Blog

  • Tragjedi në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur përplas për vdekje dy motra të reja – zbulohet kush është shoferi zyrtar në Ministrinë e Brendshme

    Tragjedi në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur përplas për vdekje dy motra të reja – zbulohet kush është shoferi zyrtar në Ministrinë e Brendshme

    Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Sarandën mbrëmjen e së dielës, duke marrë jetën e dy vajzave të reja dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

    Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit bregdetar, ku një automjet tip Audi, i drejtuar nga Kevin Nora, 23 vjeç, është përplasur kokë më kokë me makinën ku udhëtonin motrat Elvisa Dhimaku (20 vjeçe) dhe Rozina Dhimaku (22 vjeçe). Përplasja fatale rezultoi vdekjeprurëse për të dyja motrat.

    Burime të Policisë Rrugore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, i cili është punonjës në Ministrinë e Brendshme, kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Testi i alkoolit tregoi se ai kishte kaluar 15-fishin e normës së lejuar.

    Sipas dëshmitarëve, i riu ka tentuar të parakalojë në mënyrë të rrezikshme, duke kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe duke shkaktuar përplasjen frontale.

    Në makinë me dy motrat ndodhej edhe Antonela Zhupa, 24 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Pas ngjarjes së rëndë, 23-vjeçari Nora u arrestua në vend nga forcat e policisë dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij pritet të rëndojnë akuzat për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “drejtim të automjetit në gjendje të dehur”.

    Tragjedia ka shkaktuar dhimbje dhe revoltë të madhe te familjarët dhe komuniteti, ndërsa autoritetet janë nën presion për të dhënë shpjegime lidhur me faktin se si një zyrtar i Ministrisë së Brendshme u lejua të drejtonte në gjendje të tillë.

  • Nusja kosovare thyen këmbën para dasmës, ja çka ndodhi!

    Nusja kosovare thyen këmbën para dasmës, ja çka ndodhi!

    Një ndodhi e papritur i ndodhi Blertës, një nuseje nga Kosova vetëm disa ditë para dasmës së saj.

    Teksa po përgatitej për ditën më të madhe, ajo theu këmbën, duke rrezikuar që gjithçka të mos zhvillohej sipas planit.

    Mirëpo, ajo nuk lejoi që kjo fatkeqësi të ia prishte ditën më të bukur të jetës.

    Pavarësisht dhimbjeve që mund të kishte, nusja tregoi forcë dhe vendosmëri, duke e mbajtur dasmën në kushte të jashtëzakonshme.

    E veshur me fustanin e bardhë dhe e shoqëruar nga një buzëqeshje që nuk iu largua as për një çast, nusja duke vallëzuar shijoi çdo moment të dasmës së saj.

    Atmosfera në dasmë ishte në kulm, muzika, vallëzimi dhe gëzimi pushtuan sallën, ndërsa askush nuk e ndjeu që nusja kishte kaluar një sfidë të tillë.

    Pamjet e realizuara nga Joy Wedding e sjellin në mënyrë perfekte këtë ditë të paharrueshme, duke dëshmuar se edhe me këmbë të thyer, një nuse e lumtur mund ta kthejë dasmën në festën më madhështore.

    Sakrificat e nuses bënë që magjia e dasmës të mos zbehej asnjëherë! 

  • Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale.

    Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba. Një ndjekës e pyeti me tone të ashpra nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, duke e cilësuar ish-partnerin “idiot mashkull”.

    Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj. “Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”, u shpreh ajo.

    Me këtë qëndrim, Brunga dha një mesazh të fortë për publikun: se eksperiencat e kaluara, pavarësisht fundeve që marrin, mbeten të vlefshme kur janë të vërteta. Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP” lidhja e saj me Mevlanin ishte shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve.

    Reagimi i saj ka gjetur mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe forcën që përcolli.

    Komentet tregojnë se publiku e sheh Livian si një zë që guxon të flasë hapur për përvojat personale.

  • Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Livia Brunga flet hapur për marrëdhënien e kaluar me Mevlan Shabën: A është penduar ajo?

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Livia Brunga, ka zgjedhur t’u përgjigjet hapur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, duke mos i shmangur as ato që lidhen me jetën e saj sentimentale.

    Një prej pyetjeve më të drejtpërdrejta ishte ajo për lidhjen e dikurshme me këngëtarin Mevlan Shaba. Një ndjekës e pyeti me tone të ashpra nëse ajo ishte penduar për gjithçka kishte bërë për të, duke e cilësuar ish-partnerin “idiot mashkull”.

    Reagimi i Livias ishte i qartë dhe i prerë. Ajo deklaroi se nuk ndjen aspak pendesë për përjetimet në atë marrëdhënie, duke e konsideruar si një kapitull të sinqertë të jetës së saj. “Kurrë, çfarë është e ndjerë dhe e pastër nuk është për t’u penduar”, u shpreh ajo.

    Me këtë qëndrim, Brunga dha një mesazh të fortë për publikun: se eksperiencat e kaluara, pavarësisht fundeve që marrin, mbeten të vlefshme kur janë të vërteta. Deklarata e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjet, sidomos pasi gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVIP” lidhja e saj me Mevlanin ishte shpesh në qendër të diskutimeve dhe komenteve.

    Reagimi i saj ka gjetur mbështetje nga shumë ndjekës, të cilët e kanë vlerësuar për sinqeritetin dhe forcën që përcolli.

    Komentet tregojnë se publiku e sheh Livian si një zë që guxon të flasë hapur për përvojat personale.

  • Ish-ambasadori Arvizu godet politiken shqiptare, mesazhi i forte i tij dhe dy fjale per Zhejin

    Ish-ambasadori Arvizu godet politiken shqiptare, mesazhi i forte i tij dhe dy fjale per Zhejin

    Ish-Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka nisur një mesazh të ndjerë përshpirtjeje për gaztarin e ndjerë Artur Zheji, që u nda dje nga jeta. Arvizu kujton takimet me Zhejin dhe ndjesitë që ai i la si profesionit dhe si njeri.

    Më poshtë mesazhi i plotë:

    I dashur Artur,

    Së pari, i jam mirënjohës mikut tonë të përbashkët që më dha një zë në këtë moment të ndjeshëm, pasi nuk mund të jem në Shqipëri për t’u ndarë me ty personalisht.

    Gjatë këtyre dy ditëve ditëve të fundit kam parë qindra—madje mijëra—lamtumira të përzemërta nga njerëz që të kanë njohur dhe dashur. Atyre me siguri do t’u mungosh. Ka pasur kaq shumë mesazhe prekëse, shpesh të përmbledhura në një fjalë të vetme: Ngushëllime. RIP. Lamtumirë.

    Edhe unë ndiej trishtim. Kanë kaluar disa vite që kur u takuam për herë të fundit, bashkë me disa miq të dashur shqiptarë. Të tre ju ishit/jeni gazetarë profesionistë. Njerëz të mirë.

    Më mungon Gazeta Mapo. E di që ti arrite shumë gjëra të tjera në jetën dhe karrierën tënde, por ajo ishte një gazetë e mirë—që ia vlen të kujtohet.

    Gjatë katër viteve kur isha mysafir në vendin tuaj, takova kaq shumë shqiptarë të jashtëzakonshëm. Me disa prej tyre vazhdoj të jem ende në kontakt, edhe pas më shumë se dhjetë vitesh që u largova. Miqësitë që fitova dhe kujtimet që mora me vete do të zgjasin gjithë jetën.

    Gjatë atyre viteve njoha shumë gazetarë dhe politikanë. Disa ishin miq të vërtetë, si ti. Shumë të tjerë ishin “të ashtuquajtur miq”, secili me agjendën e vet. Kjo është diçka që ndodh shpesh.

    Në politikë, ashtu si në diplomaci, shpesh është e vështirë të shmangësh cinizmin. Ti gjete kohë për të më ndihmuar të kuptoja disa të vërteta të ftohta e të ashpra mbi jetën dhe politikën shqiptare—se si luhet loja. Sigurisht që bëra disa gabime, por ti u përpoqe të më bëje të kuptoja gjërat që më duheshin për ta kryer punën time më mirë.

    Ajo që vlerësova më shumë ishte se ti me të vërtetë dëgjoje. Bëje përpjekje të sinqerta për të kuptuar pse unë po përpiqesha të thosha ose të bëja diçka, dhe e bëje këtë pa gjykim. Për këtë, jam thellësisht mirënjohës.

    Nuk do ta harroj kurrë atë takim të fundit, kur të përshëndeta duke të thënë: “Zheji i Madh!” Qeshëm të dy—dhe ti e kuptove menjëherë se çfarë kisha parasysh.

    Herën tjetër kur të vizitoj vendin e takimit tonë të fundit, do të mendoj për ty.

    Deri atëherë, paqe dhe bekime për të gjithë ne.

    Alex Arvizu

  • Shkatërrim total/ DALIN PAMJET e aksidentit ku dy motrat Dhimaku humbën jetën, makinat ‘copë-copë’

    Shkatërrim total/ DALIN PAMJET e aksidentit ku dy motrat Dhimaku humbën jetën, makinat ‘copë-copë’

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Sarandës, ku dy motra të reja, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.

    Sipas informacioneve zyrtare, përplasja ka ndodhur rreth orës 20:15 në vendin e quajtur “Pularia”. Një automjet tip Audi, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora, u përplas me një makinë tip Lancia që drejtohej nga Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe. Përplasja ballore ishte tepër e fuqishme, duke shkaktuar shkatërrim pothuajse total të të dy automjeteve.

    Si pasojë e goditjes fatale, humbën jetën në vend Elvisa Dhimaku dhe e motra e saj 20-vjeçare, Rozina Dhimaku, e cila ishte studente e mjekësisë. Dhimbja për familjen është e paimagjinueshme, pasi dy vajzat u shkëputën nga jeta në kulmin e rinisë së tyre.

    Nga aksidenti mbeti e plagosur rëndë edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa, pasagjere në automjetin e motrave. Ajo u transportua menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

    Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë përmasat e tragjedisë, me automjetet e shkatërruara pothuajse plotësisht.

    👉 Një ditë që nisi si e zakonshme për vajzat Dhimaku, përfundoi në tragjedi të madhe, duke lënë pas lot, pikëllim dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm në familjen e tyre.

    Screenshot
  • Një unazë e hedhur në det dhe një ’’JO’/ Refuzimi i Luana Vjollcës që theu zemrën dhe krenarinë e Krenar Cocajt. Çfarë ndodhi në jug dhe romanca e re e biznesmenit që trazoi publikun

    Një unazë e hedhur në det dhe një ’’JO’/ Refuzimi i Luana Vjollcës që theu zemrën dhe krenarinë e Krenar Cocajt. Çfarë ndodhi në jug dhe romanca e re e biznesmenit që trazoi publikun

    Një propozim i refuzuar, një unazë e hedhur në det dhe një histori që nisi si në përralla, por nuk përfundoi e tillë, duket se mbylli përfundimisht marrëdhënien mes Luana Vjollcës dhe Krenar Cocaj. Dyshes më të diskutuar për vite me radhë në showbizn shqiptar. Një marrëdhënie e komplikuar me ndarja dhe ribashkime, deri atë ditë të nxehtë, kur Krenari vendosi të bënte një propozim magjik si nëpër filma, pa e ditur fundin.

    Biznesmeni i njohur nga Kosova kishte organizuar gjithçka. Kishte rezervuar në një nga hotelet më të mira të jugut, kishte marrë dhe një helikopter të mbushur me trëndafila të kuq dhe një unazë me vlerë mijëra euro, që priste ta vendoste në gishtin e moderatores kur ajo të thoshte ’’PO’’.

    Por jo të gjitha shkuan sipas planeve. Moderatorja Luana Vjollca kishte mbërritur e para në resortin luksoz, ndërsa Krenari, i cili më herët kishte planifikuar çdo gjë me detaje u nis më vonë me helikopter. Të pranishmit në ceremoni e përshkruan momentin si magjik, pasi biznesmeni u afrua në resortin e jugut duke e mbuluar vendin me qindra trëndafila të kuq, ndërsa sapo zbriti, eci pak dhe u ul në gjunjë.

    Një skenë që jemi mësuar ta shohim vetëm në filma, por ja që paska ndodhur vërtetë në jug të vendit. I ulur në gjunjë përballë moderatores, Krenar Cocaj, nxjerr nga xhepi një unazë, që sipas të pranishmëve kishte një vlerë që shkonte deri në 20 mijë euro dhe bën pyetjen magjikë: A do të martohesh me mua?! Ishte kjo pyetje që do të shënonte dhe fundin e marrëdhënies, pasi përgjigjia nuk ishte ajo që priste.

    Në këtë moment thonë të pranishmit, moderatorja ka marrë unazën me gurë diamanti dhe e ka hedhur në det, duke ofenduar dhe me fjalë të rënda partnerin e saj. Gjithë ajo festë do të merte pamjet e tragjedisë. Krenar Cocaj nuk nuk thotë asnjë fjalë, por ngrihet dhe nis të largohet me krenarinë e thyer dhe copëtuar duke i vënë dhe gurin marrëdhënies kaq shumë të diskutuar me Luana Vjollcën.

    Aty u shënua fundi i një marrëdhënie me ulje dhe ngritje të vazhdueshme, ndërsa të dy do të vijonin rrugën e tyre. Ndërkohë që moderatorja Luana Vjollca, vijon të jetë single, të paktën kështu pretendohet, Krenar Cocaj vendosi që ta kalojë shumë shpejt atë që kishte ndodhur atë ditë, duke gjetur romancën e radhës. Plumbi me plumb del thotë populli dhe mesa duket Krenari këtë vendosi të bëjë.

    Biznesmeni është parë së fundmi në krah të Endi Demnerit, me të cilën duket se është i lumur ndërsa nuk kanë munguar udhëtimet. Por i fundit ka rikthyer dhe njëherë në vëmendje lidhjen e tij të shkuar dhe të përfunduar keq me Luana Vjollcën. Teksa Cocaj dhe Demneri po shijonin pushimet në Saint Tropez, edhe moderatorja ka udhëtuar me shoqërinë aty, duke sjellë reagime të shumta në rrjet.

    Nuk dihet se çfarë e shtyu Vjollcën të zgjidhte pikërisht rivieren franceze në një kohë që dhe ish-partneri i saj po shijonte pushimet aty me të dashurën e re, por kjo lëvizje ka rikthyer dhe njëherë në filtrin e publikun marrëdhënien e tyre. Krenari e përfundoi lidhjen me një zemër të thyer dhe me krenarinë e copëtuar, ndërsa Vjollca e hodhi lehtë pas krahëve, ose të paktën kështu u përpoq të dukej, por publiku sot zien nga një trekëndësh dashurie, që duket se do e trazoi rrjetin për disa kohë.

  • E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

    E përdhunonte dhe e linte shtatzënë që të mos divorcohej” – motra e Marjola Nakolecit rrëfen vitet e tmerrit që përjetoi 36-vjeçarja para se të vritej në Volos

    Ngjarja makabre në Volos, ku 40-vjeçari shqiptar vrau bashkëshorten e tij, Marjola Nakolecin, po zbardh gjithnjë e më shumë detaje tronditëse. Motra e viktimës ka dëshmuar për mediat greke se 36-vjeçarja kishte duruar prej vitesh dhunë fizike dhe seksuale nga bashkëshorti i saj.

    Sipas saj, burri e përdhunonte dhe e linte qëllimisht shtatzënë për ta mbajtur të lidhur dhe për ta penguar të divorcohej. “Ajo shkonte dhe bënte aborte shpesh. Ai e kërcënonte se nëse divorcohej, do të bënte më keq”, tha motra e viktimës.

    Ajo tregoi se marrëdhënia e çiftit nisi në moshë të re, por gjithçka ndryshoi sapo ata patën fëmijë. “Kur ai pati fëmijë, ai ndryshoi. U bë abuziv, e rrihte”, u shpreh ajo, duke shtuar se dhuna ndodhte edhe para syve të fëmijëve. “Ai u thoshte fëmijëve ‘qëndroni larg, mbyllni gojën’ dhe e rrihte para tyre”, deklaroi motra.

    Familja e dinte situatën, por asnjëherë nuk kishte bërë denoncim zyrtar. “Për shumë vite nuk folëm dhe është faji ynë. I thoja motrës sime të divorcohej, por ajo kishte frikë. Bëra gjithçka që munda për ta ndihmuar, edhe financiarisht, por ajo nuk mundi të përballonte”, rrëfeu ajo me dhimbje.

    Pas vrasjes së 36-vjeçares, autori u arratis dhe u fsheh për më shumë se 24 orë. Ai u gjet nga policia në një parcelë pranë shtëpisë, duke mbajtur rroba të tjera që dyshohet se i kishte marrë nga kazanët e plehrave. Gjatë arrestimit, dëshmitarët thonë se ai bërtiste: “I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë”.

    Në trupin e tij nuk u gjetën as telefoni celular dhe as arma e krimit. Ndërkohë, trupi i Marjolës është dërguar në Selanik, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

    Një histori e mbushur me vite dhune, frikë dhe abuzim, që përfundoi në mënyrën më tragjike.

  • E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

    Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.

    E mitura kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.

    Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës.

    Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

  • Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Luiz Ejlli reagon pas humbjes tragjike të dy motrave në aksident: “Asgjë nuk është më urgjente se jeta”

    Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme, ku dy motra të reja humbën jetën në një aksident rrugor, ka tronditur opinionin publik.

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh të fortë prekës në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbjen e tij për tragjedinë dhe duke bërë thirrje për më shumë kujdes në rrugë.

    “Sot u shua jeta e dy motrave të reja në një aksident rrugor. Dhimbje që nuk shërohet, plagë që nuk mbyllet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tyre”, shkruan Ejlli.

    Ai shton se ky lajm nuk është thjesht një statistikë, por një mesazh për të gjithë:

    “Një moment shpejtësie, një çast pakujdesie… dhe gjithçka humbet. Ju lutem, ngadalësoni! Kujdesuni për veten, për pasagjerët, për ata që ju presin në shtëpi. Asgjë nuk është më urgjente se jeta.”

    Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht, duke u bërë apel për ndërgjegjësim dhe kujdes më të madh në trafik.