Blog

  • Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait?

    Obeziteti mund të transmetohet nga prindërit-fëmijët. A kanë më shumë rëndësi gjenet e nënës apo babait?

    Një studim i ri i botuar në PLOS Genetics zbulon se gjenet e nënave mund të luajnë një rol të rëndësishëm në formësimin e indeksit të masës trupore (BMI) të fëmijëve, edhe kur nuk transmetohen drejtpërdrejt nga gjenerata te gjenerata.

    Nga ç’vjen ndikimi i nënave?

    • Efekte “të tërthorta” gjenetike: Edhe gjenet që fëmijët nuk marrin drejtpërdrejt nga nëna mund të ndikojnë në shëndetin e tyre përmes mjedisit prenatal dhe sjelljeve pas lindjes – si zakonet e ushqyerjes dhe aktiviteti fizik gjatë shtatzënisë dhe që më pas përcillen si model familjar.
    • Të dhëna nga Mbretëria e Bashkuar: Studiues nga University College London, drejtuar nga Liam Wright, analizuan të dhënat genetike dhe mjekësore të mbi 2,600 familjeve me fëmijë të lindur në vitet 2001–2002, të ndjekur deri në moshën 17 vjeç.
    • Roli unik i gjeneve të nënës: Ndryshe nga babai, ku ndikimi ishte thuajse plotësisht përmes trashëgimisë së drejtpërdrejtë genetike, në rastin e nënës, ndikimi në BMI-në e fëmijës dukej të kalonte përmes ndryshimeve jovetëdijshme në stilin e jetesës dhe mjedisin prenatal.

    Pse ka rëndësi?

    Studimet paraprake kanë lidhur obezitetin e prindërve, veçanërisht të atëve , me rrezikun që fëmijët të zhvillojnë obezitet. Po ashtu, zbulimi i ri sugjeron që ndërhyrjet për uljen e BMI-së së nënave, veçanërisht gjatë shtatzënisë, mund të sjellin përfitime afatgjata për shëndetin e fëmijëve.

    Kush e tha këtë?

    “Gjenetika e nënave është thelbësore në formësimin e mjedisit në të cilin zhvillohet fëmija, duke ndikuar kështu indirekt edhe në BMI-në e tij,” – tha Liam Wright.

    Ai thekson se zbulimet nuk synojnë të fajësojnë të ëmën, por të ofrojnë mbështetje për familjet që të marrin hapa për të përmirësuar shëndetin e brezave të ardhshëm.

  • 42-vjeçari dhunon dhe tenton të djegë bashkëjetuesen

    42-vjeçari dhunon dhe tenton të djegë bashkëjetuesen

    Një ngjarje tronditëse është regjistruar këtë të mërkurë në Tiranë, ku një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas akuzave për dhunë dhe tentativë për vrasje ndaj bashkëjetueses së tij.

    Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet A. Ll., 42 vjeç, i cili fillimisht ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe më pas ka tentuar të djegë atë së bashku me banesën ku jetonin.

    Arrestohet shtetasi A. Ll., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka tentuar të djegë atë dhe banesën e tyre,” thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Tiranës.

    Fatmirësisht, gruaja ka mundur të shpëtojë pa dëmtime të rënda, ndërsa ndërhyrja e policisë parandaloi një tragjedi të mundshme. Banesa ku ndodhi ngjarja është vendosur nën kontroll për të shmangur rrezikun e përhapjes së flakëve.

    Materialet procedurale tashmë i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij akti të rëndë dhune.

  • Kush ishin heronjtë që luftuan në Trojë-Përse emrat e tyre flasin shqip

    Kush ishin heronjtë që luftuan në Trojë-Përse emrat e tyre flasin shqip

    Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive.

    Për grekët e lashtë, në Trojë janë përballur heronjtë më të fortë të njerëzimit, duke dhënë jetën në luftërat epike mes tyre. Le të njohim më mirë disa nga personazhet më të rëndësishëm të kënduar nga Homeri. Luftëtarë të pamposhtur dhe zotërinj të jashtëzakonshëm, ja disa nga protagonistët e Iliadës së Homerit.

    Akili

    Heroi kryesor i poemës. Zemërimi i tij është tema kryesore në të cilën rrotullohet një histori e tërë. Akili ishte djali i mbretit të Mirmidonit, Peleu dhe nimfës Teti. Ishte një luftëtar i pamposhtur, përveç se në thembër, ku ishte i pambrojtur.

    Origjina e kësaj dobësie vjen në versione të ndryshme përgjatë historisë. Një version është që thembra iu dogj kur ishte i vogël nga zjarri.

    Një tjetër version është që e ëma i zhyti trupin në lumin e pavdekësisë Akilit, por e vetmja pjesë që i ngeli jashtë ishte thembra. Ishte komandant i talentuar i ushtrive. E ëma e tij e dinte që Akili mund të zgjidhte një jetë të gjatë e të lumtur, por që do harrohej në histori, se sa një jetë të shkurtër, ku do mbahej mend përgjithnjë. Akili zgjodhi lavdinë e përjetshme.

    I zemëruar me vetë grekët, Akili la shumë grekë të vdisnin në luftën ndaj trojanëve, por kur Hektori vrau mikun e tij Patroklin, ky u hakmor në mënyrën më të tmerrshme të mundshme.

    Akili bënë kërdi tek trojanët. Ushtarët largohen, kurse para Akilit qëndron vetëm trimi Hektor. Pas një dyluftimi Hektori vritet dhe trupi i tërhiqet zvarrë pas qerres së fitimtarit. Si i fashitet zemërimi, Akili pranon që ta marrë kufomën i ati i Hektorit, Priami.

    Vdekja e Akilit erdhi nga shigjeta e Paridit drejtuar në thembrën e zbuluar të heroit.

    Agamemnoni

    Ishte mbreti i Mikenës që organizoi ekspeditën ndëshkuese kundër qytetit të Trojës. Agamemnoni ishte më i fuqishmi i mbretërve të Greqisë, por etja e tij për pushtet nuk mbaronte kurrë. Ai përfitoi nga mërzia e të vëllait të vet Menelaut që donte t’i niste luftë Trojës meqë Paridi, vëlla i Hektorit i mori gruan Helenën. Arroganca e Agamemnonit u bë e njohur, jo vetëm për mospërfilljen që i bëri Akilit, por ishte dhe një luftëtar i madh, dhe ka vrarë një numër të madh heronjsh armiq.

    Menelau

    Mbreti i Spartës dhe vëlla i Agamemnonit. Lufta e Trojës shpërtheu sepse Paridi, princi i Trojës, u arratis me gruan e Menelaut, Helenën, gruan më të bukur. Menelau atëherë i kërkoi vëllait të tij Agamemnonit ta ndihmonte për të hyrë në Azinë e Vogël dhe për të shkatërruar Trojën. Gjatë luftës, Menelau ballafaqoi në duel Paridin. Në këtë mënyrë konflikti mund të mbaronte, por ndërhyri Hektori për të shpëtuar të vëllain, duke vrarë kështu Menelaun. Më pas Agamemnoni nevrikosur nisi luftën.

    Ajaksi

    Ajaksi Telamonio në traditën e Iliadës ishte heroi më me vlerë pas Akilit. I pajisur me një forcë të mahnitshme fizike, ishte i vetmi hero që doli i palënduar nga të gjitha luftimet dhe pa ndihmën e perëndive. Ai madje arriti të ndihmojë dhe miqtë e vet. Ai u përball disa herë me Hektorin, por pa mundur të dilte asnjë fitues. Megjithatë fundi i tij nuk ishte i lavdishëm: vdekja e Akilit, bëri që armatura e tij t’i kalonte Odisesë, dhe kjo e mërziti atë. Totalisht i dalë nga vetja, Ajaksi masakroi një tufë delesh sepse mendoi se ishte ushtria greke. Pasi erdhe në vete, i turpëruar nga veprimi që kishte bërë, vrau veten.

    Odiseja (Uliksi)

    Homeri e përshkroi atë si njeriun më gjenial shumëdimensional, për shkak të dinakërisë që e dallonte atë. Odiseja (Uliksi) ishte një luftëtar trim, edhe pse arma e tij më rrezikshme ndodhej brenda mendjes së tij. Ndër veprat më të kujtuara të tij ishte mësymja në Trojë për të vjedhur një statujë të shenjtë athinase, dhe mashtrimi i famshëm me kalin që ka hyrë në histori si mashtrimi më i madh.

    Kali i Trojës ishte me të vërtetë një kalë prej druri plot me luftëtarë, i lënë gjatë natës në plazhin e trojanëve si një dhuratë nga grekët. Por shumë grekë ishin futur brenda barkut të kalit prej druri.

    Trojanët e futën kalin brenda në Trojë, dhe kur ra nata, luftëtarët grekë dolën jashtë kalit dhe e shkatërruan qytetin.

    Rikthimi i i mundishëm Odisesë në atdhe u tregua në poemën Odiseja.

    Diomedi

    Heroi i dashur i Drejtësisë, Diomedi fitoi famën e tij duke luftuar për të rifituar mbretërinë që e kishte uzurpuar gjyshi i tij. Shpesh shok i Odisesë në fushatat e tij luftarake, Diomedi njihet më së shumti se ka arritur të plagosë me sukses dy perëndi. Gjatë duelit me heroin trojan Enea, Diomedu u privua në fakt nga fitorja nga perëndesha Afërdita, e cila e mbrojti Enean nga goditja. Diomedi i zemëruar, nuk kishte asnjë frikë dhe kështu dëmtoi perëndeshën në dorë, dhe kur Perëndia i luftës Aresi erdhi për të ndihmuar perënditë e tjera, Diomedi e plagosi edhe atë.

    Hektori

    Hektori është mishërim i virtytit të heroit. Pavarësisht se ishte i vetëdijshëm për fatin e tij, ai kurrë nuk u tërhoq nga detyrat e tij.

    Një kalorës dhe luftëtar i frikshëm, Hektori për dhjetë vite udhëhoqi ushtrinë trojane, duke i bërë rezistencë të madhe ushtrisë greke. Biri i Priamit, mbretit të Trojës dhe vëllai i Paridit, Hektori ishte shpresa e shpëtimit të Trojës dhe bashkëshorti i dashur i Andromakës. Pasi Hektori vrau kushëririn e Akilit, Patroklin, pasi kujtoi se ishte vetë Akili (Patrokli kishte veshur armaturën Akilit).

    Hektori nuk u tërhoq kur Akili e ftoi për duel. Akili pasi e vret Hektorin e merr trupin e tij duke e tërhequr zvarrë përreth Trojës.

    Priami

    Në fund, trupi i Hektorit gjen paqe, kur Mbreti Priam i lutet Akilit t’i kthejë trupin e djalit të tij të dashur.

  • TR*NDITËSE! Djali vr*t nenen

    TR*NDITËSE! Djali vr*t nenen

    Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin televiziv dhe publikun amerikan.

    Renee Baldwin, 57 vjeç, artiste e njohur flokësh dhe grimere në televizion, u qëllua për vdekje nga djali i saj, 27-vjeçari Logan Chrisinger, brenda apartamentit të saj në Arlington, Virginia, pak para orës 8:30 të mëngjesit të së dielës.

    Baldwin u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

    Chrisinger u arrestua në vendngjarje dhe akuzohet për vrasje të shkallës së parë, plagosje të rëndë me dashje dhe përdorim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së krimit.

  • Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na pë*dhu*onin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

    Rrëfimi tronditës i Alida Hiskut: Si na pë*dhu*onin prokurorët e sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…

    Alida Hisku, një ndër artistet më të famshme shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikuan me një intervistë të pak kohëve më parë, duke thënë se është përdhunuar nga prokurorët dhe sigurimsat.

    Ju, e dashur Alida, keni shkruar një libër në gjermanisht, të botuar katër vite më parë Marioneta të politikës së diktaturës së Enver Hoxhës”, sa autobiografik është ky libër?
    -Si koncept e kam trajtuar librin në një mënyrë politike, ku krahas autobiografisë është edhe një biografi e sistemit socialist të diktaturës komuniste në atë kohë. Lexuesi gjerman e ka quajtur interesant dhe e ka blerë, nuk gjendet në shitje. Kanë ngelur vetëm disa kopje në pikat e internetit. Aty kam trajtuar figurën e një artisteje, figurën e një nëne dhe të një tipografeje…

    Të një tipografeje?!
    -Po unë kam punuar 19 vjet si tipografe në ndërmarrjen “Mihal Duri” dhe gjatë kësaj kohe kam mbaruar edhe studimet. Pra sistemimin e biografisë sime, historinë e jetës sime e kam trajtuar në një “mënyrë gjermane”, jo vetëm për të treguar se kush jam unë si Alidë, por edhe kush është gruaja shqiptare, ashtu si unë që ika me dy fëmijët e vegjël në Gjermani dhe arrita që t’i shkollojë e t’i integrojë në jetën e vendit. Pra libri vjen me një grint të gruas shqiptare dhe ka 580 faqe.

    Është i shkruar me një emocion dhe ankth, sa lexuesi s’e përfytyron dot se çfarë do të vijë në faqen tjetër të librit. Libri ngjalli kuriozitet, sepse unë në një grua, kam futur shumë personazhe, shumë aktivitete, shumë ndodhi, që të gjitha në fund fare janë të një personazhi, që jam unë… Tregoj jetën time në shtypshkronjë, në skenë, si politikane në shkollën e partisë ku studioja, kur rrija me popullin “gjuhë më gjuhë”, me kooperativistët, kur shkonim t’u këndonim.

    Por këtë sukses të të shprehurit, e kam arritur së bashku me një redaktore gjermane, që di mirë gjuhën e letërsinë gjermane dhe libri; pasi më mori tre vjet kohë, ia arriti qëllimit, tërhoqi lexuesin gjerman.

    Si mund të na e përshkruash mjedisin e punës në poligrafikun “Mihal Duri”?
    -Aty ka qenë e vetmja shtëpi botuese qendrore që ka pasur në atë kohë në Tiranë, “Naim Frashëri”, një ndërmarrje shumë e madhe me sektorët e botimeve të librit, revistave, të shkollave, etj. Por unë punoja në retush-obset që ishte parapërgatitje e librave dhe revistave. Isha punëtore aty. Isha 15 vjeç dhe pastaj duke punuar vazhdova liceun artistik natën. I kam bërë të gjitha degët e liceut. Madje edhe për pikturë vazhdova në Lice. Pastaj u futa në Shkollën e Partisë.

    Cila ishte gjëja më e mirë dhe ajo më e keqja që ke përjetuar gjatë punës në shtypshkronjë?
    -E mira qe që u rrita me disiplinën e punës. Unë sot e shoh si një gjë pozitive, por fëmijëve të sotëm nuk do t’ua këshilloja që në moshën 15-vjeçare të futen direkt në punë prodhuese. Por, mua si person më dha forcë, më rriti para kohe. Fitoja dinjitet dhe forcë, kur vrapoja në festivale, në dekada maji.

    Vetë prindërit më futën në shtypshkronjë se nuk donin të përfundoja në ndonjë institucion artistik. Aty në shtypshkronjë, babai im ishte sekretar partie i poligrafikut. Unë u futa në këtë punë në mbikëqyrjen e  babait.

    Si është e mundur që babai yt me pozitë shumë të mirë për atë kohë, si sekretar partie, të punësoi ty në moshë aq të re në një punë të vështirë?
    -Po babai im mendonte që të ishte shembull pararojë në shoqëri, një komunist që e çonte edhe ai fëmijën e tij në punë për socializmin… Unë e para duhej të isha shembull, sipas idealit të babait tim. Nëse do të ishte një sekretar partie model, nuk do kishte privilegje për mua. Unë u bëra si një robot, duke programuar çdo gjë, sepse bëja një aktivitet shumë të ngjeshur brenda një dite.

    Pra, ju keni qenë një e rritur para kohe?
    -Ashtu ka qenë, por unë nuk e kuptoja. Madje, unë në moshën 23 vjeçe pa mbushur 24 vjeç, jam arrestuar dhe rininë time nuk e kuptova si e kalova. E kalova e vrarë, e plagosur dhe ja tani… u plaka.

    Në fakt ju dukeni aq energjike dhe rinore. E dashur Alida, ka mbetur pak e mjegullt historia e arrestimit tuaj. Si ju ndodhi që ju arrestuan? Nuk ka qenë kaq e thjeshtë, sa ç’tregohet për një ditar apo jo?

    -Ka qenë kaq e thjeshtë, sepse të thjeshtë e bënë ata që bënë këtë puç tek unë. Në atë kohë unë studioja në vitin e fundit për shkenca politike në institutin “Vladimir I. Lenin”. Kisha bërë edhe stazhin e partisë (kështu quhej në atë kohë puna që duhej të bënte në prodhim një komunist).

    Sapo isha bërë edhe anëtare e Partisë. Isha e sinqertë në ato që bëja, se mendoja se me shembullin tim u tregoja të gjitha moshatareve të mia, grave që ishin në një nivel me mua: Hej shoqe, gjithçka mund të bëhet. Se unë jam edhe nënë me fëmijë, edhe bëj shkollën, aktivitetet, punën e rris edhe fëmijën.

    Ky ishte sinqeriteti dhe qëllimi im, pa asnjë lloj shpërblimi dhe vlerësimi tjetër. Kur mua më arrestuan, babai im ishte ende sekretar partie. Në shtypshkronjë ai njihej si njeriu më i drejtë që besonte në idealin e Partisë. Ka vajtur në prokurori dhe ka dorëzuar teserën e partisë (Alida Hisku nis të qaj) …. Babai iu tha: “Unë po ua jap teserën, por vajza ime nuk e meriton të shkojë atje ku e keni çuar ju…

    E dini që kohët e fundit është hapur një debat për lidhjet  e artistëve me Sigurimin e Shtetit. Ju kujtohen situatat sesi infiltroheshin koleget e tua në Sigurimin e Shtetit?
    -Unë nuk mund të flas sot konkretisht, sepse po ai sigurim që ka qenë atëherë, është edhe sot. Atëherë ishte një sigurim që shfrytëzohej prej pushtetit, sot shfrytëzohet prej lekut. Të njëjtat gjëra bëhen edhe sot. Por sot ndryshe nga e kaluara, shumë gjëra tani kanë dalë sheshit, por pjesa më e madhe e infiltrimit bëhej fshehtas, siç bëhen shumë gjëra fshehtas edhe sot…

    Por duhet të them këtë gjë, që këngëtaret që kërkonin karrierë që e që nuk ishin të gjithanshme, ata që nuk ishin të sinqertë në krijimtarinë e tyre si artistë, u nënshtroheshin këtyre lloj rrugëve, duke u bërë vegla të Sigurimit të Shtetit ose të politikanëve. Por unë nuk kisha asnjë ndjesi të tillë, që të intrigohesha në këtë gjë.

    Unë besoja tek vetja, punoja fort. Arritjet e mia rrodhën natyrshëm. Këto arritje mbase u vranë sytë atyre që ma bën këtë, që më kallëzuan se çfarë shkruaja në një ditar që e kisha shumë personal. Isha një vajzë e re që sipas kërkesave të kohës, isha këngëtare shumë popullore, isha punëtore, anëtare partie dhe të gjitha këto i kisha arritur në moshën 23 vjeçe. Mbase u vrau sytë gjithë kjo arritje, siç konsiderohej në atë kohë. Ishin tre vetë ata që ma bënë këtë. Kanë qenë nga Vlora, tre artistë që ishin në Shkollën e Partisë.

    Mund të na i thuash këto emra?
    -Jo!

    Pse jo?!
    -I kam falur…

    Si mundesh t’i kesh falur. Të shkatërruan jetën në lulëzimin e saj, dhe t’i thua i kam falur?
    -Ndoshta, nuk e kanë bërë me gjithë shpirt, kushedi si i kanë manipuluar…

    Po në librin tënd autobiografik i ke shkruar se cilët janë?
    -Jo, të thashë…, s’i kam shkruar emrat. I kam falur.

    Po ty vet, të kërkoi ndonjëherë sigurimi i shtetit të bashkëpunoje?
    -Jo, jo, nuk ma kanë kërkuar kurrë këtë. Ndoshta mund ta kenë ditur se çfarë natyre kam qenë. Mbase nuk duhej një njeri që shikonte vetëm punën e tij dhe programin e punëve që i ngarkonin. Por atje në shkollë të Partisë më morën ditarin ata që kishin lidhje me Sigurimin dhe më spiunuan. Mbase isha e madhe për ta, jashtë këndvështrimit të njerëzve normalë, mbase ata ishin lakmimtarë, sepse unë kisha hyrë në zemrën e popullit. Populli im ende nuk më ka harruar.

    Unë befasohem, unë mrekullohen që më ka dashur. Kam 25 vjet që kam ikur dhe do të më ishte harruar edhe emri, dhe populli im që unë i këndoja me gjithë shpirt, thotë gjithmonë Alida Hisku. Çmimet, Medalja e Arit, diplomat që mora derisa erdhi koha e më hoqën të drejtën të këndojë, më duken sinqerisht shumë të vogla, sepse ajo më madhështorja është se mbeta në zemrën e popullit. Nuk mund ta kuptoj askush sesa shpërblim të madh kam marrë…

    Kam qenë në skenë që 13 vjeçe, kur ende nuk e kisha mbaruar klasën e tetë në shkollën “Avni Rustemi”. Duhet të merrja pjesë në festivalin e 9-të të këngës në RTSH. Ky ishte festivali i pare, ku mora pjesë. Dhe më mori Agim Krajka për të kënduar këngën e Shkurte Pal Vatës. Me çantën e shkollës në dorë shkoja bëja provat. Atë vit ishte vrarë dëshmorja Shkurte Pal Vata.

    Çfarë i ke zbuluar lexuesit gjerman në librin “politiko-biografik”, siç e quan ti, kush ishin marionetat e regjimit?
    -Në libër është shkruar jeta ime. Si unë e shfrytëzoja ditën që kur isha shumë e re, dhe del se jeta ime nuk orientohej më nga një orë muri, por nga një program detyrash dhe punësh. Kjo kulturë pune, ky ritëm jete ka nisur që në fëmijëri. Jam unë në atë libër që jam marrë me rritjen e vetvetes me shumë detyra e ngarkesa.

    Mua nuk më udhëhequr egoja, por frymëzohesha kur arrija ku synoja. Libri në shqip përkthehet në shqip “Marioneta të politikës së diktaturës së Enver Hoxhës”, se ne artistët kemi qenë marioneta, në kopertinë është pentagrami, telat me gjemba të burgut dhe notat me gjak.

    Për artistët që të kallëzuan, je bërë kurioze se çfarë kanë thënë, ke kërkuar në dosjet e Arkivës së Shtetit?
    -Jo asnjëherë. Futa avokatin këtu te Prokuroria e Tiranës të gjeja dokumentet e burgosjes, por nuk gjeta asgjë, më janë zhdukur. I doja se nuk i mbaj mend të gjitha, ishin në ciklin e torturave gjilpërat që u bënin grave në kaushin e Tiranës.

    Si ju bënin gjilpëra, ç’qenë këto gjilpëra?
    -Po. Po. Të bënin gjilpëra ata. Pastaj unë kalova në krizë nervore. Nuk e mbaj mend çfarë lloj gjilpërash qenë, por mbaj mend shumë tortura që na bënin. Mbaj mend policët, madje edhe prokurorët që kalonin nëpër këmbët e grave. I përdhunonin gratë.

    Prokurorët vetë, e tmerrshme….
    -Pse e tmerrshme. Sa vite je gazetare, s’i ke dëgjuar këto…..

    Unë kam dëgjuar e publikuar shumë raste, por ju më thatë përshtypjen se nuk raste, por ishte masive. Të gjitha i përdhunonin?
    -Po. Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen po të mos përdhunonin.

    Jam ende e tronditur. Edhe ti i ke kaluar këto tortura, edhe ty të ka ndodhur?
    -Askush nuk shpëtonte.

    I mban mend ata që përdhunonin?
    -Si t’i merrje vesh, Të hidhnin një batanije ne kokë dhe…

    Aty në kaush?
    -Po, po, aty në kaush. Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të qes emra. Në kaush qëndrova tre muaj. Gjashtë muaj burg m’u bënë bashkë me dy muaj në psikiatri. Dhe dy muaj më çuan në një fshat të Lushnjes në internim.

    Dhe pastaj më futën në arrest shtëpie. Ndërhynë dajat, se daja im ka qenë shpikësi i parë i grafikës së lekut shqiptar, që prodhohej në tunelet e Malit të Dajtit. Më ka shpëtuar daja im nga burgu.

    Daja im ishte Sadik Dinga, që ka bërë kopjen e kartëmonedhës shqiptare. Në atë kohë thuhej se kartëmonedha shtypej në Kinë, por bëhej këtu në Dajt. Mbahej sekret që mos të bëheshin grabitje.

    I ke futur përdhunimet e grave në libër?
    -Kam futur vetëm pjesën time, jo të grave të tjera. Mjafton tregimi nëpërmjet historisë sime personale për të folur në emër të gjitha grave….

    Po nga këta njerëzit e sigurimit mund të dalë ndonjë emër nga goja jote?
    -Asnjë. Por u bëjë thirrje të gjithëve atyre që kanë abuzuar në njerëz dhe kanë bërë veprime të tilla të bëjnë spastrimin e vetes së tyre, të dënohen nga vetja e vet. Të mos shkojnë në atë botë me ferrin e tyre në shpirt

  • Infeksionet Urinare: Si t’i Parandalojmë dhe t’i Trajtojmë Vetë nga Dr. Sari Fusha

    Infeksionet Urinare: Si t’i Parandalojmë dhe t’i Trajtojmë Vetë nga Dr. Sari Fusha

    Dr. Sari Fusha eshte shprehur se infeksionet urinare jane infeksione qe prekin pjese te ndryshme te sistemit urinar perfshire uretren fshikzen e urines dhe veshkat.

    Infeksionet urinare shkaktohen nga bakteriet qe hyjne ne sistemin urinar dhe shumohen ne fshikzen e urines.

    Shkaqet kryesore te infeksionit urinar jane bakteriet te cilat jetojne ne zorren e trashe mund te hyjne ne ureter dhe te levizin drejte fshikzes.

    Mungesa e higjenes se duhur personale mund te rris rrizkun e infeksioneve urinare kur pastroheni gjate pastrimit ne tualet kur mund te coj baktere nga zorra ne ureter.

    Shkak tjeter eshte aktiviteti seksual mund te shtyj bakteriet drejt uretres.

    Shtatzenia me ndryshimet e saj hormonale dhe anatomike rri rreziku per infeksione urinare.

    Personat me sistemin imunitar te dobet kane me pak mbrojtje ndaj infeksioneve.

    Kateteret urinare mund te behen nje rrug per hyrjen e baktereve ne sistemin urinar.

    Diabeti, nivelet e larta te sheqerit ne gjak mund te rrisin rrezikun e infeksioneve.

    Menopauza sepse ndryshimet hormonale gjate menopauzes mund te ndikojne ne rritjen e rrezikut te infeksioneve urinare.

    Simptomat e infeksioneve urinare mund te ndryshijne ne varesi te pjeses se sistemit urinar te prekur.

    Simptomat e zakonshme per infeksionet e traktit urinar te poshtem ku perfshihen fshikza dhe uretra perfshijne ndjesi djegie gjate urinimit, nevoje e shpesht dhe urgjente per te urinuar dhe kur ka pak urine, urine e turbullt dhe e erret e me arome te keqe, gjak ne urine, dhimbje ose presion ne pjesen e poshtme te barkut ose ne zonen pelvike, ndjesi urine edhe pas zbarzjes se urinimit.

    Ndersa per infeksionet e traktit urinar te veshkave simptomat mund te jene ethet dhe dridhje, dhimbje ne pjesen e siperme te shpines ndjesi per te vjelle, dobesi dhe lodhje e pergjithshme.

    Diagnostifikimi i infeksioneve urinare behet nepermjet disa hapave dhe testeve diagnostifikuese duke filluar menjehere me historin mjeksore dhe simptomat.

    Si duhet te vetkujdesemi ndaj infeksionit urinar.

    Duhet te konsumoni mjaftueshem ujë dhe lengje te ndryshme pasi ndihmon ne shpelarjen e bakterieve nga sistemi urinar. Shmangia e irritursve si kafeina, alkooli ushqimet pikante ndersa perdorimi i jastekeve te ngrohte ne pjesen e poshtme te barkut mund te ndihmoje ne lehtesimin e dhimbjes dhe presionit.

    Dr. Sari Fusha

  • Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

    Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

    Një tender i dyshimtë me vlerë qindra milionë lekë ka rënë sërish në duart e biznesmenit të njohur Laert Kasaj, i cili vetëm pak javë më parë u bë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Tiranë.

    Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpalli fituese kompaninë RATECH, pjesë e R&M Group, në tenderin me objekt “Mirëmbajtja e sallës së monitorimit për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve”. Fondi limit i këtij tenderi ishte 79,996,200 lekë të reja pa TVSH ose rreth 960 milionë lekë të vjetra me TVSH, ndërsa vlera fituese u shpall 71,996,600 lekë pa TVSH ose rreth 860 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në përqindje, kjo përbën 90% të fondit limit, një shifër tipike për tenderat e paracaktuar, ku nuk ka konkurrencë reale.

    Dokumentet e tenderit tregojnë se në garë kanë marrë pjesë pesë kompani. Nga këto, tre ofruan çmime më të ulëta se kompania e Kasaj, por pavarësisht kësaj, ato u skualifikuan. Ndërkohë, një kompani tjetër nuk paraqiti fare ofertë, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se procesi ishte i manipuluar që në fillim. Kjo është një skemë e njohur në tenderat publikë shqiptarë: firmat e “shokëve” futen për të rritur artificialisht numrin e pjesëmarrësve, por fituesi është vendosur paraprakisht.

    RATECH, fituesja e tenderit, është e regjistruar formalisht në emër të Migen Kasajt, me administrator Laert Kasajn. Por sipas të dhënave, “de facto” pronar është vetë Laert Kasaj. Për të shmangur ekspozimin, ai në korrik 2024 ia dhuroi kompaninë të vëllait, ndërsa në praktikë vijon ta kontrollojë vetë. Ky manovrim juridik është përdorur shpesh nga biznesmenë të lidhur me pushtetin për të fshehur konfliktet e interesit dhe për të shmangur verifikimet e institucioneve.

    Kjo aferë tenderash vjen vetëm pak kohë pas një episodi të bujshëm ku Kasaj u përfshi si viktimë. Më 21 korrik 2025, rreth orës 22:30, ai u dhunua brutalisht në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë. Sipas burimeve, sulmuesit dyshohet të kenë qenë pronarët e barit “Stockholm”, përballë kompleksit, të cilët nuk e kanë përtypur mirë një denoncim të mundshëm të Kasajt pranë kryeministrit, lidhur me uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave pa leje nga lokalet e zonës. Për këtë arsye, në rrethin e biznesit ai u etiketua si “spiun”.

    Ironia është se vetëm pak javë pas dhunimit, Kasaj përfitoi një kontratë të majme publike me vlerë 860 milionë lekë të vjetra.

    Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën se si AKSHI menaxhon fondet publike dhe se si kompani të lidhura me individë të kontestuar arrijnë të përfitojnë kontrata kaq të mëdha, pavarësisht se ka oferta më të ulëta dhe më konkurruese në garë. Modeli është i njëjtë: tenderat duket se bëhen për sy e faqe, ndërsa paratë shkojnë tek të njëjtët emra.

    Pra, ndërsa pak javë më parë u përfol si “spiun” dhe u dhunua fizikisht, sot Kasaj është përfitues i rreth 860 milionë lekëve nga një tender publik i AKSHI-t, me të gjitha gjasat i fituar në mënyrë të dyshimtë.

  • Një muaj i shtruar në spital/ Ja çfarë ndodhi sot me ish-ministrin Ilir Beqaj…

    Një muaj i shtruar në spital/ Ja çfarë ndodhi sot me ish-ministrin Ilir Beqaj…

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka lënë pas nje muaji ambientet e QSUT-së pas një periudhe trajtimi mjekësor.

    Burime zyrtare bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Beqajt është përmirësuar dhe ai tashmë është rikthyer në ambientet e paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet në pritje të vijimit të procesit gjyqësor.

    Kujtojme qe Beqaj u shtrua ne spital me 15 korrik me temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.

    Ilir Beqaj mbahet prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit. Ish-ministri u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme më 4 korrik 2024.

  • E trishtë! Futbolli në zi, ndahet nga jeta një tjetër ish-futbollist

    E trishtë! Futbolli në zi, ndahet nga jeta një tjetër ish-futbollist

    Bota e futbollit është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur të Beninit, Razak Omotoyossi, në moshën 39-vjeçare.

    Lajmi u bë publik të martën, duke sjellë një valë ngushëllimesh nga tifozë, ish-bashkëlojtarë dhe klubet ku ai ka luajtur.

    Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë ende i ditur.

    Omotoyossi, i lindur në Nigeri por që përfaqësoi kombëtaren e Beninit, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e vendit të tij, me 21 gola në 55 ndeshje për “Cheetahs” përgjatë 12 viteve. Ai ka luajtur për 15 klube gjatë karrierës së tij, duke përfshirë skuadra si Helsingborgs, Al-Nassr, Metz dhe Zamalek, para se të tërhiqej nga futbolli profesionist në vitin 2021.

    Klubet ku ka lënë gjurmë kanë reaguar menjëherë.

    Helsingborgs IF, në një postim në X, shkruajti: “Jemi në zi. Jemi informuar se ish-lojtari ynë, Razak Omotoyossi, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare. Mendimet tona janë me familjen dhe të afërmit e tij. U prehsh në paqe, Razak.”

    Edhe Syrianska FC shprehu dhimbjen e thellë: “Me trishtim të madh kemi marrë lajmin e ndarjes nga jeta të Razak Omotoyossi. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. U prehsh në paqe.”

    Mesazhe prekëse kanë ardhur edhe nga tifozët. “I pikëlluar thellësisht për humbjen e Razak Omotoyossi-t. Mendimet e mia janë me familjen e tij, miqtë dhe ish-bashkëlojtarët,” shkroi një fans.

    Omotoyossi do të mbahet mend si një futbollist i talentuar, i dashur nga tifozët dhe një figurë e rëndësishme e futbollit afrikan.

    Kjo ngjarje ka ndodhur vetëm disa orë pasi u gjend i vdekur një tjetër ish-sulmues afrikan, Tendai Ndoro.

  • Ju lutem na nxirrni jashtë, na shpëtoni”- 3 shqiptarët u d*gjën të gjallë brenda makinës në sy të familjarëve të tyre, dëshmitari rrëfen tm*rrin

    Ju lutem na nxirrni jashtë, na shpëtoni”- 3 shqiptarët u d*gjën të gjallë brenda makinës në sy të familjarëve të tyre, dëshmitari rrëfen tm*rrin

    Një dëshmitar okular ka treguar momentet e fundit të jetës së 3 shqiptarëve që humbën jetën në një aksident tragjik në autostradën Egnatia, pasi u dogjën brenda mjetit ku udhëtonin.

    Makina e tyre shpërtheu në flakë duke u marrë jetën, ndërsa vetëm një grua arriti që të mbijetonte nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e së hënës.

    “Mund t’i dëgjonim të tre personat duke na lutur t’i nxirrnim jashtë. ‘Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë’. Ata bërtisnin ‘ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni’. Po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t’i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar”, tha dëshmtari për ANT1.

    Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha gjithashtu se “Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni. Ishte i shpejtë.”

    Viktimat po ktheheshin nga një dasmë

    Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe një miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.

    Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të Klarenc Kacaj.

    Mardalena Kaçaj është e vetmja e mbijetuar pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.

    Të katërt po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni udhëtonin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre si edhe nipi e mbesa e viktimave, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

    Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.

    Të dyja makinat ishin duke shkuar për në Ksanthi, në një radhë 600 metrash te pika e pagesës. Një zjarr shpërtheu në vendngjarje, duke rezultuar në vdekjen e shoferit 59-vjeçar, bashkëshortes së tij dhe mikut të tij.