Blog

  • Rënia nga pesha dhe rëndësia e analizave para nisjes së një regjimi:Udhëzues mjekësor për një proces të shëndetshëm

    Rënia nga pesha dhe rëndësia e analizave para nisjes së një regjimi:Udhëzues mjekësor për një proces të shëndetshëm

    Rënia nga pesha është një nga temat më të diskutuara sot, jo vetëm për arsye estetike, por edhe për shëndetin afatgjatë. Megjithatë, shumë persona nisin dieta të rrepta, marrin suplemente ose ndjekin këshilla të rastësishme pa u informuar më parë për gjendjen e tyre shëndetësore. Ky gabim shpesh sjell pasoja të rënda: lodhje, mungesë energjie, rënie flokësh, çrregullime hormonale dhe madje edhe probleme metabolike.

    Prandaj, përpara se të filloni një regjim të ri ushqimor, është thelbësore të bëni analizat e nevojshme dhe të merrni suplementet që ju duhen, gjithmonë nën këshillën e mjekut ose dietologut.

    Pse është e rëndësishme të bëhen analiza përpara një diete?

    Trupi i njeriut nuk është i njëjtë për të gjithë. Dy persona që peshojnë njësoj mund të kenë shkaqe krejt të ndryshme për shtimin në peshë – nga çrregullimet hormonale deri te rezistenca ndaj insulinës apo mungesa e vitaminave. Një regjim i verbër pa këto të dhëna shpesh përfundon me rezultate të dobëta ose madje me dëme.

    Analizat laboratorike shërbejnë si një “hartë” që tregon gjendjen aktuale të organizmit dhe ndihmojnë mjekun të përcaktojë rrugën e duhur drejt dobësimit.

    Analizat bazë që rekomandohen

    Hemograma e plotë – për të parë gjendjen e përgjithshme të gjakut dhe për të përjashtuar aneminë.

    Glukoza esëll dhe insulina esëll – për të kontrolluar rrezikun e diabetit dhe rezistencën ndaj insulinës. Llogaritja e HOMA-IR është veçanërisht e dobishme. Profil lipidik – kolesteroli total, HDL, LDL dhe trigliceridet, pasi rënia në peshë lidhet ngushtë me shëndetin kardiovaskular.

    Hormonet e tiroides (TSH, FT3, FT4) – çrregullimet e tiroides, si hipotiroidizmi apo Hashimoto, ngadalësojnë metabolizmin dhe e bëjnë humbjen e peshës më të vështirë.

    Vitamina dhe minerale: Vitamina D3 – mungesa e saj lidhet me shtim peshe dhe lodhje.

    Vitamina B12 dhe Acidi folik – të domosdoshme për energji dhe funksionin nervor.

    Ferritina dhe hekuri – kontrollojnë rezervat e hekurit në trup.

    Funksioni i mëlçisë dhe veshkave – TGO, TGP, kreatinina, urea, për të siguruar që trupi përballon ndryshimet e dietës.

    Këto analiza bazë japin një panoramë të qartë përpara çdo regjimi ushqimor.

    Vitaminat dhe suplementet që ndihmojnë në rënien e shëndetshme nga pesha

    Vitamina D3: rrit imunitetin dhe ndihmon metabolizmin.

    Magnezi me vitaminë B6: ul stresin, përmirëson gjumin dhe relakson muskujt.

    Omega-3 (vaj peshku): redukton inflamacionin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave.

    Probiotikët: përmirësojnë tretjen, balancojnë mikroflorën e zorrëve dhe ndihmojnë në uljen e fryrjes abdominale.

    Berberina: një suplement natyral që ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (shpesh përdoret si alternativë ndaj metforminës).

    Chromium Picolinate: ndihmon në kontrollin e oreksit dhe sheqerit.

    Multivitamina e balancuar: për të kompensuar mungesat që mund të shkaktojë dieta.

    Kujdes: Suplementet nuk janë magjike dhe nuk zëvendësojnë një dietë të shëndetshme. Ato përdoren vetëm për të mbështetur trupin në këtë proces.

    Roli i aktivitetit fizik

    Përveç ushqyerjes dhe suplementeve, aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Ecja e përditshme, ushtrimet e forcës apo aktivitetet aerobike ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe mbrojtjen e masës muskulare gjatë rënies në peshë.

    Këshilla mjekësore për një proces të sigurt

    Bëni analizat para nisjes së çdo regjimi. Zgjidhni dietën sipas gjendjes suaj shëndetësore, jo sipas modës. Konsultohuni me mjek ose dietolog për një plan të personalizuar. Përdorni suplementet vetëm nëse ka mungesa të konfirmuara me analiza. Mos synoni humbje të shpejtë në peshë rënia graduale është më e sigurt dhe afatgjatë.

    Përfundim

    Rënia nga pesha nuk është një garë e përkohshme, por një udhëtim drejt një mënyre jetese më të shëndetshme. Çelësi është të kuptoni trupin tuaj përmes analizave, të ushqeheni në mënyrë të balancuar dhe të përdorni vetëm suplementet që ju nevojiten realisht. Vetëm kështu humbja e peshës bëhet e sigurt, e qëndrueshme dhe e dobishme për shëndetin afatgjatë.

    👉 Ky artikull është i destinuar për qëllime informuese. Para se të nisni një dietë, këshillohuni gjithmonë me mjekun ose dietologun tuaj.

  • Publikohet mesazhi i fundit i motrave që u shuan tragjikisht në aksident! Çfarë i kërkuan Drejtorit të Sarandës

    Publikohet mesazhi i fundit i motrave që u shuan tragjikisht në aksident! Çfarë i kërkuan Drejtorit të Sarandës

    Dhimbja për familjen Dhimaku në Sarandë është e pafund pas humbjes së dy vajzave të tyre, Elvisës 22-vjeçare dhe Rozinës 20-vjeçare, të cilat u shuan në aksidentin tragjik rrugor në Delvinë mbrëmjen e së dielës.

    Dy motrat e reja nuk ishin vetëm studente e vajza me ëndrra, por edhe shembull i sakrificës. Ato punonin ditë e natë për të siguruar të ardhura që të ndihmonin vëllain e tyre të vogël, vetëm 7-vjeç, i cili vuan nga leucemia.

    Në rrëfimin e tij prekës, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë Sarandë, Jolio Dine, kujtoi momentet e fundit të komunikimit me Rozinën. Ai tregoi se e njihte 20-vjeçaren, e cila kishte ngritur një strukture të improvizuar me kallama e bimë, pranë “Plazhit të Ri” në Sarandë, ku shiste produkte të thjeshta për të siguruar disa të ardhura shtesë.

    “Rozina më kërkoi hapësirë për të tregtuar pranë plazhit. Më dërgoi një foto të strukturës së saj modeste, që mbartte shumë dhimbje e forcë. Ajo kurrë nuk më tha se arsyeja ishte për të ndihmuar vëllain e saj. Më tha vetëm me krenari se studionte për mjekësi, por kishte nevojë të madhe për të punuar,” – shkruan Dine.

    Por sakrificat e tyre nuk mbaronin me kaq. Sipas burimeve, Rozina punonte edhe si pastruese, ndërsa Elvisa si kuzhiniere mëngjesesh në dy biznese hoteliere në Sarandë. Dy punë në ditë, përveç tregtisë ambulante, për t’i dhënë shpresë jetës së të voglit të familjes.

    “Lus Allahun që Rozina dhe Elvisa të bëhen banore të Xhenetit. Dhe njëkohësisht bëj thirrje për të gjithë që të ndihmojmë sa të mundemi vëllain e tyre të sëmurë,” – përfundoi ai në postimin e tij.

    Tragjedia e dy motrave ka prekur gjithë Shqipërinë, ndërsa i vetmi ngushëllim që ka mbetur për familjen është shpresa se i vogli i tyre 7-vjeçar do të të marrë trajtimin e nevojshëm për të fituar jetën.

  • Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse, gëzhoja plumbash pranë banesës

    Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse, gëzhoja plumbash pranë banesës

    Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, njësia administrative Fushë Kuqe, Kurbin.

    Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të banesës së shtetases M. D. (alias M. B.) është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si artizanale. Por dyshohet se shënjestra ka qenë këngëtari Jozi, një personazh i njohur në televizione, 

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja paraprake u konstatua se porta ishte dëmtuar lehtë si pasojë e shpërthimit.

    Gjatë kontrollit në perimetrin përreth banesës, hetuesit gjetën dhe sekuestruan disa gëzhoja, të cilat sipas policisë janë në dukje të vjetra dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale.

    Njoftimi i policisë:

    Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

    Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

    Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

    Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

  • Këta janë 2 vëllezërit lezhianë që mashtruan qindra persona, policia i mbron”

    Këta janë 2 vëllezërit lezhianë që mashtruan qindra persona, policia i mbron”

    Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me skemën mashtruese të njohur si TXEX, ku qindra qytetarë pretendojnë se kanë humbur shuma të konsiderueshme parash.

    Sipas qytetarëve, qendra e këtij mashtrimi ndodhet në Lezhë dhe pas saj qëndrojnë dy vëllezër, të identifikuar si Pjetër dhe Fred Kola. Denoncuesi thotë se vetëm ata të dy kanë futur mbi 1 mijë persona në këtë skemë, duke përfituar secili mbi 300 mijë euro.

    Vetëm njëri prej tyre ka futur rreth 500 persona nga Lezha. Fillimisht jepnin shuma deri në 20 mijë euro për t’u fituar besimin dhe u thoshin qytetarëve të shkonin t’i tërhiqnin paratë në Lezhë ose Prizren”, thuhet në mesazhin e ardhur në redaksi.

    Sipas denoncimit, vëllezërit në fjalë administrojnë një biznes makinash me qira (Rent Car Kola) thjesht si fasadë, ndërsa në realitet zotërojnë pasuri marramendëse që nuk justifikohet nga aktiviteti i tyre. Qytetarët shtojnë se policia e Lezhës i njeh mirë personat e përfshirë, por mbyll sytë ndaj veprimtarisë së tyre.

    Denoncuesi pretendon gjithashtu se bëhet fjalë për një familje me pesë vëllezër, të gjithë me precedent penal, të akuzuar më parë për vrasje, grabitje dhe vjedhje. Njëri prej tyre, i njohur me nofkën “Akrepi”, mësohet se ka qenë pjesë e një bande të njohur dhe ka vuajtur 14 vite burg.

    Sipas qytetarëve, prej më shumë se një viti në Lezhë kjo skemë ka tërhequr investime të shumta, madje disa persona kanë shitur makina dhe pasuri të tjera vetëm për të futur paratë në TXEX.

    Denoncuesit apelojnë që autoritetet të veprojnë menjëherë, duke hetuar pasuritë, lidhjet dhe veprimtarinë e këtyre personave, përndryshe, sipas tyre, qindra familje do të vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve.

    Mesazhi i plotë i qytetarit:

    Përshëndetje JOQ. Në lidhje me lajmin që nxorët për TXEX, kisha një informacion nga njerëz të mi që kanë ‘investuar’ para aty, por edhe kanë tërhequr shuma të konsiderueshme, mbi 10 mijë euro. Të gjithë e dinin që një ditë do mbyllej, kështu që kush ishte i zgjuar i tërhoqi lekët para 15 gushtit. Por ajo që doja të thoja është që personat dihet kush e kanë në Lezhë. Kështu që policia e ka shumë kollaj, por nuk duan.

    500 persona nga Lezha i ka futur vetëm njëri nga ata (janë dy vëllezër). Qendra e këtij mashtrimi është në Lezhë. E kanë Pjetër Kola dhe Fred Kola. Të dy bashkë mund të kenë futur mbi 1 mijë persona vetëm në Lezhë. Secili nga këta të dy ka bërë mbi 300 mijë euro. Lekët deri në 20 mijë ua japin njerëzve për besim dhe u thonë: ‘Merrini në Lezhë ose në Prizren’. Të dy janë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Kanë makina me qira vetëm për kamuflim (Rent Car Kola), por kanë pasuri marramendëse që nuk e justifikon ai biznes.

    Në Lezhë ka një vit TXEX dhe di raste që kanë shitur makina e gjëra me vlerë për t’i investuar aty. Policia e Lezhës i njeh mirë, sepse edhe makinat me qira i kanë pa letra, pa asnjë dokumentacion, dhe mbyllin sytë e veshët me 50 mijë lekë. I respekton policia në maksimum.

    Janë pesë vëllezër. Të gjithë kriminelë me akuza për vrasje. Njëri ka bërë 14 vite burg. Të tjerët nga disa vite. Njëri nga ata quhet ‘Akrepi’ (nga banda e vet Akrepi) dhe i mbajnë për ‘të fortët’ nga Mirdita. Hajdutë të mirëfilltë jashtë shtetit, nëpër shtëpi. Janë informacione që i di edhe shteti, por nuk u bën gjë sepse marrin lekë.

  • Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

    Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

    Prej shekujsh, Trekëndëshi i Bermudës ka qenë një nga misteret më të famshme të botës.

    Zona trekëndore që shtrihet mes Majamit, Porto Rikos dhe ishullit Bermuda është përmendur si vendi ku mbi 50 anije dhe rreth 20 avionë janë zhdukur në mënyrë misterioze gjatë shekujve, sipas Enciklopedisë Britannica.

    Madje edhe Kristofor Kolombi ka raportuar dukuri të çuditshme në këtë hapësirë gjatë udhëtimit të tij drejt “Botës së Re”.

    Por sipas një shkencëtari britanik, zgjidhja e këtij misteri nuk ka lidhje me portale ndërdimensionale, krijesa detare gjigante apo vizitorë nga hapësira. Dr. Simon Boxall, oqeanograf në Universitetin e Southampton, beson se shkaku janë valët e egra.

    Zgjidhet pas 538 vitesh misteri i Trekëndëshit të Bermudës

    Në një simulim, ekipi i tij rindërtoi rastin e anijes amerikane USS Cyclops, e cila u fundos në vitin 1918 në këtë zonë duke marrë me vete 309 jetë.

    “Nëse stuhitë nga jugu dhe veriu bashkohen dhe mbi to shtohen ato që vijnë nga Florida, mund të krijohen formacione jashtëzakonisht të rrezikshme të valëve të egra”, shpjegoi ai për një dokumentar të Channel 5.

    Këto valë, që mund të arrijnë mbi 30 metra lartësi, sipas tij, janë aq të fuqishme sa mund ta përkulnin një anije gjigante deri në “thyerje në dy pjesë”, duke e fundosur për vetëm pak minuta.

    Megjithatë, jo të gjithë shkencëtarët pajtohen.

    Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA) vlerëson se shumica e zhdukjeve mund të shpjegohen nga faktorë mjedisorë, si numri i madh i ishujve në Karaibe dhe zonat e cekëta, që shpesh përbëjnë rrezik për lundrimin.

  • E fundit! Lëkundje te forta tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

    E fundit! Lëkundje te forta tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

    Pasditen e kësaj të marte, në orën 19:03, një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter ka lëkundur Shqipërinë, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, kryesisht në juglindje të vendit. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në Korçë, një zonë e njohur për aktivitet sizmik të shpeshtë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë qartë edhe në Pogradec, ku banorët raportojnë dridhje të lehta por të dallueshme.

    Detajet e tërmetit

    Sipas të dhënave të para nga Instituti i Gjeoshkencave dhe raportimeve lokale:

    • Ora: 19:03
    • Magnituda: 3.5 Rihter
    • Epiqendra: Qarku i Korçës
    • Ndikimi: Lëkundjet u ndjenë edhe në Pogradec dhe zonat përreth

    Ky tërmet është klasifikuar si një lëkundje e lehtë, e cila rrallëherë shkakton dëme materiale, por shpesh perceptohet fort nga popullata, sidomos në zonat urbane dhe ato afër epiqendrës. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo persona të lënduar.

    Pse Korça është shpesh epiqendër tërmetesh?

    Korça dhe zonat përreth saj janë një ndër zonat më aktive sizmikisht në Shqipëri. Kjo lidhet me faktin se Shqipëria ndodhet në një rajon ku pllakat tektonike të Afrikës dhe Euroazisë ushtrojnë presion mbi njëra-tjetrën, duke krijuar lëkundje të shpeshta. Korça, për shkak të pozicionit gjeologjik, ka qenë disa herë epiqendër tërmetesh të përmasave të ndryshme, duke filluar nga lëkundjet e lehta si kjo e mbrëmjes së sotme, deri te ato më të forta që kanë lënë gjurmë në të kaluarën.

    Si e përjetuan banorët?

    Në rrjetet sociale dhe raportimet mediatike, qytetarët nga Korça dhe Pogradeci kanë treguar se lëkundjet u ndjenë si një dridhje e fortë dhe e shpejtë, e cila zgjati disa sekonda. Disa banorë kanë dalë në rrugë, një reagim i zakonshëm kur ndihen tërmete në orët e vona. Megjithatë, paniku ka qenë i kufizuar, pasi magnituda 3.5 konsiderohet brenda kufijve të sigurisë.

    Çfarë duhet të dini për një tërmet 3.5 Rihter?

    Një tërmet me magnitudë 3.5 është i klasifikuar si i lehtë. Ai mund të ndihet si një dridhje e qartë, sidomos në ndërtesa të larta apo në zonat afër epiqendrës, por rrallë shkakton dëme strukturore. Shpesh, tërmetet e kësaj shkalle shërbejnë si kujtesë për banorët që Shqipëria është një vend me aktivitet të rregullt sizmik.

    Si të veproni në raste tërmeti

    • Edhe kur lëkundjet janë të lehta, është e rëndësishme të dini disa rregulla bazë sigurie:
    • Mos u panikoni: Paniku është shpesh më i rrezikshëm se vetë tërmeti.
    • Qëndroni larg objekteve që mund të bien: Libraritë, raftet apo mobiliet e larta mund të shkaktojnë dëme.
    • Nëse jeni brenda: Strehohuni nën një tavolinë të fortë ose pranë një muri mbajtës.
    • Nëse jeni jashtë: Qëndroni larg ndërtesave, kabllove elektrike dhe pemëve të larta.
    • Pritni pasgoditje të lehta: Shpesh pas një tërmeti kryesor, regjistrohen dridhje më të vogla.

    Një kujtesë për gatishmërinë

    Ky tërmet, edhe pse i lehtë, është një sinjal për nevojën e përgatitjes ndaj ngjarjeve të tilla natyrore. Ekspertët kujtojnë se Shqipëria ka përjetuar tërmete shumë më të forta, si ai i 26 nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 Rihter që shkaktoi dëme të mëdha dhe humbje jete. Kjo tregon se gjithmonë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të gatshëm për t’u mbrojtur në rast të një ngjarjeje të ngjashme.

    Tërmeti i mbrëmjes së sotme në Korçë, me magnitudë 3.5 Rihter, nuk ka shkaktuar dëme, por ka rikujtuar edhe njëherë faktin se Shqipëria mbetet një vend me rrezik sizmik të lartë. Për banorët, ky ishte një moment i shkurtër shqetësimi, por edhe një thirrje për të mos e marrë lehtë përgatitjen ndaj fatkeqësive natyrore. Një dridhje që zgjati vetëm pak sekonda mjaftoi për të kujtuar rëndësinë e sigurisë dhe të solidaritetit në momente të tilla.

  • Rezerva për mitingjet e Berishës? Balliu: Kemi nevojë për protesta, jo për…

    Rezerva për mitingjet e Berishës? Balliu: Kemi nevojë për protesta, jo për…

    Deputeti i ri i PD Klevis Balliu, ka folur me gjuhën e Berishës, teksa është shprehur se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një “masakër elektorale”, duke akuzuar qeverinë për manipulim të rezultatit zgjedhor.

    Ndërkohë që më tej Balliu u shpreh se kjo opozitë ka nevojë për protesta dhe jo për mitingje, duke nënkuptuar pakënaqësinë e tij me mitingjet e deritashme të organizuar nga opozita nën drejtimin e Berishës.

    Opozita ka nevojë të bëjë protesta, jo mitingje …Kur një qeveri nuk lejon zgjedhje dhe vjen në pushtet si rezultat i aferave dhe lidhjeve me krimin, ajo i përgjigjet nevojave jo të qytetarëve, por të bandave” tha Balliu.

    Kujtojmë se Berisha u rikthye me premtimin se do ta rrëzonte Edi Ramën me revoltë popullore, mirëpo humbi zgjedhjet e 11 Majit me rezultatin më të dobët që kishte marrë ndonjëherë Partia Demokratike

  • 📰 Historia që prek zemrat: Prindërit e dy vajzave që humbën jetën tragjikisht bëjnë apel për ndihmë për djalin e tyre 10-vjeçar ( Video )

    📰 Historia që prek zemrat: Prindërit e dy vajzave që humbën jetën tragjikisht bëjnë apel për ndihmë për djalin e tyre 10-vjeçar ( Video )

    Dhimbja e kësaj familjeje është e papërshkrueshme. Pas aksidentit të tmerrshëm ku humbën jetën dy vajzat e tyre të mitura, prindërit sot po përballen me një tjetër betejë të madhe: shpëtimin e djalit të vogël 10-vjeçar, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

    Ata bëjnë apel për ndihmë që fëmija të mund të dërgohet jashtë vendit për kurim, duke i dhënë shpresë jetës së tij. Historia e kësaj familjeje është aq e dhimbshme sa duket sikur dy vajzat u flijuan për të shpëtuar vëllain e tyre – një sakrificë që prek zemrat e kujtdo.

    🙏 Një histori që duhet bërë film, një thirrje që nuk duhet lënë pa përgjigje.