Blog

  • Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për..

    Termeti i fortë g*det oqeanin, paralajmërime për..

    Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë e shkallës rihter është regjistruar të enjten në mbrëmje në Oqeanin Atlantik Jugor. Lëkundjet raportohen se janë ndjerënë Argjentinë dhe Kili.

    Epiqendra e tërmetit sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, është regjistruar afërsisht 710 kilometra në juglindje të Ushuaia-s, në Grykën Drake. Thellësia fokale vlerësohet në 10.8 kilometra

    Kalimi Drake lidh Atlantikun Jugor me Oqeanin Paqësor Jugor, midis majës jugore të Amerikës së Jugut dhe Gadishullit Antarktik.

    Pas tërmetit, autoritetet në Kili lëshuan një paralajmërim për cunami për pjesë të Antarktidës. Nuk u lëshuan menjëherë urdhra evakuimi për Kilin ose Argjentinën.

    Zona është e izoluar dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima.

  • Lot dhe dhimbje! Publikohet videoja e fundit e gjyqtarit që pushtoi botën me humanizmin e tij (VIDEO)

    Lot dhe dhimbje! Publikohet videoja e fundit e gjyqtarit që pushtoi botën me humanizmin e tij (VIDEO)

    Frank Caprio, gjyqtari i njohur amerikan i cili u bë simbol i drejtësisë me mëshirë në sallën e gjyqit, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai vuante nga kanceri i pankreasit dhe vetëm një ditë para se të ndërronte jetë, publikoi një mesazh prekës nga shtrati i spitalit.

    “Vitit të kaluar ju kërkova të luteni për mua dhe e kam të qartë që e bëtë, sepse kalova një periudhë shumë të vështirë. Fatkeqësisht, kam pasur një përkeqësim. Jam përsëri në spital tani dhe ju kërkoj të më kujtoni në lutjet tuaja. Besoj fort te fuqia e lutjes. Besoj se i Gjithëpushtetshmi që është mbi ne po na sheh, ndaj ju lutem më kujtoni…”, shprehej Caprio në videon që preku miliona njerëz në rrjetet sociale.

    Caprio u bë i dashur për publikun me vendimet humane dhe mënyrën unike si gjykonte njerëzit në emisionin “Caught in Providence”, duke treguar se ligji mund të zbatohej me zemër dhe dhembshuri.

    Trashëgimia e tij mbetet frymëzim për breza të tërë – një kujtesë se drejtësia pa mëshirë nuk është e plotë. Sot, bota e kujton me respekt dhe lutjet e shumta që ai kërkoi janë bërë realitet.

  • Abuzim në ajër: Çfarë ndodhi mes biznesmenit indian dhe adoleshentes 15-vjeçare gjatë fluturimit për në Zvicër?

    Abuzim në ajër: Çfarë ndodhi mes biznesmenit indian dhe adoleshentes 15-vjeçare gjatë fluturimit për në Zvicër?

    Një biznesmen 44-vjeçar nga India është shpallur fajtor në Zvicër për abuzim seksual ndaj një vajze 15-vjeçare gjatë një fluturimi nga Mumbai për në Zyrih. Burri i martuar, i cili udhëtonte për punë në Belgjikë, u ul pranë të miturës dhe, sipas akuzës, e ngacmoi pasi ajo ra në gjumë.

    Vajza mbeti në gjendje shoku dhe nuk reagoi menjëherë, por autoritetet e arrestuan biznesmenin menjëherë pas uljes në Zyrih. Në gjyq, ai pranoi fajin duke thënë se ishte i vetëdijshëm për sjelljen e papranueshme.

    Gjykata e Bülach e dënoi me 18 muaj burg me kusht, ndalim hyrjeje në Zvicër për 5 vjet dhe ndalim të përhershëm të çdo aktiviteti që lidhet me të mitur. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë 9,000 franga shpenzime gjyqësore. Pas vendimit, ai u lirua dhe iu dorëzua autoriteteve të emigracionit për deportim.

  • Tronditëse! Parashutistja nuk e hap parashutën nga 4600 metra dhe humb jetën– arsyeja do ju lërë pa fjalë

    Tronditëse! Parashutistja nuk e hap parashutën nga 4600 metra dhe humb jetën– arsyeja do ju lërë pa fjalë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur County Durham në Angli, ku parashutistja me përvojë Jade Damarell, 32 vjeç, ka zgjedhur t’i japë fund jetës gjatë një hedhjeje nga 4600 metra lartësi.

    Sipas hetimeve, Damarell nuk aktivizoi as parashutën kryesore dhe as atë rezervë, ndërsa kishte çaktivizuar edhe pajisjen automatike të aktivizimit (AAD), duke e bërë të pamundur shpëtimin e saj. Ekspertët konfirmuan se të gjitha pajisjet ishin plotësisht funksionale.

    kishte kryer me sukses gjashtë hedhje të tjera, çka e bën aktin edhe më tronditës. Në telefonin e saj u gjet një shënim, ku i kërkonte falje familjes dhe i falënderonte për mbështetjen e vazhdueshme.

    Mësohet se natën para tragjedisë, Jade kishte përfunduar marrëdhënien me partnerin e saj, një fakt që dyshohet të ketë ndikuar në gjendjen e saj emocionale. Koroneri Leslie Hamilton deklaroi se rasti është vetëvrasje, duke mbyllur hetimet mbi ngjarjen.

    Familja e saj e përshkroi si një shpirt të lirë, plot dashuri dhe energji, që arriti të prekë jetët e shumë njerëzve. Vdekja e saj ka lënë pas një dhimbje të thellë në komunitetin e parashutistëve dhe tek ata që e njihnin.

  • Çfarë po ndodh në Vlorë: Dy ngjarje të rënda brënda natës, fëmija bie nga lartësia, gruaja hidhet nga ballkoni

    Çfarë po ndodh në Vlorë: Dy ngjarje të rënda brënda natës, fëmija bie nga lartësia, gruaja hidhet nga ballkoni

    Vlora është tronditur mbrëmjen e kësaj të enjteje nga dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur pothuajse njëkohësisht në qytet.

    Ngjarja e parë ka ndodhur në Lungomare, ku një fëmijë ka rënë nga lartësia e banesës së tij. Menjëherë pas rënies, i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa pritet komunikata e policisë për të mësuar më shumë detaje.

    Ndërkohë, vetëm pak çaste më vonë, pranë Shkollës së Muzikës në qytet është regjistruar një tjetër ngjarje tragjike. Një grua është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e plagëve të marra.

    Autoritetet policore ndodhen në të dy vendngjarjet dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat. Dy episodet e njëpasnjëshme kanë sjellë shqetësim të madh në opinionin publik të qytetit bregdetar.

  • Sezoni i ri! Ndryshime në ‘Për’puthen’, këto janë risitë

    Sezoni i ri! Ndryshime në ‘Për’puthen’, këto janë risitë

    Për’puthen’, programi më jetëgjatë i dashurisë në ekranet shqiptare do vazhdojë për një tjetër sezon nga shtatori.

    Risitë nuk do të mungojnë në dy rrafshe, përmbajtësor dhe të stafit.

    Tashmë është bërë e ditur që nuk do ketë më limit moshe. Pra mjafton të jesh mbi 18 vjeç duke e diversifikuar moshën ku të ulur mund të shohim në studio një 20 vjeçar dhe një 50 vjeçare.

    Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm.

    Pas një sezoni të plotë në drejtim, Eralda Kenaj largohet duke u zëvendësuar nga pjesa tjetër e ekipit që përfshin moderatoren Megi Pojani, redaktoren Rea Brahja dhe rikthimin e Neda Ballukut.

    A do jetë një sezon i mbarë në një periudhë kur ‘dating shows’ po rilulëzojnë nëpër botë?

    Presim e shohim! 

  • Varri misterioz i prijësit ARBËROR? Simbolet e çuditshme nga Marin Mema

    Varri misterioz i prijësit ARBËROR? Simbolet e çuditshme nga Marin Mema

    Nje vendprehje e vjeter, ka ngjallur gjithmone diskutime mes historianeve e studiuesve shqiptare. Ajo ndodhet ne brendesi te kishes se njohur ne Zvernec. Mbi te jane te gdhendura nje kafke, kockat e kryqezuara dhe nje gjarper.. Kujt i përket kjo vendprehje?

  • E re pedhja, ego ena kafe… familja emigrante nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    E re pedhja, ego ena kafe… familja emigrante nga Greqia me pushime në Durrës, kamarieri ngel pa fjalë

    Një familje shqiptare nga Kosova (që jetonin prej 25 vitesh në Gjermani) dhe një familje shqiptare nga Shqipëria (që jetonin prej 25 vitesh në Greqi)!

    Ulen në lokal në bregdet (DURRËS) tavolinat ngjitur. Unë po shikoja çdo veprim. Afrohet kamarieri tek familja nga Kosova.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Mirmbrëma (të gjithë lëshuan telefonat nga dora dhe po shikonin nga kamarieri)

    Burri: A po ma ban ni ekspres dhe ni ujë.

    Gruaja: Ni lang portokalli të lutem.

    Fëmijët: Djali na po dojmë akullore. A ban me shku me e zgjedh vet te banaku?

    Kamarieri: Po patjetër. (Largohet i buzëqeshur dhe duke thëne faleminderit)

    Shkon në banak jep porosinë dhe afrohet te familja shqiptare që jetonin në Greqi.

    Kamarieri: Mirmbrëma, me se mund t’ju shërbej?

    Familja: Kalispera (përgjigjet vetëm burri, gruaja dhe fëmijët nuk lëshuan tel nga dora, vazhdonin lundronin në instagram).

    Burri: Keni Heiniken grek se këto të Shqipërisë nuk pihen. Po thotë kamarieri. Fëmijët një zëri: Coca-Cola

    Gruaja: Ego ena kafe gliko megalo (kamarieri shta ngu se nuk dinte greqisht).

    Unë po shikoja me vëmëndje dhe mendova është martuar me greke.

    Kamarieri: Zotëri më fal çfarë do zonja se nuk e kuptova?

    Gruaja: E re pedhja nuk dini të bëni “kafe gliko megalo” akoma se kini mësuar, jeni gjithë ky lokal.

    Kamarieri (që gati po shp ërthente): Zonjë ne këtu bëjmë çdo gjë por nuk po ju kuptoj se s’di greqisht.

    Pasi u sqaruan për porosinë kamarieri largohet drejt banakut dhe thotë: Aman mo sa pordhë ata atje. Ndërkohë familja me njëri-tjetrin: Panagjia mu sa mbrapa janë këta, nuk bëhet Shqipëria.

    Darka vazhdonte. Diku në kënd ishte pozicionuar një këngëtar dhe një instrumentist që po luanin muzikë. Ambienti u mbush plot. Kishte njerëz që hanin, pinin, kërcenin dëfreheshin simbas dëshirës (normal me pushime).

    Familja nga Kosova nuk çohej të kërcenin por duartrokisnin gjithmonë që përfundonte kënga dhe vura re që 80% e këngeve fëmijët i dinin se vërehej lëvizja e buzve dhe pse kishin lindur në Gjermani.

    Familja nga Shqipëria por që jetonte në Greqi vazhdonte luanin me telefona, vetëm burri nxorri një qese jeshile me duhan nga xhepi dhe herë pas here dridhte ndonjë cigare.

    Këngëtari po këndonte “xhamadani vija vija” aty atmosfera shp ërtheu. Bashkë më të tjerët edhe fëmijët e familjes nga Kosova. Kur mbaroi kënga burri i familjes nga Kosova i afrohet këngëtarit.

    Burri: Të lumtë goja shumë bukur po këndojke. Fëmijët e mi kan lindur në Gjermani por e dun fort muzikën shqiptare dhe flasin mirë shqip. A ban me të qiras me diçka a mos ma merr për of endim dhe nxjerr 10€ ja jep këngëtarit.

    Këngëtari: Shumë faleminderit. Më pas ngrihet burri që jetonte në Greqi i afrohet këngëtarit.

    Burri: Më bëj një zebetiko se do kërcejnë fëmijët e mi se i kërcejnë shumë bukur. Se nuk i kuptojnë këto këngët shqip kanë lindur në Greqi dhe s’dinë fare shqip.

    Këngëtari: Nuk di (shumë ftohtë dhe prerë)

    Më pas ngrihet gruaja dhe me tel në dorë i vinte këngë greke nga YouTube dhe këngëtari që i përgjigjej “nuk di greqisht”. Si përfundim nuk u këndua asnjë këngë greqisht.

    Darka mbaroi, njerzit filluan të drejtoheshin drejt parkingut ku kishin lënë makinat. Ikën dhe familja nga Kosova dhe familja nga Greqia.

    Familja nga Kosova duke falenderuar stafin dhe familja nga Greqia sigurisht turinjte e varuara, dëgjohej herë pas here shqiptarja e “grekëzuar” që mërmëriste “hajde sto dhialo”.

    Kur vajtën te parkingu familja nga Kosova ju drejtua një automjeti Audi Q7 vit prodhimi 2018 me targa gjermane.

    Familja nga greqia ju drejtua një automjeti tip Toyota Celika e vitit 1997 me një marmitë sportive që varej poshtë gati më të rënë.

  • Erion Veliaj paralajmëron nga burgu: Dita e llogarive po afron shpejt…

    Erion Veliaj paralajmëron nga burgu: Dita e llogarive po afron shpejt…

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej muajit shkurt, vijon të postojë vazhdimisht në rrjetin e tij social TokTok.

    Veliaj shkrun se Prokurorët duan që ta largojnë nga pushteti dhe kundërshtarët e tij duan që ta largojnë nga zyra. Në fund të postimit Kryebashkiaku vijon duke thënë se ai ndjek vetëm atë që do pupulli.

    Unë ndjek vetëm atë që do populli, ata më kanë votuar. Për të tjerët, dita e llogarive po afron më shpejt se sa e kishin menduar,” shkruan Veliaj.

  • Thonë që koha shëron pIagë, por shpirti im nuk…’ Gazetarja e njohur humbi bashkëshortin, përlot me postimin prekës!

    Thonë që koha shëron pIagë, por shpirti im nuk…’ Gazetarja e njohur humbi bashkëshortin, përlot me postimin prekës!

    Sindi Salaj, gazetarja që humbi bashkëshortin në një aksident të rëndë që ndodhi natën e të dielës në Berat, ka reaguar mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Ornelit 29 vjeçar. Ajo thotë se plaga në shpirt nuk do t’i shërohet kurrë, por do të jetojë për vajzën e tyre.

    “Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim. Do takohemi sërish një ditë drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart.

    Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin” shkruan Sindi Salaj, teksa ndan një fotografi të veçantë me bashkëshortin dhe vajzën e tyre të mitur.

    Aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Moravë të Beratit. Ornel Caushaj dhe bashkëshortja e tij Sindi Salaj udhëtonin me makinë, kur janë përfshirë në një aksident të rëndë, që fatkeqësisht i ka marrë jetën drejtuesit të mjetit.

    Partnerja e tij mori lëndime të lehta dhe fatmirësisht shpëtoi, por për të jetuar me dhimbjen e madhe të ikjes së një prej njerëzve që e donte më së shumti në këtë jetë, sepse njëri-tjetrit i ishin betuar për dashuri të përjetshme që kur ishin në bankat e gjimnazit.