Blog

  • Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi: Krijesa e tm*rrshme detare mund t’iu vr*së

    Askush të mos hyjë në det!”/ Mbyllet plazhi: Krijesa e tm*rrshme detare mund t’iu vr*së

    Turistët në një hapësirë prej shtatë miljesh të bregdetit Costa Blanca në Spanjë janë ndaluar të hyjnë në det pas shfaqjes së një krijese të rrallë detare me helm potencialisht fatal.

    Bëhet fjalë për “Dragojt Blu” ose Glaucus atlanticus, që ruan helm të fuqishëm. Kontaktet me këtë krijesë mund të shkaktojnë dhimbje, të vjella dhe reaksione alergjike të rrezikshme.

    Kryetari i komunës Guardamar del Segura, Jose Luis Saez, njoftoi vendosjen e flamurit të kuq në plazhet e zonës, duke ndaluar notin deri në urdhër të dytë.

    Ai theksoi se pavarësisht ngjyrës së ndritshme dhe madhësisë së vogël 3-4 cm, njerëzit duhet të qëndrojnë larg. Komuna nisi një operacion parandalues për të monitoruar qelizat e mundshme të rrjedhura nga rrymat detare dhe i kërkoi publikut të mos i prekë, madje as me doreza, dhe të njoftojë rojtarët ose autoritetet.

    Vivers Beach, një zonë natyrore midis lumit Segura dhe La Babilonia Beach, ishte e mbushur me njerëz, por pak guxuan të hyjnë në det, duke rrezikuar gjoba të rënda.

    Flamuri i verdhë u vendos më vonë, duke lejuar notin me kujdes pranë zonave të rojtarëve

  • Sìpas mjekes se njohur, keto jane dìsa nga shenjat qe duhet te dìnì per veshìn e mesem ne rast se do te hasnì

    Sìpas mjekes se njohur, keto jane dìsa nga shenjat qe duhet te dìnì per veshìn e mesem ne rast se do te hasnì

    Mostrajtimi në kohë i një sëmundje apo edhe mjekimi i ga buar mund të sjellin pasoja të rënda, ndaj është me rëndësi të reagohet në kohë ndaj çdo shenje a shenje.

    Një nga problemet e shpeshta në shërbimin ORL janë infeksionet ak ute të veshit të mesëm, shkaktuar nga bak tere të ndryshme që bëhen patogjene, sidomos gjatë stinës së dimrit, virozave stinore dhe kur imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin e inflamacioneve respiratore.

    Elma Xhokaxhi, mjeke ORL pranë Poliklinikës së Specialiteteve Nr.2, Tiranë, tregon për gazetën “Shëndet +” se këto inf eksione fillojnë me bll okim të veshit dhe dhi mbje të forta që e detyrojnë pacientin të paraqitet tek mjeku. Ndërkohë që shenja të tjera janë edhe temperatura e lartë 38/39 gradë, dhi mbja e kokës, ulja e dëgjimit, se krecionet nga hundët etj.

    Sa i përket komplikacioneve, ajo përmend mastoiditin akut kur infeksioni prek strukturat ko ckore prapa veshit (kockën mastoide) dhe meningitin otogjen kur infeksioni prek cipat e trurit. Ndaj është me shumë rëndësi të vlerësojmë çdo shenjë e rrufë të thjeshtë që na paraqitet me hipotermi e të drejtohemi menjëherë tek mjeku.

    Çfarë janë infeksionet ak ute të veshit të mesëm dhe nga se shkaktohen ato?

    Infeksioni akut i veshit të mesëm, i njohur ndryshe si otiti akut i veshit të mesëm, është një infeksion i shpeshtë shkaktuar nga baktere të ndryshme që bëhen patogjene gjatë stinës së ftohtë të dimrit kur shfaqen virozat stinore dhe imuniteti i organizmit bie, duke krijuar kushte për inflamacione të sipërme respiratore.

    Otiti mesëm akut prek daullen e veshit (membranën timpanike) dhe hapësirën e veshit të mesëm (kaviteti timpanik), ku ndodhen edhe tre kocka të vogla që në formën e një zinxhiri kockor transmetojnë dëgjimin.

    Në kushte normale, kaviteti timpanik nuk ka lëng, por është i mbushur me ajër, ku presioni është i njëjtë me presionin e ajrit jashtë daulles së veshit, dhe kështu veshi funksionon normalisht.

    Ajrosja e tij bëhet nëpërmjet hundës, që komunikon me veshin e mesëm nëpërmjet një tubi ajrosës që quhet tubi eustakut. Gjithë probl ematikat fillojnë kur për një shkak të caktuar ndodh prishja e ajrosjes së veshit të mesëm nga disfunksioni i hundës apo i tubit të eustakut.

    Nga sa u tha më sipër, ka faktor predispozues që mund të jenë:

    Një rhinofaringit.

    Një rinit alergjik stinor.

    Një shtrembërim i perdes së hundës, te fëmijët e vegjël.

    Vegetatio adenoidea, apo siç njihet ndryshe nga populli mi shi i huaj në hundë, por që në fakt është ënjtja e bajames së hundës.

    Mikrobet më të shpeshta janë streptokoku, pneumokoku, hemophilus influenca, moraxella catarrhalis.

    Cila është grupmosha më e prekur?

    Grupmosha më e prekur janë fëmijët e vegjël të moshave parashkollore, të cilët janë më të predispozuar për të bërë infeksione të traktit të sipërm respirator pasi edhe vetë jeta kolektive në çerdhe e kopshte shërben si rrugë për t’u përhapur virozat stinore. Tek fëmijët nën tre vjeç ndihmon për t’u shfaqur otiti ak ut ndërtimi anatomik specifik.

    Tubi i eustakut është më i gjerë, më i shkurtër dhe i vendosur më horizontalisht, kështu një inf eksion i hundës apo i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes do të kalojë shumë lehtësisht në vesh nëpërmjet TE (tubit eustakut).

    Fëmijët e vegjël janë rastet më të vështira, pasi nuk tregojnë dot me fjalë shqetësimin e tyre. Ajo që duhet të ketë parasysh një nënë e re me fëmijë në gji është kundërshtimi i pirjes së gjirit nga ana bebit. Nëna duhet të kuptojë që me fëmijën ka diçka që nuk shkon.

    Fëmija ka bll okim hundësh, kundërshton gjirin sepse kërkon të marrë frymë me gojë. Pas bll okimit të hundës do të fillojë një problem inflamator veshi, prandaj nëna që në këtë moment që fëmija kundërshton herë pas here gjirin dhe grindet së tepërmi duhet të drejtohet për vizitë te mjeku.

    Cilat janë shenjat klinike të otitit të mesëm akut?

    Otit i mesëm akut fillon me ndjenjën e mbushjes së veshit, pacienti ankohet se gjatë gëlltitjes së ushqimit veshi i kërcet, ulet dëgjimi që mund të jetë i moderuar në fazat e para.

    Në orët në vazhdim fillojnë dhimbjet e forta pulsuese ose shpuese të veshit që shoqërohen me temperaturë 38/39 gradë celsius, dhimbje koke, bllokim dhe rrjedhje hundësh në shumë raste.

    Në ndonjë rast kur toksinat e baktereve depërtojnë në labirintin e veshit të brendshëm mund të kemi edhe marramendje, por në përgjithësi nuk është shenjë shoqëruese e otitit të mesëm akut.

    Në otoskopi vihet re trashje dhe skuqje e daulles së veshit. Kur qelbi grumbullohet në sasi të madhe në hapësirën e veshit të mesëm, ai ushtron presion mbi daullen dhe e çan spontanisht atë (perforacioni i daulles së veshit).

    Pacienti nuk ka më dhimbje por prania e rrjedhjeve purulente në kanalin e jashtëm të veshit tregon për një fazë më të avancuar të inf eksionit dhe trajtimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe serioz për të mjekuar inf eksionin.

    Cilat janë kompl ikacionet më të shpeshta të një OMA?

    Komplikacionet e një OMA janë mastoiditi ak ut kur infeksioni prek strukturat ko ckore prapa veshit (kockën mastoide) dhe meningiti otogjen kur infeksioni prek cipat e trurit.

    Sot në përditshmërinë tonë komplikacionet e OMA i hasim shumë rrallë, pasi me kulturën mjekësore që kanë popullata paraqiten menjëherë te mjeku orl që në fazat e para.

    Për më tepër infeksionet e veshit nuk janë të heshtura dhe pa sinjal, fillojnë me bllokim të veshit apo dhe me dhimbje të forta që e detyrojnë pacientin të paraqitet menjëherë në shërbimin ambulator.

    Si trajtohet OMA?

    Trajtimi i OMA konsiston në:

    Trajtimi i infeksionit të veshit me antibiotikë lokalisht me pika në vesh dhe antibio tikë nga goja (përzgjedhja e antibio tikut bëhet në varësi të shkallës së inf eksionit).

    Trajtimi i riniteve apo i rinofaringiteve me mjekime me pika në hundë që ulin edemën e mukozës së hundës (vazokonstriktore nazale).

    Eliminimin e gjithë faktorëve predispozues të OMA (në rastin e adenoideve hiqet mi shi huaj në hundë tek fëmijët, korrigjohet perdja e hundës e kështu me radhë.

    Në otitet me ça rje daulleje, pas kalimit të inf eksionit pacientit i këshillohet ta ruajë veshin nga uji gjatë bërjes së dushit apo në plazh derisa daullja të vetëshërohet dhe mbyllet.

    Por ka raste që daullja ngelet e hapur dhe nuk vetshërohet sepse perforacioni ka qenë i madh. Në këto raste zgjidhja është mbyllja me kirurgji e daulles së veshit (timpanoplastika).

    Në rastin e kompl ikacioneve OMA (mastoiditi dhe meningiti) trajtimi bëhet me kirurgji, pra drenimi kirurgjikal i qelbit.

    A keni pasur raste të përsëritura të OMA?

    Në përgjithësi pacientët që kanë kaluar një OMA janë më të ndjeshëm për t’iu përsëritur inf eksioni i veshit, sepse ata faktorë predispozues që e kanë favorizuar OMA herën e parë sapo ftohet koha fillojnë gjallërohen dhe krijohet terren për rinofaringite, majisje të adenoidit dhe edemë.

    Tek pacientët me daulle të përforcuar herën e parë, daullja e re që krijohet gjatë vetëshërimit është më e hollë dhe delikate, kështu që këta pacientë duhet të jenë të vëmendshëm ndaj dhi mbjes qoftë më të vogël të veshit.

    Raste të përsëritura mund të jenë edhe pacientë që për një arsye apo tjetër kanë lënë përgjysmë skemën e mjekimit të dhënë nga mjeku, pas 3-4 ditësh mjekim janë ndjerë më mirë dhe kanë ndërprerë terapinë. Pas një apo dy javësh paraqiten sërish me dhi mbje të forta veshi.

    Dy fjalë për parandalimin e OMA?

    Parandalimi i OMA do të thotë të vlerësosh çdo rrufë të thjeshtë që shfaqet në stinë me hipotermi, të përdorësh që në fillim il’açe me pika në hundë për të ulur edemën dhe sekrecionet e hundës, të ruash veshin nga lagështira në dush, të drejtohesh menjëherë te mjeku kur shikon që një bll okim hundësh shoqërohet me nje bll okim veshësh që pacienti e inj oron duke menduar se ka dyll në vesh meqenëse nuk ka dhi mbje.

    Këshilla.

    Kur jemi me rrufë të shprehur dhe bll okim të fortë hundësh, mirë është të shmangim udhëtimet me avion, udhëtime në male apo zhytjet në pishina. Në këto raste, veshi që është i mbushur me se krecione nga prishja e balancave të presionit midis veshit të mesëm dhe atij të jashtëm është i prirur për të bërë perforacion spontan.

    Nënat e reja të vlerësojnë grindjet e bebave dhe kundërshtimin e pirjes së gjirit nga ata. Me pak fjalë, ndryshimet klimaterike dhe shpër. thimin e vi rozave stinore nuk i kontrollojmë dot, por mund të parandalojmë zhvillimin e një otiti të mesëm ak ut me ça rje daulle.

  • Papritmas, ndahet nga jeta TikTokeri i njohur

    Papritmas, ndahet nga jeta TikTokeri i njohur

    Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin online: ylli i TikTok-ut, John Crawley, i njohur nga miliona ndjekës si KingBeardX, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

    Sipas raportimeve, Crawley pësoi një arrest kardiak dhe kaloi dy javë në kujdes intensiv, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ia doli të mbijetojë. Tragjedia është edhe më e madhe pasi ai nuk kishte sigurim shëndetësor, dhe familja e tij u detyrua të hapë një GoFundMe, fillimisht për të mbuluar shpenzimet e larta mjekësore – tashmë për funeralin dhe për të ndihmuar nënën e tij.

    Momente para ndarjes së tij nga jeta, John ishte i rrethuar nga më të dashurit e zemrës, ndërsa miq, familjarë dhe fansa nga e gjithë bota mbushën rrjetet sociale me mesazhe homazhi.

    “Ai ishte më shumë se një krijues për ne. Ishte një shpirt i gëzueshëm që na bëri të qeshim edhe ditët më të errëta,” – shkruan një ndjekës në TikTok.

    “John na frymëzoi të jetonim me zemër të hapur. Humbja e tij është plagë e rëndë për të gjithë,” – shtoi një tjetër.

    Karriera e Crawley në TikTok nisi thjesht si argëtim, por me karizmën dhe humorin e tij të veçantë, ai u shndërrua në një nga figurat më të dashura të platformës. Videot e tij, ku shfaqej me mjekrën karakteristike dhe batutat spontane, tërhoqën miliona shikime dhe e bënë atë një ikonë për komunitetin e tij virtual.

    Sot, interneti është më i heshtur pa të. Familja e tij kërkon respekt për privatësinë në këto ditë zie, ndërsa fansat vazhdojnë të ndezin “qirinj virtualë” dhe të ndajnë kujtimet e tyre me të.

    John Crawley largohet nga jeta, por humori, energjia dhe buzëqeshja e tij do të jetojnë përgjithmonë në ekranet e atyre që ai gëzoi.

  • Mbi 5 orë në SPAK/ Vëllai i Erion Veliajt del nga Prokuroria e Posaçme, ja çfarë tha…

    Mbi 5 orë në SPAK/ Vëllai i Erion Veliajt del nga Prokuroria e Posaçme, ja çfarë tha…

    Pas më shumë se 5 orë në SPAK, Arbër Veliaj, vëllai I kryetarit të arrestuar të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

    Ai u mor në pyetje nga prokurorët e posaçëm në lidhje me dosjen e Erion Veliajt, ndërsa në një prononcim shkurt para mediave, Arbër Veliaj tha se kishte “ardhur vullnetarisht të sqaroj pozicionin”.

    Erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me institucionin”, tha Arbër Veliaj.

    Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK-ut.

  • Berisha i jep “hua” 3 deputetë Ilir Metës, çfarë po planifikon në Shtator…

    Berisha i jep “hua” 3 deputetë Ilir Metës, çfarë po planifikon në Shtator…

    Sali Berisha ka vendosur t’i qëndrojë besnik Ilir Metës edhe pas humbjes katastrofë të zgjedhjeve.

    Pasi i dhuroi 4 ulëse të sigurta në Kuvend, Berisha do t’i japë 3 deputetë “hua” Ilir Metës për të krijuar një grup parlamentar.

    Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga PD në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri. Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, tha Tedi Blushi.

    Pasja e një grupi kuvendor do të thotë benefite qoftë në minutazhin e debatit në Kuvend, por edhe në zyra dhe staf të cilat do të jenë bonus politik në aksionin parlamentar të partisë së Ilir Metës, i cili do koordinojë betejën e të tijve nga burgu.

  • Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë

    Robbie Williams: T’u japësh fëmijëve celularë është abuzim, është si t’u japësh drogë

    Robbie Williams ka zgjedhur të marrë një qëndrim të fortë kundër përdorimit të celularëve nga fëmijët, duke e krahasuar dhënien e tyre me një formë abuzimi.

    Në një intervistë për ITV News, këngëtari britanik dhe babai i katër fëmijëve u shpreh se nuk ka ndërmend t’u japë fëmijëve të tij celularë për një kohë sa më të gjatë të mundur. Ai tha:

    Ata nuk kanë telefona. Nuk do të kenë telefona për aq kohë sa të jetë e mundur nga ana njerëzore. Dhe e dini, ata do të thonë: ‘Unë jam në shkollë, të gjithë të tjerët kanë telefon, pse të mos kem edhe unë?’, them unë me ashpërsi. Është kaq e thjeshtë.”

    Williams shtoi se edhe ai vetë e ka të vështirë të përballojë presionin dhe ndikimin që vjen nga interneti:

    Jam 51 vjeç, nuk mund ta përballoj natyrën gërryese të internetit dhe gjërave të tjera. Më dhemb. Ma prish ditën…”

    Në një deklaratë të fortë, ai e krahasoi pajisjet teknologjike me substanca të rrezikshme:

    “Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije dymbëdhjetë vjeç? Si mund t’ia jap këtë ilaç një fëmije shtatëvjeçar? Është abuzim.”

    Robbie dhe bashkëshortja e tij, Ayda Field, janë prindër të katër fëmijëve: Theodora “Teddy” Rose, Charlton “Charlie” Valentine, Colette “Coco” Josephine dhe Beau Benedict Enthoven. Ata kanë zgjedhur t’i mbajnë fëmijët sa më larg vëmendjes publike, me përjashtim të Teddy-t, e cila u shfaq në dasmën e Princeshës Eugenie në vitin 2018.

    Këngëtari ka nisur turneun e tij “Britpop” në maj, në mbështetje të albumit me të njëjtin emër, që pritet të publikohet më 10 tetor.

  • Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

    Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

    Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.

    Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.

    Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.

    Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.

    Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.

    Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme:

    Mirush Kabashi, mjeshtër i poezisë dhe skenës, u nda nga jeta në dhjetor 2023, pa marrë as minimumin e kujdesit institucional. Mimika Luca, një nga themelueset e Teatrit Kombëtar, ndërroi jetë në shkurt 2023, duke u përcjellë me shumë më tepër heshtje sesa mirënjohje. Vladimir Prifti, regjisori dhe skenaristi i njohur, u largua në nëntor 2023, pothuajse i anashkaluar nga ata që dikur e kishin bashkëpunëtor.

    Dhe vetëm pak ditë më parë, në gusht 2025, u nda nga jeta Zija Grapshi, aktor i dashur i Teatrit të Kukullave, që dha mbi gjysmë shekulli art për breza të tërë, por u harrua gjallë nga shteti. Margarita Xhepa, që edhe pse një ikonë e artit dhe ende gëzon jetë, shpesh është përdorur më shumë për propagandë sesa është mbështetur; Dhimitër Orgocka, që u shua në vetmi, e shumë e shumë të tjerë.

    Ky është modeli i një shteti që i përdor artistët për festivale, për propagandë, për ceremoni, por nuk i qëndron pranë kur kanë më shumë nevojë. Një shtet që ndan dekorata pas vdekjes, por nuk ofron as minimumin e respektit gjallë. Një shtet që organizon homazhe me kurora lulesh, por nuk paguan as barnat e tyre kur jetojnë.

    Kjo është fytyra e vërtetë e turpit tonë. Ne i kemi lënë artistët të varrosen gjallë në harresë dhe në mjerim. Dhe kur vdesin, mbajmë fjalime të bukura, qajmë lot publikë dhe e përdorim kujtimin e tyre për të bërë politikë.

    Rasti i Naun Shundit është një thirrje e fortë: sa artistë të tjerë do të lëmë të ikin në këtë mënyrë? Sa Tinka të tjera do të përfundojnë në azile, sa Sandër Prosi të tjerë do të vdesin të harruar, sa herë do të përsërisim të njëjtin turp?

    Sepse një komb që nuk i respekton artistët gjallë, është një komb që ka varrosur shpirtin e vet!

  • Hëna e Z*zë’ po vjen, ja ndikimi i saj dhe cfarë fsheh ky lloj fenomeni natyror!

    Hëna e Z*zë’ po vjen, ja ndikimi i saj dhe cfarë fsheh ky lloj fenomeni natyror!

    Një ‘hënë e zezë’ e rrallë do të shfaqet këtë fundjavë, duke u konsideruar si një ngjarje e pazakontë astronomike.

    Shfaqja e “hënës së zezë” ndodh vetëm një herë çdo disa vite dhe padyshim është një ngjarje e veçantë për adhuruesit e hapësirës – pa përmendur edhe spekulimet për ndonjë objekt “armiqësor” që thuhet se po lëviz drejt nesh.

    Ndryshe nga hëna e plotë, “hëna e zezë” është një fazë kur hëna e re kalon midis Tokës dhe Diellit, duke mbajtur të errët anën që shohim ne.

    Në këtë periudhë, hëna mbetet e padukshme nga qielli ynë, duke krijuar një fenomen mjaft interesant.

    Ngjarja ndodh të shtunën (23 gusht), me hënën që hyn zyrtarisht në fazën e saj të re në orën 23:06 (PDT). Në hemisferën perëndimore, “hëna e zezë” pritet të arrijë kulmin të premten (22 gusht) në mesnatë sipas orës ET, ndërsa pjesa tjetër e botës do ta ndjekë të shtunën.

    Edhe pse nuk do të ketë asgjë “të çuditshme” për t’u parë, kjo nuk i ka penguar njerëzit në internet të spekulojnë për domethënien e saj. Disa që i referohen profecive biblike mbi “hënën e errët” kanë cituar Markun 13:24: “Dielli do të errësohet, dhe hëna nuk do të japë dritë.”

    Disa interpretojnë këtë si shenjë të “Fundit të Kohëve”, gjë që ka shtuar shqetësimet në rrjete sociale. Një përdorues në Twitter madje sugjeroi që “ndoshta duhet të përgatitemi, thjesht për çdo rast.”

    Megjithatë, astronomët theksojnë se “hëna e zezë” nuk është aspak arsye për panik. Në fakt, ky nuk është një term shkencor, por thjesht një noefkë popullore.

    Duke folur për MailOnline, profesori i asociuar i fizikës në Universitetin Syracuse, Walter Freeman, tha:

    “Një hënë e zezë është thjesht një hënë e dytë e re që ndodh brenda të njëjtit muaj kalendarik. Nëse një hënë e re ndodh në fillim të muajit, një tjetër mund të ndodhë para se muaji të përfundojë. Nga pikëpamja shkencore, kjo nuk ndryshon aspak nga çdo hënë tjetër e re.”

    Edhe pse nuk ka spektakël të veçantë vizual në qiell këtë fundjavë, Freeman shtoi se mungesa e dritës së hënës do t’i bëjë yjet dhe planetët të duken edhe më qartë, duke u sjellë gëzim vëzhguesve të qiellit.

    “Mungesa e dritës së hënës krijon kushte perfekte për vrojtim të yjeve,” tha profesori. “Është një mundësi e shkëlqyer për astronomët amatorë ose për këdo që është kurioz të shohë më qartë qiellin e natës.”

    Ky fenomen ndodh vetëm çdo 33 muaj, ndërsa hera tjetër e pritshme do të jetë më 20 gusht 2028. 

  • Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët

    Pelegrinazhi në Tomorr/ Policia publikon itineraret zyrtare: Ja si do të lëvizin besimtarët

    Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa e Kulmakut”, paraprihet edhe me masa të forta sigurie nga ana e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me institucionet vendore, si dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

    Drejtoria Vendore e Policisë Berat njoftoi sot (19 gusht) planin e posaçëm të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Ky pelegrinazh ka nisur prej ditës së djeshme dhe zgjat një javë.

    “Ky plan ka si objektiva: parandalimin e aksidenteve rrugore, garantimin e qarkullimit të lehtësuar të përdoruesve të akseve rrugore të qarkut, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të pelegrinazhit në malin e Tomorrit, i cili do të zhvillohet gjatë periudhës 18-25 gusht. Në zbatim të këtij plani masash, janë planëzuar shërbime shtesë në të gjitha akset rrugore që të çojnë në malin e Tomorrit, si dhe në ambientet e jashtme të objektit të kultit në këtë mal”, bëri me dije policia vendore.

    Njësitë e tjera që do bashkëpunojnë janë; FNSH Fier, Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore, organet e pushtetit vendor, PMNZSH–në, spitalin rajonal të Beratit dhe me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

    Policia ka hartuar edhe segmentet që do të ndjekin besimtarët gjatë udhëtimit për të shkuar në Tomor dhe atë të kthimit pas.

    Gjithashtu autobusët, furgonat me mbi 8 shtetas dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor Plirëz-Teqeja e Kulmakut-Mali i Tomorrit. Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor Plirëz-Teqeja e Kulmakut, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.

    “Përmes këtij njoftimi ju sjellim në vëmendje zbatimin rigororoz të rregullave të qarkullimit rrugor, respektimin e limiteve të shpejtësisë, mosdrejtimin e mjetit në efektin e alkoolit, evitimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe përdorimin e rripit të sigurimit. Gjithashtu, informojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që do të marrin pjesë në këtë pelegrinazh, se në të gjitha akset rrugore dhe në ambientet përreth teqesë së Kulmakut, 24 orë dhe deri në përfundim të pelegrinazhit, do të ketë prezencë të shërbimeve të Policisë, të cilat do t’ju asistojnë dhe do t’ju japin ndihmë, në çdo rast nevoje”, bën me dije policia, teksa në fund falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin dhe uron pelegrinazh të mbarë.

    Masat e Policisë, rrugët që do përdoren nga besimtarët dhe udhëzimet:
    -Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të malit të Tomorrit (drejt teqesë) do të jetë: “Hyrja e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi i Uznovës – Kryqëzimi i Plirëzit – Teqeja e Kulmakut”.
    -Itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga mali i Tomorrit (nga teqeja) do të jenë: “Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”; “Teqeja e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Rruga kryesore ‘Antipatrea’ – Rrethrrotullimi i Kombinatit”.
    -Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohen të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja e Kulmakut” dhe anasjelltas.
    -Në akset rrugore “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali i Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë” dhe ”Çorovodë – Gjerbës – Mali i Tomorrit” nuk do të lejohen të qarkullojnë mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 deri në orën 24:00, gjatë të gjitha ditëve të pelegrinazhit.
    -Autobusët, furgonat me mbi 8 shtetas dhe minibusët nuk do të lejohen të qarkullojnë në aksin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut – Mali i Tomorrit”.
    -Për shkak të parametrave të rrugës, në segmentin rrugor “Plirëz – Teqeja e Kulmakut”, qarkullimi i mjeteve do të kryhet në kolonë dhe nuk do të lejohen parakalimet.
    -Gjithashtu, janë të ndaluara qëndrimi dhe pushimi i mjeteve. Drejtuesit e mjeteve duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë, për vendet ku do të lejohet qendrimi dhe parkimi i mjeteve.

  • Nuk mundet pa shqiptarët”! Këngëtari i famshëm grek merr 30 instrumentistë shqiptarë për koncertin në Londër: Janë më të mirët në botë

    Nuk mundet pa shqiptarët”! Këngëtari i famshëm grek merr 30 instrumentistë shqiptarë për koncertin në Londër: Janë më të mirët në botë

    Këngëtari grek Konstantinos Argiros rikthehet sërish në Shqipëri, por kësaj radhe ndryshe. Ai ndodhet në Tiranë për të bërë provat për koncertin e tij më të fundit që do të mbajë në Londër, të cilin e quan kyç për karrierën e tij. Për këtë moment të rëndësishëm ai ka zgjedhur të shoqërohet nga një orkestër shqiptare.

    Bashkëpunimi me orkestrën shqiptare ai e nisi në koncertin që mbajti në Pallatin e Kongreseve në Janar të vitit të shkuar, dhe do ta vazhdojë edhe në skenën më prestigjioze muzikore në botë, në “Royal Albert Hall”, ku do të jenë më të në skenë rreth 30 instrumentistë shqiptarë.

    Jam shumë i lumtur që kthehem në Tiranë. Vitin e kaluar mbajtja një koncert të Pallati i Kongreseve, nga ku kuptova që ju keni instrumentistë të shkëlqyer, ndër më të mirët në botë dhe për këtë koncert kyç të karrierës time në Albert Hall nuk mund të zgjidhja një skuadër tjetër”, thotë këngëtari.

    Një ëndërr e bërë realitet është ky moment për artistin grek, këngët e të cilit janë shumë të dashura edhe për publikun shqiptar, ndërsa zbulon çfarë do të ketë në repertorin e asaj mbrëmjeje. Por pas këtij momenti, një tur nëpër botë e pret artistin Konstantinos Argiros, i cili nuk e përjashton që veç orkestrës së tij të shoqërohet edhe nga instrumentistë shqiptarë.