Kalaja e Nishit është ndërtuar e rindërtuar disa herë, nga Romakët , Bizantët , Skllavet Bullgarët Serbet e Osmanët, por themeluesit e kësaj kalaje ishin Ilirët. Falenderojmë mikun tonë Mentor Mimani për materialin. Foto në vazhdim:
Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga sot pritet të ketë reshje shiu, të cilat do të kulmojnë nesër me rrebeshe të forta në disa zona të vendit.
“Dita e sotme ka sjellë një rënie të lehtë të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit, ku në qytetet e zonave malore të kemi një temperaturë rreth 14 gradë celsius.
Ndërsa rreth mesditës do të kemi një rënie më të ndjeshme të temperaturave të ajrit në zonat veriore me rreth 3 gradë. Ppo ashtu në zonat e mesme dhe jugore do të kemi një rënie me 1 apo 1.5 gradë celsius, duke bërë që maksimumet në zona të jenë rreth 37 apo 38 gradë celsius.
Një rënie më e ndjeshme e temperaturave do të jetë ditën e nesërme, duke bërë që minimumet të pësojnë rënie me 3-4 gradë, ku temperaturat të jenë me 10 – 11 gradë celsius në zonat malore; ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhaten nga 14 – 26 gradë celsius. Por rreth orëve të mesditës do të rënia më e ndjeshme e temperaturave me të paktën 5 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit, ku temperaturat maksimale të regjistrohen në 32-33 gradë celsius në zonët përreth Fierit, ndërsa në vendet e tjera do të jetë rreth 27-31 gradë celsius, ndërsa në zonat malore në 24-25 gradë celsius.
Por jo vetëm dita e shtune por edhe dita e diele do të jetë me temperatura të freskëta.
Duke filluar nga e hena më pas do të kemi një rritje të temperaturave që do të shoqërohen gjatë gjithë fundjavës, ku pritet të shkojnë në vlerat 32-33 gradë celsius.
Kjo rënie e temperaturave të ajrit do të shoqërohet me vranësira të shpeshta që janë parë gjatë orëve të para të mëngjesit, dhe duke qenë se do të kemi prezencën e lagështirës në ajër, sot dhe të mërkurën do të kemi dhe reshje shiu, ku dita e sotme do të ketë reshje më të pakta, ndërsa të shtunen do të jenë më të shpeshta duke qenë se prania e lagështirës do të jetë më e madhe”, u shpreh ndër të tjera sinoptikani Hakil Osmani.
Ende mbetet një tabu pë familjen shqiptare. Virgjëria nuk ekziston, të paktën jo nga pikëpamja mjekësore-anatomike. Mbi këtë bazë, Kolegji Mbretëror i Obs.tet.ërve dhe Gjinek.ologeve (RCOG), i cili përfaqësohet nga mjekë obstetër dhe gjinekologë britanike, ka publikuar një apel në British Medical Journal për t’i kërkuar qeverisë të ndalojë testet e virgjërisë, vizitat invazive dhe joshkencore, që synojnë verifikimin e himenit.
Anestezisti i njohur, Skerdi Faria. Ky i fundit tha se nuk është i çuditur nga ky studim.
“Për fat të mirë që doli një institucion prestigjioz që i vuri vulën edhe nga ana mjekësore.
Janë ment.alitete të vjetra që kanë rezistuar edhe me kalimin e kohës. Ne kemi bërë edhe të ash.tuquajturit qepje, më tepër nga ana hum.anitare për vajzat që vijnë të dëshpëruara, dy raste. Më ka ardhur një vajzë me mamanë se kishte në plan për tu martuar. Nga zonat rurale”, tha Faria.
Ai shtoi se kanë hequr dorë nga kjo procedurë, nga fakti se “një marrëdhënie sekuale për herë të parë nuk jep gjithmonë gjakderdhje”.
Skerdi u shpreh se dy vajzave që kanë shkuar te klinika e tij për t’u qepur, ua kanë shpjeguar se nuk ekziston virgjëria, por mentaliteti është më i fortë. Shqipëria Live
“Ja kemi shpjeg.uar por nuk mund të dalim më të fortë se mentaliteti dhe shoqëria. Janë formuar për vite dhe shekuj me këtë mit dhe është e vështirë që të ndryshojë mendim”, tha anestezisti.
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten pasdite në qytetin e Volosit, ku një shtetas shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas policisë greke, autori i dyshuar është 40-vjeçari Pandeli Nakoleci, ndërtues me profesion, i cili ekzekutoi bashkëshorten e tij Marjola, 36 vjeçe, duke i shkaktuar plagë të rënda në qafë dhe shpinë. Pas krimit, ai u arratis duke lënë pas katër fëmijët e tyre të mitur, të moshës nga 6 deri në 18 vjeç, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes makabre.
Sipas dëshmisë së vajzës së madhe, grindjet mes prindërve ishin të shpeshta, ndërsa i ati shpesh shfaqte sjellje xhelozie ndaj nënës. Ajo tregoi se pak kohë më parë e ëma e kishte larguar të atin nga shtëpia, por ai ishte kthyer sërish. Ditën e ngjarjes, konflikti mes çiftit përshkallëzoi në dhunë fatale.
Pamje të publikuara nga protothema.gr tregojnë momentin kur vajza e madhe e viktimës mbërriti në vendngjarje dhe pa pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jetonte familja. Sipas dëshmitarëve, autori ndoqi bashkëshorten deri në hyrje të godinës, ku e goditi përsëri para se të largohej me vrap.
Burime pranë autoriteteve greke thonë se 40-vjeçari ishte shtruar në një klinikë psikiatrike në muajin qershor, pasi kishte probleme të shëndetit mendor dhe kishte tentuar vetëvrasje. Dyshohet gjithashtu se ai ishte përdorues droge.
Forcat policore kanë rrethuar zonën dhe janë në kërkim të autorit, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motiveve të krimit.
Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.
Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.
Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga 1 janari i vitit 2025.
Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”.
Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension.
SPAK ka konfirmuar se aktualisht janë nën hetim 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, përfshirë 3 deputetë, 1 ish-deputet dhe 1 ish-ministër.
Në një përgjigje dhënë interesit të gazetarëve, SPAK ka bërë publike disa të dhëna të rëndësishme lidhur me hetimet ndaj funksionarëve të lartë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar përmes letërporosive.
Emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike për shkak të sekretit hetimor, por bëhet e ditur se hetimet janë në vijim dhe përfshijnë vepra të natyrës penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.
Lavatriçja është një prej pajisjeve elektroshtëpiake që përdorim më shumë, por për të cilën kujdesemi më pak, sidomos kur bëhet fjalë për pastrimin e saj.
Ndoshta shumë prej jush mendojnë që duke qenë tërë kohës në punë, ajo nuk ka nevojë të pastrohet.
Në fakt është krejt e kundërta, akumulimi i papastërtive, uji me klor etj bën që në lavatriçen të lulëzojë myku.
Ky i fundit jo vetëm që kundërmon erë të keqe dhe pen gon larjen e mirë të rrobave, por është i dëmshëm për shëndetin tuaj, duke ju ekspozuar ndaj problemet të frymëmarrjes dhe simptomave të reagimit ale rgjik.
Mos u shqetësoni, pasi me këshillën e mëposhtme do të mund të eliminoni çdo shenjë myku nga makina juaj larëse, të neutralizoni aromat e pakëndshme.
Përbërësit: 50 gramë kripë, 5 lugë gjelle sodë buke, 5 lugë gjelle uthull dhe një sfungjer.
Fillimisht derdhni kripën në vendin ku hidhni detergjentin dhe lejoni që lavatriçja të bëjë një larje të parë bosh.
Mjafton një proces tejet i shkurtër në temperaturë ’40 gradë, për shembull duke graduar lavatriçen tek opsioni i larjes me dorë.
Më pas bashkoni uthullën e mollës, sodën e bukës dhe ujë të ngrohtë sipas dëshirës. Me ndihmën e një sprucatori derdhni masën në të gjithë hapësirën e brendshme të lavatriçes, kurse me sfungjerin pastroni derën dhe të gjitha njollat e mykut që duhen në sipërfaqe. Mbylleni derën dhe lëreni të veprojë për 2 orë.
Vendosni lavatriçen në një cikël ‘shpëlarjeje’ dhe shtoni sërish sodë buke aty ku hidhni detergjentin. Pas kësaj makina juaj do të jetë në kushtet për të punuar normalisht. Bëjeni këtë çdo 2-3 javë për rezultate optimal dhe mos harroni të lini derën e lavatriçes hapur pas çdo përdorimi.
Ai mund të hahen i papërpunuar në sallata dhe sanduiçe ose i gatuar.
Para së gjithash, spinaqi është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve dhe funksionimin e duhur të sistemit imunitar, dhe vitaminës K, e cila është e përfshirë në procesin normal të koagulimit të gjakut dhe në të njëjtën kohë ndihmon në mbrojtjen e kockave. shëndetin.
Nga ana tjetër, ai përmban sasi të larta të acidit folik, magnezit, kaliumit dhe fibrave, si dhe vitaminë E, vitaminë C, fosfor, mangan dhe zink.
Gjithashtu, përmbajtja e tij e antioksidantëve është e lartë, veçanërisht flavonoidet dhe karotenoidet, të cilat neutralizojnë radikalet e lira “të rrezikshme” dhe ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike të lidhura me stresin oksidativ, si sëmundjet e zemrës dhe disa sëmundje degjenerative të nervit sistemi.
Vlen të theksohet se edhe pse spinaqi përmban sasi të konsiderueshme kalciumi dhe hekuri, biodisponibiliteti i tyre është i ulët, kështu që trupi nuk mund t’i thithë ato në masë të madhe.
Së fundi, një veçori e veçantë e kësaj perime është përmbajtja e lartë e acideve oksalike, përbërës që kontribuojnë në formimin e nefroliteve dhe kristaleve të acidit urik dhe për këtë arsye do të ishte mirë që të mos teprohej nga personat me histori të nefrolitiazës ose përdhes.
Të luash në fushë mbi 80 vjeç? Po, është e mundur. Sigurisht, nëse je në formë dhe stërvitesh. Në fund të fundit, në atë moshë je vetëm një djalë i rritur”. Kështu shprehet Lamberto Boranga, mjek i specializuar në kardiologji dhe mjekësi sportive, i cili po përgatitet të kthehet në fushë si portier me Trevin, në kategorinë e parë, në moshën 82-vjeçare
“Sot të rriturit kanë më shumë interes sesa të rinjtë, unë jam gjithmonë në lëvizje. Nuk shoh televizor, as lexoj gazeta, – ka thënë ai për agjencinë “Ansa”. – Çfarë do t’i thoja një pacienti nëse do më tregonte se dëshiron të bëhet sportist në moshën 82-vjeçare? Do ta pyesja: A je stërvitur? A je në formë? Do t’i bëja të gjitha kontrollet mjekësore të nevojshme, siç bëj edhe unë dhe pastaj, nëse çdo gjë del në rregull, do t’i thoja: po, mund të vazhdosh”.
Boranga sapo ka firmosur regjistrimin me Trevin: “Do të luaj një ndeshje në tetor dhe pastaj do të shohim. Nuk kam ndërmend të hyj në dhomën e zhveshjes dhe të komandoj. Në tetor do të marr pjesë edhe në kampionatin europian master të atletikës së lehtë në Madeira. Unë stërvitem gjithmonë: kërcim së gjati, kërcim tresh, kërcim me shkop, në çdo disiplinë”.
Prej një muaji, kardiologu-portier po stërvitet për t’u kthyer në fushë: “Stërvitem me Marco Bonaiuti, që tek Interi ka ndjekur Samir Handanovic. Kam ndjesi të mira, por nuk e di nëse do arrij ta luaj gjithë ndeshjen”.
Boranga ka zgjedhur të kthehet te Trevi, klub me të cilin është veçanërisht i lidhur. “I ri isha paksa i shpërqendruar dhe futbolli më ndihmoi jashtëzakonisht shumë”, ka shtuar ai.
“Nuk dua të dukem si një klloun, nëse luaj sigurisht që e vendos trajneri. E bëj për të theksuar se një gjë është mosha biologjike, një tjetër ajo në letër. Ka ditë që ndihem 50-vjeçar. Stërvitem katër herë në javë, një ditë prej të cilave në maksimum”.
Lamberto Boranga, në moshën 82-vjeçare, kthehet të veshë përsëri dorezat e portierit. Pasi kishte ndalur në vitin 2020, pothuajse në moshën 78-vjeçare, me ndeshjen e fundit te Marottese, tani po përgatitet të mbrojë portën e Trevit, skuadrës së Kategorisë së Parë.
Nuk ka asnjë strategji reklamuese pas kësaj. Boranga stërvitet seriozisht, nën kujdesin e përgatitësit të portierëve të Perugia, i vendosur të jetë gati dhe konkurrues. Ish-profesionisti, që vazhdon të punojë si mjek specialist në kardiologji dhe mjekësi sportive, nuk ka aspak qëllim të bëhet pjesë e ndonjë shakaje.
I lindur në vitin 1942, Boranga ka kaluar dekada në sport. Ai ka luajtur në nivelet më të larta me Perugia, Fiorentina, Reggiana, Cesena, Parma, duke grumbulluar mbi 100 ndeshje në Serie A, për të vijuar më pas edhe mes amatorëve. Ndërkohë, është dalluar edhe në atletikën master, duke fituar tituj botërorë e italianë në kërcim së larti, së gjati dhe tresh, me rezultate që edhe sot bëjnë jehonë.
Sekreti i formës së tij? “Pak ushqim, por i duhur; pa alkool, pa duhan, shumë pak mish. Vetëm qumësht soje dhe aktivitet fizik, përfshirë edhe seksin. Mëngjes i bollshëm dhe i ekuilibruar, një çokollatë/barenë energjie për drekë dhe darkë e lehtë. Pas ushqimit gjithmonë një shëtitje”.
Ai tregon se edhe tani në mëngjes bën gjashtë kapërdimje (rrotullime) në terren me pjerrësi, me pak sekonda pushim dhe se fokusohet shumë te shpejtësia, thelbësore për çdo atlet, edhe pothuajse në moshën 83-vjeçare.
Nuk është i shqetësuar për refleksin, sa për vështirësinë e hedhjes nga njëra shtyllë te tjetra, por po punon edhe për këtë. “Nuk është hera e parë që kthehem në fushë seriozisht, e kam bërë deri pesë vite më parë. Nuk jam ndryshkur. Le të themi që ndihem si një djalë i rritur, mosha është një koncept mjaft relativ”.
Si mjek, Boranga shpjegon se një zemër e stërvitur mund të përballojë edhe pas të 90-tave, nëse mbahet stil jete i shëndetshëm: “Sforcimi i trupit kthehet në kënaqësi, sepse lirohen ndërmjetës kimikë dhe hormone si GH, endorfina, testosteroni, serotonina. Në një trup të stërvitur dhe të mësuar me lodhjen, edhe truri mendon më mirë dhe plaket më ngadalë. Janë hormonet që na mbajnë të rinj”.
Marina Fara, e njohur edhe si Roxhensa Kapurani, është arrestuar nga Policia e Tiranës në Vorë, pasi gjatë një kontrolli rutinë iu gjet një sasi prej 4.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Ajo ka deklaruar se lënda narkotike ishte për përdorim personal .
Ky nuk është rasti i parë që Marina Fara ka probleme me ligjin. Në vitin 2020, ajo u përfshi në operacionin “Mezhgorani”, ku dyshohej se kishte ndihmuar dy trafikantë droge të arratiseshin nga policia .
Në lidhje me dënimin e mundshëm, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime për posedimin e lëndëve narkotike. Për sasi të vogla, si ajo që iu gjet Marinës Fara, dënimi mund të jetë nga 1 deri në 3 vjet burg, por gjithçka varet nga rrethanat e çështjes dhe vendimi i gjykatës.()
Aktualisht, çështja është në duar të Prokurorisë për hetime të mëtejshme. Pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të reja rreth këtij rasti .