Blog

  • Avokati i Berishës: Opozita nuk i njeh zgjedhjet, por shkon në Kuvend sepse…

    Avokati i Berishës: Opozita nuk i njeh zgjedhjet, por shkon në Kuvend sepse…

    Pas humbjes katastrofë më “11 maj”, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj tha se zgjedhjet nuk duhet të ishin certifikuar.

    Gjokutaj akuzoi Celibashin si një eksponent të Partisë Socialiste, që sipas tij, mbështeti një proces zgjedhor të deformuar.

    Shkeljet ishin skandaloze dhe sërish Komisioni Rregullator e njohu rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Thellësia e rezultatit ka brenda manipulimin, është votuar për cdertifikimin e “11 majit”, 3:2 sepse nuk mund të certifikohen zgjedhje të tilla. Zgjedhjet nuk u festuan, sepse sa duket ka socialistë që iu vjen turp për atë që ka ndodhur. Ju e dini se Celibashi është eksponent pranë Partisë Socialiste dhe u certifikuan zgjedhjet e deformuara. Opozita s’duhet t’i njohë zgjedhjet. Shkuarja në parlament nuk do të thotë se opozita njeh zgjedhjet, por thjesht ti po lufton edhe jashtë parlamentit, edhe brenda Kuvendit. Djegia e mandateve i krijoi dëm opozitës. Beteja duhet bërë edhe në mënyrë institucionale, sepse kështu merr edhe vëmendje nga ndërkombëtarët dhe i jep puls jetës opozitare e parlamentare”, tha Gjokutaj.

  • T’i sekuestrohen të gjitha pasuritë”, Romeo zbulon: Ja sa vite burg rrezikon Meta

    T’i sekuestrohen të gjitha pasuritë”, Romeo zbulon: Ja sa vite burg rrezikon Meta

    Pas mbylljes se hetimeve, SPAK dërgon ne gjykate si te pandehur Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe 3 persona të tjerë.Ish-presidenti dhe ish-bashkëshortja e tij akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje te ardhurash.

    SPAK thotë se ata përdorën pushtetin për të favorizuar biznese, në këmbim të shpërblimeve. Avokati i njohur, Romeo Kara, i ftuar në “Ora e Fundit” u shpreh se, Prokuroria e Posaçme është kujdesur që akuzat e ngritura ndaj Metës të aprovohen edhe nga Gjykata, pasi siç thotë ai provat janë kokëforta dhe provojnë veprimtarinë e jashtëligjshme të Metës.

    “Tani fillon procesi i gjykimit paraprak dhe palët në këtë gjykim do të shikojnë ligjshmërinë e akteve. Kjo procedurë mund të zgjasë më gjatë se në gjykime të thjeshta, besoj mund të shkojë deri në tre apo katër muaj. SPAK është matur shumë gjatë në këtë proces, mbase nga frika që mos t’i bjerë dhe ndonjë akuzë dhe është munduar t’i justifikojë të gjitha faktet që ka në akuzë”, tha ai.

    Ai theksoi se ish-kreu i shtetit, Ilir Meta rrezikon një dënim deri në 15 vjet burg. Më tej ai theksoi se drejtësia duhet t’u konfiskojë të gjitha pasuritë dhe përmes kësaj të japë një shembull për të gjitha funksionarët shtetërore.

    “Metën e shoh, nëse jo gjykim të shkurtuar, 12 -15, por dhe më shumë vite. Me gjykim të shkurtuar e shoh nga 8-12 vite burg. Në akuzat për korrupsion, Meta ka ortakë. Mendoj se këtyre duhet t’u konfiskohen të gjitha pasurie. E para se është e merituar. Ne në këtë gjendjet që kemi, në zhbërjen totale të morale, sidomos atij politikë, duhet të japim shembull për ndëshkim të merituar”, u shpreh ai.

  • E BUJSHME: A ka pranuar Grida Duma ftesën e Edi Ramës për të marrë postin e ministres ne Shtator?!

    E BUJSHME: A ka pranuar Grida Duma ftesën e Edi Ramës për të marrë postin e ministres ne Shtator?!

    Grida Duma: Zëri i Fuqishëm në Qeverisje.

    Në Shqipëri, qeverisja shpesh është bërë pronë e të njëjtave fytyra, të njëjtave mekanizma dhe të njëjtave pazare politike. Në këtë realitet të zymtë, ku meritokracia është fjalë e bukur në letër, por e zbrazët në praktikë, një emër si Grida Duma shfaqet si një dritë e rrallë.

    Pse jo Grida Duma në qeverinë Rama 4? Pse jo si kryetare e Bashkisë së Tiranës?

    Duma është më shumë sesa politikane. Ajo është analiste, profesore, kritike e guximshme dhe lidere e pakompromis. Në një kohë kur shumica e pushtetarëve mbrojnë karrigen dhe jo idetë, ajo ka ditur të mbrojë argumentin, të artikulojë të vërtetën dhe të ruajë pavarësinë e mendimit. Kjo është arsyeja pse publiku e ndjek me interes, edhe jashtë skenës së politikës aktive.

    Futja e saj në një kabinet qeveritar nuk do të ishte thjesht emërim, por një thyerje e tabusë: se në Shqipëri, talenti, vizioni dhe elokuenca mund të zëvendësojnë militantizmin dhe klientelizmin. Një qeveri që guxon të ketë brenda saj një zë kritik, rritet në besueshmëri. Një kryeqytet që drejtohet nga një figurë intelektuale, merr frymë ndryshe.

    Shqipëria ka nevojë për një politikë që frymëzon, jo që lodh. Ka nevojë për figura që nuk e shohin pushtetin si përfitim, por si përgjegjësi. Ka nevojë për njerëz që kanë provuar se dinë të drejtojnë me dije dhe jo me dhunë verbale, me argument dhe jo me arrogancë.

    Në këtë kuptim, Grida Duma është një emër që e tejkalon politikën e vogël. Ajo është një aset kombëtar, i cili ose do të mbetet i papërdorur, ose do të shndërrohet në një katalizator të vërtetë ndryshimi.

    Prandaj pyetja nuk është më “a duhet” të jetë Grida Duma pjesë e qeverisjes, por: a guxon Shqipëria të hapë dyert për njerëz që e sfidojnë sistemin nga brenda?

    Sepse vetëm atëherë ky vend do të ketë një qeverisje me dritë.

    Nga: Matilda Kurti

  • Rrezik për përmbytje? Thirrje qytetarëve: Shmangni parkimin e mjeteve në këto zona

    Rrezik për përmbytje? Thirrje qytetarëve: Shmangni parkimin e mjeteve në këto zona

    Për shkak të reshjeve të shiut që janë parashikuar në fundjavë, Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë përmbytje.

    Gjithashtu, bashkia thotë se grupet e punës, do të jenë në terren për të marr masat e duhura.

    Njoftimi i Bashkisë Vlorë: Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, gjatë 24 orëve në vijim qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.

    Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë të përmbytje.

    Grupet tona të punës, bashkë me Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Vlorë, janë angazhuar në marrjen e masave paraprake si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

  • Nis “loja” e emrave të Kabinetit të ri qeveritar/ “Tërmet Peçi drejt Ministrisë së Financave”?

    Nis “loja” e emrave të Kabinetit të ri qeveritar/ “Tërmet Peçi drejt Ministrisë së Financave”?

    Financat shqiptare janë tashmë të sigurta, fjalët jo dhe aq.

    Me riformatimin e kabinetit qeveritar të paralajmëruar nga Rama më 11 shtator duket se askush sdo ndihet i habitur kur Tërmet Peçi të bëhet Ministër i Financave. Shqipëria, më në fund, i ka dhënë vetes atë që meriton: një administrator të fondeve publike që nuk arrin të administrojë as fjalët në një fjali.

    Termet Peçi nuk është një përjashtim në sistemin politik të Shqipërisë moderne ai është prova e gjallë se ai sistem punon saktësisht siç është ndërtuar: jo për të vlerësuar dijen, por për të shpërblyer bindjen. Dhe Tërmeti me përulësinë e një kadeti të zellshëm të propagandës, ka treguar se është mjeshtër në këtë fushë.

    Përballje apo përpallje? Ja ku fillon reforma fiskale

    Në një intervistë publike, Tërmet përdori fjalën “përpallim sfidat” një fjali që në çdo vend tjetër do të mbyllte një karrierë, por në Shqipërin e Edi Ramës të çel derën e një ministrie.

    Në vend që të ndjejë turp, ai u kthye në një yll mediatik. Sepse në Shqipëri, kur nuk ke ç’tregosh, bën zhurmë. Dhe kur nuk di të flasësh, brohorit.

    Ekonomia me temena: Fjalor i ri për fonde publike

    Shqipëria, nën qeverisjen Rama, ka parë shumë skandale, por pak sa për të çuditur më. E megjithatë, Tërmet arrin të sjellë një lloj freskie: ai nuk e fsheh varësinë nga shefi, përkundrazi, e kremton atë. Në një takim publik e quajti Kryeministrin “Komandant Rama”, një titull që i shkon më shumë një kapoje partie sesa një lideri modern.

    E si mund të mos ishte ai kandidati ideal për Ministrinë e Financave? A nuk është më me rëndësi që fondet të shkojnë në drejtimin e duhur politik, sesa drejt zhvillimit ekonomik? A nuk është më e vlefshme propaganda sesa përllogaritja?

    Gabimet si meritë: Kur injoranca nuk të ndal, por të avancon

    Në çdo fjalim publik, Tërmeti ja del të shkaktoj tërmet me gafat në diskurin e tij.  Jo një herë, por shpesh. Dhe çdo herë, partia ia kthen një duartrokitje. Sepse në këtë regjim, siç do të thoshte Faik Konica vetë:  “Në Shqipëri, lavdërohet çdo gomar që mbart një flamur në kurriz.”

    Peçi ka menaxhuar projekte bashkiake që janë kthyer në dosje klientelizmi: tendera pa garë, troje publike të dhëna për miq, rikonstruksione pa efekt real. Po ç’rëndësi ka? Ai e di kë të falënderojë, kë t’i përkulet, dhe kujt t’i përkushtohet. Dhe ky është thelbi i një karriere të suksesshme sot.

    Financa pa ekonomi – por me besnikëri

    Dikur, burrat e shtetit flisnin për interes kombëtar. Sot, burrat e partisë flasin për interes personal. Tërmeti  është produkti më i rafinuar i kësaj shkolle të re politike, ku të punosh për publikun është humbje kohe, por të shërbesh pushtetit është investimi më i sigurt.

    Në një vend normal, ministrat zgjidhen nga ekspertiza. Në Shqipëri, zgjidhen nga aftësia për të heshtur, për të tundur kokën dhe për të lavdëruar shefin. Prandaj Tërmeti  është kandidat ideal: ai nuk ka asnjë ide për ekonominë, por e di përmendësh fjalët e Kryeministrit.

    Termet Peçi nuk është rreziku. Ai është pasqyra.

  • Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… nuk do ta besoni çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit!

    Kishte dhimbje koke të forta çdo ditë… nuk do ta besoni çfarë i gjetën në tru! Shkaktar, mishi i derrit!

    Një skanim CT i trurit të një burri 52-vjeçar ka zbuluar një gjendje alarmante: cista të mbushura me larva të krimbit të derrit, një sëmundje e rrallë e njohur si Neurocysticercosis. Ky zbulim erdhi pas katër muajsh dhimbje koke të forta, rezistente ndaj mjekimeve, të cilat e kishin çuar pacientin disa herë tek mjeku.

    Mjekët fajësuan zakonin e tij të përjetshëm për të ngrënë proshutë të papjekur mirë (undercooked bacon), përmes së cilës ai kishte zhvilluar infeksionin. Në raportin e botuar nga American Journal of Case Reports, theksohet se pacienti, i cili gjithashtu vuante nga diabeti i tipit 2 dhe obeziteti, kishte përjetuar një përkeqësim drastik të migrenës, sidomos në pjesën e pasme të kokës.

    Pas diagnozës, mjekët e trajtuan atë me një kombinim të ilaçeve antiparazitare dhe anti-inflamatore. Edhe pse kjo sëmundje ka qenë e njohur që nga shekulli i 13-të, vetëm zhvillimi i teknologjisë moderne si CT dhe MRI ka mundësuar zbulimin më të shpeshtë të saj.

    Sipas Medscape, sot llogaritet që mbi 8.3 milionë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me këtë parazit, i cili nuk kufizohet vetëm në tru, por mund të prekë muskujt, indet nënlëkurore dhe sytë.

    Ekspertët paralajmërojnë se, megjithëse sëmundja shpesh anashkalohet ose ngatërrohet me migrenat kronike, lidhja e saj me konsumin e mishit të derrit të papjekur mbetet e padiskutueshme. Në vendet ku derrat janë të ndaluar, Cysticercosis pothuajse nuk ekziston – duke treguar qartë origjinën e saj.

  • KLGJ tha se Kryeministri po minon drejtësinë, reagon RAMA menjëherë: Gjykatësit nuk…

    KLGJ tha se Kryeministri po minon drejtësinë, reagon RAMA menjëherë: Gjykatësit nuk…

    Pas deklaratës publike të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e tij për disa vendime gjyqësore që ai i cilëson si “skandalozisht brutale” dhe në “dëm të interesit publik”.

    Rama thekson se e ka lexuar me vëmendje reagimin e KLGJ, duke theksuar se ky institucion “ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë”.

    “Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.

    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.

    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.

    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.

    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, njofton Rama.

  • Shefi i ri i SPAK/ Kush vjen pas Altin Dumanit

    Shefi i ri i SPAK/ Kush vjen pas Altin Dumanit

    Ndërkohë që në shtator hapet gara kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë

    Ndonëse mandati i Altin Dumanit në krye të SPAK mbaron në fund të vitit në koridoret e politikës dhe të drejtësisë ka filluar beteja për më shumë influencë në Prokurorinë e Posaçme. Sipas ligjit të këtij institucioni kreu i tij zgjidhet një herë në çdo tre vjet dhe ky mandat është i pa rinovueshëm. “Drejtuesi i SPAK emërohet për një mandat 3 vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje” thuhet në ligjin 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”. 

    Për këtë qëllim Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pritet që të hapë garën në mes të shtatorit për të vendosur se cilët do të jenë pasardhësit e Arben Krajës dhe Altin Dumanit. Mandati i këtij të fundit përfundon në 16 dhjetor, ndonëse ai do të ketë mundësinë të vijojë si prokuror i SPAK deri në 2028, në fund të mandatit të tij 9 vjeçar.

    Nëse për përfundimin e shefllëkut të tij Dumani nuk ka pasur objeksione ai ka luftuar fort për të mos u mbyllur me 9 vite, ashtu sikurse e kërkon kushtetuta, puna e tij dhe e kolegëve të vet si prokurorë të SPAK. Mëse një herë ai ka kërkuar para parlamentit ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit për tu dhënë mundësi prokurorëve të kandidojë edhe për një mandat të dytë në krye të prokurorisë së posaçme. Deri pak kohë më parë kjo ide mbështetej edhe nga administrata e vjetër amerikane, ajo e demokratëve. Arsyetimi ishte se puna e nisur dhe përvoja e fituar nuk kishte pse çohej dëm.

    Gjithësesi, nëse ky është një debat që ka edhe tre vite kohë, zgjedhja e kreut të ri të SPAK është urgjente. Ndaj dhe në koridoret e politikës kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë 

    Njëri prej tyre është Klodian Braho (ne mes majtas).   I njohur për disa procese të bujshme si ato për fallcifikim dokumentash ndaj ish kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, për fshehje pasurin ndaj ish eprorit të tij Adriatik Llalla, apo gjykatësit Roland Hysi, Braho u vu në qendër të vëmendjes kur dha dorëheqjen nga hetimi i aferës së inceneratorëve. Fillimisht ai u sulmua nga disa media minore e më pas edhe nga TV kombëtar Top Channel se kishte fshehur fakte dhe prova. Në mars të vitit 2023 ai u tërhoq nga kjo çështje dhe të cilën e mori vetë Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai. 

    Emri tjetër është ai i Vladimir Marës (i pari majtas), i cili që kur ishte pjesë e prokurorisë së krimeve të rënda hetoi dosjen e famshme 339, me bandën e trafikut të drogës së grupit të Avdylajve, të cilën e trashëgoi edhe më pas me krijimin e SPAK. Por nëse mara u fokusua tek trafiku, ai la në harresë pjesën politike të bashkëpunimit të elitës së PS me krimin e organizuar për të vjedhur votat në Durrës. në përgjimet që më pas u botuan nga gjermania Bild, dilte qartë se si një zinxir vertikal që mbërrinte tek kryeministri Rama, përcaktonte në lista deputetët që donte krimi i organizuar dhe merreshin drejtpërdrejt me manipulimin e votës. Por pa ndonjë surprizë të madhe kjo linjë u la në harresë.

    Në garë përflitet të jetë edhe Adnan Xholi (ne mes djathtas), emri i të cilit është përmendur për kërcënimet e forta që ka marrë nga krimi i organizuar si përgjegjësi i sektorit për luftën kundër tij në SPAK. Në CV e tij janë goditja e grupeve të narkotrafikut dhe kapja herë e 430 kg kokainë si këtë vit apo 200 kg kokainë në të shkuarën. Fakti se në sektorin e krimit të organizuar ai pasoi Dumanin, pasi ky u bë shef i SPAK, mund të jetë një indicie që ata mund të bëjnë sërish rokadë mes tyre, por gjithësesi më shumë për këtë do të mësohet në mesin e muajit të ardhshëm kur KLP të hapë garën kër kreun e ri të SPAK, Po KLP tani në shtator duhet të vendosë edhe se cili(a) do të jetë drejtuesi i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit, që do të zëvendësojë Aida Hajnon

    ©Lapsi.al

  • Flet υ. ajza shqiρtαre e Ιidhυr me ρΙàkun e martυαr: Më mban më mirë se b.υrri

    Flet υ. ajza shqiρtαre e Ιidhυr me ρΙàkun e martυαr: Më mban më mirë se b.υrri

    Nisa nje marredhenie in.time me një burrë, por gruaja e tij pastaj edhe bashkëshorti im na e zbuluan sekretin. Por edhe pse ka ndodhur kjo, une nuk mund ta heq të dashurin nga mendja, edhe pse është në moshë me babanë tim.

    Kështu e nis një 31-vjeçare letrën për psikologen. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj ka një vajzë 5-vjeçare. 

    Burri im duket se është i fokusuar te puna gjatë gjithë kohës. Mendoj se ajo çfarë unë doja ishte që të kisha dikë që të kujdesej për mua dhe të merrja pak dashuri.

    E takova këtë burrin në moshë jashtë shkollës së vajzës. Ai po merrte nipin e tij i cili është në moshën e bijës sime”, nis kështu rrëfimin 31-vjeçarja.

    “Nisëm duke folur dhe ai ishte shumë i dashur. Edhe të nesërmen folëm me njëri-tjetrin, por nuk e mbyllëm bisedën tonë pasi erdhën fëmijët dhe kërkuan vëmendjen. Si pasojë ai me tha që të takoheshim ditën tjetër, por para se të shkonin te shkolla.

    Lokali që vendosëm të shkonim ishte mbyllur, e për këtë shkuam te shtëpia e tij. Bashkëshortja e tij ishte në punë. Kur më tha se gruaja e tij ishte 53 vjeçe unë u shokova, pasi edhe ai ishte në moshë. Nga pamja duket i ri dhe është i mbajtur pasi shkon çdo ditë në palestër”, vijon letrën ajo.

    “Që ditën e parë që shkuam te shtëpia e tij, ne u puthëm dhe ishte me të vërtetë shumë pasiononte. Menaxhova që të ndalonim aty, por nga mendja nuk e largoja dot, e si pasojë ditën tjetër përfunduam duke bërë s.eks.

    Ai ishte i mrekullueshëm dhe e shijova më shumë se me bashkëshortin tim apo të dashurit e mi të mëparshëm. Kjo ndodhi për disa muaj, derisa një ditë u largova me nxitim nga shtëpia e tij dhe harrova vathët në shtrat.

    Sigurisht që gruaja e tij i gjeti dhe e ka bërë që t’i tregonte se çfarë po ndodhte. Më pas ajo i ka shkruar burrit tim në “Fac’ebook”.

    Ky i fundit do që ne të mos ndahemi, pasi edhe ai ka patur një lidhje jashtëmartesore me një kolege të tij. Por unë dua që të takohem me të dashurin tim, pasi ai më jep kënaq.

  • TR0NDIT gazetarja shqiptare ‘Burrat e martuar filmojnë gratë në momente i*time dhe i publikojnë në…’

    TR0NDIT gazetarja shqiptare ‘Burrat e martuar filmojnë gratë në momente i*time dhe i publikojnë në…’

    Ditën e djeshme, Italia u trondit pas publikimit të disa imazheve intime të edituara të grave të ndryshme, mes të cilave edhe kryeministria Giorgia Meloni.

    Për këtë çështje, gazetarja Alba Kepi ka folur gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Breaking” në Top News.

    Ajo theksoi se zhvillimi i teknologjisë dhe i inteligjencës artificiale është një nga faktorët kryesorë që lejojnë krijimin e këtyre imazheve, të cilat shpesh shfaqin probleme serioze.

    Për më tepër, Kepi njoftoi se ekzistojnë grupe të veçanta në rrjetet sociale dhe platforma të ndryshme

    ku burra fotografojnë gratë e tyre dhe i publikojnë këto pamje, duke lejuar qasje edhe për të tjerët.

    “Para zbardhjes së portalit në fjalë ku u publikuan edhe pamjet ku ishte prezente Meloni, ka pasur një tjetër grup në Facebook ku ishin 33 anëtarë, ku vetë partnerët që fotografonin gratë e tyre edhe në marrëdhënie intime, i publikonin në këtë grup Facebook dhe më pas lejonin anëtarët e tjerë të komentonin mbi to.

    Këto raste janë nga partnerë aktualë, jo vetëm ish-partnerë, dhe denoncimi madje ka ardhur nga një grua që kishte zbuluar se partneri e kishte fotografuar në marrëdhënie intime

    dhe e kishte publikuar. Ajo çka po ndodh me rrjetet sociale dhe teknologjinë që po ofron tregon se jo vetëm ligjet nuk janë në rrjedhën e duhur, por edhe shoqëria po degradohet në mënyrë të pakontrolluar.”, përfundoi gazetarja.