Blog

  • Skandal  : Një  22-vjeçar  u përpoq të martohej me një vajzë 9-vjeçare në Disneyland Paris

    Skandal : Një 22-vjeçar u përpoq të martohej me një vajzë 9-vjeçare në Disneyland Paris

    Një martesë e rreme në Disneyland Paris në Francë shkaktoi një hetim policor të dielën, pasi stafi i parkut tematik dyshoi se “nusja” në ceremoninë e supozuar ishte një vajzë 9-vjeçare ukrainase.

    Incidenti i çuditshëm u raportua për herë të parë nga e përditshmja Le Parisien. Gazeta tha se një burrë kishte marrë me qira kompleksin e parkut – i cili mund të përdoret për evente private jashtë orarit të hapjes – për një total prej 130,000 € (150,000 dollarë) disa javë më parë.

    Qindra figurantë u sollën për të luajtur rolin e mysafirëve.

    Nëna pretendon se vajza e saj donte një “ditë të denjë për një princeshë”.
    Stafi u trondit kur pa vajzën e re, e cila mezi qëndronte në këmbë me taka të larta, tha raporti, duke shtuar se ata njoftuan policinë se mund të ishte një martesë e paligjshme e fëmijëve.

    Autoritetet më vonë thanë se “martesa” ishte e sajuar.

    Nëna e vajzës thuhet se u tha hetuesve se donte që vajza e saj të ndihej si një “princeshë” e Disney-t për atë ditë.

    “Pra, nuk ishte një dasmë, por një dasmë e inskenuar e filmuar me rreth njëqind figurantë. Ata punësuan Disneyland Paris, duke u shtirur sikur ishte një dasmë e vërtetë”, citoi agjencia e lajmeve AFP zëvendësprokurorin Alexandre Verney të thoshte.

    4 persona u arrestuan ndërsa policia heton
    Një ekzaminim mjekësor i kryer ndaj vajzës tregoi se ajo nuk kishte pësuar dhunë.

    Arrestimet përfshinin të ashtuquajturin “dhëndër”, një 22-vjeçar, me sa duket britanik, i cili dyshohet se organizoi ngjarjen, nënën ukrainase dhe dy shtetas letonezë.

  • MOMENTE TË PAPRITURA, XHENSILA RIKTHEN NË SKENË NJË KUJTIM ME BESIN

    MOMENTE TË PAPRITURA, XHENSILA RIKTHEN NË SKENË NJË KUJTIM ME BESIN

    Këngëtarja Xhensila Myrtezaj mahniti publikun me paraqitjen e saj gjatë koncertit të madh Alba Festival, duke sjellë një performancë të fuqishme dhe plot emocione.

    Një nga këngët që performoi ishte edhe ajo ‘Çelësi i Zemrës’ këngë kjo qe dikur i dedikoi ish bashkëshortit, Bes Kallakut, që ishte pjese e videoklipit dhe ai.

    Ky veprim i saj ka ngjallë reagime të shumta në rrjet, duke e parë si një kujtim të bukur që Xhensila e rikthej në skenë.

    Pavarësisht ndarjes duket se disa këngë mbeten të paharrueshme, jo vetëm për artistët, por edhe për publikun. Me këtë performancë, Xhensila tregoi se muzika ka fuqinë të ruajë kujtime.

  • GJESTI BËN VEPRIMIN E PAPRITUR NDAJ ROZANA RADIT

    GJESTI BËN VEPRIMIN E PAPRITUR NDAJ ROZANA RADIT

    Gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Albania’ Gjesti dhe Rozana Radi krijuan një marrëdhënie dinamike, shpeshherë të komentuar nga publiku.

    Ani pse raporti i tyre pas daljes nuk ishte aq i afërt sa brenda shtëpisë, megjithatë ajo që i ka befasuar ndjekësit është veprimi i fundit i Gjestit, shkruan “Kosovarja”.

    Pavarësisht mungesës së ndjekjes në ‘instagram’, Gjesti është parë duke i pëlqyer postimin e fundit të këngëtares.

    Ky veprim i thjeshtë por i zëshëm ka ndezur diskutimet në rrjet, duke aluduar për një bashkëpunim në muzikë.

  • Shuma marramendëse/ Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliaj

    Shuma marramendëse/ Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliaj

    Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, është duke u mbrojtur nga një kompani londineze e marrëdhënieve me publikun, “Kendal Global Advisory”, e cila po përpiqet të ruajë dhe forcojë reputacionin e tij ndërsa ai qëndron i izoluar në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

    Në një komunikim me “shteg.org”, kompania pranoi se Veliaj është klienti i tyre, ndërkohë që në faqen zyrtare të saj prezantohen projekte suksesi të ndryshme me klientë nga qeveri dhe korporata globale, deri te investitorë strategjikë në Gjirin Persik.

    Sipas raportimeve të “The PR Insider”, tarifat mujore për shërbimet e kompanive të mëdha të PR-it si “Kendal Global Advisory” arrijnë deri në 25 mijë paund, rreth 29 mijë euro. Një analizë e bërë nga “Essential Content” tregon se mesatarisht këto shërbime kushtojnë rreth 4,672 paund në muaj, ose rreth 5,465 euro.

    Përveç kontaktimit me kompanitë e PR-it, sipas analistit Indrit Vokshi, politikanët shqiptarë që kanë probleme me ligjin krijojnë operacione propagande duke dëmtuar imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Rikthimi i Lali Erit

    Në epokën e informacionit të shpejtë dhe rrjeteve sociale, reputacioni politik është bërë një aset shumë i brishtë dhe vendimtar për karrierën e çdo figure publike. Ekspertët e komunikimit theksojnë se “menaxhimi i kujdesshëm dhe strategjik i reputacionit shpeshherë përbën çelësin për mbijetesën politike, sidomos kur politikanët përballen me sfida ligjore dhe presion mediatik”. Në këtë kontekst, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, vepra penale këto që dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, duket se nuk ka tjetër rrugë veçse të përpiqet të ruajë dhe të shpëtojë emrin e “mirë të Lali Erit”.

    Ndonëse për 4 muaj ai i ka qëndruar deklaratës së tij se ndodhet i izoluar padrejtësisht, Veliaj i është drejtuar një kompanie angleze të strategjisë së komunikimit dhe marrëdhënies me publikun (PR) për të mbrojtur reputacionin.

    Me anë të një e-maili të ardhur pranë redaksisë së “shteg.org”, përfaqësues të “Kendal Global Advisory” pranojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj është klienti i kësaj shoqërie.

    Sipas tyre, është e rëndësishme të theksohet se Veliaj është i arrestuar në bazë të dyshimeve, por ende nuk ka një tregues se kur, apo nëse do të ngrihet akuza ndaj tij.

    “Zoti Veliaj i mohon kategorikisht këto akuza dhe paraburgimi i tij para gjykimit është një element që mund të rrezikojë vetë aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian” – shkruajnë përfaqësues të Kendal Global Advisory.

    Ndërkohë, pyetjet e “shteg.org” se kush është nënshkruesi i kontratës dhe sa ka kushtuar kjo kontratë nuk morën një përgjigje as nga kompania, as nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

    Por, sipas një analize të bërë nga “Essential Content” me tarifat mujore fikse të 61 agjencive të pavarura të PR-it në Mbretërinë e Bashkuar, siç është ajo e përzgjedhur nga Veliaj, mesatarisht tarifa mujore që duhet të paguajë klienti për të marrë shërbimin, konsultimin është 4,672.55 paund, ose thënë ndryshe 5,464.63 euro.

    Megjithatë, kompania e përzgjedhur prej Veliajt ofron shërbime në shtete të ndryshme të botës në fusha të ndryshme, ku përveç personave fizikë, përfshihet: mbrojtja e reputacionit të personave me përgjegjësi shoqërore, çështje gjyqësore të klientëve, këshillim strategjik për korporata të mëdha, si dhe forcim i reputacionit të klientëve në disa nga ngjarjet më të mëdha në botë.

    “Në Kendal, ne jemi të përqendruar ekskluzivisht në ofrimin e këshillave me ndikim, që ndihmojnë klientët të menaxhojnë reputacionin e tyre, një faktor kyç i vlerës në botën e sotme”, – kjo është fjalia e parë që lexojnë vizitorët e faqes web të kompanisë së PR-it “Kendal Global Advisory”.

    Sipas të dhënave publike “Kendal” rezulton me vendndodhje në Londër dhe zhvillon veprimtarinë e saj në një gamë të gjerë klientësh në mbarë botën.

    “Ne punojmë me një gamë të gjerë klientësh, nga korporata të mëdha deri te biznese të reja (start-up), organizata joqeveritare (OJQ), qeveri, zyra familjare dhe individë me pasuri të konsiderueshme” – thuhet në rubrikën “Rreth Nesh”, ndërkohë që si sukses së saj kompania ndan rastet ku strategjia e ndjekur prej tyre kanë ndihmuar klientët të rrisin reputacionin e tyre, madje dhe të kthehen në investitorë të besueshëm strategjikë.

    “Një zyrë familjare e vetme në Lindjen e Mesme na kërkoi ndihmë për të mbrojtur dhe zgjeruar reputacionin e tyre në sektorë të rinj ku po fillonin të bënin investime strategjike”, – shkruhet në Kendal, ku pasi tregohet se si familja është ndihmuar me anë të përgatitjes së fjalimeve në konferenca dhe artikujve të rëndësishëm për investitorët, është bërë e mundur ndërtimi i imazhit të një investitori të besueshëm, çka është reflektuar dhe në pasurimin më të madh financiar të kësaj familjeje.

    Analisti politik Indrit Vokshi vë në dukje se në Shqipëri, kur politikanët përballen me akuza ligjore, shpesh përdorin strategji të avancuara propagandistike, për të ndikuar opinionin publik dhe për të minuar besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

    “Madje kanë tentuar të krijojnë mendimin sikur politikanët janë të ndershëm por ata janë viktima të përndjekjes nga prokuroria e gjykata”, – thotë gjatë intervistës për “shteg.org” analisti Voksi.

    Një nga strategjitë e ndjekura nga kompanitë e PR-it është dhe publikimi i “punëve të mira” të bëra nga klientët, të cilët duhet tua rikujtojnë vazhdimisht ndjekësve apo audiencës së tyre për të arritur në qëllimin e tyre, fitimin apo rifitimin e besueshmërisë.

    Një strategji e tillë, nga hulumtimi në rrjetin social “Instagram” rezulton të jetë ndjekur edhe nga Kryebashkiaku Veliaj, cili ndonëse prej 4 muajsh rezulton i izoluar fizikisht, në hapësirën online vazhdon të mbetet aktiv.

    Ai ka qëndruar aktiv më shpërndarjen e përmbajtjeve të ndryshme në rrjetet sociale, duke nisur nga rrëfimet e përditshme për arrestimin e padrejtë, sipas tij, tek ngjarjet kulturore të Tiranës, ndërtimi i objeketeve publike të Tiranës gjatë kohës së drejtimit të bashkisë nga ai, ndarja nga jeta e artistëve të kinematografisë dhe Papa Françeskut e të tjerë.

    Nga data 10 shkurt deri më 23 qershor Veliaj numëron të publikuar në rrjetin social “Instagam” 156 postime. Thënë ndryshe, 156 postime janë publikuar në 134 ditë, çka do të thotë se mesatarisht Kryebashkiaku poston për ndjekësit e tij 1 ose 2 herë në ditë.

    “Prioritet kryesor i një shoqërie duhet të jetë mbajtja përgjegjësise dhe nën kontroll gjyqësor e politikanëve të cilët duke menaxhuar pushtet dhe financa kanë mundësi edhe të pasurohen e të krijojnë “shtete private”, struktura të infiltruara brenda shtetit të cilat shmangin ligjin dhe interesin publik dhe marrin vendime për interesa okulte” – përfundon Vokshi.

    Nuk është hera e parë që Erion Veliaj, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, firmos një kontratë me kompani të huaja për të menaxhuar betejat ligjore dhe imazhin publik. Në mars të vitit 2025, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë u publikua kontrata mes Veliajt dhe studios ligjore elitare “Kasowitz Benson Torres”, firmosur prej tij dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj. Dokumenti përfshin ofrimin e shërbimeve ligjore, strategjike dhe komunikative për procesin penal që ai po përballon në Shqipëri. Pagesat për orë pune variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë, ndërsa marrëveshja përfshin gjithashtu lobim pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe institucioneve të tjera qeveritare në SHBA.

    Studioja ligjore e angazhuar do të ofrojë gjithashtu konsulencë mbi marrëdhëniet me publikun në raport me qeverinë dhe legjislacionin shqiptar. Një përfaqësues i saj mbërriti në Tiranë në fillim të marsit për të ndjekur nga afër seancën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë ndaj Veliajt, por nuk u lejua të marrë pjesë për shkak të kufizimeve të legjislacionit vendas. Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), përballet me akuza për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, të cilat dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, nëntë episode korruptive janë identifikuar ku ai dyshohet se ka përfituar personalisht ose përmes të afërmve./Shteg.org https://standard.al/2025/06/24/shuma-marramendese-nje-kompani-londineze-po-kujdeset-per-reputacionin-e-erion-veliaj/

  • Kjo që po ndodh në Shqipëri është e pab*sueshme, nuk ndodh në asnjë vend tjetër europian

    Kjo që po ndodh në Shqipëri është e pab*sueshme, nuk ndodh në asnjë vend tjetër europian

    Një muaj e gjysmë pas votimeve, elektorati ende nuk di se cili është rezultati!

    E pabesueshme!

    Një muaj fushatë elektorale.

    Një ditë votimet.

    Tre – katër ditë numërimi i votave.

    Po vete një muaj e gjysëm për t’i rinumëruar.

    Dhe ka ende budallenj që thonë se ligji ekektoral është i mirë!

    Se ne qytetarët duhet të kemi besim te rezultati i zgjedhjeve dhe te numëruesit!

    Se ne kemi kapur standarde evropiane!

    Ndërkohë që politika merret me numërimin e kokrrave të misrit dhe e derdh thesin pastaj numëron përsëri, populli qesh, tallet, shikon hallet e veta!

    MendonI më se organizmat elektorale mund të jenë më të besueshme?

    Pale : Prill, maj, qershor, korrik, gusht, shtator, gjashtë muaj pa Kuvend praktikisht, nuk dihet se me çfarë statusi ish deputetë akoma i shohim në sallë që na qeverisin, kur s’kanë asnjë mandat.

    Gjashtë muaj pushime me rroga disamilionëshe.

    Këto janë standardet?

    Rrahin ujë kot në havan në Kuvend! Sa për të na thënë se janë në punë!

    Gjeni një vend evropian ku të duhen gjashtë muaj pas votimeve për të pasur një qeveri të re!

    Gjeni një vend evropian ku duhen dy muaj për t’u numëruar votat!

    Çfarë talljeje!

    Në bashkëpunim me atë që e quan veten opozitë, por që nga shifrat që kemi në zgjedhje sot për sot nuk është më një organizëm politik! Nuk ka rol në përthyrjen e vijave të forcave politike në vend. 

    Edhe thotë se votat na u vodhën dhe kërkon rinumërimin e votave!!!

    Fatkeqësisht!

  • Pse Greta Koçi “mbeti” gjithmonë 16 vjeç? Këngëtarja rrëfen historinë e bujshme qe askush se dinte

    Pse Greta Koçi “mbeti” gjithmonë 16 vjeç? Këngëtarja rrëfen historinë e bujshme qe askush se dinte

    Sigurisht! Ja një version i ri i artikullit, i riformuluar me fjalë të tjera, duke ruajtur kuotimet origjinale:

    Batutën se Greta Koçi është gjithmonë 16 vjeç e ka dëgjuar pothuajse çdo shqiptar që ndjek muzikën dhe rrjetet sociale.

    Por si lindi kjo shaka, që me kalimin e viteve u kthye në një meme të famshme që e shoqëron këngëtaren edhe sot?

    Greta ka treguar më në fund historinë që qëndron pas kësaj “moshe legjendare”.

    E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Greta ndau me të qeshur një moment të veçantë nga fillimet e saj muzikore.

    Si një adoleshente që sapo po hidhte hapat e parë në skenë, ajo dhe nëna e saj vendosën të mos e zbulonin moshën e saj reale, nga frika se do të dukej shumë e vogël për tekstin e këngës së parë.

    “Në këngën time të parë me Erion Korinin, ‘Kush ka faj’, unë kam qenë vetëm 13 vjeç e gjysmë. Mami im dhe unë, të dyja bashkë, vendosëm që unë të mos thoja se jam 13 vjeç e gjysmë… menduam që do ishte më mirë të thoja 15 vjeç, sepse ishte turp me qenë aq e vogël në një këngë dashurie.”

    Por askush nuk e kishte imagjinuar që kënga do të kthehej menjëherë në një hit dhe Greta do të niste rrugëtimin e saj të suksesshëm. Meqenëse publiku tashmë e njihte si “15-vjeçaren”, Greta e kishte të vështirë të dilte nga kjo kornizë dhe gjatë intervistave rritej me “ngadalësi” në moshë.

    “Ato bënin llogaritë me 15, unë brenda 2 viteve i kisha futur marshin e pestë dhe nuk ndaloja. Kur më pyesnin, thoja që jam 16 vjeç… sepse aq shkova unë, ndaj nuk u rrit mosha.”

    Kështu lindi shprehja e famshme: Greta Koçi, vajza që “mbeti përjetë 16 vjeç”.

  • Konflikti  që përfundoi në spital – i riu i plagosur rëndë në Tropojë!

    Konflikti që përfundoi në spital – i riu i plagosur rëndë në Tropojë!

    Një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me gjakderdhje në Dojan të Tropojës.

    Burime zyrtare konfirmojnë se rreth orëve të para të mëngjesit, 23-vjeçari Artur Buçpapaj është paraqitur në spital me plagë të marra nga goditje me mjet prerës. Mjekët kanë bërë me dije se i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë dëmtime serioze.

    Sipas Policisë, dyshohet se pas plagosjes fshihet Orgen Lataj, vetëm 18 vjeç, banues në Bajram Curri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri banal që degjeneroi në dhunë fizike me thikë.

    Autori i dyshuar është shpallur në kërkim policor, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e të dyshuarit.

  • “S’ta fal gjakun e djalit!” – Nëna e viktimës shpërthen në sallën e gjyqit

    “S’ta fal gjakun e djalit!” – Nëna e viktimës shpërthen në sallën e gjyqit

    Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar sot seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një figurë e afërt me Ervis Martinajn, i njohur si “mbreti i lojërave të fatit”.

    Të pandehur në këtë çështje janë Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.

    Mosprania e dëshmitarëve

    Babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, nuk është paraqitur në seancë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Avokatja e tij ka dorëzuar raport mjekësor në gjykatë. Gjykata urdhëroi përsëritjen e fletëthirrjes për dëshminë e tij në një seancë të ardhshme.

    Komunikimet përmes SKY ECC – Mohime nga Leonard Duka

    Në seancë u mor në pyetje Leonard Duka lidhur me komunikimet përmes aplikacionit të koduar SKY ECC, të përdorur nga shumë grupe kriminale për të shmangur përgjimet.

    Avokatja: A keni pasur ndonjëherë llogari SKY ECC? Duka: Jo.

    Avokatja: A e njihni kodin e përdorur në komunikime?

    Duka: S’e kam idenë.

    Avokatja: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur SKY?

    Duka: Jo, asnjë kontakt.

    Prokurori Behar Dibra: Keni komunikuar me Ervis Martinajn?

    Duka: Po, e kam takuar. Por s’kam pasur komunikime të tjera.

    SPAK njoftoi se ka sjellë prova të reja që implikojnë Leonard Dukën në komunikime përmes SKY ECC me Ervis Martinajn, duke shtuar peshën e akuzave ndaj tij.

    Seanca u tensionua kur nëna e Santiago Malkos shpërtheu në lot dhe në akuza ndaj të pandehurve:

    “S’ta fal gjakun e djalit kurrë, do ta vras! Më fute djalin në dhe!”

  • “Askush s’e dinte! Luizi i nënshtrohet një operacioni sekret”

    “Askush s’e dinte! Luizi i nënshtrohet një operacioni sekret”

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka kaluar një operacion, por si gjithmonë, edhe këtë herë me shumë humor.

    Ka qenë vetë Luizi që e ka zbuluar në një InstaStory, ku ka shkruar:

    “Gjatë operacionit s’ndjeva asnjë dhimbje… por ndjeva kur shkova të paguaja faturën!”

    Postimi ka shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet, ndërkohë që fansat kanë mbetur të habitur:

    “Kur? Pse s’tha gjë?”

    “Luizi edhe kur operohet, e kthen në shaka.”

    Ende nuk dihet për çfarë operacioni bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt: fatura paska qenë më e rëndë se ndërhyrja!

  • “Askush s’e dinte! Luizi i nënshtrohet një operacioni sekret”

    “Askush s’e dinte! Luizi i nënshtrohet një operacioni sekret”

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka kaluar një operacion, por si gjithmonë, edhe këtë herë me shumë humor.

    Ka qenë vetë Luizi që e ka zbuluar në një InstaStory, ku ka shkruar:

    “Gjatë operacionit s’ndjeva asnjë dhimbje… por ndjeva kur shkova të paguaja faturën!”

    Postimi ka shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet, ndërkohë që fansat kanë mbetur të habitur:

    “Kur? Pse s’tha gjë?”

    “Luizi edhe kur operohet, e kthen në shaka.”

    Ende nuk dihet për çfarë operacioni bëhet fjalë, por një gjë është e sigurt: fatura paska qenë më e rëndë se ndërhyrja!