Blog

  • DETAJE tronditëse nga vrasja në Shkodër :Zbulohet arsyeja e konfliktit dhe emrat e të përfshirëve

    DETAJE tronditëse nga vrasja në Shkodër :Zbulohet arsyeja e konfliktit dhe emrat e të përfshirëve

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme zonën e Shalës në Shkodër. Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, një konflikt i ende i paqartë ka përfunduar me vrasjen e 61-vjeçarit Piro Prroni.

    Sipas Policisë, autori i dyshuar është Ndoc Maçaj, i cili pas krimit është larguar dhe aktualisht është shpallur në kërkim. Forcat e rendit janë mobilizuar menjëherë në terren me qëllim kapjen e tij.

    Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të motiveve dhe dokumentimin ligjor të kësaj vrasjeje.

    Banorët e zonës janë shokuar nga ngjarja, ndërsa pritet një reagim më i detajuar nga autoritetet për ecurinë e hetimeve.

  • Huliganë polakë përdhosin bustin e Skënderbeut në Tiranë – të njohur si pro-serbë dhe anti-shqiptarë

    Huliganë polakë përdhosin bustin e Skënderbeut në Tiranë – të njohur si pro-serbë dhe anti-shqiptarë

    Një akt i rëndë dhe provokues ka ndodhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një grup huliganësh polakë, të identifikuar si tifozë të klubit Jagiellonia, kanë përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, tifozët kanë shfaqur flamurin me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”, ndërsa kanë kryer veprime të turpshme pranë monumentit. Ky akt ka shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra nga qytetarët.

    Kjo tifozeri është përshkruar prej kohësh si pro-serbe dhe shpesh ka shkaktuar incidente në ndeshje ndërkombëtare, ku janë dëgjuar duke kënduar korin “Vritini Shqiptarët”.

    Ngjarja e sotme shihet si një fyerje e rëndë jo vetëm ndaj figurës së Skënderbeut, por ndaj gjithë shqiptarëve. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët.

    Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi këtë rast, por presioni publik për të marrë masa është i madh.

  • S’është më vetëm matematikë e letërsi – ja çfarë do të mësojnë tani fëmijët e klasës së katërt!

    S’është më vetëm matematikë e letërsi – ja çfarë do të mësojnë tani fëmijët e klasës së katërt!

    “Për herë të parë në Shqipëri, nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e Inteligjencës Artificiale. Kjo risi në kurrikulën e TIK është pjesë e vizionit për një arsim modern dhe digjital, duke përgatitur gjeneratat e reja për epokën e teknologjisë.”

  • Pas shumë thashethemeve, Top Channel zbulon drejtuesin e Big Brother VIP Albania 5!

    Pas shumë thashethemeve, Top Channel zbulon drejtuesin e Big Brother VIP Albania 5!

    Drejtoria e Kanali më të ndjekur në vend, Top Channel, ka zyrtarizuar se Ledion Liço do të rikthehet edhe për sezonin e tij të pestë si moderator i spektaklit “Big Brother VIP Albania.” Ai e kthen kështu rolin e moderuesit në këtë format që disa sezonë ka qenë sinonim i suksesit në ekranin shqiptar  .

    Edicioni i pestë i spektaklitndonëse ende nuk ka datë zyrtare starti, pritet të nisë në fund të shtatorit ose fillim të tetorit 2025, sipas burimeve nga produktuesit  . Për t’u përgatitur për rikthimin, registrimet dhe përzgjedhja e banorëve janë tani në fazën e fundit.

    Pritshmëritë mbi këtë sezon janë të larta — stafi synon të sjellë risinë, një kast dinamik dhe surpriza të reja për audiencën, me shpresën për të rikthyer emocione dhe dramatikë si në disa nga sezonet më të suksesshme më parë  

  • Turpëruese/ Turistët bëjnë veprime të papërshtatshme ndaj bustit të heroit kombëtar në Tiranë

    Turpëruese/ Turistët bëjnë veprime të papërshtatshme ndaj bustit të heroit kombëtar në Tiranë

    Një ngjarje e turpshme është regjistruar në qendër të Tiranës, ku disa turistë janë filmuar duke bërë veprime fyese dhe të papërshtatshme me bustin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Në pamjet e dërguara nga qytetarët, duken dy të rinj të zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, të cilët ngjiten mbi shtatore dhe kërcënojnë duke u mbajtur tek këmba e kalit. Po ashtu, shihet edhe një grua që përpiqet të ngjitet në pjesën e sipërme të gurëve.

    Kjo skenë zhvillohet në mes të sheshit, para syve të kalimtarëve të shumtë, por fatkeqësisht askush nuk ka ndërhyrë për të ndaluar këtë sjellje fyese ndaj një prej simboleve më të shenjta të historisë dhe identitetit shqiptar.

    Ky akt i turpshëm duhet të shërbejë si thirrje për më shumë kujdes, reagim dhe ndërgjegjësim publik, por edhe për institucione që duhet të garantojnë mbrojtjen e monumenteve historike nga përdhosje të tilla.

    Figurat tona kombëtare meritojnë nderim, jo tallje!

  • Më nënvlerësoi brutalisht, e humba kontrollin” – çfarë tha në gjyq burri që vrau bashkëshorten pas 20 vitesh martesë

    Më nënvlerësoi brutalisht, e humba kontrollin” – çfarë tha në gjyq burri që vrau bashkëshorten pas 20 vitesh martesë

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën dhe mbarë opinionin publik shqiptar pas vrasjes së 36-vjeçares Marjola Nakoleci, e cila u qëllua me thikë nga bashkëshorti i saj, pas më shumë se 20 vitesh martesë dhe një jete familjare që dukej e rregullt dhe e qetë.

    Nga harmonia familjare tek tragjedia

    Çifti kishte ndërtuar për më shumë se dy dekada një familje që nga jashtë dukej e lumtur dhe e stabilizuar, duke rritur së bashku katër fëmijë. Burri punonte si bukëpjekës dhe njëkohësisht si ndërtues, duke u përpjekur të siguronte të ardhurat e nevojshme për familjen, ndërsa gruaja merrej kryesisht me rritjen e fëmijëve, duke punuar herë pas here.

    Sipas dëshmive të vetë autorit, marrëdhënia e tyre nisi të përkeqësohej pas festës së Pashkëve 2025, kur ai zbuloi se bashkëshortja kishte një lidhje paralele me një burrë tjetër. Komunikimet e saj të përditshme dhe shkëmbimet e mesazheve intime e goditën rëndë emocionalisht burrin, i cili filloi të dyshonte se ajo kishte pasur edhe marrëdhënie fizike me partnerin e ri.

    Tronditja kulmoi kur gruaja i rrëfeu se fetusi që kishte humbur pak kohë më parë nuk ishte i tij, por i tjetrit. Ky deklarim, sipas fjalëve të vetë autorit, u bë me një ton ironik dhe përçmues, çka e shtyu drejt një gjendjeje të rëndë emocionale dhe mendore.

    Momenti fatal

    Ngjarja ndodhi mëngjesin e 22 gushtit 2025, në banesën e çiftit. I tronditur dhe i zemëruar, burri ka rrëfyer se në gjendje të turbulluar mendore kapi një thikë që përdorej për gatim dhe e goditi gruan e tij në gjoks dhe qafë. Ai pretendon se nuk kishte qëllim t’i merrte jetën, por vetëm ta trembte pas ofendimeve që, sipas tij, e kishin poshtëruar në mënyrë brutale.

    Goditjet rezultuan fatale, duke i marrë jetën menjëherë nënës së katër fëmijëve të mitur.

    Pendesa e autorit

    Pas ngjarjes, burri ka shprehur pendesë, duke u shprehur:

    “Jam penduar sinqerisht për aktin tim të shëmtuar. Dua t’u kërkoj falje në radhë të parë katër fëmijëve të mi, të afërmve të saj dhe shoqërisë për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht nëse u provokova brutalisht dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.”

    Lamtumira e dhimbshme

    Trupi i pajetë i Marjolës mbërriti ditën e sotme në Korçë, ku u krye ceremonia mortore. Atmosfera ishte e mbushur me dhimbje dhe lot. Momenti më prekës ishte ai i vajzës së madhe të çiftit, e cila në mes të ceremonisë mortore tha se do ta vishte nënën e saj me një fustan të bardhë, që të ishte e bukur në udhëtimin e fundit.

    Reagimi i komunitetit dhe drejtësisë

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitet, ku fqinjë dhe të afërm të familjes e përshkruanin çiftin si të qetë dhe pa probleme të dukshme.

    Ndërkohë, autoritetet kanë hapur hetimet dhe në vendin e ngjarjes është mbajtur edhe seanca e parë e shqyrtimit të çështjes. Burri tashmë ndodhet në paraburgim dhe do të përballet me akuzën e vrasjes së bashkëshortes në rrethana të rënda.

    Kjo tragjedi ka lënë pas katër fëmijë jetimë, të cilët përballen tani me një realitet të dhimbshëm: humbjen e nënës dhe fatin e babait pas hekurave.

    👉 Ky është një nga rastet më të rënda të dhunës në familje në muajt e fundit, duke hapur sërish debatin mbi mbrojtjen e grave dhe pasojat e rënda të krizave martesore kur mungon komunikimi dhe ndërhyrja në

  • S tυdentja nga Lezha: Zυra të dαs. hυr sa erdha në Tiranë, tαni kërkόn diçka që unë …

    S tυdentja nga Lezha: Zυra të dαs. hυr sa erdha në Tiranë, tαni kërkόn diçka që unë …

    Një vajzë e re ka rr/ëfyer historinë e saj të dashurisë dhe motivet përse është ndarë.

    “Ç’kemi filozofista. Jam 19 vjeçe nga Lezha, por studio në kryeqytet. Kam pak javë që jam nd/arë nga i da/shuri, me të cilin u lidha sapo nisa fakultetin. Më ngjiti di/rekt dhe u lidha me të. 

    Në fillim gjithçka shkonte mirë, por ne të dy jemi shumë tipa xheloz. Dhe erdhi nd/arja.

    Po bëhej gjithnjë dhe më shumë menefregist dhe nuk e du/roja dot. Nuk kemi lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit.

    Historia nuk kishte të ardhme, mendoja se nd/arja ishte gjëja më e mirë për të dy, sepse ai nuk është gati për një histori serioze.

    Ai është 28 vjeç. Ama dua të jem me të, për fat të keq ende e dua, por unë kuptova se ai nuk mund të më japë sigurinë dhe të ardhmen që unë dua.

    Nuk kam pse vazhdoj të humb kohën… Nuk i besoj atij … Por ai vazhdon dhe më kërkon.

    Nuk di nëse duhet të vazhdoj t’i përgjigjem ???

    Nuk di çfarë të bëj, se ai familje nuk do tani dhe ma ka bërë të qartë. Më jepni ndonjë këshillë ju lutem…”, shkruan ajo.

  • Ushtrimi që bën mrekulli për jetën s*ksuale të grave! Përmirëson dëshirën dhe jep org*zma të shumëfishta

    Ushtrimi që bën mrekulli për jetën s*ksuale të grave! Përmirëson dëshirën dhe jep org*zma të shumëfishta

    Shëndeti seksual është një aspekt thelbësor i cilësisë së jetës, por mosfunksionimi seksual femëror mbetet ende një problem i zakonshëm dhe shpesh i nënvlerësuar.

    Një studim i ri i botuar në revistën BMC Urology hedh dritë mbi përfitimet që sjell ushtrimi i rregullt fizik – konkretisht Pilates, në përmirësimin e funksionit seksual dhe mirëqenies psikologjike te gratë.

    Çfarë tregoi studimi?

    Studiues nga Universiteti i Sakaryas në Turqi analizuan efektin e Pilates tek 93 gra të moshës 18–50 vjeç, të gjitha para-menopauzës dhe në marrëdhënie të qëndrueshme, që shfaqnin shenja të mosfunksionimit seksual. Gratë u ndanë në dy grupe:

    Grupi i parë ndoqi një program Pilates dy herë në javë për 12 javë,

    Grupi i dytë vijoi jetën pa ndërhyrje fizike.

    Para dhe pas studimit, pjesëmarrëset plotësuan tre testime: Indeksin e Funksionit Seksual Femëror (FSFI), Shkallën e Përvojave Seksuale të Arizonës (ASEX) dhe Inventarin e Depresionit Beck (BDI).

    Rezultatet ishin domethënëse

    Gratë që ushtruan Pilates raportuan përmirësim të ndjeshëm në të gjitha aspektet e funksionit seksual, përfshirë dëshirën, lubrifikimin, orgazmën dhe uljen e dhimbjes gjatë aktit. Përmirësimet kapën mbi 95% në çdo kategori, ndërsa njëkohësisht u vu re edhe ulje e simptomave të depresionit dhe ankthit.

    Ndërkohë, në grupin e dytë (kontroll), nuk u vu re asnjë ndryshim domethënës.

    Pse ndihmon Pilates?

    Sipas studiuesve, Pilates përqendrohet në forcimin e muskujve të barkut dhe dyshemesë së legenit – zonë kyçe për jetën seksuale të femrës. Përveç aspektit fizik, ushtrimet ndikojnë pozitivisht edhe në vetëvlerësimin dhe gjendjen emocionale të grave.

    “Pilates ofron një qasje holistike që përfshin si trupin, ashtu edhe mendjen,” theksojnë autorët e studimit.

    Kufizimet e studimit

    Studiuesit theksojnë se rezultatet janë premtuese, por kërkohet vijim i kërkimeve. Mostra ishte e kufizuar, cikli menstrual nuk u mor parasysh, dhe marrëdhënia me partnerin nuk u analizua në detaje. Nevojiten studime me një popullsi më të gjerë për të konfirmuar përfundimet.

  • ΗABlT 19 υj. eçαrja nga Tirana: “Dυa të jem e një mαs hkυΙΙi pòr…”

    ΗABlT 19 υj. eçαrja nga Tirana: “Dυa të jem e një mαs hkυΙΙi pòr…”

    Një vajzë 22-vjeçare ka treguar historinë e saj të dashurisë me një djalë i cili njëkohësisht ishte i lidhur prej 3 vitesh me një vajzë tjetër.

    Vajza shprehet se e dashuron atë dhe kjo ka bërë që të mos e lërë

    Une jam nje vajze 22 vjec..kam jetuar dhe punuar per 6 vjet ne greqi aty ku u njoha me nje djal nga tirana..u dashurova me nj djal 23 vjc ne pun.

    nfillim ishim thjesht kolg pune pastj …por koha kalonte na bente me te lidhur me njeri tjtrin deri sa u dashuruam marrezisht ..

    por pasi ta njihja un ai kishte nj lidhje 3 vjecare me nj vajz tjtr..ai vendosi qe lidhja e tij 3vjcare t vazhdonte pa

    djenin e saj nderkoh qe t ishte bashk dhe me mu .. un e pranova ashu sic ishte seps edoja dhe edua shum…

    dhe sot bej 1 vit qe jam akoma me ate edhe pse me vr e t ndergjegja lend o hem duke

    I shikuar bashke..dashuria me ka ber te mos heq dor nga ai … edi qe esht nje lidhje n de rlikuar

    ….si mendoni a eshte nje dashuri e pa fajshme..??”,-përfundon letra e vajzës.

  • Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    Kujdes kujt ia ‘besoni’ zemrën! Këto janë 4 shenjat më tradhtare të horoskopit

    A është e shkruar në yje besnikëria… apo mungesa e saj? Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë drejt tradhtisë, jo gjithmonë nga ligësia, por shpesh nga nevoja për emocion, adrenalinë apo mungesë stabiliteti emocional.

    Binjakët (21 maj – 20 qershor)

    Të shoqërueshëm, kuriozë dhe gjithmonë në kërkim të stimujve të rinj, binjakët shpesh mërziten shpejt. Nëse ndihen të kufizuar ose emocionalisht të papërmbushur, mund të kërkojnë përjetime të reja jashtë lidhjes.

    Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

    I dashuruar me lirinë dhe aventurën, shigjetari ka vështirësi të qëndrojë i lidhur për kohë të gjatë. Ai mund të tradhtojë jo nga qëllimi i keq, por sepse nuk dëshiron të ndihet i kufizuar.

    Peshqit (19 shkurt – 20 mars)

    Edhe pse janë të ndjeshëm dhe romantikë, peshqit mund të përfshihen lehtësisht në lidhje paralele nëse ndihen të papërfillur emocionalisht. Ata e jetojnë botën e tyre të brendshme thellësisht dhe mund të kërkojnë ngushëllim diku tjetër.

    Dashi (21 mars – 19 prill)

    Impulsiv dhe pasionant, dashi mund të tradhtojë në çastet kur ndjen mungesë vëmendjeje apo emocion. Ai është i dhënë pas sfidave dhe rreziqeve – edhe në dashuri.

    Kujdes: Këto karakteristika janë të përgjithshme dhe nuk përfaqësojnë çdo individ të shenjës. Astrologjia ofron një pasqyrë interesante, por sjellja në marrëdhënie varet nga shumë faktorë personalë dhe emocionalë.