet në pritje jo vetëm për rezultatet e SPAK, por edhe për daljet e Kryemadhit që si duket, nuk kursen aksesorët luksozë.

    Pershendetje, Monika Kryemadhja del nga SPAK dhe me syze 690€ thot: “skemi bere harxhime te medha, na akuzojne pa te drejte”

    Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, opinioni publik mbetet në pritje jo vetëm për rezultatet e SPAK, por edhe për daljet e Kryemadhit që si duket, nuk kursen aksesorët luksozë.

  • Muaji gusht nis me mot të kthjellët, sdo ta besoni çfarë pritet në fundjavë

    Muaji gusht nis me mot të kthjellët, sdo ta besoni çfarë pritet në fundjavë

    Reshjet e shiut që shoqëruan paraditen e kësaj të marte do të spostohen në drejtim të zonave malore, ku sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të vijojnë edhe gjatë së mërkurës.

    “Masat ajrore të paqëndrueshme, që përfshinë vendin tonë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, gradualisht do të spostohen duke u pozicionuar përgjatë relieveve malore ditën e sotme, ku do të pasohen nga reshje shiu deri në orët e vona të mbrëmjes.

    Ditën e nesërme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, 

    të cilat do të jenë kryesisht të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

    E njëjta situatë meteorologjike duket se do të mbetet edhe për ditën e fundit të muajit korrik, kur moti pritet të nisë i kthjellët, por zhvillimet e mesditës do të jenë prezente kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore. 

    Vranësirat aty do të pasohen nga reshje shiu, por me intensitet të ulët,” tregon sinoptikania Besa Sherollari.

    Në fundjavë moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të pësojnë rritje deri në 37 gradë

  • 🚨 “Rama nuk ka më nevojë për të varfërit: Vetëm skllevër ose… jashtë Shqipërisë!”

    🚨 “Rama nuk ka më nevojë për të varfërit: Vetëm skllevër ose… jashtë Shqipërisë!”

    Plani sekret që po zbatohet në heshtje: Kush nuk ikën, dënohet!

    Pas tri mandateve në pushtet, Edi Rama ka vetëm një prioritet: oborrin mbretëror të pushtetit. Të tjerët? Janë thjesht numra në statistikë, ose “probleme” që duhen larguar. Sot, më shumë se kurrë, në Shqipëri po zbatohet një strategji sistematike për përzënien e të varfërve.

    Kush përpiqet të jetojë ndershëm, ndëshkohet. Kush hap një biznes të vogël, kontrollohet, gjobitet, dhe shkatërrohet. Ligji vepron vetëm mbi të dobëtit. Ndërsa “të mëdhenjtë” – miqtë e pushtetit – nuk preken. Shembulli është tronditës: një burrë që shet byrek në Laprakë humbet gjithçka. Ndërkohë, komplekse si “Delijorgji” zënë rrugët pa leje dhe askush nuk guxon t’i prekë.

    💣 Shqipëria po pastrohet nga të vegjlit, për t’u kthyer në një koloni oligarkësh dhe resortesh.

    💰 Një vend ku ka vend vetëm për ata që kanë pushtet, para, dhe miq në qeveri.

    ✈ Të tjerët? Në Gjermani, si punëtorë krahu.

    Dhe ky është vetëm fillimi:

    Sot janë lavazhet e lagjeve. Nesër do të jenë dyqanet, furrat, kancelaritë. Më pas, vetë lagjet që nuk “përshtaten” me vizionin e të pasurve.

    Rrogat janë tallje, çmimet janë europiane. Biznesi i vogël po shkatërrohet me qëllim. Dhe qytetarët e thjeshtë? O ikin, o rrënohen.

    Në fund, do të mbeten vetëm 3 mijë pasanikë dhe 300 mijë skllevër të heshtur.

    🧨 Kush është i varfër dhe vazhdon të jetojë në Shqipëri, është budalla!

    📢 Njerëzit nuk po emigrojnë më vetëm për bukë, por për dinjitet!

    Shpërndaje këtë lajm para se të të mbyllin dhe zërin.

  • E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    E rëndë/ Një 33-vjeçar gjendet i mbytur në liqen, ngjarja trondit vendin

    Gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit nga Kosova, emigrant, i cili dyshohet se ka kapërcyer nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk është parë më që të dalë në sipërfaqe.

    Pas kërkesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe koordinimeve me partnerët për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, Komandanti i FSK-së ka urdhëruar ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra, për realizimin e operacionit humanitar në kërkim të personit të raportuar si i zhdukur.

    Me pranimin e urdhërit, ekipet e FSK kanë marrë të gjitha masat dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe qëndror janë angazhuar në operacion e kërkimit të personit të zhdukur.

    Falë intesitetit të lartë të kërkimit dhe profesionalizmit të ekipeve në terren, pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME dhe KFOR, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Ujmanit.

    Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

  • Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

    Amber tallet me Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

    E ftuar në një intervistë televizive, Amber Candy ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, foli më shumë për periudhën që po kalon tani pas eksperiencës brenda shtëpisë, planet e karrierës, marrëdhëniet me ish-banorët por dhe planet për të krijuar një familje…

    Teksa në monitor janë shfaqur disa prej fotove të ish-banorëve, Amber ka komentuar raportet dhe mendimin që ka ajo për ta. Kur u ndal tek fotoja e Gjestit, me të cilin ka pasur disa konflikte brenda shtëpisë, Amber u shpreh:

    Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

    Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin e artit si Gjesti. Këngëtar dhe fitues njëkohësisht i “Big Brother VIP Albania 4”. Pse Frederik Ndoci?

    Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

    Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është emër i madh i muzikës shqiptare.

    Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku hyn tek këngëtarët me zë brilant shqiptarë. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

    Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

    Amber: Pak, po (qesh).

  • Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

    Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

    Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin Niger, në pjesën veri-qendrore të Nigerisë. Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin nisur drejt një tregu lokal.

    Sipas autoriteteve, 26 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, janë shpëtuar. Ndër të mbijetuarit është edhe kapiteni i tragetit, i cili nuk ishte në gjendje të konfirmonte numrin e saktë të pasagjerëve.

    Zyrtarët dyshojnë se mbingarkesa ishte shkaku kryesor i aksidentit, pasi trageti ishte prej druri dhe nuk ishte i pajisur për një ngarkesë kaq të madhe. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kërkimet për të zhdukurit vijojnë.

  • Të pafytyrë me internet’, Xheneta thumbon Eglin për flamur

    Të pafytyrë me internet’, Xheneta thumbon Eglin për flamur

    Këngëtarja Xheneta Fetahu ka publikuar një reagim të fortë në rrjete sociale, që është interpretuar gjerësisht si një “thumb” i drejtuar Egli Takos, pas performancës së fundit në Kosovë, ku ajo është shfaqur në skenë me flamurin shqiptar.

    Në një Instastory të drejtpërdrejtë dhe pa doreza, Xheneta shkruan:

    “Flamura n’qafë, njerëz me nevojë n’story, e koncertet plot ‘dashni’ për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera, s’u gjeni kërkah.”

    Ajo vijon më tej me një krahasim që i drejtohet skenës ndërkombëtare:

    “Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n’zemër, jo n’story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”

    Xheneta duket se kritikon ata që përdorin simbolet kombëtare vetëm për imazh dhe famë, duke sugjeruar se vlera të tilla nuk duhet të përdoren për marketing personal. Në përfundim, ajo shprehet me tone të ashpra:

    “Përdorni gjithçka veç talentin edhe njerëzit, edhe kombin. Të pafytyrë me internet.”

    Kjo deklaratë vjen menjëherë pas koncerteve të shumta ku Egli Tako ka qenë e pranishme dhe ka bërë bujë me flamurin shqiptar në skenat e Kosovës – një detaj që shumë e kanë përjetuar si një akt patriotik, ndërsa të tjerë si marketing i tejkaluar.

    Deri tani, Egli nuk ka reaguar ndaj këtij postimi, por rrjetet sociale janë ndezur me komente dhe diskutime rreth këtij “thumbi publik”. /

  • Rama nuk ndalet! Kryeministri tjetër ULTIMATUM: Asnjë lavazh mes lagjeve…

    Rama nuk ndalet! Kryeministri tjetër ULTIMATUM: Asnjë lavazh mes lagjeve…

    Kryeministri Edi Rama i dha ultimatum pikave të larjeve të makinave në qytetet në të gjithë Shqipërinë që të ndërpresin aktivitetin e tyre para se të ndërhyjë shteti.

    Rama thotë se ata që kanë lavazhe në trotuara duhet t’i heqin vetë në mënyrë që të mos paguajnë gjobën për krim mjedisor.

    “Asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, prandaj kush i ka t’i heqë vetë që të mos paguajë edhe gjobën e krimit mjedisor”, shkroi Rama.

    Kryeministri shpërndau edhe rastin e parë të çmontimit të një lavazhi. Me sa duket, në aksionin e lirimit të hapësirave publike janë përfshirë edhe lavazhet të cilat anë të vendosura në kryeqytet.

  • E bujshme/ Shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, bossi i salçiçeve “Wudy”, cfare u ka bërë shqiptarëve?

    E bujshme/ Shpallet në kërkim biznesmeni Sokol Meqemeja, bossi i salçiçeve “Wudy”, cfare u ka bërë shqiptarëve?

    Biznesmeni i njohur Sokol Meqemeja është shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës pasi po ndërtonte pa leje një impiant gazi (TEC), në pronë publike.

    Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, Sarandës dhe IKMT Tiranë me Inspektoriatin e Mjedisit.

    Hdetimet nisën menjëherë pas informacioneve se po ndërtohej në tokën shtet dhe pa leje investimi i ri, një një impiant gazi (TEC). Policia njoftoi sot se janë arrestuar në flagrancë 2 inxhinierët e kompanisë Elton Malkaj dhe Luan Metaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe administratori i kompanisë Juglerd Ibrahimi

    Në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, bllokohen punimet në këtë objekt.

    Njoftimi i policisë:

    Në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme që cenojnë territorin dhe mjedisin, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, në bashkëpunim me inspektorët e IKMT Tiranë dhe me Inspektoratin e Mjedisit, ushtruan kontroll në një subjekt privat (kompani gazi), në Delvinë.

    Gjatë kontrollit u konstatua se kjo kompani po ndërtonte një impiant gazi (TEC), në pronë publike, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi nga organet kompetente.

    Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:

    E. M., 31 vjeç, me detyrë përgjegjës i impiantit të gazit, dhe L. M., 53 vjeç, me detyrë përgjegjës i kantierit të ndërtimit, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

    S. M., 56 vjeç, pronari i kompanisë, dhe J. I., 36 vjeç, administratori i kompanisë, të dy gjithashtu të dyshuar për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

    Nga ana e IKMT-së është mbajtur procesverbali për konstatimin e kundërvajtjes dhe është bërë bllokimi i punimeve në këtë objekt.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

  • Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj…

    Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj…

    SPAK ka përfunduar hetimet ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

    Mesditën e së martës, Kryemadhi është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj.

    Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

    Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita” u shpreh Kryemadhi me humor.

    Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin: “Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.