Blog

  • E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

    E mban larg mediave, por pa te ska jete! Do habiteni se cfare pune ben gruaja e Arditit

    Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

    Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”.

    Ata që kanë pasur të paktën një kontakt, e dinë mirë që Anila Beko, apo siç të gjithë e njohim, bashkëshortja e Ardit Gjebreas, të bën menjëherë për vete.

    E sjellshme, dashamirëse, e çiltër dhe plot pozitivitet, Anila është ndër të paktët njerëz që të mbushin me shpresë me besim dhe të bëjnë të mendosh se bota është e bukur.

    Ndonëse refuzon protagonizmin, bashkëshortja e moderatorit të njohur nuk e shmang dot plotësisht, ndërsa lakohet shpesh në media, jo vetëm për martesën, por edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë viteve artistit të famshëm.

    Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

    Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”.

  • Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

    Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…–Rudina Magjistari: Në Elbasan?
    Oriana Cama: Po.–Rudina Magjistari: Vërtet?

    Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.–Rudina Magjistari: Si e ka emrin?–Oriana Cama: Julian Baxho.

    Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

  • Gjesti e zë në befasi sigurimin amerikan në koncert, momenti bëhet viral

    Gjesti e zë në befasi sigurimin amerikan në koncert, momenti bëhet viral

    Gjesti po vazhdon turin e tij të koncerteve, këtë radhë përtej oqeanit.

    E duket se energjia e zjarrtë me të cilën u shfaq me të mbërritur krah Era Istrefit, e ka përcjellë dhe në skenë.

    Ai është shfaqur i ngarkuar me adrenalinë dhe disponim të lartë, çka është reflektuar menjëherë në performancën e tij live.

    Një moment i veçantë nga koncerti është bërë viral në rrjet, teksa këngëtari ka përfshirë papritur në performancë një nga pjesëtarët e sigurimit. Duke iu afruar në mënyrë spontane, Gjesti i ka bërë një lëvizje lozonjare truprojës që fillimisht u duk i habitur, por më pas ka reaguar me një pohim të lehtë me kokë dhe fjalën: “Nice”.

    Ky ndërveprim i papritur është shpërndarë gjerësisht dhe ka shkaktuar shumë të qeshura në rrjet, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjestit për të sjellë momente autentike dhe të paharrueshme në çdo performancë.

    Ndiqeni të plotë këtë moment në videon më poshtë. 

    https://www.instagram.com/reel/DK43Eo8sTH-/?igsh=eHI1azI0dzZ2NGIx

  • Alba flet për ndarjen nga Limi: Është thënë fjala e fundit!

    Alba flet për ndarjen nga Limi: Është thënë fjala e fundit!

    Alba dhe Limi nuk janë më bashkë, kjo është konfirmuar nga vetë ish-fermerja mbrëmjen e djeshme të spektaklit Ferma VIP. E pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se a është më me Limin, Alba ka konfirmuar atë që shkoi pak ditë më parë në rrjetet sociale se janë ndarë.

    Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat e dy opinionistëve “pikantë”, Kastro dhe Zhaku, të cilët me humor kanë pyetur Albën se nga e preferon parterin e ardhshëm.

    Luana: Je më me Limin?

    Alba: Fjala është thënë.

    Luana: Jeni ndarë?

    Alba: Po.

    Kastro: Nga kush i tha fjala e fundit?

    Alba: Pak rëndësi ka.

    Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj.

    Kastro: Unë kam besim se Alba do dalë me ndonje dekalarate se e do Tosk, Bektashi.

    Alba: Kastro unë nuk i ofendoj të tjerët.

    Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk.

    Alba: Jo jam prapë me veriorët

  • Prapaskenat/ Vese, xhelozi dhe dështime, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja! Si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre

    Prapaskenat/ Vese, xhelozi dhe dështime, ndarja e vështirë e Shpat Kasapit nga bashkëshortja! Si çifti morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre

    Vetëm një muaj më parë, shkruam për një ndarje jo dhe aq të lehtë që ishte duke ndodhur mes Shpat Kasapit dhe bashkëshortes së tij, Selvijes. Në një postim në rrjetet sociale, ka qenë kjo e fundit që ka konfirmuar jo vetëm ndarjen, por edhe momentet e vështira që ka kaluar në këtë martesë.

    Selvija postoi një mesazh emocional në InstaStory-n e saj, duke lënë të kuptohet se gjërat mes saj dhe këngëtarit mund të kenë marrë fund. Ky postim ka ndezur një valë diskutimesh mes fansave dhe medias, pasi tani shumë prej tyre janë të bindur se ndarja është zyrtare.

    shpat kasapi selvije3

    “Ditët e fundit në Tiranë… Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet. Në çdo cep të saj kam lënë pjesë të shpirtit tim… një grua që luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj… Tirana s’do të jetë më e njëjta pa mua, dhe as unë pa të”, shkroi ajo krahas një fotoje.


    Burimet flasin se çifti, që pas shpërnguljes në Tiranë ka pasur probleme të shumta. Shkak për këtë janë bërë jo vetëm xhelozitë e Selvijes, por edhe ndryshimi që erdhi bashkë me zhvendosjen.

    Konfliktet e çiftit kanë qenë të rënda dhe veç xhelozive, akuza ka pasur edhe për vese nga ana e këngëtarit. Në këtë situatë, pas shumë debatesh që çifti ka pasur, të dy i kanë dhënë fund raportit të tyre, në një mënyrë goxha të vështirë.

  • Sulmet me raketa, MEPJ: 5 shqiptarë ndodhen në Izrael për momentin

    Sulmet me raketa, MEPJ: 5 shqiptarë ndodhen në Izrael për momentin

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka identifikuar pesë shtetas shqiptarë që ndodhen në Izrael për momentin, teksa vijojnë sulmet me raketa nga Irani. Tre prej tyre janë me status turisti, thotë ministria, ndërsa dy të tjerë me qëndrim të përkohshëm. Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Tel Aviv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

    “Deri tani nuk ka asnjë raportim për qytetarë shqiptarë të lënduar apo të dëmtuar”, njoftoi ministria. Ministria thotë se po ndjek situatën me prioritet dhe vëmendje të veçantë. Ajo njofton se për shkak të situatës fluturimet janë ndërprerë. Ndërkohë për çdo nevojë emergjente apo informacion shtesë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka vendosur disa numra kontakti.

    “Për çdo informacion shtesë dhe nevoja emergjente, lutemi të kontaktoni Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv në numrat e emergjencës: +972 54 480 6601 dhe +972 54 904 2813”, njoftoi MEPJ.

  • Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)

    Mrekulli në Shqipëri! Fëmilja gjen të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë, ja cfarë e shpetoi (video)

    Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallur i humbur nga familja, pasi nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk përgjigjej në telefon.

    Por kthesa ka ardhur 3 ditë pas humbjes së tij, kur të premten, disa fëmijë që po laheshin pranë shtratit të lumit në zonën e Zallit në Bulqizë, pranë urës së Çeranecit kanë konstatuar një makinë të aksidentuar.

    Menjëherë kanë lajmëruar forcat e policisë, të cilat pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë gjetur të gjallë brenda automjetit të riun Isa Nurçe, i cili kishte përfunduar me makinë aksidentalisht tre ditë më parë pranë ujërave të lumit Zall.

    Pas mbërritjes së shërbimeve të policisë dhe urgjencës i riu është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Kujtojmë që babai i të riut kishte denoncuar humbjen e djalit në organet e Policisë.

    Njoftim i Policisë – Bulqizë / Informacion paraprak

    “Sot, më datë 06.06.2025, rreth orës 18:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rrethrrotullimit të Shupenzës është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga verifikimet, është identifikuar drejtuesi i automjetit, shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kishte kallëzuar se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

    A është kjo fillimi i luftës së madhe? SHBA dhe Izraeli bashkë në betejë ajrore kundër Iranit!

    Kriza në Lindjen e Mesme po thellohet, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë fuqishëm në veprim për të ndihmuar Izraelin të përballojë sulmet raketore nga Irani.

    Burime izraelite për CNN kanë konfirmuar se SHBA ka asistuar drejtpërdrejt në rrëzimin e raketave iraniane, të cilat synonin zemrën e Izraelit natën e së premtes.

    “Strukturat tokësore amerikane kanë identifikuar dhe kapur disa nga raketat në fluturim,” thanë zyrtarë amerikanë, duke shtuar se ende nuk janë përdorur avionët luftarakë apo anijet luftarake në operacion – por ato janë në gatishmëri.

    Pentagoni ka vendosur anije shkatërruese të Marinës pranë brigjeve izraelite, për të krijuar një perimetër mbrojtës ndaj çdo sulmi të mëtejshëm nga Irani apo aleatët e tij rajonalë. Ky pozicionim strategjik është pjesë e një operacioni të heshtur, por vendimtar, për të ruajtur balancën në rajon.

    “Ky është një bashkëpunim i nivelit më të lartë ndërmjet forcave amerikane dhe sistemit të mbrojtjes izraelit,” theksojnë burime të Pentagonit.

    Në sulmin masiv të prillit 2024, Irani lëshoi mbi 300 predha – përfshirë 170 dronë dhe 120 raketa balistike – por ushtria izraelite, me ndihmën e aleatëve si SHBA, rrëzoi 99% të tyre, duke evituar një katastrofë të mundshme.

  • Alarm ndërkombëtar: Sulmi izraelit ndaj Iranit shkakton ndotje radioaktive – IAEA konfirmon

    Alarm ndërkombëtar: Sulmi izraelit ndaj Iranit shkakton ndotje radioaktive – IAEA konfirmon

    Situata në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet me shpejtësi drejt një katastrofe globale. Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) ka konfirmuar zyrtarisht se një sulm ajror i Izraelit ndaj Iranit ka shkaktuar ndotje radioaktive, duke rritur shqetësimet për një krizë bërthamore në zhvillim.

    Sipas njoftimit të IAEA, një prej objekteve që është goditur nga forcat izraelite ka përmbajtur materiale të ndjeshme bërthamore, dhe tashmë janë regjistruar nivele të rritura të rrezatimit në zonë. “Kjo përbën një rrezik të madh për shëndetin publik dhe sigurinë ndërkombëtare,” deklaroi agjencia.

    Ende nuk është bërë e ditur shkalla e saktë e ndotjes, por ekspertët paralajmërojnë se pasojat mund të jenë afatgjata dhe përtej kufijve të Iranit. Reagimet në nivel global nuk kanë munguar: Kombe të Bashkuara, BE dhe Rusia kanë shprehur shqetësim të thellë dhe po kërkojnë një ndërhyrje urgjente diplomatike.

    Ndërkohë, tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë në pikën më kritike, me të dyja palët që nuk përjashtojnë një përplasje të hapur ushtarake.

    Bota po mban frymën – rreziku nuk është më vetëm rajonal, por global.

  • Raketa iraniane bien në Tel Aviv! Ministri i Mbrojtjes: “Do paguajnë çmim të rëndë!”

    Raketa iraniane bien në Tel Aviv! Ministri i Mbrojtjes: “Do paguajnë çmim të rëndë!”

    Tensionet mes Iranit dhe Izraelit kanë shpërthyer në një tjetër përplasje të rrezikshme, pasi raketat iraniane goditën zonën urbane të Tel Avivit.

    Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Katz, reagoi ashpër, duke theksuar se “Irani ka kaluar vijat e kuqe” duke shënjestruar civilët dhe zonat e banuara. Edhe pse sulmi nuk shkaktoi viktima, dëmet materiale janë të konsiderueshme, sipas autoriteteve.

    Në një deklaratë të fortë, Katz paralajmëroi:

    🗨️ “Irani do të paguajë një çmim shumë të rëndë për këtë agresion. Askush nuk godet civilët tanë pa pasoja.”

    Ndërkohë, Policia izraelite ka konfirmuar se një municion iranian është rrëzuar në Distriktin Verior të vendit. Zëdhënësi i saj sqaroi se nuk ka të lënduar, por u kërkua popullatës të shmangë zonat e prekura dhe të mos prekin mbeturinat, pasi mund të jenë ende të rrezikshme.

    👮‍♂️ “Njësitë tona elitare janë vendosur në çdo cep të vendit. Asnjë kërcënim nuk do të neglizhohet,” u tha në deklaratën e Policisë, ndërsa shtoi se ekipet e reagimit emergjent janë në gadishmëri të plotë.

    Ky është një zhvillim që mund të çojë në një përshkallëzim të ri ushtarak, në një rajon tashmë të tensionuar rëndë. Sytë e botës janë kthyer nga Lindja e Mesme, ndërsa pyetja që ngrihet është: A do të jetë ky fillimi i një përplasjeje të hapur?