Blog

  • Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Ekskluzive/ Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

    Kryeministri Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

    Një burim i besueshëm në PS tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

    Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.

    Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

    Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë.

    Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.

    Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur.

    Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

    Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.

    Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.

    Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

    Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!

  • Donald Trump kërkoi dënimin e tij, reagon George SOROS

    Donald Trump kërkoi dënimin e tij, reagon George SOROS

    Fondacionet për Shoqëri të Hapur, të themeluara nga George Soros dhe aktualisht të drejtuara nga djali i tij, Alex Soros, kanë reaguar pas akuzave të presidentit Donald Trump, duke i cilësuar pretendimet si të pabazuara dhe kërcënimet ndaj drejtuesve të tyre si të papranueshme.

    Në deklaratën zyrtare thuhet:

    “Fondacionet për Shoqëri të Hapur të themeluara nga George Soros dhe të kryesuara nga Alex Soros, nuk mbështesin dhe as nuk financojnë protesta të dhunshme. Akuzat që pretendojnë të kundërtën janë të pavërteta, dhe kërcënimet ndaj themeluesit dhe kryetarit tonë janë të papranueshme.”

    Organizata rithekson përkushtimin ndaj parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut:

    “Misioni ynë është të avancojmë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe parimet demokratike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.”

    Në vijim, Fondacionet për Shoqëri të Hapur theksojnë mbështetjen e tyre për të drejtat kushtetuese në SHBA, përfshirë lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore:

    “Ne qëndrojmë në mbrojtje të lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e SHBA-së, përfshirë të drejtat për lirinë e shprehjes dhe protestën paqësore, që janë shtylla kryesore të çdo demokracie të gjallë.”

  • Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin

    Love is Blind” përfundon me lot e habi – vendimi i Bardhës trondit partnerin

    Mbrëmë u transmetuan episodet e fundit të sezonit të dytë të “Love Is Blind: UK”, duke sjellë momentin më të pritur nga publiku: ecjen drejt altarit dhe vendimin për martesë. Mes konkurrentëve ishte edhe Bardha, shqiptarja që u bë një prej figurave më të komentuara të sezonit. Në një kthesë të papritur, ajo refuzoi të martohej me Jed, duke lënë fansat të habitur.

    Bardha sqaroi se, pavarësisht lidhjes së krijuar, ata kishin ende nevojë për kohë që ta njihnin më mirë njëri-tjetrin. “Unë dua një martesë të gjatë, jo një divorc pas disa vitesh. Duhet të jem e sigurt që po bëj zgjedhjen e duhur”, tha ajo, duke marrë duartrokitje, por edhe kritika nga shikuesit.

    Çifti ishte përplasur më herët për tema praktike si ndarja e shpenzimeve. Bardha e pavarur dhe e vendosur, ndërsa Jed me qëndrime më tradicionale, krijuan tensione që e futën konkurrenten në një gjendje të paqartë. Kjo ishte arsyeja pse ajo zgjodhi të thoshte “jo” në altar.

    Vendimi i Bardhës ndezi rrjetet sociale, ku përdoruesit në X shpërndanë me mijëra reagime, disa duke e përkrahur për pjekurinë e saj, e të tjerë duke e kritikuar për refuzimin ndaj Jed.

  • Ikona e festìvaleve të vìteve ’90: Sì u rrìt Ema Qazìmì në jetìmore me nënën gjallë

    Ikona e festìvaleve të vìteve ’90: Sì u rrìt Ema Qazìmì në jetìmore me nënën gjallë

    Ema Qazimi njihet si kaçurrelsja më e bukur e festivaleve të viteve ’90, por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj asokohe.

    Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend.

    Ajo ka vite që e ka lënë skenën, por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga të gjithë brezat.

    Ema Qazimi është rritur në jetimore. I jetonte nëna, pa mundur t’i merrte dhe jepte dashuri.

    Deri në klasën e pestë jetoi në Shtëpinë e fëmijës, sepse një urdhër i dalë nga qeveria e asaj kohe vendosi që aty duhej të strehoheshin vetëm fëmijët që u mungonin të dy prindërit.

    Por, i ati Emës, e kishte të pamundur të plotësonte detyrimet e asaj tufe fëmijësh edhe pse nuk i mungonte kujdesi dhe dhembshuria.

    “Një pjesë të fëmijërisë, 4 vjet i kam kaluar në Shtëpinë e Fëmijëve 8 Nëntori, sot “Zyber Hallulli”. Kam bërë 4 vjetët e shkollës fillore aty, duke qenë se familja ime kishte probleme sociale dhe ekonomike.

    Në jetimore unë kam qenë bashkë me 3 motrat e mia. Kam një nostalgji për atë kohë, për atë jetë. Ndjej emocione kur e kujtoj, aq emocione, saqë nuk i kam ndjerë as në skenë”, është shprehur vetë artistja.

    Në vitin 1972, kreu shkollën e mesme artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën teori muzike.

    Me një karrierë të pasur muzikore mbi dyzet vjet në skenë, filloi të këndojë që në moshë të re në fundvitet 60-të dhe ekzaktësisht në vitin 1968, në skenën e Estradës së Shtetit dhe më pas duke u ngjitur në skenën e madhe të aktivitetit më të rëndësishëm kulturor të vitit në atë kohë, Festivali Kombëtar i Këngës së Lehtë Shqiptare në Radio, më vonë në Radiotelevizion.

    Ema Qazimi në atë kohë ishte një vajzë 14-të vjeçare, kur kompozitori i mirënjohur Avni Mula do t’i besonte këngën e tij: “Letër Nënës”

    Që nga ajo kohë, artistja e vogël në moshë, por e madhe në zë, në shpirt dhe në talent, do të udhëtonte pa u ndalur për dyzet vjet me radhë në udhën e bukur e të gjatë të këngës dhe duke u nderuar në vitin 2010 me titullin ”Mjeshtre e madhe e Punës”.

  • Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

    Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

    Fatmir Mediu foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator dhe sesionit të ri parlamentar.

    Mediu zërave për largimin e Berishës iu përgjigj se momentalisht nuk ka asnjë figurë që mund të përbashkojë PD dhe opozitën në tërësi përveç tij.

    Për rregullat brenda PD nuk e gjykoj unë. Nëse kërkohet të largohet Berisha, nuk mendoj se ka një autoritet që mund ti bashkojë në një front të vetëm. Nuk mund të kryejmë vetëvrasje sepse do ringjallemi si Krishti. Sa i nxehtë do të jetë shtatori, unë mendoj se opozita duhet të jetë e mëncur për të krijuar një bindje të qytetarët dhe faktori opozitar. Kemi diskutuar një plan veprimi… Ne jemi në një koalicion me PD, po të futeshin dhe partitë e tjera rezultati do të ishte dhe më i mirë”, tha Mediu për A2 CNN.

  • EMRI/ Zbulohet kush fshihet pas rrahjes LIVE të TikTok-erit shqiptar.

    EMRI/ Zbulohet kush fshihet pas rrahjes LIVE të TikTok-erit shqiptar.

    Në video shihet se ai detyrohet të kërkojë falje disa herë ndaj një personi, i cili përmendet si Mandi i Nishtullës.

    “Kërkoi falje Mandit të Nishtullës”, dëgjohet të thotë një prej personave që shfaqet në video, ndërsa më pas “Diamanti blu” përsërit: “Më fal Mandi”

    Pas kësaj, tiktokeri dhunohet me shpulla në fytyrë nga persona ende të paidentifikuar. Shkaqet e këtij akti nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pamjet kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet.

  • I nxehti mbërthen vendin! Nuk do e besoni sa do shkojnë temperaturat

    I nxehti mbërthen vendin! Nuk do e besoni sa do shkojnë temperaturat

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.

    Temperaturat do të pësojnë rritje gjatë ditës së nesërme,

    ku në vlerat maksimale do të arrijnë deri në 36 gradë celcius dhe ën ato minimale në 15 gradë celcius.

    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s,

    ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

  • Gruaja e aktorit Naun Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tij…

    Gruaja e aktorit Naun Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tij…

    Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naun Shundi ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

    Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre. Por ka dhënë lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

    Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familje“, shkruan bashkeshortja e tij.

  • Dashnor Sula i “prerë” me demokratët: PD nuk vjen në pushtet as pas 50 vitesh…

    Dashnor Sula i “prerë” me demokratët: PD nuk vjen në pushtet as pas 50 vitesh…

    Radikal ka qenë qëndrimi i Dashnor Sulës sa i takon situatës brenda PD-së sot.

    Sula tha se nëse nuk ka një ndryshim rrënjësor brenda PD-së sa i takon drejtuesve, duke u zëvendësuar me emra të rinj që morën më shumë vota në zgjedhje, opozita nuk mund të vijë në pushtet edhe pas 50 vitesh.

    Është fatkeqësi në situatën që ndodhet opozita sot në këtë ditë. Është situatë e zymtë dhe e shoh të keqe. S’jam njeri që urrej apo kam gjëra personale. E kam thënë shpesh herë, do të duhet modeli që të votojnë qytetarët. Duhet të jenë të parët qytetarët dhe më pas politikani. Është parashikuar një përfundim i tillë. E kisha parashikuar që në korrik të 2024-ës. E kam thënë që këtë që po bën PD është vetëvrasje politike, me mbylljen e listave, sistemi është i bllokuar. Qytetarët nuk janë budallenj, që të votojnë një forcë politike që e kanë partinë për interesa personale. Duhet ndarë kjo gjë. Kjo është një lojë e ndyrë politikë, nga Berisha dhe nga përfaqësues të tjerë të PD. Po vazhduat me Albana Vokshin ju, nuk fitohet. Unë miqtë më të mirë i kam nga Veriu, nga Jugu s’kam. Por ta harrojnë miqtë e mi nga veriu dhe të tjerët, që do të vijnë në pushtet edhe pas 50 vitesh, nëse do vazhdohet me këtë mentalitet“, tha Sula.

  • Anisa Veseli: Transformimi i papritur që tronditi rrjetet sociale

    Anisa Veseli: Transformimi i papritur që tronditi rrjetet sociale

    Ish-banorja e Big Brother VIP, Anisa Veseli, ka bërë një ndryshim të papritur në pamjen e saj, duke lënë pas flokët e errët dhe duke përqafuar një stil të ri bjonde që ka tronditur ndjekësit e saj.

    Me një histori të pasur në modë dhe stil, Anisa ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për zgjedhjet e saj të guximshme. Tani, ajo ka vendosur të ndryshojë radikalisht pamjen e saj, duke u bërë bjonde. Ky transformim i papritur ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, duke krijuar një imazh të ri për të.

    Flokët e saj të rinj bjonde i japin një shkëlqim të veçantë, duke e bërë atë të duket më rrezatuese se kurrë. Ky ndryshim është një hap i guximshëm për Anisën, e cila ka eksperimentuar me ngjyra dhe stile të ndryshme në të kaluarën, por asnjëherë nuk ka bërë një ndryshim kaq të thellë.

    Pamjet e saj të fundit nga pushimet verore, të publikuara në rrjetet sociale, kanë shkaktuar një valë komentesh dhe reagimesh pozitive. Anisa shfaqet me një energji të re dhe një pamje që duket se i përshtatet më së miri stilit të saj të ri.

    Ky transformim nuk është vetëm një ndryshim estetik; ai përfaqëson një rilindje të Anisës si individ. Ajo duket se ka gjetur një mënyrë për të shprehur veten dhe për të përmirësuar imazhin e saj publik. Kjo është një mundësi për të treguar se si ndryshimi mund të sjellë një energji të re dhe pozitive në jetën e dikujt.

    Reagimet e fansave janë të shumta, me shumë që e lavdërojnë për guximin e saj dhe për stilin e ri. Disa madje e krahasojnë këtë transformim me rilindjen e saj artistike, duke e parë atë si një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

    Me këtë ndryshim të ri, Anisa Veseli ka treguar se është e gatshme të përballet me sfida të reja dhe të eksplorojë mundësi të reja në jetën e saj. Ajo ka bërë një deklaratë të fortë përmes pamjes së saj, duke treguar se ndonjëherë, një ndryshim i thjeshtë mund të sjellë rezultate të jashtëzakonshme.