Blog

  • Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë, ka te vd*kur dhe dhjetera te zhd*kur

    Autobusi me 54 pasagjerë bie në lumë, ka te vd*kur dhe dhjetera te zhd*kur

    Një person ka vdekur dhe 44 të tjerë rezultojnë zyrtarisht të zhdukur në Beninin qendror pasi një autobus ra në lumin Oueme. Lajmin e njoftoi ministri i Brendshëm i vendit të Afrikës Perëndimore, Alassane Seydou.

    Ministri Seydou shpjegoi se shoferi i autobusit, i cili po udhëtonte nga Lome në Niamey, humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me kangjellat mbrojtëse të një ure. Më pas mjeti ka rënë në ujë.

    Në autobus ishin 54 persona ndërsa numri zyrtar deri më tani është për një person të vdekur. 44 persona të tjerë ende nuk janë gjetur. Nëntë të mbijetuar u dërguan në një spital në Save dhe po trajtohen në gjendje të qëndrueshme. Ministri Seydou siguroi se po përdoren të gjitha mjetet e disponueshme për të gjetur të zhdukurit.

  • Skandal në rrjetet sociale: Influencerja Hati filmohet duke qëlluar një fëmijë ( Video )

    Skandal në rrjetet sociale: Influencerja Hati filmohet duke qëlluar një fëmijë ( Video )

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka shkaktuar indinjatë dhe debat të madh publik. Protagoniste është influencerja Hati, e njohur për përmbajtjet e saj të shumta në Instagram dhe TikTok.

    Në pamje shihet qartë se ajo i jep një fëmije një shuplakë në fytyrë, ndërsa e gjitha shfaqet si pjesë e një “shaka” të inskenuar. Vetë Hati, në përshkrimin e videos, e ka paraqitur këtë si “humor” dhe e ka shpërndarë me ndjekësit e saj.

    Por reagimet nuk kanë qenë aspak pozitive. Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë cilësuar këtë gjest si të papranueshëm, të dhunshëm dhe aspak edukativ, sidomos duke pasur parasysh ndikimin që Hati ka tek të rinjtë dhe fëmijët që e ndjekin.

    “Humori nuk mund të justifikojë dhunën, aq më pak kur viktimë është një fëmijë”, shkruajnë dhjetëra komente nën videon e saj.

    Ekspertë të sjelljes së fëmijëve shprehen se normalizimi i dhunës qoftë edhe për “shaka” është i rrezikshëm, sepse dërgon mesazhe të gabuara dhe i bën fëmijët të mendojnë se goditjet apo ofendimet janë pjesë e lojës.

    Aktualisht, videoja vazhdon të qarkullojë online dhe ka ngjallur debate të forta për përgjegjësinë morale dhe ligjore që duhet të kenë influencerët në raport me përmbajtjen që publikojnë.

    Rasti i Hatit pritet të hapë diskutime edhe më të mëdha mbi etiken në rrjetet sociale, kufijtë e humorit dhe mbrojtjen e fëmijëve nga veprime të tilla që, pavarësisht “shakasë”, mbeten forma dhune.

  • Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilirët, më të vjetrat në botë

    Njihuni me piramidat e Bosnjës të ndërtuara nga Ilirët, më të vjetrat në botë

    E dinit që në Bosnje janë zbuluar disa piramida? Ato rezultojnë të jenë ndërtuar nga ilirët dhe janë tejet të sofistikuara de kane befasuar shumë ekspertë.

    Sipas historianit dhe arkeologut amerikano-boshnjak, Sam Semir Osmanagiç, piramidat në Bosnje, ajo e Diellit, Hënës dhe e Muajit janë piramidat më të vjetra që janë ndërtuar ndonjëherë mbi sipërfaqen e Tokës.

    Piramidat janë zbuluar në vitin 2006, në Visoko, qytet 20 km larg kryeqytetit të Bosnjes, Sarajevë.

    Madje, sipas arkeologut boshnjak që i ka zbuluar, piramidat janë edhe më të lashta nga piramidat e Egjiptit.

    “Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Shmangia nga veriu është 0 gradë, 0 minuta dhe 12 sekonda. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”,ka shpjeguar Semir Osmanagic.

    Disa gjeolog vendas dëshmojnë se këto janë thjeshtë përbërje gjeologjike, por Osmanagic shprehet se kanë të dhëna se ato janë të ndërtuara nga njeriu.

    Sipas arkeologut që i zbuloi, Osmanagic, piramidat ilire në Bosnje nuk janë përmendur më parë për shkak se ata janë fshehur nga sistemi politik në ish-Jugosllavi.

  • Aksident fatal me motoçikletë/ Ndërrojnë jetë tragjikisht dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova (Emri+Foto)

    Aksident fatal me motoçikletë/ Ndërrojnë jetë tragjikisht dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova (Emri+Foto)

    Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi pranë fshatit Kolibar.

    Sipas Tetovaneës, të miturat ishin nxënëse në Shkollën e Mesme të Muzikës “Drita” në Kërçovë.

    Administrata e shkollës “Drita” shprehu ngushëllimet për humbjen e Erionës dhe Albinës.

    “Drejtori, stafi mësimdhënës dhe nxënësit u shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjeve të tyre, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për të përballuar këtë humbje të madhe”.

    “I përjetshëm qoftë kujtimi i Erionës dhe Albinës! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagim.

  • Studim tronditës: Shkencëtarët zbulojnë sa jetë humbni nga një Coca-Cola

    Studim tronditës: Shkencëtarët zbulojnë sa jetë humbni nga një Coca-Cola

    Një studim i fundit nga Universiteti i Miçiganit ka zbuluar se konsumimi i një kanaçeje Coca-Cola mund të shkurtojë jetëgjatësinë me rreth 12 minuta.

    Sipas ekspertëve, pijet e gazuara me përmbajtje të lartë sheqeri janë të lidhura ngushtë me probleme serioze shëndetësore, përfshirë obezitetin dhe diabetin. Studimi thekson gjithashtu se ushqimet ultra të përpunuara kanë ndikim negativ në organizëm, duke dëmtuar mirëqenien dhe cilësinë e jetës.

    Shkencëtarët sugjerojnë që zëvendësimi i ushqimeve të pashëndetshme me opsione më të shëndetshme ushqyese mund të përmirësojë ndjeshëm jetëgjatësinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

  • Ndodh në Durrës! 36-vjeçari dashurohet me vajzën 10 vite më të re, i propozon gruas “martesë treshe”

    Ndodh në Durrës! 36-vjeçari dashurohet me vajzën 10 vite më të re, i propozon gruas “martesë treshe”

    Sipas gazetares së emisionit Aldo Morning, nje 36 vjecar i martuar eshte dashuruar me nje tjeter vajze 10 me te re dhe i ka propozuar gruas te mbaj nje “martese treshe”.

    Ai nuk ka pasur femije me bashkeshorten e pare dhe ka deshiruar te kete nje femije me 26 vjecaren duke i thene gruas se nese deshironte mund te jetonin bashke.

  • Tragjedi në Kërçovë: Dy vajza 16-vjeçare humbin jetën në aksident me motor!(Emri +Foto)

    Tragjedi në Kërçovë: Dy vajza 16-vjeçare humbin jetën në aksident me motor!(Emri +Foto)

    Një aksident i rëndë me motoçikletë pranë fshatit Kolibar ka marrë jetën e dy vajzave 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi.

    Të dyja ishin nxënëse të Shkollës së Mesme të Muzikës “Drita”, e cila ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen tragjike.

    “Drejtori, mësuesit dhe nxënësit shprehin ngushëllime të sinqerta familjeve të Erionës dhe Albinës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! U prehshin në paqe!”, thuhet në reagimin e shkollës.

  • Në Zvicër ka mbi 3,000 milionerë shqiptarë – Dedushaj: Shqiptarët kontrollojnë Nju Jorkun

    Në Zvicër ka mbi 3,000 milionerë shqiptarë – Dedushaj: Shqiptarët kontrollojnë Nju Jorkun

    Përfaqësuesi i Rrjetit Global të Bizneseve nga Diaspora Shqiptare në Amerikë, Naim Dedushaj, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë vendi më mikpritës për diasporën shqiptare, e cila, siç thotë ai, kontrollon Nju Jorkun në të paktën tre fusha.

    Publicisti Pal Shtufi, i cili jeton në Zvicër, njoftoi se në atë vend ka midis tre dhe katër mijë milionerë shqiptarë, raporton Gazeta Blic.

    Dedushaj dhe Shtufi i prezantuan këto gjetje në TV Clan Kosova në emisionin “Rubikon” gjatë një bisede rreth diasporës shqiptare dhe dallimeve në raport me vendet në të cilat jetojnë. Dedushaj tha se shqiptarët në Amerikë janë bërë një superfuqi në biznes. Ai madje deklaroi se ata kontrollojnë një shtet të rëndësishëm amerikan në të paktën tre fusha. “Nëse flasim për biznes, shqiptarët në Amerikë kanë arritur statusin e superfuqisë. Vetëm që nga vitet 1990 mund të themi se Manhattan është plotësisht nën kontrollin e shqiptarëve në fushën e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Ata kontrollojnë Nju Jorkun në tërësi përmes pasurive të paluajtshme, gastronomisë dhe ndërtimit. Kjo është 100 për qind e vërtetë”, tha Dedushaj.

    Publicisti Pal Shtufi, i cili ka jetuar në Zvicër për disa vite, foli për statusin e shqiptarëve në atë vend.

    “Nuk kam statistika të sakta. Unë vetë kam qenë i përfshirë në biznes për një kohë të gjatë dhe e di që midis tre dhe katër mijë shqiptarëve janë milionerë, nëse jo më shumë – ndoshta po u bëj një padrejtësi sepse po flas bazuar në të dhëna të vjetra. Këta janë kryesisht brezat e rinj, të cilët janë arsimuar atje – nga kopshti në universitet. Ata janë të qetë, vijnë këtu dhe as nuk i vëren, nuk tërheqin vëmendjen tënde. Zakonisht them se vetëm ata dhëndurë që vijnë tek ne, të cilët nuk u integruan shpejt atje, bien në sy. Ata blejnë makina të shtrenjta dhe shkaktojnë probleme”, tha Shtufi.

    Sipas një mjeku shqiptar që jeton dhe punon në Suedi, Rushit Arifi, integrimi i diasporës shqiptare në atë vend skandinav është më i mirë se në vendet e tjera.

    “Diaspora në Suedi është më e ndryshme nga të tjerët në brezin e dytë, midis fëmijëve që kanë lindur atje. Besimi im personal është se fëmijët e lindur në Suedi flasin shqip më mirë se fëmijët shqiptarë në vendet e tjera. E gjithë kjo falë arsimit – gjuha shqipe nuk është e detyrueshme, por është lëndë shkollore në shkollën fillore dhe llogaritet për pikë kur regjistrohet në shkollën e mesme. Matematikë, suedisht, anglisht, fizikë, kimi dhe gjuhë shqipe nëse fëmija e zgjedh atë. Kjo pastaj rrit pikët për regjistrim. Në vend të gjuhëve të tjera të huaja, ata zgjedhin gjuhën shqipe sepse kjo u rrit notat. Mësuesit shqiptarë janë gjithashtu pjesë e sistemit arsimor suedez, të barabartë me suedezët”, tha Arifi.

  • U prish dynjaja/ Flenë të tre në të njëjtin shtrat, motrat binjake ndajnë të njëjtin burrë, duam të ngelim shtatzënë të dyja

    U prish dynjaja/ Flenë të tre në të njëjtin shtrat, motrat binjake ndajnë të njëjtin burrë, duam të ngelim shtatzënë të dyja

    Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet dhe më të pazakontat, por kjo që do lexoni më poshtë është një nga historitë më të cuditshme që keni lexuar ndonjëherë.Dashuria vjen në shumë forma, e për këtë arsye ne nuk do të gjykojmë binjaket identike, Anna dhe Lucy De Cinque, të cilat jetojnë me të fejuarin e tyre të përbashkët,

    Por jo vetëm kaq, pasi 35-vjeçaret po përpiqen që të ngelin shtatzënë njëkohësisht. Binjaket kanë 11 vjet me Ben dhe flenë të gjithë në një shtrat të madh natën.Anna dhe Lucy nga Perth, Australi, ndajnë të gjitha momentet e tyre intime me të, e tani kanë zbuluar se po përpiqen që të kenë edhe fëmijë me të.

    Deri më tani, asnjëra prej tyre nuk ka ngelur shtatzënë, por binjaket preferojnë që të mbeten të dyja njëherësh ose asnjëra.Sipas “The Sun”, 35-vjeçaret kanë bërë teste shtatzënie në të njëjtën kohë dhe përgjigja ishte për të dyja negative. Duke u filmuar për “Extreme Sisters të TLC”, Anna tha: “Ne kurrë nuk kemi bërë një test shtatzënie më parë.

    Është vërtet magjike se si një shkop mund të konfirmojë se jeni shtatzënë”.“Ne jemi 35 vjeç. Ne kemi vendosur që duam fëmijë tani”, tha Anna. Ndërsa Lucy shtoi: “Ne duhet të kemi fëmijë në të njëjtën kohë”. Binjaket pranuan se ishin nervoze kur prisnin përgjigjen e testit, pasi njëra mund të ishte në pritje të ëmbël dhe tjetra jo.

  • Mesazhi misterioz që ndezi sherrin fatal: Historia e krimit horror në familjen shqiptare në Greqi!

    Mesazhi misterioz që ndezi sherrin fatal: Historia e krimit horror në familjen shqiptare në Greqi!

    Një tragjedi e rëndë ka tronditur Greqinë, ku një 40-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Pandeli Nakoleci, vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola para syve të fëmijëve të tyre.

    Mediat greke raportojnë se xhelozia e sëmurë pas një mesazhi në celularin e saj e shtyu burrin drejt aktit makabër. Ai e sulmoi gruan me thikë në banesë, e ndoqi deri në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë, duke e lënë të shtrirë në gjak pranë fëmijëve të tmerruar.

    Pas krimit, autori u arratis zbathur me thikë në dorë. Policia greke ka përfshirë të gjithë qytetin në kërkim, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që ai të ketë kryer vetëvrasje, për shkak të problemeve të tij të mëparshme psikiatrike dhe tentativave për vetëvrasje.

    Dëshmitarët tregojnë për skena horror: “Dëgjova fëmijët duke bërtitur, ai vraponte me thikë në duar”. Një fqinj u shpreh: “Pashë gruan me gjak dhe autorin që largohej duke bërtitur”.

    Viktima ishte nënë e pesë fëmijëve, të cilët panë gjithçka me sytë e tyre. Njëri prej tyre i tha policisë mes lotësh: “E pashë babin duke e goditur mamin me thikë”.

    Komuniteti shqiptar dhe ai grek janë shokuar nga ngjarja, ndërsa autoritetet po vijojnë ndjekjen intensive për arrestimin e 40-vjeçarit.