Blog

  • Rama tregon lajmin e mirë: Përfitojnë 236 mijë familje, marrin FALAS…

    Rama tregon lajmin e mirë: Përfitojnë 236 mijë familje, marrin FALAS…

    Ditën e sotme (25 Gusht) nis shpërndarja e librave FALAS për nxënësit në shkollat publike.

    Kryeministri i vendit Edi Rama bën me dije se në total janë 236 mijë fëmijë në të gjithë vendin që do t’i marrin librat falas.

    Mirëmëngjes, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan shefi i qeverisë.

  • DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

    DETAJI PREKËS/ Dy motrat që përplasi për vdekje 23-vjeçari i dehur, po shkonin në spitalin e Sarandës, te vëllai 10 vjeçar me leuçemi

    23 vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e djeshme në rrugën Sarandë-Delvinë, po kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës, nga ku ishte me origjinë dhe ku jeton familja e tij. 

    Ai kishte qenë në Sarandë prej pasdites dhe rreth orës 20:00 po kthehej në shtëpi, në fshatin Fushëbardhë, kur është futur kundravajtje dhe ka përplasur për vdekje dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, e plagosur ka mbetur shoqja e tyre Antonela Zhupa.

    Pas testimit nga policia, ai u gjet në gjendje të dehur, me një nivel alkooli prej 1.52 mg/l në matjen e parë dhe 1.42 mg/l në të dytën. Ndodhur në këto kushte, efektivët e Policisë së Sarandës i kanë hedhur menjëherë prangat, ndërsa pritet të përballet në gjykatë me disa akuza të rënda.

    Pra, 23 vjeçari kishte konsumuar sasi të lartë alkooli në Sarandë dhe ishte nisur për t’u kthyer në shtëpi.

    Audi fuoristradë, në dukej model Q5, të cilin ai e drejtonte me shpejtësi skëterrë ka kryer një parakalim të gabuar në një zonë me vija të pandërprera dhe ka dalë përballë mjetit që drejtohej nga Elvisa Dhimaku.

    Përplasja kokë më kokë ka qenë fatale dhe “Lancia” ku udhëtonin tre vajzat është shkatërruar e gjitha në pjesën e përparme. Edhe Audi është kthyer përmbys buzë rrugës, por shoferi Kevi Norra ka shpëtuar pa dëmtime.

    Elvisa dhe Rozina Dhimaku dhe shoqja e tyre Antonela ishin nisur nga fshati Kopaçëz i Delvinës drejt spitalit të Sarandës, ku ndodhej vëllai 10 vjeçar. Djali i vogël i familjes Dhimaku është diagnostifikuar me leuçemi dhe ishte kthyer në Sarandë nga jashtë shteti.

    Ndërkohë, Kevi Norra udhëtonte në drejtim të kundërt me to, nga Saranda drejt Delvinës e më pas Gjirokastrës, ku jetonte familja e tij. 

    Motrat dhe shoqja e tyre po shkonin ta kalonin natën pranë tij, në shtratin e spitalit, por fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u pre në mes, ashtu si dy jetët që ishin në lule të moshës.

    Familja Dhimaku ka hapur dyert e mortit, mes dhimbjes së pamatë për ikjen e Elvisës e Rozinës dhe forcës për të qëndruar pranë të birit 10 vjeçar, që nuk i takoi dot për herë të fundit dy motrat të cilat e kishin dritë të syve./

  • E pabesueshme! Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

    E pabesueshme! Nëna ndjek vajzën 11-vjeçare me thikë në rrugë, momenti kapet LIVE në video

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin e Adanas në Turqi, ku një nënë është filmuar teksa vraponte pas vajzës së saj 11-vjeçare në rrugë, duke mbajtur një thikë buke në dorë.

    Sipas mediave turke, gruaja e cila dyshohet se vuan nga probleme të rënda mendore, u hodh mbi vajzën në lagje, duke shkaktuar panik tek banorët që ndodheshin aty pranë. Fatmirësisht, fqinjët ndërhynë në kohë dhe arritën ta ndalonin, duke parandaluar një tragjedi

    Videoja e ngjarjes është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke shkaktuar indinjatë të madhe. Autoritetet kanë konfirmuar se e mitura është e sigurt dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e shërbimeve sociale.

    Ndërkohë, nëna është arrestuar dhe është dërguar për ekzaminim psikiatrik. Policia turke ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Ngjarja ka hapur debat të madh në opinionin publik turk mbi mungesën e mbështetjes për personat me probleme mendore dhe mbrojtjen e fëmijëve në raste të tilla.

  • Dyshime tronditëse: A punonte në Ministrinë e Brendshme autori i vrasjes në Sarandë?

    Dyshime tronditëse: A punonte në Ministrinë e Brendshme autori i vrasjes në Sarandë?

    Ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një i ri u përfshi në një krim të rëndë, ka hapur debate të mëdha në opinionin publik. Pas tragjedisë, kanë nisur të qarkullojnë dyshime se i riu mund të ketë qenë punonjës i Ministrisë së Brendshme, gjë që ka shkaktuar reagime të forta dhe kërkesa për transparencë.

    Gazetari Bled Mane ka ngritur publikisht pyetjen se përse Ministria e Brendshme ende nuk ka sqaruar zyrtarisht nëse autori i dyshuar është apo jo pjesë e strukturave të saj.

    “Ministria e Brendshme detyrohet të informojë qytetarët nëse vrasësi i Sarandës është punonjës i saj”, shkruan Mane në rrjete sociale.

    Ky zhvillim ka shtuar tronditjen dhe indinjatën e qytetarëve, të cilët kërkojnë që institucionet shtetërore të japin menjëherë përgjigje të qarta dhe të sakta mbi këtë çështje.

    Familjarët e viktimës ndërkohë vijojnë të kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për autorin, ndërsa opinioni publik pret me vëmendje një reagim zyrtar nga Ministria e Brendshme.

  • “Ekspertiza tronditëse: Ja kush kishte fajin në aksidentin tragjik ku humbën jetën dy vajzat e reja”

    “Ekspertiza tronditëse: Ja kush kishte fajin në aksidentin tragjik ku humbën jetën dy vajzat e reja”

    Kanë dalë rezultatet e ekspertizës për aksidentin e rëndë që tronditi gjithë opinionin publik, ku dy vajza të reja humbën jetën në mënyrë tragjike.

    Sipas burimeve, fajtori kryesor është identifikuar si shoferi i makinës tip “Audi”, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektin e alkoolit. Hetuesit zbuluan se ai ka humbur kontrollin dhe është futur në krahun tjetër të rrugës, duke goditur përballë vajzat e pafajshme që nuk kishin asnjë shans shpëtimi.

    Kjo ngjarje ka shkaktuar zemërim dhe revoltë, pasi dy vajza të reja, në lulëzim të jetës, u shuan për shkak të papërgjegjshmërisë së një shoferi që hipi i dehur në timon.

    Të afërmit dhe qytetarët kërkojnë drejtësi maksimale për këtë rast, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me reagime të ashpra ndaj këtij akti që mori dy jetë të pafajshme.

    🙏 “Nuk ka dhimbje më të madhe se të humbasësh vajzat për fajin e një të dehuri. Kërkojmë drejtësi!”, shprehen familjarët mes lotësh.

  • Dhimbje e pafund për  familjen shqiptare: Humbin dy vajzat, djali i vetëm lufton për jetën me leucemi!

    Dhimbje e pafund për familjen shqiptare: Humbin dy vajzat, djali i vetëm lufton për jetën me leucemi!

    Një familje shqiptare po përjeton një tragjedi të padëgjuar. Dy motrat e reja, që prindërit i quanin “dritat e shtëpisë”, u shuan papritur duke lënë pas dhimbje të pamatë.

    Sikur kjo të mos mjaftonte, i vetmi fëmijë që u ka mbetur, një djalë i vogël, është diagnostikuar me leucemi dhe po lufton çdo ditë për jetën e tij.

    Ky fat i rëndë ka prekur zemrat e të gjithëve. Të afërmit dhe miqtë thonë se nuk ka dhimbje më të madhe për një prind sesa të humbasë fëmijët e tij dhe të shohë të vetmin djalë në shtrat spitali.

    🙏 Një thirrje prekëse vjen nga kjo familje: “Lutuni për djalin tonë, që Zoti t’i japë shërim dhe forcë për të mbijetuar. Ne kemi humbur shumë, nuk durojmë dot të humbasim edhe atë.”

    Ky është momenti kur solidariteti, lutjet dhe mbështetja e të gjithëve janë jetike.

  • Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

    Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

    24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Antonela Zhupa, 24-vjeç sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.

    Mësohet se 23-vjeçari Kevin Norra nga testi i alkoolit ka rezultuar se ishte i dehur.

    Ndërkohë në familjen Dhimaku në fshatin Kopaçez janë hapur dyert e mortit. Dy vajzat ishin më të rritura në këtë familje, ndërsa kanë edhe një djalë 10-vjeç që është i sëmurë me leuçemi.

  • Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

    Mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik në Sarandë, ja si është gjendja shëndetësore e 24-vjeçares

    24-vjeçarja që mbeti e plagosur nga aksidenti tragjik një natë më parë në Sarandë, ndodhet në spitalin e Traumë nën monitorim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha. Antonela Zhupa, 24-vjeç sipas informacioneve nga spitali, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Aksidenti tragjik ndodhi një natë më parë, ku humbën jetën dy motrat Ela dhe Rozina Dhimaku, 22 vjeçe dhe 20 vjeçe. Automjeti me të cilën udhëtonin të rejat është përplasur me një tjetër mjet Audi, që drejtohej nga 23-vjeçari Kevi Norra, i cili u arrestua nga policia.

    Mësohet se 23-vjeçari Kevin Norra nga testi i alkoolit ka rezultuar se ishte i dehur.

    Ndërkohë në familjen Dhimaku në fshatin Kopaçez janë hapur dyert e mortit. Dy vajzat ishin më të rritura në këtë familje, ndërsa kanë edhe një djalë 10-vjeç që është i sëmurë me leuçemi.

  • Tragjedi në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur përplas për vdekje dy motra të reja – zbulohet kush është shoferi zyrtar në Ministrinë e Brendshme

    Tragjedi në Sarandë/ 23-vjeçari i dehur përplas për vdekje dy motra të reja – zbulohet kush është shoferi zyrtar në Ministrinë e Brendshme

    Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur Sarandën mbrëmjen e së dielës, duke marrë jetën e dy vajzave të reja dhe duke plagosur rëndë një tjetër.

    Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit bregdetar, ku një automjet tip Audi, i drejtuar nga Kevin Nora, 23 vjeç, është përplasur kokë më kokë me makinën ku udhëtonin motrat Elvisa Dhimaku (20 vjeçe) dhe Rozina Dhimaku (22 vjeçe). Përplasja fatale rezultoi vdekjeprurëse për të dyja motrat.

    Burime të Policisë Rrugore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit, i cili është punonjës në Ministrinë e Brendshme, kishte konsumuar sasi të konsiderueshme alkooli. Testi i alkoolit tregoi se ai kishte kaluar 15-fishin e normës së lejuar.

    Sipas dëshmitarëve, i riu ka tentuar të parakalojë në mënyrë të rrezikshme, duke kaluar në krahun e kundërt të rrugës dhe duke shkaktuar përplasjen frontale.

    Në makinë me dy motrat ndodhej edhe Antonela Zhupa, 24 vjeçe, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet nën kujdes intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë.

    Pas ngjarjes së rëndë, 23-vjeçari Nora u arrestua në vend nga forcat e policisë dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa ndaj tij pritet të rëndojnë akuzat për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen” dhe “drejtim të automjetit në gjendje të dehur”.

    Tragjedia ka shkaktuar dhimbje dhe revoltë të madhe te familjarët dhe komuniteti, ndërsa autoritetet janë nën presion për të dhënë shpjegime lidhur me faktin se si një zyrtar i Ministrisë së Brendshme u lejua të drejtonte në gjendje të tillë.

  • Nusja kosovare thyen këmbën para dasmës, ja çka ndodhi!

    Nusja kosovare thyen këmbën para dasmës, ja çka ndodhi!

    Një ndodhi e papritur i ndodhi Blertës, një nuseje nga Kosova vetëm disa ditë para dasmës së saj.

    Teksa po përgatitej për ditën më të madhe, ajo theu këmbën, duke rrezikuar që gjithçka të mos zhvillohej sipas planit.

    Mirëpo, ajo nuk lejoi që kjo fatkeqësi të ia prishte ditën më të bukur të jetës.

    Pavarësisht dhimbjeve që mund të kishte, nusja tregoi forcë dhe vendosmëri, duke e mbajtur dasmën në kushte të jashtëzakonshme.

    E veshur me fustanin e bardhë dhe e shoqëruar nga një buzëqeshje që nuk iu largua as për një çast, nusja duke vallëzuar shijoi çdo moment të dasmës së saj.

    Atmosfera në dasmë ishte në kulm, muzika, vallëzimi dhe gëzimi pushtuan sallën, ndërsa askush nuk e ndjeu që nusja kishte kaluar një sfidë të tillë.

    Pamjet e realizuara nga Joy Wedding e sjellin në mënyrë perfekte këtë ditë të paharrueshme, duke dëshmuar se edhe me këmbë të thyer, një nuse e lumtur mund ta kthejë dasmën në festën më madhështore.

    Sakrificat e nuses bënë që magjia e dasmës të mos zbehej asnjëherë!