Blog

  • Surpriza e Sylvinhos në 3-shen e sulmit, ja formacioni i Kombëtares për sfidën me Andorrës…

    Surpriza e Sylvinhos në 3-shen e sulmit, ja formacioni i Kombëtares për sfidën me Andorrës…

    Shqipëria do të zbresë sot në fushë për ndeshjen ndaj Andorrës, ku do të synojë që të marrë një fitore që mund të garantojë kualifikimin për në “Play Off”.

    Dilemat për rreshtimin natyrisht që kanë qenë të shumta, duke parë formën e lojtarëve, por Silvinjo duket se e ka ndarë mendjen për t’i besuar heronjve që luajtën në Serbi, me balotazhe në sulm e mbrojtje.

    Kështu, Strakosha është në portë, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathë e Mitaj në të majtë. Në qendër do të jetë Gjimshiti, ndërkohë që balotazh ka mes Ajetit e Ismajlit, me këtë të fundit më të avantazhuar.Në mesfushë, Shehu, Asllani dhe Laçi do të jenë në ndihmë të 3 sulmuesve. Broja do të jetë titullar në të djathtë, ndërkohë që në të majtë ka balotazh mes Hoxhës e Uzunit. Në qendër të sulmit, do të jetë Manaj.

  • SPAK po heton Ballukun/ Ambasadori i BE “thyen heshtjen” dhe tregon qëndrimin e tij: Nuk mund…

    SPAK po heton Ballukun/ Ambasadori i BE “thyen heshtjen” dhe tregon qëndrimin e tij: Nuk mund…

    Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme ndaj Zv/kryeministres Belinda Balluku.

    I pyetur në emisionin “Top Story” lidhur me hetimin e nisur nga SPAK për Belinda Ballukun, ambasadori i BE është përgjigjur i prerë.

    Ne kemi një politikë për të mos komentuar çështjet në hetim. Sepse një nga parimet që rregullon gjyqësorin është prezumimi i pafajësisë. Pra, nuk mund të fillosh të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore“, tha ambasadori i BE.

    Qëndrimi i ambasadorit të BE vjen në një moment kur opozita ka shtuar sulmet në drejtim të Zëvendëskryeministres, pas akuzës së SPAK për tunelin e Llogarasë.

  • Shullazi mungon në gjyq pas ekzekutimit të mikut të tij, Gilmando Dani

    Shullazi mungon në gjyq pas ekzekutimit të mikut të tij, Gilmando Dani

    I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të ditës së sotme për dosjen “Revanshi”. Mungesa e tij vjen vetëm një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallashnikovi pranë rrethrrotullimit të aeroportit të Rinasit. Dani, i njohur si krahu i djathtë i Shullazit, u qëllua për vdekje në një atentat mafioz që ka tronditur botën e krimit në vend.

    Operacioni i SPAK, i koduar “Revanshi”, ka goditur shtatë grupe të strukturuara kriminale në disa qytete të Shqipërisë, duke çuar në firmosjen e 50 urdhërarresteve për bosë dhe anëtarë të organizatave të fuqishme kriminale. Gjatë aksionit janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 4.5 milionë euro, përfshirë automjete të blinduara, flori, para cash, armë zjarri dhe pajisje të ndryshme luksoze.

    Sipas hetimeve, në qendër të këtyre grupeve qëndronte rrjeti i Ervis Martinajt, i cili kishte krijuar aleanca me grupin e ish-deputetit Arben Ndoka, ndërsa në konflikt të hapur me ta ishte grupi i Durim Bamit. SPAK ka zbuluar se edhe nga qelia, Emiljano Shullazi dhe Avdylajt kanë ndihmuar në planifikimin e atentateve kundër rivalëve, duke përfshirë edhe vrasjen e Bamit. Hetimet kanë përfshirë gjithashtu disa ish-zyrtarë policie dhe politikanë, duke nxjerrë në pah një rrjet të gjerë bashkëpunimi mes krimit dhe strukturave shtetërore.

  • LAJM I MIRË/ “Shpëtojnë” policët! Përveç rrogës, në llogari bankare do t’u hidhet edhe…

    LAJM I MIRË/ “Shpëtojnë” policët! Përveç rrogës, në llogari bankare do t’u hidhet edhe…

    Qeveria ka menduar një lajm të mirë për efektivët e policisë pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu konfirmoi se nga viti i ardhshëm, nuk do të ketë asnjë vonesë për orët shtesë dhe ato të natës.

    Edhe lekët e dietave nuk do të jepen më në karta (tollona) supermarketi, por çdo efektiv policie do t’o marrë shumen e caktuar në llogarinë bankare së bashku me rrogën.

    Efektivët nuk mund të merrnin të gjitha ushqimet që dëshirojnë, por vetëm ato që caktojnë supermarketet, të cilat duket se përfituan nga rasti të heqin nga raftet produktet që nuk shiteshin shpesh.

    Disa prej efektivëve të Policisë së Shtetit thonë se janë ndjerë të turpëruar në kasat e supermarketeve, kur punonjëset u kanë thënë se nuk mund të përfshinin në pagesën me kartë produkte si pelenat për fëmijët apo produktet e higjienës.

    Por tashmë duket se këto probleme do të marrin fund, pasi efektivet bonusin do ta marrin në leke dhe mund ta shpenzojnë për çfarë të duan.

  • I FUNDIT! Sekondat para ekz*kutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

    I FUNDIT! Sekondat para ekz*kutimit, informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

    Një i ri me trup mesatar dhe me syze po shikohet nga policia e Tiranës si person që ka ndihmuar autorët për t’u dhënë informacione mbi lëvizjet e viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky shtetas është afruar pranë zonës së Rinasit rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit.

    Nga kamerat e sigurisë rezulton se, sapo ky shtetas është futur brenda, ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

    Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat. Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

    “Identifikohet informatori nga brenda Rinasit” – Gazetari: Ishte i maskuar me kapele dhe syze
    Ndërkohë, Muçi Sheqeri dhe Gilmando Dani janë larguar nga parkimi, kanë kaluar te trau për të bërë një pagesë, dhe sapo kanë përfunduar pagesën, janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

    Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

    Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

    Të parët që kanë ardhur në ndihmë kanë qenë qytetarët dhe punonjësit e policisë së Rinasit. Sapo janë afruar pranë “Benz”-it, i kanë kërkuar shoferit të hapte derën, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të plagëve të marra në qafë dhe në kokë.

    Mjeti “Toyota” i autorëve rezulton me targa greke dhe, sipas kamerave të sigurisë, ka qëndruar përreth Rinasit deri në momentin e ekzekutimit. Shpresë për policinë mbetet personi informator, për të cilin kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Ndërkohë, po verifikohet nëse mund të përftohet ndonjë e dhënë nga makina, e cila rezulton se i përket një kompanie private.

  • Çuditë e Lorenc Gjikurisë/ Nga falsifikimi i certifikatave të pronësisë deri tek ndërtimet pa leje, si futi miliarda në xhep edhe nga AZHBR, pjesa e parë e dosjes për “Zotin” e Dhërmiut

    Çuditë e Lorenc Gjikurisë/ Nga falsifikimi i certifikatave të pronësisë deri tek ndërtimet pa leje, si futi miliarda në xhep edhe nga AZHBR, pjesa e parë e dosjes për “Zotin” e Dhërmiut

    Me qytetarë të bregut, i referohemi banorëve të zonave nga Palasa e deri afër Sarandës. Të gjitha sinjalizimet dhe denoncimet e qytetarëve kanë të bëjnë me një personazh që quhet Lorenc Gjikuria.

    Lorenc Gjikuria i ashtuquajturi “Zoti” i Dhërmiut është personi që tjetërson prona. Lorenc Gjikuria është personi që fiton dhjetra mijëra metra katrorë me vendime gjykatash duke paraqitur dokumente të falsifikuara. Lorenc Gjikuria është personi që ka futur me dhjetra herë duart në Kadastrën e Vlorës, për të “rregulluar” ca punë të vetat.

    Lorenc Gjikuria fiton tendera për ndërtim rrugës. Lorenc Gjikuria fiton tendera për ndërtim nënstacionësh elektrike. Lorenc Gjikuria merr leje për hotele dhe resorte. Dhe është po i njëjti Lorenc Gjikuri, që ndërton pa leje ku dhe si të mundet.

    Gjithë sa thamë më sipër nuk janë akuza, dhe as fjalë që mbeten thjesht fjalë.

    Gjithshka thamë më sipër janë “bëmat” e Lorenc Gjikurisë, të cilat priza.al do t’i zbërthejë ditë pas dite me prova dhe fakte (sic është ky kompleks në foto i ndërtuar pa leje) nga Lorenc Gjikuria, që publiku dhe lexuesit të njohin me emra dhe fytyra shkatërruesit e mjedisit.

    Dhe Lorenc Gjikuria me gjithë ata që e kanë vënë si “violinë e parë” në lloj e soj manovrash jo vetëm shkatërruese për mjedisin por totalisht kriminale, do të përballen ditë për ditë, me forcën e fakteve të veprave penale që vetë kanë kryer, deri sa të vijë edhe dita e përballjes me drejtësinë.

    Vijon me:

    Sa ndërtime pa leje ka ndërtuar në zonën e Dhërmiut, Lorenc Gjikuria?

    Sa leje ndërtimi ka zhvilluar totalisht jashte lejes dhe kritereve të miratuara?

    Sa tendera ka fituar dhe si ka arritur t’I fitojë?

    Cilët janë “ëngjëjt” mbrojtës të Lorenc Gjikurisë?

    Si i ka mbyllur Lorenc Gjikuria hesapet me tatimet për çështjen e mashtrimit me faturat?

    Kur do të merret drejtësia me individin Lorenc Gjikuria nga i cili zbërthehet një rrjet i tërë kriminal që ka tjetërsuar dhe ndërtuar në qindra mijëra metra tokë në bregdet?

  • Deputeti i Partise Demokratike cudit shqiptarët! Ja si ia dola ta blej makinën 150 mije euro

    Deputeti i Partise Demokratike cudit shqiptarët! Ja si ia dola ta blej makinën 150 mije euro

    Gazetari Poli Hoxha, deklaroi se në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë makina që kushtojnë deri në 150 mijë euro.

    “Nëse Edi Rama e pranon qeverinë teknike është një fitore shumë e madhe, që mua më duket ëndërr, jo shpresë.

    Problemi është që duhet pastruar partia dhe nëse pastrohet, shkon në qeverinë teknike duke eliminuar treçerekun e elitës së Partisë Demokratike.

    Probleme me drejtësinë ka vetë kryetari, aleati kryesor Ilir Meta ka probleme me drejtësinë…

    Njerëzit kryesorë i ke që të parkojnë makina nga 150 mijë euro.

    E kam pyetur njërin si e bleve dhe më tha që e kishte marrë me kredi”, zbuloi Poli Hoxha në emisionin “Off the Record”.

    Rrethi i parë i zotit Berisha kanë nga këto makina”, shtoi gazetari

  • U ‘zhd*k’ pas vd*kjes se vellait! Miku me i ngushte i Gjestit befason: Ja cfare po i ndodh sot Gjestit dhe Familjes

    U ‘zhd*k’ pas vd*kjes se vellait! Miku me i ngushte i Gjestit befason: Ja cfare po i ndodh sot Gjestit dhe Familjes

    Gimbo, i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi.

    Duke folur për karrierën e tij, Gimbo theksoi se Gjesti ka qenë shtysa e tij kryesore dhe motivimi më i madh për të punuar. Ai tregoi se ka pasur gjithmonë besim të plotë se ata të dy bashkë do të arrinin “të kapnin majat”.

    I pyetur nëse do ta shihnim atë vetë si konkurrent në Big Brother, DJ me humor u shpreh se nuk do të ishte e drejtë, duke bërë një batutë që lidhet me fitoren e Gjestit: “Nuk është fer me fitu dy herë”.

    Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.

    “Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai, duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.

    Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë

    Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo.

    Kjo është hera e parë që një person kaq i afërt me Gjestin flet për gjendjen e tij, pasi vetë fituesi i Big Brother VIP ka qëndruar tërësisht i tërhequr nga jeta publike dhe nuk ka bërë asnjë paraqitje apo deklaratë që prej lajmit tragjik të 26 shtatorit, kur vëllai i tij humbi jetën. 

  • Sapo zbriti nga Barcelona! Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme qe askujt nuk ua merrte mendja

    Sapo zbriti nga Barcelona! Kush e tr*dhtoi Gilmando Danin? Dalin detajet e tm*rrshme qe askujt nuk ua merrte mendja

    Një atentat me armë zjarri mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, la viktimë 47-vjeçari Gilmando Danin, i cili sapo ishte kthyer në atdhe. zbuloni detajet me poshte

    Sipas burimeve, Dani ishte kthyer pak çaste para vrasjes nga Barcelona dhe në aeroport ishte pritur nga Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë.

    Dyshohet se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e tyre dhe i kanë ndjekur deri pranë rrethrrotullimit afër Rinasit.

    Në momentin kur Shaljani, që drejtonte një automjet tip Mercedes Benz S-Class, po largohej nga zona e aeroportit, ndaj tyre është hapur zjarr me breshëri automatiku.

    Si pasojë e të shtënave, Gilmando Dani ka ndërruar jetë në vend, ndërsa Shaljani ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

    Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të Tiranës dhe Fushë-Krujës.

    Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet tip Toyota me targa greke, ndërkohë është raportuar se një mjet është djegur në fshatin Halil, në Krujë.

    Rinas/Informacion paraprak

    Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

    Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

    Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

    Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Po kush është Gilmando Dani?

    Dani ka qenë një nga emrat më të përfolur të botës së krimit, që vepronte për llogari të Emiliano Shullazit.

    Disa vite më parë është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda si pjesë e një grupi që vinte gjoba biznesmenëve në Tiranë, grup i cili drejtohej nga Emiliano Shullazi”, tha gazetarja Klodiana Lala.

    Gilmando Dani la qelinë e burgut rreth një vit e gjysmë më parë, pasi shleu të gjithë dënimin në lidhje me pjesëmarrjen në këtë grup të strukturuar kriminal.

    Po ashtu, gazetarja Lala tha se “Që nga koha kur Emiljano Shullazi ndodhet në burg, mësohet se Gilmando Dani kishte marrë drejtimin e grupit kriminal”.

    Ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015.

    Gilmando Dani u dënua me 12 vite burg në nëntor të vitit 2018 si pjesë e grupit të Shullazit për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Ai u lirua ne 6 tetor 2024.

  • Kushtetuesja e kthehu në detyrë, Erion Veliaj jep URDHËRIN e parë si kryebashkiak…

    Kushtetuesja e kthehu në detyrë, Erion Veliaj jep URDHËRIN e parë si kryebashkiak…

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga qelia ka urdhëruar që kryeqyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit, duke shënuar urdhrin e parë pas rikthimit në detyrë nga Gjykata Kushtetuese

    Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

    Tirana do të ndriçojë sërish për festat e fundvitit. Edhe pse ndodhet në kushte të vështira, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit. Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike, duke respektuar standardet më të larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të përcaktuara për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.