Një dosje skandaloze ka dalë në dritë në Berat, ku në qendër është ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit për këtë qytet, Aleksandër Shulla. Prokuroria ka marrë të pandehur Shullën, pasi në banesën e tij u gjetën materiale sekrete, të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe të ruajtura në USB, edhe pse ai ishte larguar nga detyra që në vitin 2023.
Kontrolli në banesë u bë pas hetimeve ndaj djalit të tij, Pandeli Shulla, i cili akuzohet për organizim lojërash fati në një lokal në lagjen “30 Vjetori”. Gjatë kontrolleve, përveç kompjuterëve të lidhur me platforma të ngjashme me “Adex Casino”, policia zbuloi në shtëpinë e ish-zyrtarit edhe municione të kalibrit 7.62 mm dhe disa USB me të dhëna sensitive.
Në njërën prej tyre u gjetën dokumente të klasifikuara, që sipas ligjit administrohen në SHISH vetëm në kopje të vetme dhe nuk lejohet kopjimi apo shumëfishimi.
Prokuroria thekson se veprimet e Shullës përbëjnë shkelje të rënda të sigurisë kombëtare, ndërsa ai dhe i biri tashmë do të përballen me akuzat për “organizim lojërash fati”, “mbajtje pa leje të municioneve” dhe “tregim të sekretit shtetëror”.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë. Rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, një turist francez, i identifikuar si M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga një lartësi. Për fat të keq, për shkak të dëmtimeve të marra, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave.
Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të prekur nga virozat, ndërkohë që ditët e fundit është vënë re edhe një numër i shtuar i rasteve që paraqiten në këtë repart me çrregullime gastro-intensinale dhe intoksikacione.
Këto viroza të shtuara kanë ardhur si rezultat i temperaturave të larta të 10-ditëshit të fundit të muajit Gusht dhe ndryshimeve klimaterike e nivelit të lartë të lagështirës në ajër.
Lajmin e bën të ditur shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, i cili ka deklaruar se,çdo ditë në këtë repart shtrohen 10-15 fëmijë, që paraqiten me çrregullime gastro-intensinale.
Duke konfirmuar se të gjitha rastet kanë pasur ecuri të mirë klinike dhe nuk ka pasur komplikacione, mjeku Kumaraku ka deklaruar se moshat më të prekura nga këto viroza janë fëmijët nga 0-3 vjeç, ndërkohë që rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta.
“Ditët e fundit janë paraqitur raste me çrregullime gastro-intensinale dhe ndryshe nga vitet e tjera, mund të themi se numri i rasteve të infeksioneve të aparatit gastro-intensinal ka pasur këtë vit rritje.
Këto raste virale janë shtuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të nivelit të lartë të lagështirës në ajër dhe temperaturave të larta.
Në Repartin e Pediatrisë janë shtruar pothuajse çdo ditë nga 10-15 fëmijë, me çrregullime gastro-intensinale, nga të cilët shumicën ne i kemi trajtuar në Repartin e Urgjencës së Pediatrisë, ndërsa në Repartin e Infektivit ka pasur 2-3 raste çdo ditë me komplikacione. Ecuria e fëmijëve të sëmurë ka qënë e mirë dhe pa komplikacione të rënda.
Këto çrregullime gastro-intensinale kanë klinikën e tyre të përhershme,me dhimbjet e barkut,me dhimbjet e stomakut, me të vjella dhe me diarre të theksuar. Moshat më të prekura janë moshat nga 0-3 vjeç, kurse rastet me intoksikacione kanë prekur moshat më të larta.
Të gjitha rastet e virozave janë trajtuar me infuzione dhe me Ringer”, ka thënë mjeku pediatër Kumaraku.
One picture, two faces, and a love story caught between hope and tragedy. On the left — a soldier in uniform, strong, smiling, his fiancée leaning against him with faith in a future they both believed in. On the right — the same couple, but everything has changed. The man is almost unrecognizable: thin, hollow, his body marked by eleven months in captivity.
During those months, he endured hunger, cold, silence, and torture. “There was no sky,” he whispered. Only concrete walls, shadows, and the endless fear of not surviving another day.
When he finally returned, the war did not end. It followed him home. Loud noises made him tremble, sudden movements froze him in fear, and the mirror reflected not the soldier he once was, but the prisoner he had been forced to become.
His fiancée never left his side. She held his hand, trying to reach the man she once knew. But behind his eyes there was a locked door, and his answer was always the same:
👉 “Don’t come in. I haven’t left there yet.”
This viral photo is more than just a before-and-after. It’s a reminder that survival and living are not the same thing. That wars don’t always end on the battlefield — sometimes they continue in silence, hidden inside the human soul.
Because some wounds cut deeper than flesh. And some wars never truly end.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Slloveni, ku po merr pjesë në edicioni i 20- të i Forumit Strategjik të Bledit.
Ai është i ftuar në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e Bashkimit Europian.
Kreu i qeverisë nuk e kurseu ironinë ndaj shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në lidhje me futjen e Shqipërisë në BE.
Ai e krahasoi Evropën me një pacient dhe vendet anëtare me mjekë patologë, të cilët sipas Ramës duhet të specializohen.
Shpresojmë që të tjerët të bien dakord me Martën, Evropa është si një pacient me 27 mjekë, të gjithë patologë, kjo e bën më të ndërlikuar që të trajtojnë problemet që mund të ketë çdo organ, ata duhet të jenë më të lumtur, është një vend shumë i mirë për të gjithë ata që janë aty. Problemet në Evropë lidhen me faktin që bashkimi duhet të jetë më i fortë, këta patologët duhet të specializohen paksa për të pasur një bashkim, ndryshe do të kemi një rënie të pashmangshme”, tha Rama.
Rama vlerësoi se Europa ndodhet në një udhëkryq. Sipas Ramës, problemi i Europës qëndron në drejtimin që do të marrë, siç tha ai, nëse do të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do të shpërbëhet në copa të ndryshme, ku shtete të caktuara do të bëhen satelitë të vendeve të tjera.
“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është çfarë drejtimi do të marrë. Do thellohet në rrugën e saj për t’u shndërruar në Shtetet e Bashkuara të Europës apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me gjithësecilin që vendos se sateliti i kujt do bëhet sepse nuk ka shans që të ndahesh e të jesh vetëm. Nga ana tjetër, Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike dhe e administratës që mund të jetë një gjë e mirë. Por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregulloreve edhe përpara se sa diçka të nisë, në SHBA shpikin Inteligjencën Artificiale, në Europë shpikin rregullore, kjo e bën Europën shumë të vështirë, ka një ekuilibër që Europa duhet ta gjejë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në panelin e këtij forumi.
Gjatë fjalës së tij në një panel diskutimi, Rama tha se Shqipëria nuk e ka vënë kurrë në dyshim besnikërinë ndaj BE. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shpresojnë që të bien dakord edhe vendet e tjera të unionit.
“Kur vjen fjala për ne dhe për mua, që përfaqësoj vendin tim, është paska ndryshe sepse nëse kryeministri slloven, do të thoshte çfarë mendonte për Brukselin, atëherë nëse e thotë ka shumë për të humbur, ne nuk kemi. Duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe shpreheni, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë, politika jonë e jashtme është 10% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund. Marta Koss do që Shqipëria të jetë në BE, shpresoj që të bien dakord edhe vendet e tjera anëtare”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE.
Ai u shpreh se duhet të tregohemi të kujdesshëm me armatimin, kjo pasi mund të arrijë një pikë që në vend që armët të përdoren si mbrojtje ndaj armikut, mund të ndodhë edhe një luftë e brendshme.
“Europa ka qenë gjithmonë udhëkryqi ku kalojnë të gjithë jo fortesa ku shihesh me shumë filtra para se të jesh mik. Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleatë. Ta shndërrosh Europën nga një kontinent paqe në lufte, duke armatosur veten, larg qoftë para se të vijë armiku do shohim njëri-tjetrin nëse na punojnë armët apo jo. Pas fjalës vijnë veprat. Gjithmonë pro Europës pavarësisht gjithçka që mund të ndodhë”, përfundoi ai.
A photo has gone viral showing what looks like four pedals in a car. Normally, a manual car only has three – clutch, brake, and gas. So what is this mysterious extra pedal that confused millions online?
The truth is simple but surprising: the “fourth pedal” is not actually a pedal at all. It’s the parking brake (handbrake) pedal, a design mostly found in American cars and some older European models. Instead of pulling a handbrake lever, drivers would push this pedal with their foot to lock the car in place.
For those who have never seen this before, it looks completely alien – which is why the picture exploded across Facebook and Twitter.
👉 Now you know: it’s not a secret clutch, not a nitro button, and definitely not a trap. It’s just the old-school foot-operated parking brake!
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, teksa foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai po ashtu tha se Serbia është në prag të luftës civile.
“Këto protesta të vazhdueshme kanë vazhduar praktikisht për më shumë se dy vjet, gjë që është ende një situatë e pazakontë. Kjo është arsyeja pse e thashë më shumë për audiencën që nuk i ndjek të gjitha detajet, mos mendoni se njerëzit nga Perëndimi i ndjekin detajet siç i njohim ne, kështu që le t’u japim atyre një ide të vogël se sa e kushtueshme duket e gjitha në të vërtetë, dhe veçanërisht si është dukur në muajt e fundit. Mos mendoni se po e mbështes një skenar të tillë, sepse po e përshkruaj ftohtësisht”, deklaroi Plenkoviç.
Protestat kanë nisur prej muajsh në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad.
Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.
Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një kopje të së cilës e disponon edhe redaksia e VoxNews, Bleona i kërkon Kokalarit minimumi 2 milionë dollarë, pas një debati mes të dyjave që zgjati disa muaj.
Padia është depozituar në gjykatë në datën 14 gusht 2025, ndërkohë që Bleona pretendon se Kokalari i ka shkaktuar me dashakeqësi dhe me qëllim të qartë, përmes një fushate shpifjesh dhe deklaratash krejtësisht të pavërteta e dëmtuese, të bëra publikisht në rrjete sociale dhe gjetkë, duke përfshirë deklarata të rreme se paditësja është prostitutë, call girl, striptiste dhe artiste kabareje.
“Kokalari ka bërë disa nga këto deklarata edhe në biseda me të tjerë gjatë vitit të fundit, megjithëse ajo e di se janë gënjeshtra. Kokalari i fabrikoi, mbi bazën e një skeme të paramenduar për të dëmtuar karrierën dhe për të avancuar interesat e saj personale” thuhet në padi.
Faksimile: Akt-padia e Bleona Qerretit ndaj Evi Kokalarit depozituar në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut
Avokatët shkruajnë se Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari janë njohur në vjeshtën e vitit 2020. “E promovoi se donte karrierë në politikë. Pasojat e deklaratave të Kokalarit kanë lënë gjurmë të thellë mbi Paditësen si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri. Bleona ka pësuar dëme financiare, dëme të reputacionit dhe dëme emocionale si rezultat i drejtpërdrejtë i fushatës së Kokalarit për ta destabilizuar dhe njollosur atë” vijon akt-padia.
Sipas saj, Kokalari përdor ose ka përdorur emrat Evi Angelakis, Evis Kokalari dhe/ose Evis Angelakis. “Kokalari zotëron firmën Golden Key Investment Group, me seli gjithashtu në New York dhe se ajo ka bërë disa statuse kundër Bleona Qerretit” shkruajnë avokatët. “Kokalari i paraqiti me dashje fakte të shtrembëruara për disa imazhe”, pohojnë avokatët.
Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se “Kryeministri Edi Rama do linte gruan …”
Në padinë e depozituar në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut në mes të muajit gusht 2025, avokatët e Bleona Qerrestit shkruajnë se Kokalari publikoi një sërë deklaratash të rreme duke pretenduar se “bazohen në gjëra që Bleona vetë më ka thënë”.
“Për shembull, Kokalari pretendoi se paditësja i kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe moderatorja/ këngëtarja Alketa Vejsiu ‘kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe se [Rama] donte të linte gruan për t’u martuar me të’. Ky pretendim është i pavërtetë. Paditësja nuk ka thënë kurrë një gjë të tillë”, pohojnë avokatët.
Faksimile: Avokatët shkruajnë se Kokalari ka shpifur me deklaratën se një ish-president ka qenë i lidhur me Xhensilën
VoxNews ka analizuar akt-padinë, ku avokatët e Bleona Qerretit shkruajnë se; “Kokalari gjithashtu pretendoi se paditësja i kishte thënë se një ish-president i Shqipërisë ishte në një lidhje me këngëtaren shqiptare Xhensila Myrtezaj. Më tej, Kokalari tha se paditësja i kishte pranuar se kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe këto janë deklarata të rreme, të fabrikuara nga Kokalari për të dëmtuar reputacionin e paditëses dhe për të prishur marrëdhëniet e saj me persona të ndryshëm me ndikim. Sipas informacionit dhe bindjes, Kokalari e bëri këtë për t’ju hyrë në zemër të njëjtëve persona”.
Avokatët shkruajnë se Bleona nuk i ka thënë kurrë Kokalarit këto gjëra. “Po ashtu, ajo nuk ka fjetur kurrë me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë apo Kosovës. Kokalari i shpiku këto gënjeshtra për ta paraqitur paditësen si të pabesueshme dhe të pamoralshme, dhe kështu për të dëmtuar markën dhe imazhin e saj publik” vijon akt-akuza.
Faksimile: Bleona i kërkon një kompensim dhe dëmshpërblim prej minimumi 2 milionë USD Kokalarit
Në fund të akt-padisë, Bleona Qerreti i kërkon Evi Kokalarit një shumë prej 2 milionë dollarësh për të gjitha gënjeshtrat që ka thënë. Paditësja kërkon urdhërimin e Kokalarit të tërheqë çdo dhe të gjitha deklaratat shpifëse. Kërkon urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme kompensuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit, por jo më pak se 2 milionë dollarë, e cila bazohet në faktin se sjellja shpifëse e Kokalarit ka prishur ndjeshëm karrierën ndryshe të suksesshme të Paditëses si muzikante.
Avokatët shkruajnë se kërkojnë nga gjykata urdhërimin e Kokalarit të paguajë dëme ndëshkuese në një shumë që do të përcaktohet gjatë gjykimit dhe dhënien e interesit para dhe pas vendimit gjyqësor, shpenzimeve gjyqësore dhe çdo dëmshpërblimi tjetër apo të mëtejshëm që kjo gjykatë mund ta konsiderojë të drejtë dhe të përshtatshëm
Gazetari Dritan Hila ka analizuar kabinetin e ri të qeverisë që pritet të mblidhet në datë 11 shtator.
Hila ka renditur 4 emra ministrash që sipas tij, janë më të sigurtë në postin që kanë dhe që mund të rizgjidhen nga Edi Rama.
“Edhe pse akoma nuk i dimë emrat e një pjese të ministrave dhe kë sektor do mbulojnë, ata që mendoj se kanë një post të sigurtë dhe i kanë pëlqyer Edi Ramës dhe mund të rikonfirmohen janë: Pirro Vengu që kohët e fundit edhe me situatën e zjarreve tregoi një lloj lidership-i. Më pas mendoj ministrin e Jashtëm Igli Hasani, një profesionist që i duhet Ramës më së shumti në momentet kur tenton të anëtarësohemi në BE pasi ka notuar në këto ujëra. Shikoj ministrat që kanë mbajtur një profil të ulët dhe nuk kanë tentuar të krijojnë grupazhe siç është Blendi Gonxhe, të cilin e shof dhe në perspektivë për bashkinë e Tiranës. Gonxhe ka qenë dhe më afër Ramës, sidomos në bashki. Kumbarogjithashtu, e shof si një personazh që mori një lloj konfirmimi në momentin kur Rama e mori për menaxhimin e mbetjeve për të treguar që do ketë një vazhdimësi. Këta 4 ministra i shikoj si të mundshëm të ruajnë postin e tyre” , tha Hila
Policia e Korçës ka zbardhur konfliktin e dhunshëm ndodhur mbrëmjen e 31 gushtit (dy ditë më parë) në një lokal në lagjen nr.1, ku si pasojë e përdorimit të thikave dhe sendeve të forta, dy persona mbetën të plagosur. Policia bën me dije se u arrestuan 10 persona, ndërsa një tjetër person u shpall në kërkim. Pronari i lokalit u procedua penalisht për punësim të paligjshëm. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur për motive të dobëta mes dy grupeve, dhe ka degjeneruar në një përplasje fizike masive me dëme materiale dhe plagosje.
“Korçë/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në një lokal, ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas. Identifikohen dhe vihen në pranga 10 shtetasit që u konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta. Shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër i përfshirë në konflikt. Procedohet penalisht pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, pasi kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr.1, Korçë, në ambientet e një lokali, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë shkuan në vendngjarje, për të parandaluar përshkallëzimn e konfliktit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht: -D. P., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; -P. R., 28 vjeç, I. Sh., 51 vjeç, R. K., 21 vjeç, S. A., 21 vjeç, M. Zh., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, G. D., 37 vjeç, S. Sh., 31 vjeç, dhe M. L. 29 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Deklarimi i rremë para oficerëve të policisë gjyqësore” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt. Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e lokalit ku ndodhi konflikti, shtetasin R. I., 45 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Punësimi i paligjshëm”, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi dje policia.