Blog

  • Zyrtarët policorë na e vranë”/ Vëllai i Zejnullahut tregon bisedën e fundit: Kishte një dëshirë

    Zyrtarët policorë na e vranë”/ Vëllai i Zejnullahut tregon bisedën e fundit: Kishte një dëshirë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën, pas vdekjes në duart e policisë së 27-vjeçarit nga Lipjani, Agon Zejnullahu. Vëllai i tij, Albani, në një intervistë për Top Story u shpreh se vëllanë ia kanë vrarë disa zyrtarë policorë.

    Dy orë para ngjarjes kam komunikuar për herë të fundit. Ishte në gjendje normale. Më pyeti se kur do të vinin fëmijët e mi se e kishte marrë malli. Fëmijët erdhën, ai doli, dhe nuk i pa më kurrë”, u shpreh ai me zërin që i dridhej.

  • Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë, lajmëroni menjëherë policinë

    Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë, lajmëroni menjëherë policinë

    A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë? Kjo do të thotë se dikush është në telashe. Prandaj, nëse ndonjëherë e shihni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës së tyre, mos heziton ta thërrisni policinë në sekondë.

    Kjo ndryshe quhet edhe “Kampanja Pika e Zezë”, e cila ka filluar në Facebook dhe është një mënyrë për t’i njohur viktimat e abuzimeve të ndryshme.

    Prandaj, nëse e shihni dikë me këtë pikë të zezë, ju duhet ta dini se ai/ajo person është në rrezik.

  • PROBLEMET QË SHKAKTON DYLLI I VESHIT! METODAT NATYRALE PËR TA PASTRUAR

    PROBLEMET QË SHKAKTON DYLLI I VESHIT! METODAT NATYRALE PËR TA PASTRUAR

    Dylli i veshit është një substancë që prodhohet nga vetë trupi për të mbrojtur dhe pastruar veshin.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org dylli parandalon infeksionet dhe parandalon hyrjen e pluhurave dhe grimcave të tjera të dëmshme më thellë në kanalin e veshit.

    Pasi dylli ka kryer misionin e tij, zakonisht ai përthahet dhe del vetë nga veshi.

    Megjithatë, ka njerëz, veshi i të cilëve bllokohet nga dylli i tepërt.

    Dylli bllokon dëgjimin dhe shoqërohet me simptoma si:
    Dhimbje veshi
    Zhurmë në vesh
    Infeksion
    Kruarje
    Aroma të pakëndshme
    Rrjedhje sekrecionesh nga veshi.
    Pastrimi i veshit nga dylli

    Shumë njerëz përdorin ato që rëndom njihen si kunja pambuku, karfica ose objekte të tjera për të hequr dyllin e tepërt.

    Këto objekte bëjnë krejt të kundërtën, duke e zhytur dyllin më thellë në kanalin e veshit dhe duke e irrituar atë,

    Njerëzit që përdorin kufje janë më të prirur të përballen me bllokim të veshit nga dylli i tepërt.

    Në këtë artikull nga AgroWeb.org do të mësoni më shumë për 4 kura natyrale për pastrimin e veshit.

    Uthulla E Mollës Me Alkol

    Disa ekspertë janë të mendimit se shpërlarja e veshit me uthull molle të kombinuar me pak alkol është mënyra më efikase në pastrimin e veshit.

    Për aplikimin e kurës ju nevojitet një pikatore, dy lugë gjelle me uthull molle dhe dy lugë alkol etilik, pambuk dhe një peshqir të pastër.

    AgroWeb.org ju udhëzontë përzieni alkolin me uthullën në një tas të vogël dhe më pas merreni me pikatore.

    Hidhni disa pika në vesh dhe vendosni pambuk sipër tij për të lejuar shpërbërjen e dyllit në disa minuta.

    Më pas hiqeni pambukun dhe mbulojeni veshin me peshqir dhe kthejeni kokën në anën tjetër që të lejoni rrjedhjen e pandërprerë të dyllit të lëngëzuar.

    Përsëriteni këtë procedurë me veshin tjetër dhe përsëriteni herë pas here deri sa të ndieni përmirësim.

    Vaji i Arrës Së Kokosit

    Për këtë procedurë ju nevojitet një lugë gjelle me vaj të arrës së kokosit, një peshqir dhe një pikatore.

    Ngroheni vajin në një enë deri sa të bëhet i lëngshëm.

    Vaji nuk duhet të jetë i nxehtë.

    Shqiperia sot ju udhëzon që të përdorni pikatoren që të hidhni gjysëm luge në njërin vesh dhe gjysëm luge në veshin tejtër.

    Hidheni vajin në vesh dhe mbajeni kokën të mbështetur për 10 minuta.

    Më pas lëvizeni kokën në anën tjetër që të lehtësoni rrjedhjen e vajit dhe shpërlajeni veshin me ujë të ngrohtë.

    Thahuni me peshqir dhe përsëriteni procedurën në veshin tjetër.

    Glicerina

    Për këtë kurë, ju nevojiten disa pika glicerinë, ujë, pikatore dhe alkol etilik.

    Përziejeni glicerinën me një lugë çaji me ujë.

    Merreni masën me pikatore dhe hidheni në vesh duke e mbajtur për 5 minuta.

    Pasi e keni lënë veshin të kullojë, përsëriteni procedurën në veshin tjetër.

    Thahuni me peshqir dhe hidhni nga tre pika nga alkoli etilik në secilin vesh.

    Hudhra

    E fundit por jo për nga rëndësia, është hudhra.

    Për pastrimin e veshit duhet të prodhoni vajin e hudhrës.

    Ju nevojiten dy ose tre thelpinj hudhre, një ose dy lugë gjelle me vaj të farës së susamit dhe një pikatore.

    Qërojini dhe shtypini thelpinjtë e hudhrës dhe shtojini në vajin e ngrohur në një tenxhere.

    Lërini të kavërdisen së bashku, deri sa hudhra të nxihet.

    Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe më pas prisni deri sa vaji të ftohet.

    Kurrë mos hidhni vaj të nxehtë në vesh sepse mund të vuani nga komplikacione të rënda.

    Kur vaji të jetë ftohur, hiqni copat e hudhrës dhe kullojeni.

    Më pas merreni me pikatore dhe hidhni disa pika në secilin vesh.

    Vaji duhet të qëndrojë në vesh për disa minuta që të kryejë detyrën e tij.

    Më pas duhet të lëvizni kokën dhe të lejoni daljen e vajit.

  • A i duan prindërit të gjithë fëmijët njësoj?

    A i duan prindërit të gjithë fëmijët njësoj?

    Edhe pse prindërit vështirë që e pranojnë para familjes ose miqve, hulumtimi tregon që megjithatë favorizojnë një fëmijë në krahasim me tjetrin.

    Hulumtimi i bërë nga kanadezët ka treguar që sa më shumë dallon stili i rritjes së fëmijëve nga familja e njëjtë, aq më negativ do të jetë ai në ndikimin në shëndetin psikik të të gjithë anëtarëve të familjes.

    “Ky zbulim është shumë befasues”, tha Jenny Jenkins, profesoreshë e psikologjisë së aplikuar dhe zhvillimit njerëzor në Universitetin në Toronto dhe udhëheqëse e këtij studimi.

    “Kemi pritur që e ashtuquajtura “rritje diferenciale” ndikon vetëm në dinamikën në mes prindërve dhe fëmijëve. Megjithatë është treguar që ajo ndikon në tërë familjen”.

    “Rritja apo edukimi diferencial” në fakt është emër i zbukuruar për atë që në fakt paraqet favorizimin e një fëmije në krahasim me tjetrin.

    Hulumtimi i cili është publikuar në revistën “Zhvillimi i fëmijëve” ka zgjatur katër vjet. Për këtë periudhë janë përcjellë 400 familje kanadeze me metodën e anketës dhe vrojtimeve direkte.

    Prof. Jenkins dhe ekipi i saj kanë zbuluar që fëmijët e prindërve të cilët nuk i kanë trajtuar njëjtë fëmijët e vet, kanë pasur më shumë probleme me kujdesin dhe raportet shoqërore që kanë vazhduar edhe në moshën e rritur.

    Hulumtuesit kanë zbuluar që rritja apo edukimi diferencial është i lidhur edhe me disa faktorë, siç janë varfëria, sëmundjet mentale dhe historia e abuzimeve në familje.

    Njëlloj kështu, hulumtimi ka treguar që nënat të cilat kanë qenë nën stres më të gjatë emocional dhe financiar më rrallë kanë qenë të drejta ndaj fëmijëve të tyre.

  • Sa rosa i shihni në foto? Testi viral që të gjithë gabojnë

    Sa rosa i shihni në foto? Testi viral që të gjithë gabojnë

    Kjo enigmë është më i vështirë nga sa mund të mendoni. Pyetja është e thjeshtë, megjithatë. Sa rosa shihni? Përdoruesit e Facebook dhe Instagram janë të befasuar se sa gabim kanë qenë dhe ju ndoshta jeni gjithashtu.

    Kjo enigmë është më i vështirë nga sa mund të mendoni. Pyetja është e thjeshtë, megjithatë. Sa rosa shihni?

    Tani që keni dhënë përgjigjen tuaj, le të shohim pse enigma e mësipërme u bë virale. Përdoruesit e Facebook dhe Instagram janë të befasuar se sa gabim kanë qenë dhe ju ndoshta jeni gjithashtu.

    Përgjigja e parë që të vjen ndërmend është se ne kemi një tavolinë 3 x 3, pra janë nëntë rosat. E megjithatë, ato janë pothuajse dyfish!

    E para është ajo që duket: Një, domethënë. E dyta, megjithatë, është më e veçantë. Dhe kjo sepse pas saj, ka një tjetër. Nëse shikojmë me kujdes të gjithë foton, atëherë dhe numërojmë me kujdes, do të shohim gjithsej 16.

    A e keni arritur?

  • Mos e bëni këtë gabim! Pse nuk duhet t’i ndani asnjëherë në dy pjesë ilaçet që pini

    Mos e bëni këtë gabim! Pse nuk duhet t’i ndani asnjëherë në dy pjesë ilaçet që pini

    Me siguri, edhe juve ju ka ndodhur që t’i ndani në dy pjesë kokrrat e ilaçeve që pini kur e keni të nevojshme. Për shkak të madhësisë së tyre apo edhe shijes së keqe, ndarja në dy pjesë mbase ju është dukur mënyra më e lehtë para përtypjes.about:blank

    Ka raste kur kjo ndodh më tepër me fëmijët, që ua coptojmë ilaçin, e bëjmë pluhur dhe ua përziejmë me ujë. Por ja që kjo është një mënyrë shumë e gabuar.

    Sipas farmacistëve, ju nuk duhet ta përdorni më kurrë këtë metodë për disa arsye:

    Së pari ka disa ilaçe që janë të veshura me një shtresë që nuk shihet me sy të lirë, por shërben për faktin që ilaçi të mos përhapet në stomak menjëherë. Nëse kjo ndodh, shkakton acarim dhe irritim të stomakut.

    Në raste të tjera, shtresat e tjera të ilaçeve shërbejnë për ta shpërndarë ilaçin në trupin tonë në mënyrë të ngadaltë dhe jo menjëherë. Nëse i ndani në dy pjesë ato, atëherë kjo shtresë shkatërrohet dhe mund t’ju shkaktojë efekte anësore ose dëmtime serioze.about:blank

    Ndërsa metoda që zgjidhni për fëmijët e vegjël, pra shtypja e ilaçit mund të jetë më e rrezikshme, pasi përbërësit e tij mund të bashkohen me bakteret e mjedisit dhe, në këtë mënyrë rrezikoni vërtet fëmijët tuaj.

    Por ju mund t’i pini ilaçet përgjysmë vetëm kur jua rekomandon mjeku.

  • 🟥 “E Çmendi me Ishët”! Gruaja fliste vetëm për të dashurit e kaluar – burri nuk duroi më dhe kreu krimin e rëndë!

    🟥 “E Çmendi me Ishët”! Gruaja fliste vetëm për të dashurit e kaluar – burri nuk duroi më dhe kreu krimin e rëndë!

    Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik: një burrë i dëshpëruar ka vrarë gruan e tij pas një periudhe të gjatë tensioni dhe konflikti emocional.

    Burri kishte kohë që përjetonte presion të madh psikologjik, pasi gruaja e tij, sipas dëshmisë së tij në polici, fliste vazhdimisht për të dashurit e mëparshëm, duke krahasuar, provokuar dhe fyer vazhdimisht bashkëshortin.

    “Nuk fliste për asgjë tjetër, vetëm për ishët… çdo ditë. I thashë disa herë, por nuk ndalonte… po çmendesha”, është shprehur burri gjatë dorëzimit në polici.

    Ai tha se po kalonte një gjendje të rëndë depresioni dhe se ndjeu se kishte humbur çdo kontroll. Pas ngjarjes, u dorëzua vetë në polici dhe tregoi gjithçka.

    Gjykata e dënoi me 25 vite burg, edhe pse avokatët kërkuan të merrej parasysh gjendja e tij mendore në momentin e ngjarjes.

    🕯️ Një histori tragjike që ngre shumë pikëpyetje mbi komunikimin në çift, shëndetin mendor dhe kufijtë e durimit njerëzor.

  • Ledri bëhet me Ferrari për ditëlindje, por nga kush?

    Ledri bëhet me Ferrari për ditëlindje, por nga kush?

    Reperi i njohur Ledri Vula shënon ditë të veçantë sot.

    Kjo sepse ai feston ditëlindjen e 39-të dhe ka zgjedhur ta shënojë në mënyrë mjaft luksoze.

    Në këtë ditë të rëndësishme për të, Ledri është bërë me veturë të re luksoze, të tipit Ferrari.

    Përmes postimeve në rrjete sociale, artisti ka ndarë momentin e veçantë nga kjo ditë, ndërsa Ferrari ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

    Por ajo që e bëri postimin edhe më misterioz, ishte një detaj që Ledri zgjodhi të mos e sqarojë: dhurata mbetet anonime. Në mbishkrimin e videos, la të kuptohet se Ferrari nuk është blerë nga vetë ai, por është një dhuratë për ditëlindje.

    Menjëherë, ndjekësit nisën të spekulojnë në komente se nga kush mbetet jo dhuratë anonime.

    Urimet për ditëlindje kanë vërshuar nga fansat dhe kolegët, por ajo që ka marrë gjithë vëmendjen… është padyshim Ferrari i ri! 

  • ‘Tani gjithçka është pas krahëve’, Noizy flet pas lirimit

    ‘Tani gjithçka është pas krahëve’, Noizy flet pas lirimit

    Reperi i njohur Noizy është liruar nga paraburgimi.

    Ai ka reaguar në rrjete sociale pas lirimit të tij.

    Përmes një postimi në Instagram, artisti u kërkoi ndjesë ndaj fansave të tij në Zvicër, të cilëve iu desh të përballen me mungesën e tij në koncertin e së shtunës.

    “Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane,” – shkruan Noizy, duke shtuar se personi përgjegjës do të përballet me pasojat ligjore që parashikon ligji zviceran.

    Megjithatë, reperi qetëson ndjekësit duke konfirmuar se gjithçka është tashmë pas krahëve:

     “Jam sërish me ju, për të çuar përpara koncertet dhe albumin e ri. Mama ja dola,” përfundon Noizy me fjalët në postimin e tij. 

  • Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit, por këtë herë ka debat

    Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit, por këtë herë ka debat

    Kryeministri Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e tij ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë.

    Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një gjest që ai e ka bërë edhe më parë.

    Pas këtij momenti, duket se ka pasur një “debat” të shkurtër mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare. Në video shihet gjithashtu se Rama ngatërroi drejtimin se nga duhej të shkonte, derisa Meloni e orientoi.