Blog

  • Është vra*ë, mos e kërkoni!” – SMS anonim trondit familjen e shqiptarit të zhdukur në Spanjë.

    Është vra*ë, mos e kërkoni!” – SMS anonim trondit familjen e shqiptarit të zhdukur në Spanjë.

    Një SMS anonim me përmbajtjen “Është vrarë, mos e kërkoni!” ka tronditur familjen e Miklovan Danajt, 30-vjeçarit shqiptar të zhdukur në Spanjë që prej 11 majit.

    Danaj, i njohur ndryshe me nofkën “Keli”, ishte një emër i rëndësishëm i trafikut të drogës në Europë dhe i konsideruar si drejtues i një prej grupeve më të fuqishme kriminale. Ai është parë për herë të fundit nga bashkëshortja, me të cilën kishte shkuar në një qendër shëndetësore për të vaksinuar vajzën e tyre 8 muajshe. Pas këtij momenti, për të nuk ka asnjë gjurmë.

    Dyshohet se përfshirja e tij në narkotrafik mund të jetë arsyeja e zhdukjes, ndoshta nga rivalët që fillimisht e kanë marrë peng, më pas e kanë vrarë dhe mund ta kenë hedhur trupin në det.

    Familjarët kanë bërë denoncim në policinë spanjolle, por deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar. Ata kërkojnë ndihmë edhe nga autoritetet italiane dhe shqiptare, me shpresën se i riu mund të jetë ende gjallë.

    Më herët, Miklovan Danaj kishte jetuar në Pisa të Italisë, ndërsa vite më vonë u vendos në Marbella të Spanjës – një nga pikat kryesore të trafikut të kokainës në Europë. Ai ka pasur precedentë penalë, pasi ishte dënuar edhe në Itali me tre muaj burg.

    E vetmja gjurmë e re në tre muajt e fundit është pikërisht SMS-i misterioz, që e ka zhytur familjen e tij në ankth dhe pasiguri totale.

  • Qentë u nuhatën, pronarët u rrahën – videoja që po çmend rrjetet sociale.

    Qentë u nuhatën, pronarët u rrahën – videoja që po çmend rrjetet sociale.

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë të martë në lagjen Águas Lindas të Belémit, Brazil, ku një debat mes dy pronarëve qeni degjeneroi në përplasje fizike në rrugë.

    Sipas mediave vendase, gjithçka nisi kur njëri prej qenve iu afrua tjetrit për ta nuhatur – një sjellje krejt normale mes kafshëve. Por ky veprim u keqinterpretua nga pronarët, të cilët fillimisht nisën të debatonin ashpër me fjalë, derisa situata doli jashtë kontrollit dhe përfundoi në dhunë fizike.

    Pamjet e sherrit, të publikuara në rrjetet sociale, u bënë virale brenda pak orësh. Në video shihen jo vetëm dy burrat që konfliktohen, por edhe qentë që përfshihen në situatë, duke shtuar më shumë kaos.

    Autoritetet vendase kanë konfirmuar se deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti është regjistruar si dhunë publike dhe po hetohet nga policia.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale: disa përdorues e kanë quajtur reagimin e pronarëve të tepruar, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë ndërgjegjësim nga ata që mbajnë kafshë shtëpiake.

  • Largoni kapsllëkun dhe gazrat pa ilaçe – këto këshilla natyrale do t’ju shpëtojnë.

    Largoni kapsllëkun dhe gazrat pa ilaçe – këto këshilla natyrale do t’ju shpëtojnë.

    Nutricionisti Altin Joka ka theksuar rëndësinë e funksionimit normal të zorrëve për shëndetin e përgjithshëm të trupit. Sipas tij, kur zorra nuk lëviz siç duhet, krijohet një “valëzim” i çrregullt që çon në grumbullimin e mbetjeve dhe shfaqjen e kapsllëkut.

    “Shëndeti ynë nis nga zorra. Nëse kapsllëku bëhet i përhershëm, kjo është një gjendje alarmi për organizmin”, – shprehet Joka.

    Çfarë konsiderohet kapsllëk?

    Dalja 3 herë në javë → konsiderohet kapsllëk kronik funksional. Dalja 1 herë në dy ditë → shfaqen shenjat e para të kapsllëkut. Dalja 1 herë në ditë → nivel i mirë. Dalja 2 herë në ditë → funksionimi ideal i zorrëve.

    Shkaqet kryesore të kapsllëkut

    Dieta e varfër në fibra, perime, fruta, drithëra dhe fara. Konsumi i ulët i ujit gjatë ditës. Stresi, depresioni dhe ankthi, që ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e zorrëve. Ushqimet e yndyrshme si mishi, djathi dhe veza, të cilat përkeqësojnë kapsllëkun. Kafeina dhe pijet energjike, që shkaktojnë dehidrim.

    Pasojat e kapsllëkut

    Rrit rrezikun për hemorroide. Shkakton probleme në sistemin tretës. Studimet tregojnë se lidhja me stresin kronik mund të ndikojë edhe në shfaqjen e tumoreve të zorrëve.

    Si ta shmangim kapsllëkun?

    Pini 2–3 gota ujë shtesë çdo ditë. Konsumoni më shumë fruta, perime, arra dhe fara. Hani ushqime me fibra dhe shmangni yndyrnat e tepërta. Konsumoni fruta me efekt laksativ si: Kivi → dy në ditë japin rezultate të shkëlqyera. Lëng kumbulle ose komposto kumbulle → ndihmon ndjeshëm kundër kapsllëkut.

  • Hetimet në vendngjarje: Zbulohet trupi i pajetë i një burri në Durrës.

    Hetimet në vendngjarje: Zbulohet trupi i pajetë i një burri në Durrës.

    Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Durrësit. Një 45-vjeçar, me inicialet A.P., është gjetur i pajetë nga familjarët e tij, ku dyshohet se ka kryer vetëvarje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, duke sjellë trishtim dhe shok tek të afërmit dhe banorët e zonës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

  • Fansi ‘trulloset’ nga Xhensila në skenë, ja si reagon gruaja e tij! (VIDEO)

    Fansi ‘trulloset’ nga Xhensila në skenë, ja si reagon gruaja e tij! (VIDEO)

    Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të saj muzikore pas një vere në të cilën ishte shumë e komentuar e me projekte që rezultuan super hite.

    E në vazhdën e mbrëmjeve muzikore, në njërën nga të fundit ka ndodhur një moment interesant.

    Një prej fansave të saj duket të jetë mahnitur e trullosur nga Xhensila dhe perfeksioni i saj në skenë, duke nisur nga paraqitja.

    Momentin e ka ndarë hiç më pak se gruaja e tij që situatën e ka marrë me sportivitet duke u shprehur se kështu reagon “çdo burrë kur ka Xhensila Myrtezajn përballë”.

    Komentet nuk i kanë vënë faj burrit që është hutuar nga këngëtarja dhe pamja e saj në skenë. 

  • I them presidentit të Amerikës të dëgjojë mirë” – Profesor Pilinçi i ‘tregon vendin’ Trumpit: Unë jam republikan para teje, dhëndri yt s’ka para

    I them presidentit të Amerikës të dëgjojë mirë” – Profesor Pilinçi i ‘tregon vendin’ Trumpit: Unë jam republikan para teje, dhëndri yt s’ka para

    I vetëquajturi profesor Pëllumb Pilinçi, pasi prezantoi qeverinë hije në Vlorë, kësaj radhe ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai i drejtohet presidentit të SHBA-ve, që ta dëgjojë mirë, sepse ai e di mirë kush jam unë, – e fillon mesazhin e tij profesor Pilinçi.

    “President, je ngatërruar në Amerikë, ke vajtur shumë herë në gjyqe për femra, por mos u ngatërro me tokën e shqiptarëve. Ai dhëndri jot, ai s’ka para. Por presidenti po ta dijë që dhëndri i tij bën këto, ai nuk e lejon. Është e ndaluar rreptësisht në këtë kushtetutën amerikane, që presidenti kur është në fuqi të bëjë tregti me një vend tjetër” – shprehet Pilinçi.

    Ai më tej i kërkon presidentit Trump, të dalë e të thotë në publik që vajza ime dhe dhëndri im s’ka punë në tokën e Shqipërisë.

    Pilinçi i kujton më tej se ai është bërë republikan më vonë se ai, madje i thotë që edhe amerikan është më i ri se sa vetë Pilinçi.

    Nuk dihet se pse profesor Pilinçi ishte kaq i nxehur me presidentin Trump. Por përveç çështjes së Sazanit, ai do ketë pasur pakënaqësi që nuk e ka marrë në telefon për t’u konsultuar për çështjen e Ukrainës.

    Gjithsesi, profesor Pilinçi në videon më poshtë, ia tregon vendin Donald Trumpit./

  • Si do të lidhet Shqipëria me Italinë e Greqinë përmes autostradës së re

    Si do të lidhet Shqipëria me Italinë e Greqinë përmes autostradës së re

    Projekti i shumëpërfolur i boshtit rrugor Janinë – Kakavijë ka hyrë tashmë në fazën e zbatimit dhe pritet të sjellë përfitime të mëdha për lëvizjen në rajon, përfshirë Shqipërinë.

    Sipas raportimeve, ndërtimi i këtij segmenti 69.5 kilometra është pjesë e Rrjetit Trans-Evropian të Transportit (Orient East Med) dhe njëkohësisht i “Korridorit Blu”, një rrjet rrugor strategjik prej 1,500 kilometrash që lidh Triesten (Itali) me Kalamatën (Greqi), duke kaluar përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe Jonit.

    Që nga fundi i marsit, është disbursuar pagesa e parë prej 10.58 milionë eurosh, e cila mbulon furnizimet me materiale dhe makineri, shpenzimet për instalimet fillestare dhe kostot e tjera përgatitore. Punimet e para pritet të nisin së shpejti, ndërsa përfundimi i plotë i projektit parashikohet pak para fundit të vitit 2029.

    Segmenti i ri rrugor është vazhdimësi e autostradës joniane, duke lidhur qytetin e Janinës me kufirin greko-shqiptar në Kakavijë. Projekti përfshin dy nën-seksione dhe synon të rrisë sigurinë rrugore, të shkurtojë kohën e udhëtimit, të lehtësojë aksesin në zona të izoluara të prefekturës së Janinës, si dhe të përmirësojë lidhjet me Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit Jugperëndimor.

    Mediat greke theksojnë se tashmë projekti ka hyrë realisht në shinat e zbatimit, duke u konsideruar si një nga investimet më të rëndësishme infras

  • Ta gëzojnë Shqiptarët”/ Rruga e re shkurton distancën mes dy qyteteve…

    Ta gëzojnë Shqiptarët”/ Rruga e re shkurton distancën mes dy qyteteve…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në të cilën tregon rrugën e re Bulqizë-Librazhd.

    Krahas videos ai ka shkruar se ky aks krijon një korridor të ri jo vetëm për lëvizjen, por edhe për bukuritë natyrore e pasuritë e turizmit malor.

    Me rrugën e Bulqizës–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më shumë bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe të jetë sipërmarrjeve të reja”, shkruan Rama.

  • Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme? Tritan Shehu: Shqiptarët…

    Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme? Tritan Shehu: Shqiptarët…

    Deputeti i PD-së, Tritan Shehu është shprehur se shqiptarët duhet të lëvizin dhe t’i dalin për zot demokracisë së vendit të tyre.

    Shqiptarët duhet të lëvizin, populli duhet t’i dalë për Zot vendit të tij, demokracisë së vendit.PD ështe e vetmja parti opozitare e madhe dhe po luan rolin e saj, ka vend për gabime, strategji të reja, por kryesorja duhet të jetë lëvizja qytetare”, tha ai.

    I pyetur nëse “besoni tek arrita e zgjedhjeve të parakohshme?”, deputerti demokrat theksoi se “Së pari duhet të carmatoset regjimi nga mjetet e deformimit të zgjedhjeve që ka në dorë”.

    Sa i përket mendimeve ndryshe brenda PD, ai u shpreh se e konsideron positive.

    “E konsideroj positive që ka mendime të ndryshme, nuk komrnoj kurrë mendimet e kolegëve në PD. Shkojnë në forume dhe vendoset. Secili ka të drejtë të jape mendimin e vet”, tha ai.

  • Lëmsh? Situata mes Stresit e Jozit, vjen reagimi i radhës!

    Lëmsh? Situata mes Stresit e Jozit, vjen reagimi i radhës!

    Pas videos virale që qarkulloi në rrjet disa javë më parë mes reperit Stresi dhe Jozit, e cila u pasua nga veprimi i Gjestit që i hoqi “follow” në rrjete sociale Stresit, ka ardhur së fundmi një reagim publik nga menaxheri i artistit, Ardian Prenaj.

    Në një postim në “Instagram Story”, Prenaj thekson se situata është interpretuar ndryshe nga ajo çfarë është realisht, duke nënvizuar se karriera e gjatë e Stresit nuk mund të vihet në dyshim nga episode të tilla.

    “Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – shkruan ai.

    Prenaj e mbyll reagimin e tij me një mesazh mbështetës për reperin:

    “Ne kthehemi më të fortë. BB4L 💪”.

    Ky reagim vjen si një sinjal i qartë nga menaxheri i Stresit se artisti do të vazhdojë rrugëtimin e tij me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri, pavarësisht polemikave që lindin në rrjete sociale. /Prive By Liberta Spahiu