Blog

  • E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.

    E mitura kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.

    Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme, ku dy motra të reja humbën jetën në një aksident rrugor, ka tronditur opinionin publik.

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh të fortë prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tij për tragjedinë dhe duke bërë thirrje për më shumë kujdes në rrugë.

    “Sot u shua jeta e dy motrave të reja në një aksident rrugor. Dhimbje që nuk shërohet, plagë që nuk mbyllet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tyre”, shkruan Ejlli.

    Ai shton se ky lajm nuk është thjesht një statistikë, por një mesazh për të gjithë:

    “Një moment shpejtësie, një çast pakujdesie… dhe gjithçka humbet. Ju lutem, ngadalësoni! Kujdesuni për veten, për pasagjerët, për ata që ju presin në shtëpi. Asgjë nuk është më urgjente se jeta.”

    Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht, duke u bërë apel për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh në trafik.

  • Aksident fatal në jug/Ja kush janë dy vajzat e reja që vdiqën në aksident”(emrat)

    Aksident fatal në jug/Ja kush janë dy vajzat e reja që vdiqën në aksident”(emrat)

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Sarandë, në vendin e quajtur “Pularia”, ku kanë humbur jetën dy motrat: Ela Dhimaku (23 vjeç) dhe Rezi Dhimaku (20 vjeç). Ela ishte drejtuesja e mjetit, ndërsa motra e saj pasagjere.

    Nga ngjarja mbeti e plagosur rëndë edhe Antonela Zhupa. Forca policie, zjarrfikëse dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa hetimet për shkaqet vijojnë.

  • “Tragjedi në Lushnjë–Berat/ Babë e bir shtypen nga makina

    “Tragjedi në Lushnjë–Berat/ Babë e bir shtypen nga makina

    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Lushnjë–Berat, në fshatin Çinar.

    Një automjet ka përplasur babë e bir, të cilët u dërguan me urgjencë në Spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie që po hetojnë shkaqet e aksidentit.

  • “Dy familje shqiptare përplasen në Bari, 5 te plagosur policia nderhyn me arrestime”

    “Dy familje shqiptare përplasen në Bari, 5 te plagosur policia nderhyn me arrestime”

    Një përplasje e dhunshme ka tronditur qendrën e Cassano delle Murge, në provincën e Barit, ku dy familje shqiptare u përfshinë në një sherr masiv.

    Bilanci i ngjarjes është i rëndë: pesë persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje më të rëndë, dhe gjashtë të arrestuar nga policia italiane.

    Të plagosurit, të moshës nga 27 deri në 66 vjeç, përfunduan në spital, ndërsa gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për të gjashtë të dyshuarit.

    Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta dhe autoritetet italiane po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

  • “Nata e zezë në Sarandë–Delvinë: Dy vajza humbin jetën tragjikisht një i plagosur në spital (detaje)”

    “Nata e zezë në Sarandë–Delvinë: Dy vajza humbin jetën tragjikisht një i plagosur në spital (detaje)”

    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”.

    Nga përplasja e fortë humbën jetën në vend dy vajza nga fshati Kopaçezë, bashkia Delvinë, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës.

    Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka informacion zyrtar për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet kanë nisur.

  • “Risi historike në kufijtë e BE-së/ Pasaportat biometrike do të lexohen ndryshe nga 12 tetori”

    “Risi historike në kufijtë e BE-së/ Pasaportat biometrike do të lexohen ndryshe nga 12 tetori”

    Nga 12 tetori 2025, Bashkimi Evropian nis zbatimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), i cili i jep fund vulave në pasaporta për shtetasit e vendeve jo-anëtare të BE-së.

    Sistemi do të regjistrojë automatikisht datat e hyrjes/daljes, qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara, duke mbledhur edhe të dhëna biometrike si foto dhe gjurmë gishtash.

    Procesi do të nisë gradualisht në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve të zonës Schengen, përfshirë edhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin. Zbatimi do të zgjasë gjashtë muaj, për t’u dhënë kohë autoriteteve dhe udhëtarëve që të përshtaten.

    Ekspertët paralajmërojnë se sistemi i ri mund të shkaktojë radhë të gjata në aeroporte dhe kufij, veçanërisht në muajt e parë.

  • Aksident tronditës/ 17-vjeçari me Range Rover shkel këmbësorin, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)”

    Aksident tronditës/ 17-vjeçari me Range Rover shkel këmbësorin, babai i tre fëmijëve lufton për jetën (Foto)”

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin paraditen e sotme. Rreth orës 11:00, pranë Shkollës së Muzikës, një automjet tip Range Rover, i drejtuar nga një 17-vjeçar pa patentë, përplasi për vdekje rrezikshme një këmbësor.

    Viktima është identifikuar si Kreshnik Tomani, 35 vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas dëshmitarëve, ai po kalonte rrugën në momentin kur makina luksoze e goditi me shpejtësi, duke e hedhur disa metra më tej. Përplasja rezultoi shkatërruese, duke i shkaktuar plagë të rënda.

    Tomani u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Fierit, por për shkak të gjendjes kritike u transferua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në kome të thellë dhe i intubuar, duke luftuar për jetën.

    Ndërkohë, policia ka shoqëruar adoleshentin drejtues të mjetit dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që ka tronditur qytetin.

  • “Alarm nga policia rrugore: Ja çfarë po ndodh në aksin Rrogozhinë–Elbasan!”

    “Alarm nga policia rrugore: Ja çfarë po ndodh në aksin Rrogozhinë–Elbasan!”

    Pasditja e sotme ka sjellë kaos në qarkullim përgjatë aksit kombëtar Rrogozhinë–Elbasan, ku qindra automjete janë bllokuar në radhë kilometrike.

    Fluksi i madh i mjeteve që lëvizin drejt Tiranës ka shkaktuar vonesa të gjata, duke rënduar ndjeshëm trafikun në të dyja drejtimet.

    Policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin parakalimet e rrezikshme dhe të respektojnë sinjalistikën, pasi çdo manovër e pakujdesshme mund të përfundojë në aksident.

  • JD Vance bën “gafën” historike teksa flet për luftën në Ukrainë

    JD Vance bën “gafën” historike teksa flet për luftën në Ukrainë

    Gjatë një interviste për Meet the Press,zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbrojti qasjen e Presidentit Donald Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë përmes negociatave dhe kompromiseve, duke u përpjekur të largonte fokusin nga sanksionet dhe kërkesat për armëpushim që Kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte propozuar më parë ndaj Rusisë.

    Vance përdori shembuj nga historia, duke përmendur Luftën e Dytë Botërore, për të argumentuar se diplomacia është e domosdoshme për të përfunduar konfliktet e mëdha.

    Megjithatë, ai gaboi kur tha se “Lufta e Dytë Botërore përfundoi përmes negociatave”.

    Nëse kthehemi te Lufta e Dytë Botërore, nëse kthehemi te Lufta e Parë Botërore, nëse kthehemi tek çdo konflikt i madh në historinë e njerëzimit, të gjithë përfundojnë me një lloj negociate,” tha Vance.

    Reagimet në rrjetet sociale nuk vonuan. 

    Një komentues shkroi: “Vance thotë se Lufta e Dytë Botërore përfundoi me negociata, dikush t’i tregojë për Hiroshimën”. Një tjetër tha se“Lufta e Dytë Botërore përfundoi me gjithçka tjetër, por jo negociata.”

    Lufta e Dytë Botërore nuk përfundoi me negociata, por u mbyll me dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë më 7 maj 1945 dhe të Japonisë më 2 shtator 1945.

    Sa i përket Ukrainës, Vance theksoi se çdo vendim mbi territoret e humbura nga Rusia duhet të vendoset nga vetë ukrainasit. “Së pari, ukrainasit do të vendosin vetë ku të vendosen kufijtë në vendin e tyre,” tha ai. Presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dëshirë të pranojë humbjen e territorit të pushtuar në mënyrë të paligjshme.

    Qasjen e propozuar nga Trump, mbështetur nga Vance, disa kritikë e shohin të kundërt me realitetin historik dhe situatën aktuale të konfliktit në Ukrainë, ku Rusia vazhdon të kontrollojë pjesë të mëdha të territorit ukrainas që nga fillimi i pushtimit në 2022./