Blog

  • TikTokeri shqiptar sulmohet me shuplaka live në TikTok

    TikTokeri shqiptar sulmohet me shuplaka live në TikTok

    Një episod i pazakontë ka tronditur ndjekësit e personazhit të njohur të rrjeteve sociale me nofkën “Diamanti Blu”.

    Gjatë një transmetimi live në TikTok, ku ai po komunikonte me fansat, në sfond është shfaqur papritur një person i panjohur që i është afruar dhe e ka goditur me shuplaka.

    Pas dhunës fizike, agresori e ka detyruar “Diamantin Blu” të kërkojë falje para kamerës, ndërsa gjithë skena është regjistruar dhe më pas është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Identiteti i autorit mbetet ende i panjohur, por në rrjet kanë nisur menjëherë aludimet.

    Disa ndjekës pretendojnë se pas këtij sulmi mund të qëndrojë një person i quajtur Aron, me të cilin “Diamanti Blu” ka pasur konflikte të mëparshme dhe përplasje publike.

    Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe ky version mbetet vetëm në nivel spekulimesh.

    Videoja ka ndezur reagime të shumta: një pjesë e ndjekësve shprehin shqetësim për gjendjen e tij, ndërsa të tjerë dyshojnë se gjithçka mund të ketë qenë një inskenim i qëllimshëm për të tërhequr vëmendje.

  • Spartak Ngjela: Nëse Berisha largohet nga drejtimi i PD, Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve

    Spartak Ngjela: Nëse Berisha largohet nga drejtimi i PD, Rama dhe PS rrëzohen brenda 4 muajve

    Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i Partisë Demokratike, atëhere demokratët vijnë në pushtet për 4 muaj.

    “Berisha vijon të mos i njohë zgjedhjet; edhe pse i ka humbur shumë thellë zgjedhjet e majit të këtij viti me Partinë Demokratike. Dhe Saliu është edhe nongrata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me arsyen: për korrupsion me gjithë pjesëtarët e familjes së tij. Kurse shqiptarët e Partisë Demokratike, heshtin. Ndërsa Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..

    Po kush ia vërteton manipulimin. Këtë injorancë në lidhje me njohjen e shtetit, Saliut nuk ia pranon as Partia Demokratike.

    Po çfarë kërkon të bëjë; dhe çfarë e ka gjithë këtë betejë injorante që thotë më kanë manipuluar votat; duke mos pasur asnjë provë?

    Po pse e bën?

    Sepse po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve.

    Komedi.

    Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Pio Saliu?

    Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti.

    Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet?

    Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj. Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

  • Blero heq dorë nga biondet, kjo është partnerja e re bukuroshe

    Blero heq dorë nga biondet, kjo është partnerja e re bukuroshe

    Këngëtari i njohur Blero ka ndarë së fundmi një imazh që ka tërhequr vëmendjen e fansave.

    Në fotografi ai shihet krah partneres së tij të re, por pa e zbuluar plotësisht identitetin e saj.

    Në foto, ku shfaqen vetëm pjesë të vogla të çiftit, Blero ka zgjedhur të lërë hapësirë për hamendësime, duke rritur edhe më shumë kureshtjen e publikut mbi vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

    Me këtë veprim, Blero duket se ka zgjedhur ta mbajë kësaj radhe private jetën e tij personale, duke lënë fansat të presin me padurim nëse së shpejti do të vijë një konfirmim më i plotë. /

  • A keni bërë dashuri me Edi Ramën?” Cudit Mimoza Ahmeti: “U puthem, Kryeministri vendosi te me’”….

    A keni bërë dashuri me Edi Ramën?” Cudit Mimoza Ahmeti: “U puthem, Kryeministri vendosi te me’”….

    As υnë nυk e díja deɾí atë mëngjes kυɾ ɾa telefoní: “Jam υnë, tha aí, sot më 11°° te Lídhja e Shkɾímtaɾëve.” Kíshte fytyɾën e habísë natyɾale dhe sytë e tíj íshín dy flegɾa pas të cílave montohej në dístancë íntelígjenca, tɾυpí í tíj í mëndafshtë í pështjellë me një kostυm në fílenë e të cílít gëzohej një tɾekëndësh shamíe.

    Dɾídhesha, sí paɾa një víolonçelí të akoɾdυaɾ që nυk díja sí pɾekej. Aí me sígυɾí e vυɾí ɾe këtë dhe: “A e díní pëɾse jυ kam këɾkυaɾ?”..

    Po!”, í thashë, pa dítυɾ kυɾɾgjë, “Kíshít ndíeɾ që doja të njíhja një njeɾí sëɾe, díçka sí pυna jυaj, d.m.th vetë jυ, gjë që e kísha shtyɾë gjíthmonë pëɾ më tej pasí nυk po ndodhte. Jení e çυdítshme”, ía bëɾí aí.

    Pastaj síkυɾ të kísh zbɾítυɾ një vɾanësíɾë pɾanë í eɾdhí kυjtesa:

    Víja nga Mílano më 1944. Dísa dítë vakancë në vendín tím… Kυsh mυnd ta mendonte se anglo-ameɾíkanët do të na línín ashtυ… íshte më e besυeshme të mendohej se Toka do të ɾɾotυllohej në të kυndëɾt. Më fυtën bɾenda, 12 vjet, paɾa meje, ç’vaɾɾosën tím atë dhe ía hoqën kυfomës dhëmbët e floɾínjtë, í hodhën eshtɾat e tíj…

    Në qelí flíja me gjoks, pasí më shpínë lagështíɾa të bën tυbeɾkυloz.

    Më thoní”, tha aí, “a kení bëɾë dashυɾí me Edí ɾamën?” Kjo íshte një pyetje hapsaqe, nυk mυnd të them bυdallaqe, që Jυsυfí e hodhí sí zaɾ në mes të bísedës sonë. “Nυk po jυ kυptoj”, pëshpëɾíta. “Asgjë”, bυzëqeshí aí, “sí të doní!”

    “Jemí pυthυɾ pa pështymë. Kaq!”, íυ pëɾgjígja.

    “Pa pështymë- Ho, ho, ho”, qeshí aí lehtësísht síkυɾ díkυ në një tɾυp tjetëɾ zemɾën e tíj e gɾíthnín me gjílpëɾa.

    “E çυdítshme, jení e çυdítshme!” Poɾ ndíeja se aí nυk qe aspak í çυdítυɾ deɾí në lëvízjen e doɾës që shtynte límítín dhe pashë se çυdítej pse nυk çυdítej faɾe.

    “Thomëní”, ía bëɾí aí, “do të bënít dashυɾí me mυa?”

    (íshte e tɾeta heɾë që takoheshím, këtë heɾë në shtëpí)

    “Nυk mυndem, nυk kam aftësí.”

    “Thomëní që nυk jυ pëlqej.”

    “Pëɾkυndɾazí” í thashë, “poɾ s’kam pɾedíspozítë.”

    “Sí të doní.”

    Dhe fílloí të tɾegojë pëɾ një Pɾínc të Anglísë: “E díní sí bënte dashυɾí ky pɾínc me të dashυɾën e tíj? Në dy shtɾetëɾ pëɾballë, lakυɾíq, të dy, vetëm shíheshín. Do t’jυ pëlqente një dashυɾí e tíllë me mυa?”

    “Ky kυɾíozítet më bën të shkoj”, thashë dhe υ çova.

    3 / 8

    “Epo míɾë. Sí të doní!”

    Çυdí, e ndíeja se Jυsυf s’më kísh pëɾ shíje, psheɾëtínte pëɾ femëɾ dhe ja s’í vínte aspak ɾëndësí ɾefυzímít tím, ndaheshím sí míq, takoheshím me mall. Një lloj emocíoní që mυa më tensíononte dísí ndëɾsa atë veçse e hídhte në haɾɾímësí zhvíllímesh, kυ dëgjímí ím nυk kísh foɾt ɾëndësí pëɾ të.

    Ç’íshte jeta pëɾ Jυsυf Vɾíonín?

    “Kυɾ dola nga bυɾgυ kísha një fízík të pëɾsosυɾ, ja fotogɾafía, falë stëɾvítjes së vazhdυeshme të një vυllnetí pëɾ líɾí. ísha në plazh me gɾυan dhe me dy míq të famíljes. Notoja, shkoja laɾg, ata më shíkonín, sa laɾg shkon Jυsυf Vɾíoní thoshín dhe pɾapë, pëɾ së dytí, hyɾa në det, lυanín kaɾta ata në çadëɾ, shkova shυmë laɾg, aq sa mυnda, υ ktheva. Në bɾeg një e ɾɾahυɾ zemɾe e foɾtë, e pashë se do të vdísja. υ shtɾíva. Çfaɾë peɾëndímí…

    Nυk mυnd të gjej dítë më të bυkυɾ pëɾ të íkυɾ nga kjo botë, mendova. Desha të vdes, me gjíthë shpíɾt! íshte një dítë e mɾekυllυeshme pëɾ të vdekυɾ, më kυptoní, jυ ka qëllυaɾ ndonjëheɾë? Poɾ nga çadɾa eɾdhí njëɾí nga míqtë e mí. “Píje këtë kokëɾɾ, Jυsυf!” ɾefυzova me doɾë. “Dυhet ta písh, ndɾyshe famíljen tënde dhe ne do të na ínteɾnojnë, sepse tí ɾefυzove mjekímín dhe kjo është shfaqje e hυaj.”

    4 / 8

    E píva. Gëzohem, í thashë, taní jemí bashkë dhe kení një lëkυɾë më të bυtë se mëndafshí.

    “O sa e míɾë jení”, tha aí pëɾ mυa dhe υnë kυjtova se tha pëɾ lëkυɾën e vet.

    Kυ jetonte Jυsυf Vɾíoní?

    Jetonte në vílë, taní të gjíthën, díkυɾ vetëm katín pëɾdhesë sí í deklasυaɾ që íshte. Kíshte edhe një tjetëɾ vílë që ía banonte një anëtaɾë í Byɾosë Polítíke dhe një tjetëɾ në Paɾís të tjetëɾsυaɾ po ashtυ dhe shυmë pɾona të pamata, të pυshtυaɾa të cílat s’í moɾí kυɾɾë pasí, síç tha:

    “Nυk kam ndëɾmend të ɾɾí pas dyeɾve!”

    Vítet e fυndít í kaloí në Paɾís, e moɾa në telefon një ndëɾ heɾët, poɾ e shoqja:

    “Doní Jυsυf Vɾíonín?

    Po, dυa Jυsυf Vɾíonín.

    Kυsh jení jυ?

    Jam Mímoza Ahmetí, sí gjíthmonë.

    Nυk e díní se Jυsυf Vɾíoní është í maɾtυaɾ?

    Po edhe υnë jam e maɾtυaɾ

    D.m.th jυ pëlqen Jυsυf Vɾíoní?

    Sígυɾísht që më pëlqen Jυsυf Vɾíoní!

    Ashtυ?

    Po, kështυ !

    Bɾam. (υ mbyll telefoní)

    5 / 8

    Kυsh íshte Jυsυf Vɾíoní?

    Jυsυf Vɾíoní është një matυf skleɾotík më pat thënë Edí ɾama. Aman, Jυsυf Vɾíoní ashtυ bën pëɾ të. Gjítha femɾat, më pat thënë Oɾnela Voɾpsí. Shëɾbëtoɾ dhe seɾvíl ɾegjímí, më pat thënë pëɾ të Aυɾel Plasaɾí. E díja që nυk qe kështυ, poɾ një gjen bastaɾd mídís gjenesh gjeníale qeshte te të gjíthë míqtë e mí. Jυsυf Vɾíoní íshte peɾɾí njeɾëzoɾe dhe nυk e kíshte këtë gjen që ndoshta pëɾfυndímísht ndan sëɾën nga vυlgυ. íshte e fυndít specíe e tíllë edhe pëɾ ne në Fɾancë tha Claυde Aɾnaυd, një shkɾímtaɾ pɾovokatív nga Paɾísí, në atë kohë homo, fytyɾa e të cílít íshte abstɾaksíon í gjallë í íntelektít:

    íshím në vetυɾë të dy, me Jυsυf Vɾíonín dhe ndalova, pasí pëɾpíqte këmbët, qante dhe thoshte: Kam jetυaɾ shυmë, o sa e padυɾυeshme të jetosh kaq gjatë! Doja ta qetësoja, poɾ íshte e pamυndυɾ… Jυsυf Vɾíoní íshte í një elegance të ɾɾallë! Vυante nga një egoízëm í shfɾenυaɾ tha ísmaíl Kadaɾe, padɾoní í tíj, síkυɾ í vínte ínat që po jetonte! Dυhet të gëzohesh, í thosha, në vendín tënd njeɾëzít gëzohen të jetojnë kaq gjatë… Po ç’jetë është kjo pa ɾíní, pa paɾa dhe pa femɾa?

    6 / 8

    “Ҫ’Paɾís është ky?”- më sυlej mυa. E tíllë është jeta taní edhe pëɾ të ɾínjtë e Paɾísít, Tí njeh Paɾísín e paɾalυftës, poɾ ky í konsυmízmít është ndɾyshe. Mos këɾko gjëɾa që nυk janë më!-

    Më shpjegonte ísmaíl Kadaɾe me mllefín e atíj që ka hυmbυɾ mjeshtɾín. íshte telefonata e fυndít në kohë elektoɾale: Moɾa vesh se po hyní në polítíkë lodɾoí zëɾí í tíj, e bëní jυ, e bëní, nυk ka gjë që s’bëní.

    Në të vëɾtetë:

    “Edhe këtë e bëtë?”,- më dυkej síkυɾ tha, dhe υnë që doja t’í thosha se íshte thjesht një tɾíll tɾagjík ímí, pëɾ të paɾë nga gɾyka e një pυsí të zí dhe se…

    Poɾ një daɾdhë e pangɾënë më bllokoí fytín dhe një memecëɾí υ pëɾhap në qeníen tíme… Pak dítë më pas shoh në ekɾan se ka vdekυɾ. “E zhgënjeva!”, íshte mendímí í paɾë, nυk pɾítí më tυtje, një í velυɾ që s’í hahet më.

    Do ta konceptoj më vonë se ka vdekυɾ. Dhe fíka ekɾanín me gjakftohtësí.

    7 / 8

    Pυnë e madhe se vdíq Jυsυf Vɾíoní, më ke mυa, tha Oɾnela Voɾpsí, e cíla taní nυk ngɾe as telefonín. Shëtísja vetëm tɾotυaɾít, me një fυstan ɾυzhë ídol, e pata veshυɾ një heɾë pëɾ Jυsυf Vɾíonín… Fɾynte. Fɾynte një zbɾazëtíɾë e pashpjegυeshme në gjíthë kɾyeqytetín. Një zbɾazëtíɾë motí e pëɾzíeɾ me zbɾazëtíɾë polítíke, sí një eɾos í vdekυɾ.

    “Ç’më bëɾe, Jυsυf Vɾíoní!”- thíɾɾa befas. “Sí vdíqe pa më maɾɾë leje?”

    Kíndat e fυstanít í tëɾhíqte zbɾazëtía dhe flokët një vetmí e pashpɾesë dhe kɾejt e ndjeva veten vejυshë mídís gjíthësísë së ve. íshte díkυ një foto e jona në dυaɾt e një ɾepoɾteɾí, një foto e bëɾë në ballë të Notɾe Dame de Paɾís. υnë zbathυɾ, sandalet e mía pak më tυtje!

  • E di të sigurt”/ Ngjela habit: Rama dhe PS rrëzohen nga pushteti brenda 4 muajve, nëse…

    E di të sigurt”/ Ngjela habit: Rama dhe PS rrëzohen nga pushteti brenda 4 muajve, nëse…

    Spartak Ngjela thotë se nëse Sali Berisha largohet nga drejtimi i PD, atëhere demokratët vijnë në pushtet brenda 4 muajsh.

    Sipas Ngjelës, nëse Berisha mban “peng” PD-në atëherë nuk do të vijë kurrë në pushtet.

    Berisha po thotë se nuk i njeh zgjedhjet se janë farsë..Po të mos pretendonte në mënyrë banale se ia kanë manipuluar zgjedhjet; Saliu dihet të jepte dorëheqjen si humbës i zgjedhjeve. Është komedi se zgjedhjet rrëzohen për manipulim me vendimin e një gjykate. Pa vendimin e gjykatës; ato kuptohet se kanë qenë të lira dhe sigurisht që mbeten në fuqi. Saliu e di që nuk i janë manipuluar zgjedhjet në muajin maj të këtij viti. Po krerët e Partisë Demokrarike nuk e kuptojnë që u ka ardhur çasti ta rrëzojnë Saliun dhe të krijojnë Partinë Demokratike që fiton zgjedhjet? Po nuk e bënë këtë; ata janë të gjithë jashtë kohës dhe hapësirës në Shqipëri. Por nëse Partia Demokratike e bën këtë procedurë që ia imponon statuti i saj; Edi Rama dhe Partia Socialiste rrëzohen për katër muaj. Të shohim; kush do të fitojë në shtator të këtij viti: Partia Demokratike që pa Berishën vjen në pushtet në Shqipëri; apo Sali Berisha që e dënon Partinë Demokratike që ajo të rrijë gjithmënë jashtë pushtetit politik në Shqipëri”, shkruan Ngjela.

  • TURP PËR NE! Prodhonte 320 mijë ton plehra kimike në vit, si u shit për skrap Azotiku i Fierit

    TURP PËR NE! Prodhonte 320 mijë ton plehra kimike në vit, si u shit për skrap Azotiku i Fierit

    Ndërtimi i Azotikut të Fierit nisi në nëntor 1965. Vepra u vu në shfrytëzim më 17 shkurt 1967. Aty janë prodhuar plehra kimike me bazë azoti. Prodhohej Nitrat – Amoni (NH4NO3) me përmbajtje të lëndës aktive 34-35 %.

    Kapaciteti i prodhimit ishte 120 000 ton/vit. Janë prodhuar realisht 90-110 mijë ton në vit. Më pas u ndërtua linja e prodhimit të uresë me 46 % lëndë aktive me kapacitet 200 000 ton/vit. Kështu kapaciteti i prodhimit në vitin 1989 shkoi në 320 000 ton.

    Paisjet e Azotikut u blenë me financim kinez, pas nënshkrimit të një marrëveshje të posaçme kredie të nënshkruar në vitin 1966.

    Kredia kineze për Azotikun, ndryshe nga afro 30 vepra të tjera të mëdha industriale, nuk u lëvrua në makineri e pajisje e teknologji nga RP e Kinës, por në vlerë monetare, duke blerë teknologjinë dhe një pjesë të makinerive e pajisjeve nga “Monte Catini” – sot “Monte Edison” një nga firmat lider në industrinë kimike në Itali e në botë, si dhe një pjesë tjetër në Gjermani.

    Për montimin e teknologjisë dhe vënien në shfrytëzim të veprës kanë punuar së bashku specialistë italianë, kinezë dhe shqiptarë. Vepra ndaloi së funksionuari pas rënies së komunizmit dhe në vitet e fundit u çmontua dhe u shit për skrap! (Adi Darsi)

  • Bisha” Uliks Gjonaj, shqiptari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës

    Bisha” Uliks Gjonaj, shqiptari i parë që hyri në Njësinë Speciale të Amerikës

    Sikurse edhe vet emri i tij që simbolizon trimërinë, zgjuarsinë, guximin dhe dashurinë e përjetshme ju njohim tani me Uliksin tonë, shqiptarin e vetëm në botë që stërvitë ushtritë dhe policitë më të fuqishme në SHBA e Evropë!

    Uliks Gjonaj, djaloshi i lindur nē Plankqor të Gjakovës, pasi kaloi shumë sfida të paimagjinueshme, arriti të bëhet instruktori i vetëm i instruktorëve, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA!

    Fjalëpak, i qetë, modest e me rrënjë arbërore, ai sakaq u bë shqiptari i dëgjuar i botës, duke e bërë krenar tërë kombin, mbarë!

    Po kush është, në të vërtet Uliks Gjonaj dhe si ishte rruga e tij deri tek titulli instruktor i instruktorëve!

  • Shpërthim në Kurbin pranë shtëpisë së Joz Markut/ Reagimi i tij i papritur ndez rrjetin

    Shpërthim në Kurbin pranë shtëpisë së Joz Markut/ Reagimi i tij i papritur ndez rrjetin

    Ngjarja e sotme në Kurbin, ku një lëndë plasëse shpërtheu pranë banesës së këngëtarit të njohur Joz Marku, ka hapur jo vetëm një hetim të madh nga policia, por edhe një “tërmet” në rrjete sociale. Dyshimet e para flasin se shënjestra mund të ketë qenë vetë këngëtari i njohur, i cili është shpesh në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij publike.

    Por, ajo që ka habitur fansat është një veprim i papritur në Instagram. Pas shpërthimit, është vënë re se Joz Marku nuk e ndjek më reperin Stresi, një detaj që ka ndezur menjëherë aludimet dhe teoritë online.

    ❓Çfarë ka ndodhur mes dy artistëve? A është ky një reagim i qëllimshëm nga ana e Jozit, apo thjesht një rastësi?

    Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, një video mes Jozit dhe Stresit u bë virale, ku disa fansa dyshuan se Joz Marku e kishte marrë “peng” reperin. Atëherë, gjithçka u cilësua si thjesht një aludim i ndjekësve, por situata e sotme e ka kthyer sërish në qendër të thashethemeve këtë marrëdhënie të dyshimtë mes tyre.

    👀 Tani pyetja që po bëjnë të gjithë është: a ka gisht Stresi në këtë histori, apo Joz Marku po përdor rrjetet sociale për të dërguar një mesazh të koduar?

  • I mbajti ne shtepi gjate l*ftes, 25 vite me vonē Diola takohet me familjen nga Kosova, sdo ta besoni dot cfare u kishte ndodhur

    I mbajti ne shtepi gjate l*ftes, 25 vite me vonē Diola takohet me familjen nga Kosova, sdo ta besoni dot cfare u kishte ndodhur

    Nutricionistja e njohur Diola Dosti, ka emocionuar ndjekësit e saj me një rrëfim prekës në Instagram, duke ndarë kujtime personale nga koha e luftës në Kosovë.

    Në një postim të gjatë, ajo tregoi se si familja e saj në Shqipëri hapi zemrën dhe dyert për një familje kosovare që ishte detyruar të largohej nga shtëpia e vet gjatë luftës Kosovë–Serbi në vitin 1999.

    Ishte viti 1999, kur zemra dhe dyert e familjes time, në vendlindjen time në Shqipëri, u hapën për këtë familje shqiptare nga Kosova, në kohën e luftës Kosovë–Serbi. Një familje e madhe që u bënë familja jonë!”, shkruan Diola.

    Ajo kujton me nostalgji se si zonja e shtëpisë, e cila tashmë nuk jeton më, i kishte lënë një kujtim të pashlyeshëm me gatimet tradicionale kosovare.

    Më kujtohet që kur provova bukën që gatuante, më bëri të doja një herë e përgjithmonë gatimet e Kosovës, ato kiflet, pitet e specat me mazë!” – rrëfen Diola.

    Në postimin e saj, Diola ndalet edhe tek miqësia e ngushtë me Mirlinda Berishën, vajzën e familjes kosovare, që ajo e konsideronte si motrën që i mungonte.

    Vizatonim bashkë, sidomos Sailor Moon, dilnim shëtitje pasdite, bënim xhiro me biçikletë dhe unë isha shumë e lumtur që më fund kisha motrën e munguar pranë meje!”, kujton ajo me emocion.

    Ajo shtoi se babai i saj kishte pasur një kujdes të veçantë për vajzat e kësaj familjeje, duke dhënë edhe një lloj “garancie” në qytet që askush të mos i ngacmonte. Pas mbarimit të luftës, ishte pikërisht babai i Diolës ai që i kishte shoqëruar personalisht për t’i kthyer në shtëpinë e tyre në Malishevë, e cila, fatkeqësisht, ishte djegur.

    Pas 25 vitesh, Diola rrëfen se është ritakuar me pjesën më të madhe të kësaj familjeje.

    “E sot, pas 25 viteve, ne u ritakuam me pothuajse të gjithë familjen… Ajo që mund të them është që këta njerëz më kanë bërë të dua një herë e përgjithmonë çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Linja ime e jetës e vërteton këtë!” – shkruan ajo.

    Moderatorja nuk fsheh emocionet e saj për lirinë e Kosovës dhe mirënjohjen e thellë që ruan për këtë lidhje të veçantë.

    “Jam shumë e lumtur që sot Kosova gëzon lirinë me njerëz të mrekullueshëm sepse edhe pse s’kam qenë prezente në luftë, gjithçka të përjetuar nga kjo familje në Malishevë, e kemi ndarë dhe ndjerë bashkë. Ju dua fort dhe Zoti ju bekoftë!”

    Postimi i Diolës është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke marrë qindra komente mbështetëse, teksa historia e saj shërben si kujtesë e fuqishme për mikpritjen shqiptare dhe lidhjen e pathyeshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. /

  • Rënia nga pesha dhe rëndësia e analizave para nisjes së një regjimi:Udhëzues mjekësor për një proces të shëndetshëm

    Rënia nga pesha dhe rëndësia e analizave para nisjes së një regjimi:Udhëzues mjekësor për një proces të shëndetshëm

    Rënia nga pesha është një nga temat më të diskutuara sot, jo vetëm për arsye estetike, por edhe për shëndetin afatgjatë. Megjithatë, shumë persona nisin dieta të rrepta, marrin suplemente ose ndjekin këshilla të rastësishme pa u informuar më parë për gjendjen e tyre shëndetësore. Ky gabim shpesh sjell pasoja të rënda: lodhje, mungesë energjie, rënie flokësh, çrregullime hormonale dhe madje edhe probleme metabolike.

    Prandaj, përpara se të filloni një regjim të ri ushqimor, është thelbësore të bëni analizat e nevojshme dhe të merrni suplementet që ju duhen, gjithmonë nën këshillën e mjekut ose dietologut.

    Pse është e rëndësishme të bëhen analiza përpara një diete?

    Trupi i njeriut nuk është i njëjtë për të gjithë. Dy persona që peshojnë njësoj mund të kenë shkaqe krejt të ndryshme për shtimin në peshë – nga çrregullimet hormonale deri te rezistenca ndaj insulinës apo mungesa e vitaminave. Një regjim i verbër pa këto të dhëna shpesh përfundon me rezultate të dobëta ose madje me dëme.

    Analizat laboratorike shërbejnë si një “hartë” që tregon gjendjen aktuale të organizmit dhe ndihmojnë mjekun të përcaktojë rrugën e duhur drejt dobësimit.

    Analizat bazë që rekomandohen

    Hemograma e plotë – për të parë gjendjen e përgjithshme të gjakut dhe për të përjashtuar aneminë.

    Glukoza esëll dhe insulina esëll – për të kontrolluar rrezikun e diabetit dhe rezistencën ndaj insulinës. Llogaritja e HOMA-IR është veçanërisht e dobishme. Profil lipidik – kolesteroli total, HDL, LDL dhe trigliceridet, pasi rënia në peshë lidhet ngushtë me shëndetin kardiovaskular.

    Hormonet e tiroides (TSH, FT3, FT4) – çrregullimet e tiroides, si hipotiroidizmi apo Hashimoto, ngadalësojnë metabolizmin dhe e bëjnë humbjen e peshës më të vështirë.

    Vitamina dhe minerale: Vitamina D3 – mungesa e saj lidhet me shtim peshe dhe lodhje.

    Vitamina B12 dhe Acidi folik – të domosdoshme për energji dhe funksionin nervor.

    Ferritina dhe hekuri – kontrollojnë rezervat e hekurit në trup.

    Funksioni i mëlçisë dhe veshkave – TGO, TGP, kreatinina, urea, për të siguruar që trupi përballon ndryshimet e dietës.

    Këto analiza bazë japin një panoramë të qartë përpara çdo regjimi ushqimor.

    Vitaminat dhe suplementet që ndihmojnë në rënien e shëndetshme nga pesha

    Vitamina D3: rrit imunitetin dhe ndihmon metabolizmin.

    Magnezi me vitaminë B6: ul stresin, përmirëson gjumin dhe relakson muskujt.

    Omega-3 (vaj peshku): redukton inflamacionin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave.

    Probiotikët: përmirësojnë tretjen, balancojnë mikroflorën e zorrëve dhe ndihmojnë në uljen e fryrjes abdominale.

    Berberina: një suplement natyral që ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës (shpesh përdoret si alternativë ndaj metforminës).

    Chromium Picolinate: ndihmon në kontrollin e oreksit dhe sheqerit.

    Multivitamina e balancuar: për të kompensuar mungesat që mund të shkaktojë dieta.

    Kujdes: Suplementet nuk janë magjike dhe nuk zëvendësojnë një dietë të shëndetshme. Ato përdoren vetëm për të mbështetur trupin në këtë proces.

    Roli i aktivitetit fizik

    Përveç ushqyerjes dhe suplementeve, aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Ecja e përditshme, ushtrimet e forcës apo aktivitetet aerobike ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit dhe mbrojtjen e masës muskulare gjatë rënies në peshë.

    Këshilla mjekësore për një proces të sigurt

    Bëni analizat para nisjes së çdo regjimi. Zgjidhni dietën sipas gjendjes suaj shëndetësore, jo sipas modës. Konsultohuni me mjek ose dietolog për një plan të personalizuar. Përdorni suplementet vetëm nëse ka mungesa të konfirmuara me analiza. Mos synoni humbje të shpejtë në peshë rënia graduale është më e sigurt dhe afatgjatë.

    Përfundim

    Rënia nga pesha nuk është një garë e përkohshme, por një udhëtim drejt një mënyre jetese më të shëndetshme. Çelësi është të kuptoni trupin tuaj përmes analizave, të ushqeheni në mënyrë të balancuar dhe të përdorni vetëm suplementet që ju nevojiten realisht. Vetëm kështu humbja e peshës bëhet e sigurt, e qëndrueshme dhe e dobishme për shëndetin afatgjatë.

    👉 Ky artikull është i destinuar për qëllime informuese. Para se të nisni një dietë, këshillohuni gjithmonë me mjekun ose dietologun tuaj.