Blog

  • Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… nuk do ta besoni çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit!

    Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… nuk do ta besoni çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit!

    Një skanim CT i trurit të një burri 52-vjeçar ka zbuluar një gjendje alarmante: cista të mbushura me larva të krimbit të derrit, një sëmundje e rrallë e njohur si Neurocysticercosis. Ky zbulim erdhi pas katër muajsh dhimbje koke të forta, rezistente ndaj mjekimeve, të cilat e kishin çuar pacientin disa herë tek mjeku.

    Mjekët fajësuan zakonin e tij të përjetshëm për të ngrënë proshutë të papjekur mirë (undercooked bacon), përmes së cilës ai kishte zhvilluar infeksionin. Në raportin e botuar nga American Journal of Case Reports, theksohet se pacienti, i cili gjithashtu vuante nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti, kishte përjetuar një përkeqësim drastik të migrenës, sidomos në pjesën e pasme të kokës.

    Pas diagnozës, mjekët e trajtuan atë me një kombinim të ilaçeve antiparazitare dhe anti-inflamatore. Edhe pse kjo sëmundje ka qenë e njohur që nga shekulli i 13-të, vetëm zhvillimi i teknologjisë moderne si CT dhe MRI ka mundësuar zbulimin më të shpeshtë të saj.

    Sipas Medscape, sot llogaritet që mbi 8.3 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me këtë parazit, i cili nuk kufizohet vetëm në tru, por mund të prekë muskujt, indet nënlëkurore dhe sytë.

    Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse sëmundja shpesh anashkalohet ose ngatërrohet me migrenat kronike, lidhja e saj me konsumin e mishit të derrit të papjekur mbetet e padiskutueshme. Në vendet ku derrat janë të ndaluar, Cysticercosis pothuajse nuk ekziston – duke treguar qartë origjinën e saj.

  • KLGJ tha se Kryeministri po minon drejtësinë, reagon RAMA menjëherë: Gjykatësit nuk…

    KLGJ tha se Kryeministri po minon drejtësinë, reagon RAMA menjëherë: Gjykatësit nuk…

    Pas deklaratës publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e tij për disa vendime gjyqësore që ai i cilëson si “skandalozisht brutale” dhe në “dëm të interesit publik”.

    Rama thekson se e ka lexuar me vëmendje reagimin e KLGJ, duke theksuar se ky institucion “ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë”.

    “Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.

    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.

    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.

    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.

    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, njofton Rama.

  • Shefi i ri i SPAK/ Kush vjen pas Altin Dumanit

    Shefi i ri i SPAK/ Kush vjen pas Altin Dumanit

    Ndërkohë që në shtator hapet gara kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë

    Ndonëse mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK mbaron në fund të vitit në koridoret e politikës dhe të drejtësisë ka filluar beteja për më shumë influencë në Prokurorinë e Posaçme. Sipas ligjit të këtij institucioni kreu i tij zgjidhet një herë në çdo tre vjet dhe ky mandat është i pa rinovueshëm. “Drejtuesi i SPAK emërohet për një mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje” thuhet në ligjin 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. 

    Për këtë qëllim Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hapë garën në mes të shtatorit për të vendosur se cilët do të jenë pasardhësit e Arben Krajës dhe Altin Dumanit. Mandati i këtij të fundit përfundon në 16 dhjetor, ndonëse ai do të ketë mundësinë të vijojë si prokuror i SPAK deri në 2028, në fund të mandatit të tij 9 vjeçar.

    Nëse për përfundimin e shefllëkut të tij Dumani nuk ka pasur objeksione ai ka luftuar fort për të mos u mbyllur me 9 vite, ashtu sikurse e kërkon kushtetuta, puna e tij dhe e kolegëve të vet si prokurorë të SPAK. Mëse një herë ai ka kërkuar para parlamentit ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit për tu dhënë mundësi prokurorëve të kandidojë edhe për një mandat të dytë në krye të prokurorisë së posaçme. Deri pak kohë më parë kjo ide mbështetej edhe nga administrata e vjetër amerikane, ajo e demokratëve. Arsyetimi ishte se puna e nisur dhe përvoja e fituar nuk kishte pse çohej dëm.

    Gjithësesi, nëse ky është një debat që ka edhe tre vite kohë, zgjedhja e kreut të ri të SPAK është urgjente. Ndaj dhe në koridoret e politikës kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë 

    Njëri prej tyre është Klodian Braho (ne mes majtas).   I njohur për disa procese të bujshme si ato për fallcifikim dokumentash ndaj ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, për fshehje pasurin ndaj ish eprorit të tij Adriatik Llalla, apo gjykatësit Roland Hysi, Braho u vu në qendër të vëmendjes kur dha dorëheqjen nga hetimi i aferës së inceneratorëve. Fillimisht ai u sulmua nga disa media minore e më pas edhe nga TV kombëtar Top Channel se kishte fshehur fakte dhe prova. Në mars të vitit 2023 ai u tërhoq nga kjo çështje dhe të cilën e mori vetë Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai. 

    Emri tjetër është ai i Vladimir Marës (i pari majtas), i cili që kur ishte pjesë e prokurorisë së krimeve të rënda hetoi dosjen e famshme 339, me bandën e trafikut të drogës së grupit të Avdylajve, të cilën e trashëgoi edhe më pas me krijimin e SPAK. Por nëse mara u fokusua tek trafiku, ai la në harresë pjesën politike të bashkëpunimit të elitës së PS me krimin e organizuar për të vjedhur votat në Durrës. në përgjimet që më pas u botuan nga gjermania Bild, dilte qartë se si një zinxir vertikal që mbërrinte tek kryeministri Rama, përcaktonte në lista deputetët që donte krimi i organizuar dhe merreshin drejtpërdrejt me manipulimin e votës. Por pa ndonjë surprizë të madhe kjo linjë u la në harresë.

    Në garë përflitet të jetë edhe Adnan Xholi (ne mes djathtas), emri i të cilit është përmendur për kërcënimet e forta që ka marrë nga krimi i organizuar si përgjegjësi i sektorit për luftën kundër tij në SPAK. Në CV e tij janë goditja e grupeve të narkotrafikut dhe kapja herë e 430 kg kokainë si këtë vit apo 200 kg kokainë në të shkuarën. Fakti se në sektorin e krimit të organizuar ai pasoi Dumanin, pasi ky u bë shef i SPAK, mund të jetë një indicie që ata mund të bëjnë sërish rokadë mes tyre, por gjithësesi më shumë për këtë do të mësohet në mesin e muajit të ardhshëm kur KLP të hapë garën kër kreun e ri të SPAK, Po KLP tani në shtator duhet të vendosë edhe se cili(a) do të jetë drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të zëvendësojë Aida Hajnon

    ©Lapsi.al

  • Flet υ. ajza shqiρtαre e Ιidhυr me ρΙàkun e martυαr: Më mban më mirë se b.υrri

    Flet υ. ajza shqiρtαre e Ιidhυr me ρΙàkun e martυαr: Më mban më mirë se b.υrri

    Nisa nje marredhenie in.time me një burrë, por gruaja e tij pastaj edhe bashkëshorti im na e zbuluan sekretin. Por edhe pse ka ndodhur kjo, une nuk mund ta heq të dashurin nga mendja, edhe pse është në moshë me babanë tim.

    Kështu e nis një 31-vjeçare letrën për psikologen. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj ka një vajzë 5-vjeçare. 

    Burri im duket se është i fokusuar te puna gjatë gjithë kohës. Mendoj se ajo çfarë unë doja ishte që të kisha dikë që të kujdesej për mua dhe të merrja pak dashuri.

    E takova këtë burrin në moshë jashtë shkollës së vajzës. Ai po merrte nipin e tij i cili është në moshën e bijës sime”, nis kështu rrëfimin 31-vjeçarja.

    “Nisëm duke folur dhe ai ishte shumë i dashur. Edhe të nesërmen folëm me njëri-tjetrin, por nuk e mbyllëm bisedën tonë pasi erdhën fëmijët dhe kërkuan vëmendjen. Si pasojë ai me tha që të takoheshim ditën tjetër, por para se të shkonin te shkolla.

    Lokali që vendosëm të shkonim ishte mbyllur, e për këtë shkuam te shtëpia e tij. Bashkëshortja e tij ishte në punë. Kur më tha se gruaja e tij ishte 53 vjeçe unë u shokova, pasi edhe ai ishte në moshë. Nga pamja duket i ri dhe është i mbajtur pasi shkon çdo ditë në palestër”, vijon letrën ajo.

    “Që ditën e parë që shkuam te shtëpia e tij, ne u puthëm dhe ishte me të vërtetë shumë pasiononte. Menaxhova që të ndalonim aty, por nga mendja nuk e largoja dot, e si pasojë ditën tjetër përfunduam duke bërë s.eks.

    Ai ishte i mrekullueshëm dhe e shijova më shumë se me bashkëshortin tim apo të dashurit e mi të mëparshëm. Kjo ndodhi për disa muaj, derisa një ditë u largova me nxitim nga shtëpia e tij dhe harrova vathët në shtrat.

    Sigurisht që gruaja e tij i gjeti dhe e ka bërë që t’i tregonte se çfarë po ndodhte. Më pas ajo i ka shkruar burrit tim në “Fac’ebook”.

    Ky i fundit do që ne të mos ndahemi, pasi edhe ai ka patur një lidhje jashtëmartesore me një kolege të tij. Por unë dua që të takohem me të dashurin tim, pasi ai më jep kënaq.

  • TR0NDIT gazetarja shqiptare ‘Burrat e martuar filmojnë gratë në momente i*time dhe i publikojnë në…’

    TR0NDIT gazetarja shqiptare ‘Burrat e martuar filmojnë gratë në momente i*time dhe i publikojnë në…’

    Ditën e djeshme, Italia u trondit pas publikimit të disa imazheve intime të edituara të grave të ndryshme, mes të cilave edhe kryeministria Giorgia Meloni.

    Për këtë çështje, gazetarja Alba Kepi ka folur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking” në Top News.

    Ajo theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale është një nga faktorët kryesorë që lejojnë krijimin e këtyre imazheve, të cilat shpesh shfaqin probleme serioze.

    Për më tepër, Kepi njoftoi se ekzistojnë grupe të veçanta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme

    ku burra fotografojnë gratë e tyre dhe i publikojnë këto pamje, duke lejuar qasje edhe për të tjerët.

    “Para zbardhjes së portalit në fjalë ku u publikuan edhe pamjet ku ishte prezente Meloni, ka pasur një tjetër grup në Facebook ku ishin 33 anëtarë, ku vetë partnerët që fotografonin gratë e tyre edhe në marrëdhënie intime, i publikonin në këtë grup Facebook dhe më pas lejonin anëtarët e tjerë të komentonin mbi to.

    Këto raste janë nga partnerë aktualë, jo vetëm ish-partnerë, dhe denoncimi madje ka ardhur nga një grua që kishte zbuluar se partneri e kishte fotografuar në marrëdhënie intime

    dhe e kishte publikuar. Ajo çka po ndodh me rrjetet sociale dhe teknologjinë që po ofron tregon se jo vetëm ligjet nuk janë në rrjedhën e duhur, por edhe shoqëria po degradohet në mënyrë të pakontrolluar.”, përfundoi gazetarja.

  • Emisioni i ri Arbana Osmanit, zbulohen detajet e projektit

    Emisioni i ri Arbana Osmanit, zbulohen detajet e projektit

    Moderatorja e njohur ka publikuar në Instagram promon e re të emisionit, ku shfaqet me tiramisu në shtëpinë ku do të zhvillohen intervistat e këtij sezoni.

    Ambienti duket më i madh dhe më modern se ai i sezonit të parë, duke i dhënë programit një frymë të re dhe mikpritëse.

    Megjithatë, Arbana ka vendosur ta mbajë sekret si datën e nisjes, ashtu edhe të ftuarit e parë të sezonit.

  • Skema korruptive, pastrim parash dhe shfrytëzim i pushtetit, ja për çfarë akuzohen ish-presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi

    Skema korruptive, pastrim parash dhe shfrytëzim i pushtetit, ja për çfarë akuzohen ish-presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi

    SPAK ka mbyllur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

    SPAK thekson se hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

    SPAK ka renditur akuzat ndaj tyre, teksa thekson se Ilir Meta, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Monika Kryemadhi, akuzohet për kryerjen e veprave penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në dy raste të kryera në bashkëpunim,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim , “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Pirro Xhixho, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” e kryer në bashkëpunim.

    Ema Çoku, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

    Fatime Kryemadhi, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim.

    Ky procedim penal është rezultat i një hetimi intensiv, i cili ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme. Në vitin 2024, të gjitha procedimet e veçuara u bashkuan në një të vetëm.

    Hetimet zbuluan një sërë skemash korruptive, përdorimin e influencës dhe pushtetit politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, pastrim të produkteve të veprës penale,  dhe fshehje të pasurive apo mosdeklarimi i shpenzimeve të konsiderueshme në deklaratat periodike të pasurive.

    Episodet e dokumentuara tregojnë subjektet e procedimit, të cilët në bashkëpunim mes tyre janë përfshirë në kryerjen e veprave penale të përmendura më sipër, thotë Prokuroria e Posaçme.

    Në 2024, SPAK njoftoi se janë dokumentuar disa episode ku subjektet e këtij procedimi penal Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në bashkëpunim mes tyre por edhe me funksionarë të tjerë publikë janë përfshirë në kryerjen e disa veprave penale.

    1-   Është provuar se ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, I. M., ka përdorur autoritetin dhe influencën e tij për të ndërhyrë në procesin e lidhjes së kontratës ndërmjet shoqërisë “Debt International Advisory” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje. Kjo kontratë kishte për objekt asistimin në identifikimin dhe arkëtimin e borxheve të prapambetura.

    Këto marrëdhënie ngushtësisht të ndërlidhura kanë ndikuar drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre.

    Shoqëria “Debt International Advisory”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649,803,520 lekësh, e cila është konfirmuar nga një vendim gjyqësor i formës së prerë.

    Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se I.M. ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga z. K. I., gjatë periudhës kur ai mbante funksionin e Ministrit, detyrë e cila përfshinte mbikëqyrjen e procesit të privatizimit të CEZ-it dhe lidhjen e kontratave për mbledhjen e borxheve,  duke konsumuar kështu elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

    2-   Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi I. M. në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, M. K. si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë  “U… C… INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

    Si rezultat i kësaj influence të paligjshme subjektet në hetim I.M dhe M.K. kanë përfituar pjesën e tyre në përqindje nga fitimi i kompanisë, dhe janë pajisur me karta krediti nga administratori i shoqërisë. Shpenzimet e kryera nëpërmjet këtyre kartave, nuk janë deklaruar në deklaratat periodike të pasurive nga të hetuarit.

    Personi nën hetim P. Xh., duke shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP, i zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me propozimin e subjektit politik “Lëvizja Socialiste Për Integrim” (LSI), në zbatimi të porosive të marra nga subjektet  I. M. dhe M. K., jo vetëm ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes por nga ana tjetër, ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP. Për këto arsye, personat nën hetim I.M. dhe M.K. ka dyshime se kanë konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve”, në bashkëpunim, të ndihmuar edhe nga personi tjetër nën hetim P. Xh., i cili akuzohet për të njëjtën vepër penale.

    3-   Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).

    4-   Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbimi konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik. Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike  nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

    5-   Për peridhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, I. M., M. K. dhe F. K., është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”,  i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga F. K., dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga F. K., është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve I.M. dhe M.K. si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare.

    6-   Nga hetimi ka rezultuar se shtetasit I.M. dhe M.K. nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga këto shpenzime, 86.891 Euro janë paguar në cash. Hetimet kanë zbuluar se në deklaratën e Interesave Private Vjetore për vitin 2019, të dorëzuar në ILDKPKI më 29 Maj 2020, këta subjekte nuk kanë deklaruar shpenzimet shëndetësore në vlerën prej 9.000 Euro të kryera në një klinikë private jashtë vendit si dhe dhe shumën 100.000 Euro në llogarinë bankare dy emërore, të cilat i përkasin E.M. dhe F. K.  Subjektet I.M. dhe M. K. dyshohet se kanë konsumuar veprën penale “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” parashikuar nga neni 275/a të Kodit Penal.

  • SPAK dërgon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit, ja akuzat…

    SPAK dërgon për gjykim dosjen e Metës dhe Kryemadhit, ja akuzat…

    Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

    SPAK bën me dije se Ilir Meta akuzohet për kryerjen e veprave penale:

    • “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim,
    • “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim,
    • “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe interesave private”.

    Ndërkohë, Monika Kryemadhi akuzohet për të njëjtat vepra penale, duke përfshirë dy raste korrupsioni pasiv, pastrim të produkteve kriminale në bashkëpunim, si dhe mosdeklarim të pasurive.

  • 🚨🇦🇱 VIDEO E DITËS – Shqiptari i patrembur përballet me 3 rumunë në Londër! 🇬🇧🔥

    🚨🇦🇱 VIDEO E DITËS – Shqiptari i patrembur përballet me 3 rumunë në Londër! 🇬🇧🔥

    Një skenë e fortë është bërë virale në rrjetet sociale, ku një i ri shqiptar ka treguar guxim të jashtëzakonshëm në Londër. Përballë tre rumunëve, ai nuk u tërhoq aspak, përkundrazi – me një shpullë të fuqishme ndaj njërin prej tyre tregoi se nuk ka frikë nga askush.

    Pasi e goditi, ai qëndroi në mes të rrugës si një shkëmb i palëkundur, pa bërë asnjë hap prapa, duke fituar respektin dhe admirimin e qindra komentuesve online.

    👉 Ky moment ka ndezur debat të madh në rrjet: disa e shohin si akt trimërie, ndërsa të tjerë si përplasje që mund të kishte pasoja të rënda.

    📹 Videoja po shpërndahet me shpejtësi dhe pritet të bëhet një nga më të komentuara të ditës në mediat online.

  • Reshje shiu në fundjavë, policia del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

    Reshje shiu në fundjavë, policia del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

    Policia Rrugore ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve, ku ju bën thirrje që përgjatë fundjavës të tregojnë kujdes maksimal në rrugë, pasi parashikohet që të ketë reshje shiu, çka mund të sjellë probleme në qarkullim.

    Në njoftimin e policisë u bëhet apel drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me shpejtësi brenda normave të lejuara si dhe të tregojnë kujdes maksimal në akset ku mund të ketë prezencë të lartë të ujit.

    Njoftimi:

    Nisur nga shkeljet e shumta të konstatuara nga shërbimet e Policisë Rrugore, më së shumti gjatë fundjavëve, shkelje që përbëjnë rrezik të madh për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe nisur nga fakti që parashikohet që përgjatë fundjavës të ketë reshje shiu, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve:

    Të tregojnë kujdes në akset rrugore ku mund të ketë prezencë uji.

    Të mos drejtojnë automjetet apo motomjetet me shpejtësi tej normave të lejuara.

    Të mos drejtojnë automjetet dhe motomjetet nën efektin e alkoolit apo, më keq akoma, në gjendje të dehur, por të përdorin automjetet e transportit publik 🚖.

    Të vendosin rripin e sigurimit dhe të detyrojnë edhe pasagjerët për ta vendosur atë.

    Të mos kryejnë parakalime të gabuara apo sjellje agresive në rrugë dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit.

    📌 Për të gjithë drejtuesit e motomjeteve, biçiklistët dhe ata me monopatina:

    Gjatë natës të veshin jelekët fosforeshentë që të bëhen të dallueshëm në trafik në kushtet e errësirës.

    Të vendosin kaskë mbrojtëse në kokë.

    🚔🧑‍✈️👨‍✈️ Policia Rrugore është prezente në akset rrugore nacionale, urbane e rurale, duke përdorur mjetet inteligjente për matjen e shpejtësisë 📸📹, dronët dhe alkooltestuesit.

    📞 Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.