Blog

  • Marin Mema ‘godet’ grekët: Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet që kujtoni se janë tuajat

    Marin Mema ‘godet’ grekët: Ne dëgjojmë muzikë greke, por ju dhamë 90 nga 100 heronj, fustanellën dhe mitet që kujtoni se janë tuajat

    Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin.”

    Nga Marin Mema

    E vërtetë zoti Kotzias ne hame sufllaqe, dëgjojmë edhe muzikë greke (sepse s’kemi komplekse) , bile ju dhamë edhe 90 nga 100 heronj të 1821, ashtu si fustanellën dhe shumë nga mitet qe sot i konsideroni tuajat…

    Sigurisht unë besoj që këto elementë ministri Kotzias i di shumë mirë, ndaj nuk mundem të pranoj sesi një politikan me eksperiencë kërkon të nxisë një debat shterpë e aspak frytdhënes mes dy vendeve.

    Zoti minister duhet ta dijë që çështja e zonave minoritare nuk është përcaktuar nga politika shqiptare , por nga Lidhja e Kombeve e kjo është pranuar edhe nga vetë shteti grek.

    Nga krahu tjetër është e vështirë të flasësh për të drejta kur ende mban ligjin e luftës me një vend fqinj, e kjo e fshehur nën një petk më shumë se absurd .

    Italia sulmoi Greqinë nga territori i pushtuar shqiptar dhe për këtë arsye në 1940 u vendos ligji i luftës. Gjithçka bëhet thuajse qesharake kur mendon se shteti grek një ligj të tillë e pezulloi me Italinë sulmuese, ndersa me Shqipërinë e pushtuar jo.

    Në fakt shtetarët e vendit fqinj e dinë mjaft mirë se ky ligj lufte ka lidhje me një çeshtje të vetme, pronat e popullësisë çame. Abrogimi i këtij ligji u jep mundësinë të larguarve të kërkojnë pronat e tyre, si një e drejtë ligjore dhe e sanksionuar në të gjitha konventat europiane të miratuara edhe nga shteti grek. Ky është thelbi, edhe pse ai nuk pranohet.

    Kjo është çeshtja që mban peng debate të tilla, e që zoti Kotzias e anashkalon. Çështja Çame nuk është një fantazëm, as një shpikje apo fantazi nacionaliste shqiptare, por një realitet për të cilin edhe sot e kësaj dite ka njerëz që tregojnë e dëshmojnë.

    Sa i takon një tjetër akuze edhe më anormale për bashkëpunimin e popullësisë shqiptare çame me pushtuesit, ministri duhet të heshtë.

    Nuk është e drejtë dhe as etike për një politikan si zoti Nikos Kotzias, të përfshihet në çështje të tilla, aq më tepër kur fotografitë e vjetra të viteve 1934 – 1936 tregojnë Hitlerin dhe krahun e tij të djathtë Gebels në miqësine e veçantë të Kostandin Kotzias paraardhës i tij.

    Ende nuk e kam kuptuar këtë inisiative qorre për të acaruar artificialisht marrëdhëniet mes dy popujve fqinj, për të yshtur e shtyrë në konflikte që nuk egzistojnë, për të përplasur komunitetet nën britmat ekstremiste të versionit më të denjë mesjetar.

    Janë të njejtat tentakula që perpiqen të mbështjellin e krijojnë situata në Himarë duke politizuar e përdorur një çështje që për hir të së vërtetës është problem në të gjithë Shqipërinë.

    Familja ime p.sh. n. degëzimin libohovit ka prona të shumta ende të pakthyera, e këtu sigurisht nuk po flas për ato në Janinë apo më tej, por për të tilla të vendosura në krahinën e Dropullit. Ne kemi kërkuar, kemi klithur, jemi vërtitur e vazhdojmë ta bëjmë akoma, e megjithatë asgjë nuk kemi marrë.

    Padiskutim kjo çështje duhet të marrë zgjidhje , pa paragjykim, pa seleksionim, pa ndarje partiake, e aq më pak ndarje të tjera. Prona është e shenjtë dhe si e tillë ajo duhet trajtuar për këdo në të gjithë territorin e Shqiperisë, përfshirë edhe Himarën e banorët e saj.

    Të drejtat e tyre nuk mund e nuk duhet t’i nëpërkëmbë askush. Ajo që është pjesa e pistë lidhet me përdorimin e protestave të tilla për t’i dhënë një fytyrë krejt tjetër nga ajo që duhet të kenë në të vertetë.

    Ç’lidhje kanë autoritet greke, përfaqesuesit partiake apo disa personazhe të dyshimtë me këtë çeshtje? Si mund të bëhen thirrje nga një qytet shqiptar për të bllokuar në formë presioni integrimin e vetë Shqiperisë ? Pse duhen kërcëllitur dhëmbët në përpjekje për të ngjallur urrejtje jo thjesht mes Shqipërisë e Greqisë, por edhe mes vetë shqiptarëve?

    I dukshëm është fakti se elementë të caktuar i japin drejtim të tillë këtyre protestave jo se u intereson çeshtja e pronave të Himarës, por sepse duan rritje artificiale të tensionit, e nga krahu tjetër përmes tij të përfitojnë mbështje, ose e thënë më qartë fonde , kredite politike apo ndonjë tjetër edhe leje ndërtimi kalave bregdetare.

    Ky ështe interesi i vërtetë që fshihet pas petkut të gjoja problemit grek të pronave në këtë zonë. Ndaj një kryediplomat si zoti Kotzias nuk duhet të përfshihet në këtë vorbull, sepse historia , të vërtetat, dëshmitë , dokumentat, as nuk mund të ndryshohen, e as të manipulohen.

    E ato flasin qartë për shqiptarët e Greqisë, ata që janë larguar, e ata që ende e mbartin gjuhën shqipe brez pas brezi edhe sot në këto territore. Për këtë çeshtje Zoti Kotzias duhet të flasë, për të tjerat është e kotë, sepse nuk ekzistojnë .

    Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë një problem me minoritetin sepse siç e theksova më siper për ne ky komunitet është një vlerë, për të treguar se jemi europiane edhe pa qënë në Europë, se jemi bashkëjetues edhe kur na shtyjnë, se kemi me dhjetra e me qindra halle , probleme, kusure, varfëri, e komplekse të mbartura, por kurrë nuk do të krijojmë një të tillë me minoritarët. E këtë si gjithçka tjetër ju e dini shumë mirë zoti Kotzias.

    PS: Ju flsini për liri, për të drejta, për mundësi, për konventa europiane, por harroni se unë një gazetar shqiptar jam ende ‘’Non Grata’’ jo sepse kam trafikuar drogë, as se kam vrare e dhunuar njeri, as se kam mbajtur armë apo jam terrorist, por thjesht e vetëm sepse kam thënë të vërtetën. Ju keni dënuar të vërtetën zoti Kotzias aspak Marinin

  • Negociatat për paqe në Ukrainë, ja cilin vend propozon Putin për takimin me Zelenskyn

    Negociatat për paqe në Ukrainë, ja cilin vend propozon Putin për takimin me Zelenskyn

    Presidenti rus Vladimir Putin ka propozuar zyrtarisht qytetin e Moskës si vendtakim për zhvillimin e negociatave të paqes me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një përpjekje të re për t’i dhënë fund luftës që ka tronditur rajonin për më shumë se tre vjet.

    Deklarata u bë gjatë një konference për shtyp në Kremlin, ku Putin theksoi se “Rusia është e gatshme të ndërmarrë hapa konkrete për të arritur një zgjidhje diplomatike të konfliktit”, duke shtuar se “Moska mbetet e hapur për të pritur presidentin Zelensky në një bisedë të sinqertë dhe konstruktive”.

    Kjo lëvizje shihet si një përpjekje për të rifilluar dialogun pas një periudhe të gjatë tensioni, bllokimesh diplomatike dhe përshkallëzimesh të dhunshme në lindje të Ukrainës dhe rajonet përreth. Analistët ndërkombëtarë e përshkruajnë këtë propozim si një hap simbolik që mund të sinjalizojë një ndryshim në qasjen e Kremlinit ndaj konfliktit, por mbetet e paqartë nëse pala ukrainase do ta pranojë këtë ofertë.

    Nga ana tjetër, zyra e presidentit ukrainas ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare ndaj propozimit të Moskës. Megjithatë, burime nga Kievi kanë bërë të ditur se Ukraina vazhdon të qëndrojë në pozicionin se çdo bisedim paqeje duhet të bazohet në tërheqjen e trupave ruse nga territori ukrainas dhe rivendosjen e kufijve të njohur ndërkombëtarisht.

    Zëdhënësi i Zelenskyt, Serhiy Nikiforov, deklaroi se “Ukraina mbështet paqen, por jo çdo paqe – vetëm ajo që respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë është e pranueshme”.

    Propozimi i Putinit vjen në një kohë kur situata humanitare në disa rajone të Ukrainës vijon të jetë kritike dhe komuniteti ndërkombëtar po rrit presionin mbi të dyja palët për të arritur një zgjidhje paqësore.

    Ndërkohë, reagimet ndërkombëtare kanë qenë të përziera. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur çdo përpjekje për negociata, por kanë theksuar se çdo marrëveshje duhet të përfshijë garanci për sigurinë e Ukrainës dhe të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    Nëse do të realizohej një takim i tillë në Moskë, ai do të ishte hera e parë që dy liderët përballen drejtpërdrejt që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit 2022.

    Megjithëse rruga drejt paqes mbetet e vështirë dhe plot sfida, propozimi i fundit i Putinit për të zhvilluar bisedimet në Moskë hap një mundësi të re për diplomaci – një mundësi që, nëse shfrytëzohet me maturi, mund të sjellë lehtësim për miliona njerëz të prekur nga konflikti.

  • Berisha tregon ç’pritet të ndodhë në Parlamentin e ri në shtator

    Berisha tregon ç’pritet të ndodhë në Parlamentin e ri në shtator

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me gazetarët tha se në ditët në vijim, do të mblidhen forumet e partisë.

    Sipas kreut të PD, në këto mbledhje do të merret vendimi në lidhje me mandatet e opozitës, nëse do të pranohen apo do të këtë një tjetër qasje.

    Në ditët që vijim, do të mblidhen forumet dhe do marren vendimet përkatëse”, tha Berisha.

  • Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore…

    Balluku pret në takim dy veteranët e sistemit energjetik: Shtylla kryesore…

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku priti në takim Arbenin dhe Marjanin, dy prej veteranëve të sistemit tonë energjetik, që po vijojnë të japin kontributin e tyre.

    Balluku u shpreh se ata janë të përkushtuar prej vitesh në shërbimin ndaj qytetarëve dhe me një eksperiencë të konsoliduar që po e përcjellin edhe tek punonjësit e rinj.

    Asetet më të rëndësishme të një ndërmarrje apo të një institucioni janë pa dyshim kapacitetet njerëzore, sepse teknologjia është çështje buxheti. Një teknologji të avancuar, një vend ka mundësi ta përballojë, një tjetër nuk ka mundësi direkt, por me kohën, me kredi etj., etj. Ndërkohë që kapacitetet njerëzore janë të pazëvendësueshme. Dhe nuk ka rëndësi se sa inovacion ti bën, domethënë inteligjencë artificiale, të gjitha këto pultet e komandimit. Skada që ne të gjithë përdorim. Po sërish skada çfarë bën? Identifikon se ku është avaria, po kush do shkojë tek avaria? A shkon ti? Domethënë, pa kapacitetet njerëzore, ne nuk kemi asgjë në vijë”, tha Balluku.

    Nga ana tjetër, shtoi Balluku se të gjithë sektorët e tjerë, shëndetësia, inovacioni që ka sot shëndetësia me aparatura dhe gjithçka tjetër, do linja të dedikuara energjetike.

  • I jep ok”/ Kryeministri Rama premton kompensimin të plotë me para për…

    I jep ok”/ Kryeministri Rama premton kompensimin të plotë me para për…

    Kryeministri Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria: Kompensim të plotë me para, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur nga zjarret e ditëve të fundit.

    E thashë, kompensim të plotë kush ka humbur shtëpinë, kush ka dëme do të kompensohet”, tha Rama.

    Zjarret në Shqipëri nuk janë nga dora e Zotit, por nga dora e njeriut, për të cilën Edi Rama zgjidhi të jepte kritikën e radhës ndaj gjyqtarëve për dënimet që kanë dhënë për piromanët e dërguar përpara drejtësisë.

    Ligji është i fortë që tani për ata që vënë zjarret, por gjyqtarët janë me pushime. Ne do të shohim se çfarë do të bëjmë edhe në këtë drejtim”, tha Rama.

  • Të dua, por më premto që nuk do më vrasësh…’ RRENQETHESE! Ja cfarë shkruante Gazmenti për pasionin që i mori jetën

    Të dua, por më premto që nuk do më vrasësh…’ RRENQETHESE! Ja cfarë shkruante Gazmenti për pasionin që i mori jetën

    Gazment Gropa, 38 vjeç, humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor më 19 gusht në aksin rrugor Fier–Patos. I plagosur rëndë në vendngjarje, ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke humbur jetën një ditë pas aksidentit. 38-vjeçari ishte një i ri i apasionuar pas motorëve dhe shpejtësisë, pasione të cilat i sollën dhe këtë fund të trishtë.

    Më prekëse është një detaj i postuar para 4 vitesh nga vetë i ndjeri. Në shkurt të vitit 2021, Gazmenti kishte ndarë në profilin e tij në rrjetet sociale një foto, një imazh ku një motoçiklist, i gjunjëzuar përballë motorit, i “fliste” atij.

    Në atë imazh lexohet: “I love you, but look into my eyes and promise me, you will never kill me), (Të dua, por më shiko në sy dhe më premto se nuk do të më vrasësh kurrë.)“

    Një mesazh simbolik, që sot, pas tragjedisë, tingëllon si një paralajmërim i heshtur. Nuk është foto personale e Gazmentit, por zgjedhja për ta vendosur atë si foto kopertine flet shumë për lidhjen e tij të veçantë me motorin, pasionin që i mori jetën

    I njohur për pasionin ndaj motorëve, ai kishte ndarë në mënyrë të heshtur frikën dhe dashurinë për këtë mënyrë jetese, një dashuri që, për fat të keq, përfundoi me fatalitet. Ndërsa familjarët dhe miqtë po përballen me dhimbjen, postimi i Gazit mbetet një kujtim i zymtë por domethënës se ndonjëherë, edhe një frazë e thjeshtë mund të pasqyrojë thellësisht ndjesitë që nuk i themi me zë.

  • Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

    Tragjedi familjare në SHBA: Gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire të Shteteve të Bashkuara, ku një grua 34-vjeçare ka vrarë burrin dhe dy fëmijët e saj të mitur, përpara se të vetëvritej.

    Sipas autoriteteve lokale, Emily Long dyshohet se vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç, në orët e para të mëngjesit të së hënës. Më pas ajo mori jetën e saj duke qëlluar veten.

    Hetimet paraprake tregojnë se të dy fëmijët janë qëlluar në kokë, ndërsa burri i saj, i cili po luftonte me një sëmundje serioze, u qëllua disa herë.

    Në banesë është gjetur i gjallë fëmija i tretë i çiftit, 3-vjeçari, i cili tani ndodhet në kujdesin e familjarëve.

    Në ditët para ngjarjes, Emily kishte ndarë në rrjetet sociale shqetësimet dhe vështirësitë që po kalonte, duke përmendur edhe sfidat që po përballej familja për shkak të sëmundjes së bashkëshortit.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.

  • 19-vjeçarja akuzon policin dhe mikun e tij për tentativë p*rdhunimi – në mes përplasje edhe një boksier shqiptar

    19-vjeçarja akuzon policin dhe mikun e tij për tentativë p*rdhunimi – në mes përplasje edhe një boksier shqiptar

    Një 19-vjeçare greke ka tronditur opinionin publik me një denoncim të rëndë: ajo pretendon se u bë viktimë e një tentative përdhunimi brenda një klubi nate në Athinë, nga një efektiv policie dhe miku i tij. Por, ngjarja ka marrë një kthesë të papritur, pasi në dosjen e policisë përmendet edhe përfshirja e një boksieri të njohur shqiptar, duke ngritur dyshime dhe polemika të forta mbi versionet kontradiktore të palëve

    Dëshmia e vajzës: Si sipas mediave greke, ajo është ndjerë e ndjekur dhe e sulmuar fizikisht në korridorin e tualeteve nga dy burra – njëri prej tyre polic. Vajza ka thënë se ka shpëtuar vetëm duke u futur me forcë në tualet dhe më pas duke kërkuar ndihmën e partnerit shqiptar. Përplasja me grupin: Të dy burrat kanë ndjekur çiftin dhe miqtë e tyre deri në tavolinë, duke çuar në një përplasje fizike, ku ka ndërhyrë edhe një boksier shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik. Versioni i të pandehurve: Polici dhe miku i tij mohojnë akuzat për tentativë përdhunimi dhe pretendojnë se ata janë viktimat, pasi janë goditur rëndë nga partneri shqiptar i vajzës dhe boksieri. Ata thonë se kanë përfunduar në spital pas sulmit. Arrestimi i boksierit shqiptar: Çështja është ndërlikuar më tej kur, disa javë më vonë, autoritetet greke arrestuan boksierin shqiptar për rezistencë ndaj policisë dhe posedim lëndësh narkotike në shtëpinë e tij.

    Ngjarja ka hapur një debat të madh në opinionin publik grek mbi rolin e policisë dhe mbulimin e mundshëm të fakteve, ndërsa hetimet për tentativën e përdhunimit vazhdojnë.

  • “Dhimbje pa fund! Greta humb betejën me sëmundjen e keqe – Babai i saj rrënqeth me fjalët për vd*ekjen e të bijës”

    “Dhimbje pa fund! Greta humb betejën me sëmundjen e keqe – Babai i saj rrënqeth me fjalët për vd*ekjen e të bijës”

    Një lajm i rëndë ka tronditur sot opinionin publik në Kamenicë dhe më gjerë. Greta Kryeziu, ministre e Shëndetësisë në këtë komunë, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur babai i saj, Basri Kryeziu, i cili përmes një postimi prekës në Facebook shkroi:

    “Me pikëllim të thellë lajmrojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta, na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira. Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë.”

    Ky postim, i shoqëruar me një fotografi të Gretes, ka prekur zemrat e shumë qytetarëve, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen Kryeziu në këtë moment të dhimbshëm.

    Ende nuk janë bërë publike rrethanat e ndarjes së saj të parakohshme nga jeta.

  • Vetëm 3-vjeçari mbijeton: Historia e pabesueshme që po trondit Amerikën

    Vetëm 3-vjeçari mbijeton: Historia e pabesueshme që po trondit Amerikën

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në New Hampshire të SHBA, ku një nënë 34-vjeçare, Emily Long, vrau bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj të mitur përpara se të kryente vetëvrasje.

    Sipas autoriteteve, Emily fillimisht qëlloi për vdekje burrin e saj 48-vjeçar, Ryan Long, i cili vuante nga kanceri, më pas djalin Parker, 8 vjeç, dhe Ryan të vogël, 6 vjeç, të cilët u goditën në kokë. Më pas ajo ktheu armën ndaj vetes.

    Vetëm fëmija trevjeçar i çiftit mbijetoi dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e të afërmve.

    Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa motivet e kësaj tragjedie mbeten të paqarta. Në rrjetet sociale, Emily kishte ndarë shpesh mesazhe rreth dëshpërimit që po përjetonte për shkak të sëmundjes së bashkëshortit. Vetëm dy ditë para ngjarjes, ajo kishte postuar një video në TikTok ku tregonte se po përpiqej të gjente forcë për të dalë nga depresioni dhe për të mbajtur të bashkuar familjen.