Blog

  • Pasuri e paparë! Hidrogjeni në Bulqizë: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

    Pasuri e paparë! Hidrogjeni në Bulqizë: Matje 1000 m nën tokë, është depozita më e madhe në botë

    Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë. Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi që konsiderohet si karburanti i së ardhmes, tregon për TV SCAN detajet e studimit, puna e të cilit filloi në maj të vitit të kaluar.

    Përveç sasisë së madhe, kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, duke i dhënë vlera të jashtëzakonshme reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

    Prof. Muceku tregon edhe procesin e ndjekur, që konsistoi në matjen e flluskave të gazit në ujërat e minierës. Ndërkaq, duke marrë në konsideratë sasitë e madha, vlera ekonomike është shumë e madhe.

    Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

  • Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

    Berisha pas daljes nga SPAK: Në bisedën e Hajrit dhe Çyrbes, del Ulsi Manja

    Sali Berisha kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të hënë përpara SPAK, ku është bërë dhe traditë e çdo jave pas paraqitjes për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

    Berisha në fjalën e tij ka akuzuar kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani si bashkëpunëtor me krimin, duke vijuar akuzat lidhur me mos zbatimin sipas tij të urdhër-arrestit për Troplinët gjatë fushatës elektorale.

    Nga ana tjetër në fjalën e tij Berisha sot ka përmendur dhe ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja i cili sipas tij është në bisedat telefonike të dy të arrestuarve, Altin Hajrit dhe ish-deputetit Jurgis Çyrbja.

    “Shënimi i sotshëm, zv.kreut të krimit elektoral Altin Troplinit. Nuk mund të quhet ndryshe ky pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep të urdhër-arrestit për Troplinët deri sa të u arratisën. Kam paraqitur këtu para jush, bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën, se ne po i arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që kërkoni.

    Kam folur për bisedën tjetër telefonike ku thotë se me Dritan Allullin do nxjerrësh dy terroristë të vërtet që i vunë tritolin Lulzim Kullës. Edhe nga këta dy, Balla me Allullin i liroi, Alluli është diku në KLGJ. Në bisedat e Altin Hajrit me Jurgis Çyrbje, emri Olsi është për Ulsiun. Olsi ata i thoshin Ulsiut

    Ulusiu e keni vënë re ju si ndërron kostumet. Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini. I siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar. Drejtësia e George Soros armikut të egër të kombit amerikan ka tentakulat e veta në Shqipëri. “-tha Berisha.

  • Sherr masiv në Korçë! Dy të plagosur , mbi 8 persona në pranga”

    Sherr masiv në Korçë! Dy të plagosur , mbi 8 persona në pranga”

    Sherr masiv në Korçë, mbi 8 persona në pranga – dy të plagosur me thikë

    Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë pas një sherri masiv në një lokal pranë Parkut të qytetit.

    Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe deri më tani ka arrestuar mbi 8 persona që dyshohet se kanë qenë pjesë e konfliktit. Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa në përplasje janë përdorur mjete të forta dhe mjete prerëse.

    Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën/ Historia sapo ka filluar të shkruhet

    National Geographic: Thesari i çmuar në nëntokën shqiptare që mund të transformojë botën/ Historia sapo ka filluar të shkruhet

    Gazi i hidrogjenit është kthyer në një ndër lëndët djegëse më të kërkuara nga studiuesit në mbarë botën, pasi shihet si garantues i vazhdimësisë së shumë industrive. Në kuadër të këtyre kërkimeve, Shqipëria ka dalë në skenë si një vend që zotëron sasi të mëdha të këtij gazi natyror në qytetin e Bulqizës.

    Për këtë arsye prestigjiozja National Geographic i ka dedikuar një artikull vendit tonë dhe specifikisht qytetit në veri të Shqipërisë. Kujtojmë se më parë revista “New Scientist” shkruante se Bulqiza parashikohet të zotërojë në nëntokën e saj 5000 deri në 50.000 ton hidrogjen.

    Artikulli i National Geographic: 

    Zbulimi i një sasie të madhe hidrogjeni thellë në një minierë shqiptare ka bërë që studiuesit t`i futen kërkimeve për më shumë gaz të bllokuar nën Tokë.

    Puna gjeologjike në terren ndodh në të shumtën e herëve në vende të rrezikshme, që nga shpatet e vullkaneve shpërthyese e deri tek thellësitë e humnerës së ftohtë të Antarktidës. E megjithatë, priret të mos ndodhin në brendësi të minierave që shpërthejnë.

    Pikërisht në një vend të tillë shkoi një ekip shkencëtarësh për të eksploruar: miniera e kromit në Bulqizë në Shqipëri, në verilindje të kryeqytetit Tiranë.

    Dhe në vend që të kërkonin për minerale të çmueshme apo dhe formacione të ndryshme shkëmbore, ata po hulumtonin për shkakun e këtyre shpërthimeve: gaz hidrogjen i pastër – një burim energjie ky i rinovueshëm i aftë për të transformuar botën.

    Ashtu sikurse është raportuar në një studim të fundit në revistën Science, ekipi arriti të gjente gazin. Thellë nën Tokë, ata hasën në një pishinë të vogël që vlonte si xhakuzi. “Gazi ishte vërtet intensiv”, thotë Bardhyl Muceku, një gjeolog i Universitetit Politeknik të Tiranës dhe një prej autorëve që kanë marrë pjesë në studim. Rreth 84% e gazit ishte hidrogjen dhe ky ishte vetëm një nga vend-derdhjet në minierën e Bulqizës, që në total, nxirrte të paktën 200 tonë hidrogjen në vit.

    Bota është vetëm disa vite larg të qenit të aftë për të nxjerrë vëllime domethënëse të gazit natyror të hidrogjenit nga Toka me efikasitet. Gjëja e parë që duhet të bëhet, është që këto rezervuarë të gjenden.

    “Kemi shumë punë përpara për t`u bërë,” thotë Geoffrey Ellis, një gjeokimist i naftës në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së. Zbulimet si Bulqiza janë arsye për t`u mbushur me optimizëm se mund të ketë mjaftueshëm hidrogjen të bllokuar nën tokë për të fuqizuar planetin.

    Rritja e hidrogjenit

    Hidrogjeni është elementi më i zakonshëm në kozmos, por është vështirë të gjendet në Tokë. Kur nuk lidhet me përbërës të tjerë, mbetet thjesht një gaz pa ngjyrë që i pëlqen të arratiset drejt qiellit. Ky konsiderohet një turp, pasi nëse ne do ta kapnim atë, do të na ndihmonte në kalimin e ngrohjes pa nevojën e karburanteve fosile.

    “Mund të përdoret si një rezervë energjie me karbon të ulët,” thotë Katriona Edlmann, një eksperte e gjeoenergjisë në Universitetin e Edingburgut, e cila nuk ishte e përfshirë në studim.

    “Mund ta djegësh atë dhe ai thjesht prodhon ujë. Ose mund të përdoret në qelizat e karburantit dhe prodhon elektricitet. Gjithashtu mund të shpërndahet në të njëjtat mënyra si gaz natyror”.

    Për njerëzimin nuk është e paditur se hidrogjeni ka dalë prej planetit Tokë prej shekujsh. “Ne kemi qenë në dijeni të rrjedhjes së hidrogjenit për mijëra vjet,” thotë Edlmann, “dhe xhepa të vegjël të mbushur me gaz mund të gjenden në të gjithë globin”.

    Gazi i hidrogjenit, si një molekulë, është i vogël, i lehtë dhe difuziv, e për këtë arsye sipas shkencëtarëve çdo depo e nëntokës ka rrjedhur në hapësirë prej shumë kohësh.

    Industria e naftës gjithashtu nuk ka qenë në kërkim të hidrogjenit. “Ata nuk kanë qenë të intersuar, nuk ishte ajo që kërkonin, dhe shpesh në kërkimet e tyre për depozitat e naftës apo të gazit metan, nuk e kanë raportuar praninë e hidrogjenit në raportet e kompanisë,” thotë Ellis.

    Sot, hidrogjeni përdoret si një burim i vogël energjie elektrike, por çfarë është e rëndësishme është fakti që ai duhet të prodhohet. Ka një sërë mënyrash për ta bërë këtë që nga përdorimi i energjisë diellore për ta ndarë hidrogjenin nga molekulat e ujit, tek përdorimi i avullit për nxjerrjen e hidrogjenit nga gazi metan.

    Por këto metoda ose janë tepër të shtrenjta, ose të përiruar për të lëshuar gazra serë, ose dhe të dyja. “Hidrogjeni i lirë është hapi kryesor drejt një ekonomie hidrogjeni,” thotë Ali Hassanpouryouzband, një shkencëtar i energjisë në Universitetin e Edinburgut.

    Në një botë ideale, gazi i pastër i hidrogjenit i nxjerrë nga nëntoka do të ishte mënyra më ekonomike për të marrë substancën e vlefshme. Por kjo botë dukej prej kohësh imagjinare, deri kur në vitin 2012, u gjet në Mali një rezervuar i konsiderueshëm i gazit hidrogjen. Që prej atëherë janë gjetur hsumë xhepa hidrogjeni, duke përfshirë disa në Europë apo Amerikën Latine.

    Tani, fakti që gazi i hidrogjenit nuk mund të bllokohet nën tokë, “nuk duket shumë i justifikuar”, thotë Ellis.

    Gjuetarët e hidrogjenit

    Por, ku tjetër mund të jetë burgosur hidrogjeni? Kërkuesit nuk mund të dalin thjeshtë në mënyrë rastësore për të kërkuar për të. Fillimisht, ata kërkojnë për të dhëna se ku prodhohet, pra duhet të dinë se si e bën Toka.

    Edhe pse dihet se janë disa mikrobe ato që prodhojnë gazin, gjuetarët e hidrogjenit priren të përqëndrohen tek prodhuesit gjeologjikë. Shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur ose magnez në prani të ujit, i cili mund të prodhojë hidrogjen. Rrezatimi natyror që buron nga shkëmbinj të caktuar gjithashtu mund të ndajë ujin për të farkëtuar hidrogjen.

    Miniera e Bulqizës në Shqipëri ishte një objektiv kryesor për hulumtuesit për dy arsye kryesore. Së pari, prehet në një shtrat të lashtë deti që daton që nga koha e dinosaurëve, që është i mbushur me lëngje dhe shkëmbinj vullkanikë të pasur me hekur, duke e bërë atë një fabrikë premtuese hidrogjeni.

    Dhe e dyta, ai ka shpërthyer në disa raste, në vitin 2011, 2017 apo dhe 2023. Ky gaz u raportua fillimisht në vitin 1992, por edhe pas disa shpërthimeve të para, mendohej se fajtori për këtë ishte metani.

    “Në fillim të këtyre incidenteve as nuk e mendonim se ishte hidrogjen”, thotë Muceku. Edhe pse u zbuluan sasi metani nga shkencëtarët në Bulqizë, pjesa më e madhe e gazit që dilte ishte hidrogjen. Me një minimum prej 200 tonësh në vit, ky është një nga derdhjet më pjellore të hidrogjenit të gjetura ndonjëherë.

    Optimizëm për të ardhmen e hidrogjenit

    Megjithatë gjuetarët e hidrogjenit nuk kënaqen më kaq. Ekipi i Mucekut vlerëson se miniera përmban gjithsej 5000 deri në 50 mijë ton avull të paqëndrueshëm. Depo me miliona ton gaz hidrogjeni janë të burgosura dhe po kërkohen nga hulumtuesit e fokusuar në energji.

    I rëndësishëm këtu është fakti që ky gaz nuk shpërbëhej nga reaksionet gjeologjike të padobishme. “Ky akumulim duhet të ishte formuar gjatë një periudhe dhjetëra mijëra vjeçare,” thotë Ellis.

    Ndërsa Muceku shpjegon se kur miniera u pre në thellësi, hidrogjeni filloi të arratisej dhe të shkaktonte shpërthime aksidentale. Gërmimet duket se kanë çarë çatinë e një rezervuari të fshehur.

    Pllakat e zhvarrosura në fund të detit ishin gjithmonë objektiva me prioritet të lartë për gjuetarëët e gazit të hidrogjenit, por ky studim ka nënvizuar një nocion të ri, se ndoshta kemi të bëjmë me fillimet e një epoke të re, që energji hidrogjeni mund të gjenten në lloje të ngjashme të sarkofagëve tektonikë në të gjithë botën.

    Historia sapo ka filluar të shkruhet.

  • Shëndeti riprodhues, mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq! Ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet

    Shëndeti riprodhues, mjeku gjinekolog: Rinia shqiptare po ushqehet keq! Ja rreziku nga kimikatet dhe ndikimi te hormonet

    Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka folur gjerësisht mbi rëndësinë e shëndetit riprodhues si tregues i shëndetit të përgjithshëm të njeriut. Sipas tij, periudha riprodhuese është faza më vitale e jetës dhe energjia që ka trupi gjatë kësaj kohe është e pakrahasueshme me çdo periudhë tjetër.

    “Njerëzit në moshë riprodhimi kanë një fuqi të pashtershme, ndryshe nga shumë specie bimore e shtazore që vdesin pas kësaj faze. Por pas riprodhimit, njeriu nuk ka më të njëjtën energji,” u shpreh Balili.

    Gjinekologu theksoi rëndësinë e ciklit menstrual si “një dhuratë e Zotit” për gratë, duke sqaruar funksionin që kanë hormonet gjatë këtij procesi. “Në dy javët e para, estrogjeni luan rol vendimtar për identitetin gjinor dhe funksionet e tjera hormonale, ndërsa në fazën e dytë dominon progesteroni – hormoni i lumturisë – i cili përgatit trupin për një shtatzëni të mundshme.”

    Ai shpjegoi edhe funksionin e hipotalamusit, i cili kontrollon temperaturën trupore, metabolizmin, sistemin hormonal dhe ruan aktivitetin seksual.

    Balili ngriti shqetësimin për shëndetin riprodhues të meshkujve, duke theksuar se temperaturat e larta ndikojnë negativisht në prodhimin e spermatozoideve. “Meshkujt nuk duhet të mbajnë të mbathura të zeza apo të ngushta, sidomos në temperatura të larta, pasi testet humbasin aftësinë riprodhuese nëse kalojnë 37.5°C,” tha ai.

    Mjeku theksoi rëndësinë e edukimit seksual që në moshë të hershme, duke propozuar që të fillojë që në moshën 3-vjeçare. “Fëmijët duhet të dinë të thonë ‘JO’ dhe të raportojnë menjëherë për çdo shqetësim që lidhet me organet intime. Marrëdhëniet kërkojnë maturitet dhe nuk është normale të ketë aktivitet seksual në moshën 14 apo 15 vjeç.”

    Balili paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga ndërhyrjet njerëzore në natyrë dhe përdorimi i kimikateve. “Jetojmë në një kohë kur gjithçka është artificiale. Plastika, kozmetika, pesticidet, detergjentët e përmbajnë ksenoestrogjenë – kimikate që imitojnë estrogjenin dhe dëmtojnë shëndetin e gruas,” shpjegoi ai.

    Sipas mjekut, këto substanca lidhen me infertilitetin, dështimin e vezoreve, obezitetin dhe sëmundje kanceroze si kanceri i gjirit, vezoreve, mitrës dhe prostatës.

    Balili kritikoi fort konsumin e ushqimeve të përpunuara dhe pijeve të gazuara nga të rinjtë, duke theksuar se këto janë burim kryesor i hormoneve të dëmshme dhe antibiotikëve.

  • “Dhimbje pa fund – Vajza e regjisorit të madh shqiptar jep lajmin e trishtë”

    “Dhimbje pa fund – Vajza e regjisorit të madh shqiptar jep lajmin e trishtë”

    Pas një sëmundjeje të gjatë, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur dhe një nga figurat më të mëdha të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti.

    Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vajza e tij, Juna Anagnosti, e cila në rrjete sociale shkroi me dhimbje:

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës. Lamtumirë babush!”

    Dhimitër Anagnosti ishte dhe do të mbetet një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare. Me një karrierë disa-dekadëshe, ai solli në ekran filma që i dhanë jetë historisë së artit shqiptar, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.

    Ai është autor dhe bashkautor i disa prej kryeveprave të kinemasë shqiptare si: “Komisari i Dritës”, “Lulëkuqet mbi Mure”, “Të Paftuarit”, dhe “Përrallë nga e Kaluara”.

    Përveç krijimtarisë artistike, Anagnosti ka mbajtur edhe poste të rëndësishme publike, përfshirë atë të Ministrit të Kulturës në vitet ’90.

    Vepra, pasioni dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë një pasuri e çmuar e kujtesës kulturore shqiptare.

  • Këmbimi valutor 1 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 1 shtator/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97 lekë dhe do shitet me 98.2 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103 lekë dhe do shitet me 104.3 lekë

    Ndërsa paundi britanik do blihet me 111.5 lekë dhe do shitet me 112.8 lekë.

  • I semure prej kohesh, nderron jete Dhimiter Anagnosti

    I semure prej kohesh, nderron jete Dhimiter Anagnosti

    Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

    Mësohet se Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate. Ai prej kohësh ishte i sëmurë.

    Vajza e tij, Juna Anagnosti lajmëron vdekjen e të atit në rrjetet sociale.

    “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes!

    Lamtumirë babush!”, shkruan e bija.

  • Kërcet thika në vend, konflikt mes disa personave ! Një person dërgohet me urgjencë në spital

    Kërcet thika në vend, konflikt mes disa personave ! Një person dërgohet me urgjencë në spital

    Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë.

    Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku një person ka mbetur i plagosur.

    I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaku i sherrit.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

  • Flip-Flops: Why Ditching Them Might Be Good

    Flip-Flops: Why Ditching Them Might Be Good

    Flip-flops may seem appealing in hot weather, but scientific studies reveal their long-term harm, including fungus, calluses, and foot issues.

    *Please, be aware that we DO NOT intend to provide medical advice. Any content in our materials is purely for informational purposes. We strongly suggest seeking healthcare professionals’ guidance.

    1. Risk of bacteria and fungi

    Flip-Flops

    They expose your feet to harmful bacteria like staphylococcus, risking severe infections and even amputation. Additionally, contagious fungal infections like warts and athlete’s foot are common. Stay cautious!

    2. Slow pace

    Auburn University study compares flip-flops and sneakers on human gait: findings reveal shorter steps and support time with flip-flops.

    3. Increased risk of falls

    Flip-Flops

    Wearing flip-flops requires constant ground contact and foot grip, affecting walking stability and raising the risk of tripping.

    4. Heel damage

    — Advertisement —

    Wearing flip-flops for extended periods can lead to severe heel pain due to the repeated impact and thin sole.

    5. Blistering

    Flip-Flops

    Flip-flops’ sole attachment point is the side straps, which constantly rub against the skin, causing painful blisters that can become open wounds and lead to bacterial infections.

    6. Permanent damage to the toes

    Wearing them forces the foot into an unnatural “pincer” position, leading to toe deformities like hammer toe over time.

    7. Aggravation of calluses

    Flip-Flops

    Wearing flip-flops can lead to painful calluses due to the toe grip required to keep them on, particularly between the big toe and second toe where the thong strap rests.

    8. Impaired posture

    Flat shoes lack proper heel support, disrupting weight distribution, blood circulation, and posture, especially with prolonged wear.

    9. Danger of tendonitis and bunions

    Flip-Flops

    Wearing them alters posture, putting more strain on leg joints. That can lead to foot problems like pain, tendonitis, and bunions.

    10. Toxic materials

    Choose fabric or leather flip-flops over latex ones to avoid allergies and potential exposure to BPA, a cancer-causing compound.

    Do you wear flip-flops? Have you ever considered they might be unhealthy for you? Let us know in the comments section below.