Blog

  • Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Skandal fiskal në Kryeqytet/ Tatimet gjejnë 314 mijë euro cash, dhe punonjës në të zezë

    Një biznes në qendër të Tiranës që nuk kishte përmbushur detyrimet fiskale, është zbuluar nga Drejtoria e Tatimeve falë denoncimit të një qytetari.

    Biznesi ndodhet në zonën e Piramidës në kryeqytet, dhe sipas Tatimeve, ka bërë evazion fiskal në vlerën e 314 mijë eurove.

    “314,000 € të fshehura u zbuluan nga Administrata Tatimore falë një qytetari që denoncoi subjektin, në qendër të Tiranës, për evazion fiskal! Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajojmë tatimpaguesit të reflektojnë e të përmbushin detyrimet fiskale, për të shmangur penalitetet e rënda”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

    Evazioni fiskal është bërë për rreth 1 viti e gjysmë, në periudhën 2024-2025. Nga verifikimet në terren, inspektorët tatimorë zbuluan edhe punonjës të padeklaruar në këtë biznes.

    Administrata Tatimore kreu procedurat administrative ndaj këtij biznesi që kishte fshehur 314 mijë euro taksa.

  • Kam shkuar me mbi 4,000 Gra Shqiptare”, këngëtari i njohur Grek ka një arsye për t’i falenderuar…..

    Kam shkuar me mbi 4,000 Gra Shqiptare”, këngëtari i njohur Grek ka një arsye për t’i falenderuar…..

    Këngëtari i njohur grek Lefteris Pantazis ka bërë një deklaratë që ka tërhequr shumë vëmendje. Ai ka thënë se gjatë jetës së tij është takuar me shumë gra.

    Në një intervistë, Pantazis u shpreh se ka pasur marrëdhënie me mbi 4 mijë gra përfshirë këtu dhe shumë Shqiptare . Ky fakt i habitshëm ka ngjallur diskutime të shumta.

    Ai u shpreh me një tone të qetë dhe pa asnjë turp për këtë pjesë të jetës së tij personale. Sipas tij, kjo ka qenë një përvojë që e ka shijuar….

    Pantazis falënderoi gratë me të cilat ka qenë, duke thënë se edhe ato kanë kaluar mirë gjatë kohës që ishin me të. Ai gjithashtu konfirmoi se edhe ai vetë ka shijuar ato momente.

    Këngëtari theksoi rëndësinë e kënaqësisë së përbashkët dhe respektit në këto marrëdhënie. Ai e konsideron këtë pjesë të jetës së tij si një kapitull të veçantë.

    Në të njëjtën kohë, Lefteris Pantazis është një figurë shumë e njohur dhe e dashur për publikun në vendin e tij. Ai ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në muzikë.

    Një nga këngët e tij më të njohura është “Tope, tope o papagalos”, e cila dikur dëgjohej gjerësisht dhe ka mbetur një hit klasik. Kjo këngë ka bërë që emri i tij të mbahet gjallë në skenën muzikore.

    Në vendin tonë, Pantazis ka fituar gjithashtu popullaritet përmes muzikës së tij. Ai është përshëndetur nga shumë adhurues të muzikës së këngëve popullore dhe tallava.

    Përveç këngëve të tij personale, ai ka bërë bashkëpunime edhe me artistë nga rajoni. Një nga këngët ku ka bashkëpunuar është me këngëtarin shqiptar Devis Xherahu.

    Kënga e tyre e përbashkët titullohet “A me do…Un’te dua shum…” dhe ka pëlqyer shumë dëgjuesit në të dy vendet. Ky bashkëpunim ka qenë një urë lidhëse mes dy kulturave muzikore.

    Lefteris Pantazis vazhdon të jetë aktiv në skenë dhe të sjellë këngë që i përshtaten shijeve të ndryshme. Ai është një prej ikonave të muzikës popullore greke.

    Muzika dhe personaliteti i tij mbeten një pjesë e rëndësishme e botës muzikore të Ballkanit, duke lidhur njerëzit përmes melosit dhe fjalëve të tij…..

  • 🎤 LUZI dhe Pirro Çako na japin  LAJMIN E MADH!  ( Video )

    🎤 LUZI dhe Pirro Çako na japin LAJMIN E MADH! ( Video )

    Luizi sapo ka postuar një video dhe ka lënë një mesazh misterioz: po vijnë gjëra të bukura! 🌟

    Duket se ai po punon në një këngë të re, dhe jo vetëm kaq… bashkëpunimi i tij i ri është me Pirro Cako, i cili ka punuar edhe në një nga hitet e Luizit me Juliana Pashën.

    Luizi po punon fort për të sjellë një projekt të veçantë, dhe ai na lë të gjithëve të spekulojmë: çfarë mund të jetë? 🔥

    💥 Qëndroni të lidhur – surprizat po afrojnë!

  • 🔴 Social Media Erupts: “Has Trump Died?!”

    🔴 Social Media Erupts: “Has Trump Died?!”

    In the past hours, social networks have been flooded with false claims that Donald Trump has died. The hashtag #TrumpIsDead spread rapidly on X (formerly Twitter), sparking endless conspiracy theories, memes, and speculation.

    At the center of the rumors were Trump’s absence from some public events, a vague statement by VP JD Vance, a bruise spotted on Trump’s hand, and the resurfacing of an episode of The Simpsons said to have “predicted” his death.

    But the truth is very different: the news is fake, and the U.S. President has already appeared in public, putting all rumors to rest.

  • Donald Trump ka vdekur ?? PUSHTOHEN Rrjetet sociale !

    Donald Trump ka vdekur ?? PUSHTOHEN Rrjetet sociale !

    Në orët e fundit interneti është pushtuar nga lajmi i rremë se Donald Trump ka ndërruar jetë. Hashtag-u #TrumpKaVdekur është përhapur me shpejtësi në X, duke ndezur teori konspirative, meme dhe thashetheme të pafundme.

    Në qendër të zhurmës ishin mungesa e tij në disa evente, një deklaratë e paqartë e JD Vance, një mavijosje në dorën e Trump dhe rikthimi i “profecive” nga seriali The Simpsons.

    Por e vërteta është krejt ndryshe: lajmi është fake news dhe presidenti amerikan është shfaqur publikisht, duke rrëzuar çdo dyshim.

    Lajm i mirë per boten qe ska vdekur se perndryshe Rusia pale ça veprimesh ben

  • Skandal në Itali: Publikohen foto por’nografike të grave, përfshirë kryeministren Meloni – Identifikohet administratori i platformës

    Skandal në Itali: Publikohen foto por’nografike të grave, përfshirë kryeministren Meloni – Identifikohet administratori i platformës

    Hetimet mbi publikimin e imazheve të vjedhura të grave – përfshirë edhe kryeministren italiane Giorgia Meloni – nëpër platforma pornografike ilegale si Phica.eu, Phica.net, Comeup dhe të tjera, kanë bërë një hap të madh përpara. Sipas Policisë Postare Italiane, është identifikuar një shtetas italian si administrator i këtyre faqeve, së bashku me disa bashkëpunëtorë, pavarësisht se serverët operojnë nga jashtë vendit.

    Raporti i parë pritet të dorëzohet në Prokurorinë e Romës. Hetime të ngjashme janë duke u zhvilluar paralelisht në qytete të ndryshme italiane, pas ankesave të shumta nga viktimat—kryesisht gra, përfshirë zyrtare të shtetit.

    Hetuesit po analizojnë edhe përgjegjësinë e përdoruesve që kanë shkruar komente fyese apo kërcënuese nëpër këto foto, dhe shumë prej tyre tashmë janë identifikuar dhe mund të përballen me akuza për shpifje të rënduar, shkelje të privatësisë online, nxitje të sjelljeve kriminale dhe përçmim ndaj zyrtarëve shtetërorë.

    Në vijim, po hetohet nëse këto faqe janë pjesë e një rrjeti më të gjerë në internet të errët, i cili dyshohet se përmban materiale edhe më të rënda, duke përfshirë edhe foto të miturish.

    Po ashtu, Policia ka nisur një hetim për një tjetër faqe të quajtur “Mia Moglie” në Facebook, e cila u mbyll kohët e fundit pas një vale raportimesh—më shumë se 3 000 vetëm gjatë disa ditëve—për shkelje të privatësisë dhe përmbajtje seksiste. Kjo faqe kishte shërbyer si një pikë ku postoheshin imazhe të grave pa pëlqimin e tyre, dhe me komentet denigruese.

    Avokatja Annamaria Bernardini de Pace, në bashkëpunim me kolegun David Leggi, ka ngritur një padi kolektive ndaj Meta (Facebook), duke argumentuar se kompania dështoi në kontrollin dhe mbylljen e përmbajtjeve të tilla. Ajo e ka cilësuar çështjen si një “shkelje të rëndë të dinjitetit femëror” dhe fton të gjitha gratë e prekura të bashkohen në procesin ligjor.

    Dhjetëra gra në qytete si Xhenova kanë nisur t’i identifikojnë publikisht personat që kanë postuar imazhet e tyre në këto platforma—edhe pse nën emra anonimë, disa përdorues janë dalë në pah përmes mediave sociale. Edhe pse disa autorë përpiqen të fshehin gjurmët, hetuesit tashmë kanë nisur t’i gjejnë ata.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhi

  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për ju

    Dite e ndërlikuar kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do kuptoheni aspak me personin qe keni ne krah. Qëndroni pak kohe larg dhe reflektoni për te ardhmen. Beqaret do ia shprehin hapur ndjenjat personave qe do pëlqejnë. Paratë nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes dhe mos shpenzoni shifra marramendëse.

    Bëjini sytë katër gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje. Disa persona te jashtëm do mundohet t’iu prishin pune dhe t’ua marrin nga duart atë qe keni ne krah. Beqaret do arrijnë me ne fund ta bëjnë për vete personin qe aq shume kane pëlqyer. Situata financiare do ketë ulje dhe ngritje te shpeshta. Nuk është koha për te dhënë hua apo për te bere investime.

    Binjaket

    Pasioni ne çift do shtohet sot. Do ndiheni me mire pranë atij qe dashuroni dhe gati për te marre edhe ndonjë vendim për te ardhmen. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sepse jeta mund t’iu ndërlikohet me tepër nëse fillojnë ndonjë lidhje. Ne planin financiar do kaloni disa vështirësi megjithatë do arrini t’ia dilni me sukses. Nuk do e lëshoni veten asnjë çast.

    Gaforrja

    Venusi dhe Marsi do kujdesen mjaft gjate kësaj dite dhe do iu ndihmojnë t’iu gjeni zgjidhje te gjitha problemeve qe keni ne çift. Gjithçka do shkoje me se miri. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit binjak, por pa fat. Ne planin financiar situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit nëse nuk merrni sa me shpejt masat e duhura.

    Luani

    Do iu duhet ende shume pune për t’ia mbushur mendjen partnerit se nuk do e gënjeni me dhe do tregoheni te sinqerte me te. Buka e thyer nuk ngjitet me. Gjithmonë ai do ketë hijen e dyshimit. Beqaret nuk do e vuajnë aspak vetminë megjithatë pritet te ndodhin disa takime impresionuese. Te ardhurat fatmirësisht nuk do kenë asnjë lloj problemi.

    Virgjeresha

    Pasioni do shtohet papritur sot ne jetën tuaj ne çift dhe vete do mahniteni nga gjerat qe do ndodhin. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa me shume qe te mundeni. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat kane për t’ua ndryshuar përgjithmonë jetën. Financat nuk do jene te këqija, por nëse doni qe te keni përmirësime duhet te flisni me specialistet.

    Peshorja

    Klima ne jetën tuaj ne çift do filloje te ngrohet pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje. Do i kuptoni gabimet dhe do dini te kërkoni falje. Beqaret nuk do jene shume te shoqërueshëm dhe nuk do mundin ta ndryshojnë statusin. Ne planin financiar perspektivat janë te mrekullueshme. Do jeni shume te qarte për hapat qe duhet te hidhni.

    Akrepi

    Ne jetën tuaj ne çift do ndodhin gjera te jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Rutina do marre fund dhe emocionet do jene me te fuqishme se kurrë me pare. Shfrytëzojeni ditën sa te mundni. Beqaret duhet te mendojnë me shume për te ardhmen dhe jo te hidhen ne krahët e dikujt vetëm për disa emocione te momentit. Ne planin financiar do jeni shume te kujdesshëm.

    Shigjetari

    Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bini dakord me partnerin tuaj për gjithçka dhe bashkëpunoni do jete goxha i forte. Beqaret nuk do këmbëngulin shume për ta bere për vete atë qe pëlqejnë, por do shohin edhe mundësi te tjera. Ne planin financiar do ketë disa probleme për shkak te shpenzimeve marramendëse qe do kryeni.

    Bricjapi

    Nëse marrëdhënia ne çift nuk është e mire mos e acaroni edhe me tepër atmosferën sepse me pas nuk do arrini dot ta rregulloni situatën. Beqaret jo te gjithë do jene me fat, megjithatë nuk duhet te mbyllen për asnjë moment ne vetvete. Sektori i financave do vije duke i stabilizuar fale perkujdesit tuaj, por edhe fale ndormes qe do iu japin disa familjare.

    Ujori

    Qielli yjor do dominohet nga Venusi gjate kësaj dite. Do i jepni me shume rëndësi se kurrë lidhjen qe keni krijuar dhe mund te bëni edhe ndonjë çmenduri vetëm qe te rikthehet pasioni i zjarrte. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe joshje me sy, asgjë me shume sesa aq. financat do mund te përmirësohen tej mase nëse ju shpenzoni me maturi dhe i menaxhoni mire te ardhurat.

    Peshqit

    Asnjë planet nuk do ndikoje ne sektorin tuaj te dashurisë sot. Nuk priten konflikte me partnerin, por as ndonjë pasion shume i zjarrte. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe ata me pak i presin. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë pak maturi dhe një menaxhim me i mire do iu ndihmonte se tepërmi

  • Ndikimet e agjërimit të ndërprerë, përfitime apo rreziqe për zemrën? Studimi i ri ngre shqetësime

    Ndikimet e agjërimit të ndërprerë, përfitime apo rreziqe për zemrën? Studimi i ri ngre shqetësime

    Agjërimi i ndërprerë është bërë trendi më i madh dietetik i dekadës, duke premtuar përfitime shëndetësore pa nevojën e numërimit të kalorive ose kufizimit të karbohidrateve. Thjesht ndryshon koha kur hani, jo domosdoshmërisht atë çfarë hani. Ndër të njohurit që e praktikojnë janë figura të teknologjisë dhe yje të Hollivudit. Madje, ish-kryeministri britanik Rishi Sunak ka treguar se nisi javën e tij me një agjërim 36-orësh.

    Hulumtimet e mëparshme sugjeronin se zgjatja e agjërimit gjatë natës mund të përmirësojë metabolizmin, të ndihmojë riparimin qelizor dhe potencialisht të zgjasë jetën. Por nutricionistët paralajmërojnë se heqja e vakteve nuk është zgjidhje magjike dhe mund të jetë e rrezikshme për ata me sëmundje të mëparshme.

    Agjërimi i ndërprerë zakonisht kufizon kohën e të ngrënit në rreth 8 orë, duke lënë një boshllëk prej 16 orësh pa ushqim. Të tjera dieta me kohë të kufizuar, si plani 5:2, kufizojnë kaloritë në ditë të caktuara dhe jo në orë.

    Por një studim i madh i ri, i bazuar në të dhënat e më shumë se 19 mijë të rriturve, tregon një rrezik të shtuar për shëndetin e zemrës. Ata që kufizuan ngrënien nën 8 orë në ditë përjetuan një rrezik 135% më të lartë për vdekje nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që hëngrën gjatë 12-14 orëve.

    Rreziku i shtuar për zemrën ishte i qëndrueshëm pavarësisht moshës, gjinisë apo stilit të jetesës, dhe ishte më i lartë tek duhanpirësit dhe personat me diabet ose sëmundje ekzistuese të zemrës. Megjithatë, lidhja me vdekjet nga çdo shkak tjetër ishte e dobët dhe e pasigurt.

    Autorët e studimit theksojnë se kjo nuk provon shkakësinë, por sinjali është mjaft shqetësues për të sfiduar narrativën se agjërimi i ndërprerë është pa rreziqe. Studimi sugjeron që për individët me probleme të zemrës ose diabet, kufizimi i gjatë i dritares së të ngrënit mund të mos jetë i sigurt.

    Ekspertët kujtojnë përfitimet e mundshme të agjërimit të ndërprerë: humbje peshe, përmirësim të ndjeshmërisë ndaj insulinës, ulje të tensionit të gjakut, dhe përfitime të mundshme anti-inflamatore. Por ekzistojnë edhe rreziqe: Mungesa e lëndëve ushqyese, kolesterol i lartë, uria e tepruar, dhimbje koke dhe vështirësi për t’u ndjekur afatgjatë.

    Për ata që kanë diabet, agjërimi pa mbikëqyrje mund të shkaktojë rënie të rrezikshme të sheqerit në gjak, ndërsa për të moshuarit ose personat me sëmundje kronike, mund të përshpejtojë humbjen e muskujve.

    Studimi i ri nxjerr në pah një paralajmërim të ri: lidhja e mundshme e agjërimit me rrezikun e lartë kardiovaskular, sidomos tek grupet e rrezikuara. Ekspertët rekomandojnë që dietat të personalizohen sipas gjendjes shëndetësore dhe të dhënave aktuale, duke vënë theksin më shumë tek ajo çfarë hani sesa tek ora kur hani./

  • Dy shqiptarët kapen në Itali me 100 mijë euro cash dhe 15 kg kokainë

    Dy shqiptarët kapen në Itali me 100 mijë euro cash dhe 15 kg kokainë

    Dy shqiptarë, 25 dhe 36 vjeç, u arrestuan nga policia italiane në rajonin e Peruxhias, pasi u kapën me një sasi prej 15 kg kokainë dhe 100 mijë euro cash.

    Hetimet tregojnë se ata dyshohen për përfshirje në një rrjet trafiku që lidh Toskanën dhe Umbrinë.

    Gjatë ndalimit, njëri prej tyre u përpoq të arratisej dhe hodhi 2 kg kokainë, ndërsa tjetri po fshihte 70,000 euro të gatshme në makinën e tij dhe në çantë.Pas kontrolleve në shtëpitë e tyre, u gjetën edhe 12 kg kokainë të tjera dhe rreth 23,000 euro.

    Kokaina ishte e paketuar në mënyrë të veçantë, me ngjyra të ndryshme, që dyshohet të kenë simbolizuar porositësit.

    Hetimet vazhdojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm

  • Jetë luksi me k*kainë e mijëra euro, cila është gazetarja  që kishte lidhje me kriminelët në Itali

    Jetë luksi me k*kainë e mijëra euro, cila është gazetarja që kishte lidhje me kriminelët në Itali

    ITALI- Një kilogram kokainë, qindra mijëra euro para të fshehura në bagazhin e një Audi, një kompani fasadë për trafikim nga Evropa Lindore dhe një influencere dhe prezantuese moldave, çoi në arrestimin e dy bossëve të drogës në Itali. Corriere shkruan se Felicia Sirbu, një banore moldave në provincën e Monzës, nuk ndodhet nën hetim nga gjykata italiane. Megjithatë, kanë dalë lidhje të dyshimta në jetën private 34-vjeçares, e cila në Instagram e paraqet veten si një influencere dhe gazetare televizive me më shumë se 13 vjet përvojë.

    Një fytyrë e njohur në televizionin moldav, ajo është intervistuar nga mediat lokale dhe madje është paraqitur në artikuj thashethemesh që zbulojnë aspekte të jetës së saj sentimentale dhe vendimin e saj për tu zhvendosur në Milano. Profili i saj i mbushur me një stil jetese luksoz, me foto të pozuara me veshje elegante, udhëtime në bregdet, male dhe kryeqytete evropiane dhe bizhuteri të shtrenjta.

    Hetimi nga karabinierët e degës së Sesto San Giovanni filloi me zbulimin, e një kilogrami kokainë në një furgon të kontrolluar në Vimodrone. Në atë rast, u arrestua rumuni 47-vjeçar Andrei Radu Tataru. Hetimet pasuese, të kryera nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe analizës së lëvizjeve të automjeteve, çuan në një garazh në Via della Burrona, ku 279,000 euro në para të gatshme u zbuluan brenda një Audi A6 luksoz, të fshehur në bagazh

    Sipas hetuesve, paratë rrjedhin nga trafikimi i drogës, megjithëse nuk lidhet vetëm me kokainën. Fokusi i hetuesve është zgjeruar edhe tek të paktën shtatë persona të tjerë. Por, përballë një sërë kërkesash për masa paraprake nga zyra e prokurorit të Monzës, gjykata lëshoi ​​masa kufizuese vetëm kundër dy individëve për vepra të dyshuara penale të trafikimit të drogës, 47-vjeçarit rumun Cristinel Balint dhe shtetasit 28-vjeçar ukrainas Ivan Buzduhan.

    Balint është burri që, sipas dokumenteve, u takua me Felicia Sirbu në nëntor 2023. Në atë kohë, gruaja jetonte në Nova Milanese, pak jashtë Monzës. Sipas karabinierëve, të paktën në kohën e përgjimit, ajo kishte një lidhje romantike me një person të quajtur, Vladimir Tataroi, i njohur si “Vova”.

    Balint i shprehu shqetësimet e tij 34-vjeçares sepse kishte dijeni se ishte nën mbikëqyrjen e hetuesve. Të dy konsumuan një dozë kokaine së bashku dhe diskutuan një punë fiktive që gruaja të rregullonte situatën e saj tatimore dhe të kishte para për të shpenzuar.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.