Blog

  • Mirdita sfidon Ramën: Kryebashkiaku  refuzon urdhrin për shkarkime!

    Mirdita sfidon Ramën: Kryebashkiaku refuzon urdhrin për shkarkime!

    Në Bashkinë e Mirditës, e drejtuar nga demokratët, nuk është zbatuar urdhri i kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtuesve të njësive administrative.

    Kryebashkiaku Albert Melyshi e cilëson këtë vendim “të padrejtë dhe antiligjor”, duke theksuar se bie ndesh me kompetencat e pushtetit vendor. Sipas tij, performanca e drejtuesve lokalë vlerësohet çdo tre muaj dhe, nëse nuk përmbushin detyrat, atëherë ndiqet procedura ligjore e shkarkimit.

    “Kryeministri nuk ka asnjë bazë ligjore për të urdhëruar shkarkime. Në Bashkinë e Mirditës monitorimi bëhet çdo tre muaj dhe kush nuk i realizon detyrat largohet,” tha Melyshi.

    Ky urdhër i Ramës, i shpallur pak javë më parë gjatë një takimi me kryebashkiakët, nuk është zbatuar as në Bashkinë e Lezhës, ku deri tani nuk ka pasur lëvizje.

  • Të Moshuar, fëmijë, shtatzëna… ja kush rrezikon më shumë nga gripi i ri!

    Të Moshuar, fëmijë, shtatzëna… ja kush rrezikon më shumë nga gripi i ri!

    Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka ngritur alarmin se këtë vit Shqipëria pritet të përballet me një sezon gripi më të fortë se zakonisht.

    Ai shpjegon se Australia po kalon një nga periudhat gripale më të rënda të dekadës së fundit, me rritje +70% të rasteve dhe +50% të shtrimeve në spital, ndërsa vizitat në urgjenca janë dyfishuar.

    Virusi që qarkullon aktualisht në hemisferën jugore është kombinimi A H1N1 dhe B Victoria, i cili sipas Bratajt do të ketë intensitet më të lartë edhe në Europë e Shqipëri krahasuar me vitin e kaluar.

    Ai thekson se më të rrezikuarit janë:

    të moshuarit, pacientët kronikë, gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël.

    “Vaksinimi është i domosdoshëm,” – nënvizon Brataj, duke theksuar se i pari duhet të vaksinohet stafi mjekësor, për të mbrojtur veten dhe pacientët.

    Në fund, ai apelon qytetarët që të mos e mbipopullojnë urgjencën për simptoma të lehta gripi, pasi rrezikojnë të marrin edhe infeksione të tjera gjatë pritjes.

  • Sara Gjordeni ndez rrjetin me një fjalë të vetme: A po paralajmëron diçka të madhe?

    Sara Gjordeni ndez rrjetin me një fjalë të vetme: A po paralajmëron diçka të madhe?

    Sara Gjordeni, një nga figurat më të ndjekura në Shqipëri, ka ndezur kuriozitetin me një postim enigmatik në Instagram. Në foton ku shfaqet elegante dhe plot stil, ajo ka shkruar vetëm një fjalë: “eyes”.

    Ky detaj i thjeshtë ka bërë që fansat të pyesin nëse bëhet fjalë për një reflektim artistik, një mesazh personal apo ndoshta një paralajmërim për një hap të ri në jetën e saj.

    E njohur që nga kurorëzimi si Miss Globe 2014 dhe më pas me përfshirjen në Big Brother VIP Albania, Sara ka ditur gjithmonë të mbajë vëmendjen e publikut. Eleganca dhe natyraliteti i saj e bëjnë një ikonë stili, ndërsa çdo paraqitje e re ngjall diskutime të shumta.

    Fansat tashmë presin me padurim të zbulojnë se çfarë fshihet pas “syve” të Sarës. A është kjo shenja e një kapitulli të ri?

  • Për’puthen” përmbys gjithçka: S’ka më kufi moshe, surpriza me opinionistët e rinj!

    Për’puthen” përmbys gjithçka: S’ka më kufi moshe, surpriza me opinionistët e rinj!

    Sezoni i ri i “Për’puthen” vjen me një revolucion të vërtetë. Për herë të parë, programi nuk do të ketë kufi moshe, duke i hapur dyert të gjitha brezave që duan të provojnë fatin në dashuri.

    Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Megi Pojani ka marrë “frenat” në dorë, duke qenë jo vetëm prezantuese, por edhe autore e formatit. Ndërkohë, Neda Balluku lë rolin e opinionistes për t’u ulur në karrigen e kryeredaktores.

    Risia më e madhe që po ngjall kureshtje është padyshim paneli i opinionistëve. Në këtë sezon do të shohim aktorin Laert Vasili, të njohur për kulturën dhe batutat plot humor, si dhe blogeren Arba Gramo, e cila njihet për mendimet e saj të forta dhe pa doreza.

    Ky sezon premton të jetë më dinamik se kurrë dhe me surpriza që do të ndezin ekranin!

  • Horoskopi, 29 gusht 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet

    Horoskopi, 29 gusht 2025/ Ja çfarë parashikojnë yjet

    Dashi

    Ditët e fundit keni kaluar stuhi emocionale që mund të kenë sfiduar edhe ndjenjat tuaja më të forta. Ky është momenti ideal për të ndalur për një moment. Lidhur me punën, energjia që ndjeni në zemër reflektohet edhe në jetën tuaj profesionale.

    DEMI

    Po përjetoni një nevojë në rritje për stabilitet. Venusi fillon një tranzit që nuk ju lejon më të jetoni ditë pas dite: duhet të planifikoni përpara. Sa i përket punës, është koha të ndërroni marshin.

    BINJAKËT

    Pasiguritë e kësaj jave në fund të gushtit 2025 kanë të bëjnë me çiftet që kanë përjetuar disa turbulenca për njëfarë kohe. Këto nuk janë kriza të pariparueshme, por keqkuptime të vogla.

    GAFORRJA

    Yjet po të marrin për dore, duke të ofruar një mundësi të artë për të rivendosur rendin në jetën tënde dashurore. Kjo është një kohë vendimtare për të gjetur ekuilibrin dhe paqen. Karriera: Jupiteri në shenjën tënde sjell një shtysë shtesë.

    LUANI

    Venusi ka bërë hyrjen e saj triumfuese në shenjën tuaj: vëmendja është drejtuar nga jeta juaj dashurore. Është koha e përkryer për ta lënë pasionin tuaj t’ju rrëmbejë. Sa i përket punës, pengesa e vetme e vogël tani është lodhja.

    VIRGJËRESHA

    Ka një atmosferë të freskët dhe të re. Qielli në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit është veçanërisht premtues: marrëdhëniet e krijuara së fundmi mund të forcohen.

    PESHORJA

    Kur bëhet fjalë për ndjenjat, Venusi është udhërrëfyesi juaj: planeti më në fund po del nga një situatë komplekse që ju ka bërë të vini në dyshim gjithçka në të kaluarën e afërt.

    AKREPI

    Shkëndija dhe kthesa janë në horizont në jetën tuaj dashurore. Në fund të fundit, ju nevojitet pasion, thellësi, të vërteta të pakëndshme dhe, pse jo, edhe disa sfida. Sa i përket punës, qielli nuk premton ende rezultate të menjëhershme.

    SHIGJETARI

    Ju jeni ndër shenjat më të favorizuara këtë javë në fund të gushtit 2025, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë. Pas një periudhe disi të mërzitshme, Venusi ju buzëqesh dhe sjell lehtësinë që ju ka munguar kohët e fundit.

    BRICJAPI

    Muaji gusht ju ka zhytur në një lloj udhëtimi të brendshëm, një muaj në të cilin keni preferuar reflektimin në vend të veprimit. Yjet sugjerojnë takime të papritura. Sa i përket punës, asgjë nuk duket e zgjidhur njëherë e përgjithmonë.

    UJORI

    Disa marrëdhënie nuk duket se ofrojnë më të njëjtin eksitim që ofronin dikur. Venusi në opozitë shton një aluzion ftohtësie ose distance, madje edhe në marrëdhëniet më të forta. Sa i përket punës, rikuperimi juaj nuk është një udhëtim me karusel.

    PESHQIT

    Mendimet tuaja në lidhje me punën janë aq tërheqëse sa ndjenjat tuaja kanë tendencë të lihen në plan të dytë për momentin. Keni një sezon intensiv dhe të ngjeshur përpara.

  • Vìdeo / Djath qe pergatìtet ne kushte shtepìe per 5 mìnuta: Keto jane dìsa nga hapat

    Vìdeo / Djath qe pergatìtet ne kushte shtepìe per 5 mìnuta: Keto jane dìsa nga hapat

    Por a e dini se mund ta bëni vetë djathin e bërë në shtëpi në vetëm 5 minuta? Po, e lexuat mirë! Me vetëm disa përbërës të thjeshtë mund të përgatisni një rracion djathi të freskët, me shije që është më i lirë, më i shpejtë dhe më i shijshëm se varietetet e blera në dyqan.

    Përbërësit : Për të filluar, mblidhni përbërësit e mëposhtëm:

    1 litër qumësht i plotë (4 gota) ose qumësht me pak yndyrë (1.7%)
    3 lugë gjelle uthull të bardhë

    20 g gjalpë të kripur ose pa kripë

    Ju gjithashtu mund ta zëvendësoni uthullën e bardhë me lëng limoni nëse dëshironi.

    Përgatitja e qumështit

    Për të filluar, shtoni pak ujë në tenxheren tuaj për të mbuluar sipërfaqen dhe për të parandaluar djegien e qumështit. Më pas, hidhni qumështin dhe shtoni uthullën e bardhë sipas llojit të qumështit që përdorni. Ngroheni qumështin në një flakë mesatare të ulët, duke e përzier herë pas here për të parandaluar djegien.

    Ndërsa qumështi nxehet, do të vini re se ai trashet dhe formon gjizë. Vazhdoni të trazoni butësisht derisa të formohet një shtresë e trashë shkume në sipërfaqe. Mos e lini të vlojë! Pasi qumështi të fillojë të zihet dhe të ndahet, fikeni flakën.

    Kullimi i gjizës

    Tani, është koha për të ndarë gjizën nga hirra. Vendosni një sitë mbi një tas të pastër dhe derdhni qumështin e gjizë në të. Shtypeni butësisht me një shpatull për të kulluar hirrën e tepërt. Nëse nuk keni sitë, edhe napë punon mirë!

    Përzierja

    I kalojmë gjizën e kulluar në blender dhe i shtojmë gjalpin. Përziejini me shpejtësi të lartë derisa të jetë e njëtrajtshme dhe kremoze. Për një goditje shtesë, mos ngurroni të spërkatni pak kripë për shije.

    Pasi të përzihet në perfeksion, transferojeni djathin tuaj të bërë vetë në një pjatë të veshur me garzë. Shtypni çdo lëng të mbetur dhe lëreni të thahet plotësisht. Urime, sapo keni bërë djathin tuaj!

    Këshilla për ruajtjen

    Ruajeni djathin e bërë në shtëpi në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer deri në 5 ditë.

    Per me teper mund te shikoni videon:

  • A do jetë koha për plazh sot ? Ja parashikimi i motit për sot,

    A do jetë koha për plazh sot ? Ja parashikimi i motit për sot,

    Dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke krijuar një situatë moti të favorshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, duke sjellë një ditë të qetë dhe të ngrohtë, tipike për fundin e muajit gusht.

    Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, herë pas here ajo pritet të arrijë deri në 12 m/s.

    Deti do të paraqitet i qetë, me valëzim të ulët, duke arritur forcën 1-2 ballë, çka e bën ditën të përshtatshme edhe për aktivitete detare dhe pushime në bregdet.

  • Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për fitoren madhështore, sot e quan ‘persekutor’

    Letra e plotë/ ‘Miku im personal’ – Berisha dikur falënderonte Sorosin për fitoren madhështore, sot e quan ‘persekutor’

    Berisha njihet për qëndrimet e tij inkoheretne dhe për mos mbajtjen asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, por, nëdrsa sot shfaqet si një ndër ‘të persekutuarit’ e Xhorxh Soros-it, një letër e firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, i është drejtuar miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, duke e falënderuar për ndihmën e madhe ndaj popullit shqiptar, madje edhe duke e cilësuar se kjo ndihmesë e tij kishte qenë kyç për fitoren e fundit të Partisë Demokratike.

    Në letrën e tij, Berisha përmend ndihmën konkrete që Fondacioni i Shoqërisë së Hapur kishte dhënë për shtypin demokratik shqiptar, duke dërguar 120 tonë letër për botimin e gazetave opozitare.

    Mbështetja juaj ishte shumë e nevojshme. Nuk ka dyshim se ndihmesa juaj ishte një çelës për fitoren tonë demokratike”, shkruante Berisha, duke e ftuar Sorosin që të vizitonte Shqipërinë si “mik personal”.

    Në atë kohë, Fondacioni Soros kishte hapur zyrën e tij në Tiranë, duke mbështetur proceset demokratike dhe reformuese. Berisha theksonte se kontributi i Sorosit për ngritjen e një grupi këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të ishte thelbësor për reformat politike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

    Por, ndryshe nga qëndrimi i atëhershëm, sot Berisha është një prej kritikëve më të mëdhenj të Sorosit, duke e paraqitur shpesh si “armik të demokracisë shqiptare” dhe pjesë të një skeme që synon kapjen e institucioneve, madje duke e akuzuar edhe për shpalljen ‘non grata’ të tij, në një komplot me Edi Ramën dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.

    Letra e publikuar shërben si një dëshmi e qartë e ndryshimeve drastike të retorikës politike të Sali Berishës gjatë tre dekadave të fundit, duke nxjerrë në pah kontrastin mes së kaluarës dhe qëndrimeve të sotme./

    Më poshtë, letra e plotë:

    I dashur Z. Soros,

    Po shkruaj para së gjithash për t’ju falenderuar për mbështetjen shumë të nevojshme që Fondacioni Soros (Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë) i ka dhënë lëvizjes demokratike në Shqipëri. 120 tonët e letrës janë një shembull i ndihmës që fondacioni juaj i dha shtypit demokratik shqiptar në kohën dhe me qëllimin e duhur. Nuk ka dyshim se kjo ndihmesë, ishte një çelës për fitoren madhështore demokratike në zgjedhjet tona të fundit. Dyzet e pesë vjet të izolimit dhe kontrollit të plotë të shtetit mbi ekonominë e kanë lënë Shqipërinë në një nevojë të ngutshme për reforma të plota të mjedisit ekonomik, politik dhe shoqëror të vendit. Nuk ka asnjë dyshim se mbështetja juaj për një Grup Këshillimor pranë qeverisë shqiptare do të luajë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe kryerjen e këtyre reformave. Si qeveria e Shqipërisë ashtu edhe unë personalisht shpresojmë të kemi marrëdhënie të frytshme me fondacionin tuaj. Kështu që unë ju ftoj me kënaqësi të madhe të vizitoni Shqipërinë si miku im personal.

    Shpresoj të shihemi së shpejti, dhe mbetem

    Sinqerisht, Dr. SALI BERISHA

  • KRENARI! Vajza shqiptare shpallet më inteligjentja në Gjermani (Video)

    KRENARI! Vajza shqiptare shpallet më inteligjentja në Gjermani (Video)

    Kjo është Gerta Miftari nga Kosova që jeton në Gjermani. 16-vjeçarja u shpall me intelegjencë më të lartë nga Ministria e Arsimit në Gjermani. Që në moshë shumë të vogël, kur ajo kishte 12-vjet, filloi të ligjëronte në lëminë e gjermanishtes, anglishtes dhe gjuhën frënge.

    Por, ky është vetëm fillimi i karrierës së saj. Ajo synon edhe më shumë në jetë. Në të ardhmen, Gerta e sheh veten si një juriste. Kjo nuk është e tëra për të. Për Portalb ajo zbuloi më shumë për veten e saj dhe rrugëtimin deri më tani.

    Prindërit e mi janë nga Kosova dhe unë e ndjej veten kosovare edhe pse kam lindur dhe jam rritur në Gjermani. Ata e kanë vërejtur që unë gjithmonë kam patur një dëshirë të madhe që e vogël për librat. Jam shumë falënderuese për familjen time dhe për përkrahjen që kam marrë nga ata.” tha Gerta Miftari.

    Mësuesit e Gertës që në shkollë fillore e kanë vërejtur talentin dhe intelegjencën që ajo posedon. Ata menjëherë janë angazhuar dhe kanë biseduar me drejtorin e shkollës së mesme për ta sugjeruar Gertën si një profesoreshë për gjuhën gjermane, angleze dhe frënge. Që nga mosha 12-vjeçe, Gerta ka filluar punën në shkollë, ku u ka ligjëruar nxënësve në moshë shumë më të madhe se vet ajo.

    Por, këtë fenomen jo të zakonshëm e kanë pritur shumë mirë të gjithë nxënësit. për arsye se Gerta është treguar shumë e afërt me ta. Në një konkurs me 40 garues, Gerta e fitoi titullin si vajza me intelegjencën më të lartë në Gjermani. E gjithë kjo u bë si rezultat i punës së palodhshme që ajo ka bërë që në moshë të vogël.

  • Publikohet Video kur e rrahun Shqiptarët Polakun që urinoi te Skënderbeu (VIDEO)

    Publikohet Video kur e rrahun Shqiptarët Polakun që urinoi te Skënderbeu (VIDEO)

    Pas publikimit të videos tronditëse ku disa turistë të huaj u filmuan duke kryer veprime të turpshme mbi statujën e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sot ka ndodhur një tjetër episod i pazakontë në kryeqytet.

    Një grup të rinjsh shqiptarë kanë marrë në shënjestër një shtetas polak, i cili u identifikua si personi që kishte kryer urinimin pranë monumentit të Skënderbeut. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ku polaku është ndaluar dhe dhunuar fizikisht nga disa djem që e akuzonin se kishte fyer figurën e heroit të kombit.

    Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet polaku duke reaguar me indiferencë, madje duke qeshur, ndërsa ndiqej dhe qëllohej nga grupi i të rinjve. Sipas dëshmitarëve, reagimi i tij i ftohtë është interpretuar si një tallje e mëtejshme, çka ka ndezur edhe më shumë gjakrat.

    Ky episod ka hapur një debat të madh publik: nga njëra anë theksohet se përdhosja e figurave kombëtare është e patolerueshme dhe përbën një provokim të rëndë ndaj identitetit dhe krenarisë së shqiptarëve, por nga ana tjetër dhuna e ushtruar nga qytetarët shihet si e pajustifikueshme.

    Shumë zëra ngrenë shqetësimin se po krijohet një precedent i rrezikshëm, ku qytetarët po marrin në dorë detyrën e policisë dhe të shtetit, duke vepruar me vetëgjyqësi.

    Institucionet shtetërore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar për këtë incident, por ngjarja ka ndezur fort opinionin publik në rrjetet sociale.