Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Danja Koka, ish-banore e sezonit të katërt, ka folur për herë të parë hapur rreth marrëdhënies së saj me Redin — lidhje kjo që kishte tërhequr shumë vëmendje gjatë qëndrimit të tyre brenda formatit.
Në një intervistë për emisionin “Prive”, Danja rrëfeu se brenda shtëpisë nuk kishte dijeni për ndikimin e madh që lidhja e tyre kishte jashtë. Tani që është jashtë, ajo është më e hapur dhe nuk sheh arsye për ta fshehur.
“Unë brenda shtëpisë kam folur për Redin, por jashtë ishte bërë kaq e madhe dhe unë nuk e dija. Tani që jam jashtë, dua t’i them të gjithë: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund,” tha ajo me sinqeritet.
Danja tregoi gjithashtu se Redi është shumë i përfshirë në jetën e saj dhe në projektet që ajo po ndërmerr pas daljes nga reality show.
“Ai është shumë i kujdesshëm ndaj meje dhe e kemi marrëdhënien shumë të rehatshme në këtë fazë,” shtoi ajo.
Gjatë edicionit të fundit të Big Brother VIP, lidhja e tyre ishte një ndër më të komentuarat, por disi e rezervuar. Tani, çifti duket se po e jeton raportin pa barrierë dhe presione publike, duke i dhënë rëndësi mbështetjes dhe bashkëpunimit në jetën e përditshme.
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati po i kalon këto ditë të nxehta vere në një resort luksoz në Turqi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga pushimet, por një foto në veçanti ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.
Në një Instagram Story, Ronela postoi një imazh ku shihet një mashkull në pishinë, dhe këngëtarja shkroi: “Pishinë me pamje”.
Pikërisht kjo foto ka ndezur dyshimet mes fansave dhe spekulime në rrjet!
A është ky i dashuri i ri i Ronelës?
Këngëtarja nuk ka zbuluar asgjë, por mënyra si është realizuar fotoja dhe përshkrimi misterioz ka mjaftuar për të hapur një valë aludimesh për një romancë të mundshme.
Çfarë po fshihet pas kësaj “pamjeje”? Këngëtarja për momentin hesht, por rrjeti nuk e ka ndërmend të ndalet së spekuluari. /
Një vajzë 29-vjeçare ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se është e tronditur nga ajo që ka bërë bashkëshorti i saj.
Ajo tregon se është e martuar me një burrë 34 vjeç dhe se së bashku kanë edhe një vajzë. Sipas asaj që tregon e reja deri para disa kohësh ata bënin nj jetë relativisht të lumtur.
Por gjithçka ndryshoi, kur ajo kuptoi se i shoqi po e tradhëtonte. Më e keqja në gjithë këtë histori është se ajo kuptoi se i shoqi nuk po e traqdhëtonte me asnjë femër tjetër, por me shokun e tij të ngushtë.
29-vjeçarja tregon se kishte raste bënte lëvizje femërore por kurr kisha menduar se i pëlqenin dhe meshkujt. Më tej ajo tregon se ajo është në një moment shumë të vështire dhe nuk di si të veprojë.
Po ashtu ajo tregon se është shumë e helmuar në shpirt dhe se ka filluar ta urrejë me gjithe shpirt dhe se ka raste kur mendon ta denoncoj në polici.
Mesazhi i plotë:
Përshëndetje JOQ. Jam një vajzë 29 vjece e martuar me një djalë 34 vjec. Kemi një vajzë të vogël dhe deri para pak kohesh bënim një jete relativisht të lumtur. Ka disa kohe që burri më tradhton.
E kisha kuptuar nga sjelljet e tij dhe vendosa ti lexoj mesazhet në celular. Doja të dija patjetër kush ishte kjo zuskë që po më prishte familjen.Kohet e fundit jemi bëre si moter e vella, raporte pothuajse nuk kemi fare Mbas shumë kontrollesh mora vesh se çfarë nuk ekziston asnjë femër tjetër.
Ai më tradhton me një mashkull,shokun e tij të ngushtë. Nuk e di sa zgjat kjo histori. Që kur jemi njohur kishte raste që kisha disa mendime të cuditshme. Ai ishte shumë i ëmbël dhe i edukuar, kishte raste bënte lëvizje
femërore por kurr kisha menduar se i pëlqenin dhe meshkujt. Jam në një moment shumë të vështire dhe nuk di si tè veproj.
Të gjithe personat që kemi afër mendojnë se jemi cifti perfekt. Jam shumë e helmuar në shpirt dhe kam filluar ta urrej me gjithe shpirt.
Ka raste mendoj ta denoncoj në polici dhe ta fus në burg për një aktivitet të paligjshëm që ai kryen vetëm për hakmarrje .
Ndoshta largohet dhe nga shoku ngushte që na eshte bërë si fëmija e dyte. Kerkoj mendim nga fansat pa ofendim. Mund ti ndodh të gjitheve kjo situate.”
Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok ka tronditur fansat e këngëtarit Gjesti. Në pamje shihet qartë se një nga këngët e tij më të klikuara nuk është aspak origjinale, por një kopje e një kënge arabe të këngëtarit të famshëm Amr Diab.
🎵 Kënga “El Alem Allah” e Amr Diab, një hit botëror, dëgjohet identike me këngën që Gjesti ka publikuar si të veten.
Kjo ka shkaktuar zemërim të madh mes ndjekësve, të cilët ndihen të mashtruar nga artisti që deri dje e konsideronin “zëri i së vërtetës”.
🗣️ Në video dëgjohen komente si:
“Edhe me muzikë na gënjeu…”
“Gjesti ka mashtruar të gjithë, vetëm për famë!”
“Pse s’e thotë që është cover? Pse e shitet si e veta?”
🚨 Njerëzit kërkojnë TRANSPARENCË. A do të reagojë Gjesti? A do të pranojë se kënga nuk është krijim i tij? Apo do vazhdojë të heshtë ndërkohë që fansat e tij ndahen mes zhgënjimit dhe habisë?
I ftuar në emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun, reperi Ledri Vula ka komentuar për disa prej emrave të skenës muzikore shqiptare. Ai vlerësoi reperin Gjestin për stilin dhe energjinë që sjell në muzikë, duke lënë të hapur mundësinë për një bashkëpunim.
“Kisha pasur dëshirë të shkoja në studio me të, vetëm të shoh si energji,” tha Ledri.
Ndërsa, i pyetur për një bashkëpunim me Jozin, ai u përgjigj prerë: “Me Jozin, jo.” Kjo deklaratë shkurt e qartë ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.
Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar sot në “Shije Shtëpie” në Tv Klan për të folur rreth shëndetit vaginal, u ndal në një rast jo shumë të zakonshëm shtatzënie. Mjeku tregon se vajza kishte mbetur shtatzënë pa kryer marrëdhënie seksuale.
Shkëlqim Balili: Kam pasur një rast ku femra kishte ngelur shtatzënë pa u defloruar, domethënë pa u prishur virgjëria dhe kjo ka ndodhur për faktin se ata nuk kishin bërë marrëdhënie
(intercourse) siç i themi ne, vaginale, por në kulmin e orgazmës është ajo që femra është e përgatitur, indet vaginale fryhen. Ky është ereksioni.
Labiet, klitorisi të gjitha bëhen më të fryra, më të enjtura dhe janë gati për të pritur dhe ndonjëherë spermatozoidi hidhet në distancë të shkurtër dhe ai është mikroskopik e mund të futet.
Ky ishte rasti që ai kishte bërë operacion jashtë mitrës, por në fakt ishte futur dhe kishte ngelur shtatzënë. Kjo është një ndjenjë biologjike e femrës dhe e mashkullit.
I ftuar në “E Diel” gjinekologu Shkëlqim Balili ka folur në lidhje me marrëdhëniet seksuale në Shqipëri.
Ai tha se marrëdhëniet seksuale jo të shëndetshme sjellin dhe tragjedi, si vetëvrasje tek adoleshentët.
“Marrëdhënia seksuale është biologjike dhe e ka dhënë zoti. Marrëdhënie seksuale kanë të gjithë qeniet e gjalll në planet. Marrëdhënia seksuale duhet të respektohet dhe ka një aksiomë, ka një gjë shumë të rëndësishme që është jetike, është e domosdoshme, është iperative.
Seks i sigurt do të thotë, e para, të mos prishet familja, e dyta, të prevenohet shtatzania e padëshiruar, sepse sjell trauma, dhe tjetra, të ketë respekt ndaj partnerit.
Zoti e ka bërë që burri është më aktiv, më i shpejtë, dhe tek burri duhet parë gjendja psiko-seksuale. Burrat duhet të jenë më tolerantë dhe të presin, sepse gruaja do pak trajtim”, tha gjinokologu.
Gjinekologu i njohur, Shkëlqim Balili, i habiti të gjithë pak ditë më parë ku bëri një deklaratë ku tha “se vajzat që ngelin shtatzënë 30 vjeç i quaj plaka”.
I ftuar sot në rubrikën “Në trotuar” në “E Diell”, Balili sqaroi deklaratën e tij që bëri shumë bujë në rrjet,
“Fjala plakë nuk është e këndshme, është biologjike. Njeriu ka dy mosha, mosha kronologjike dhe mosha biologjike. Fakti është që gratë kanë 5 faza.
Fëmijëria, puberteti, adoleshenca, periudha seksuale dhe menopauza (gruaja humbet aftësinë për të prodhuar). Më e rëndësishmja është faza e riprodhimit.
Para pak ditësh isha në një konsultë ku një 12-vjeçare ka ngelur shtatzënë nga një 23-vjeçar me precedentë penalë.
Problemi qëndron se kam konstatuar se prindërit duhet të jenë më të përkushtuar në periudhat që kalon fëmija. Edukimi seksual duhet të bëhet me gojë të hapur, i plotë dhe i pashmangshëm, nga mosha 5-7 vjeç.
Edukimi nis që nga dita e lindjes. Në moshën 2 vjeç fëmija duhet të dijë 50 fjalë. Ata që nuk e marrin edukatën në 2 vjeç, ata nuk edukohen më”, tha mjeku gjinekolog.
Vetëm pak javë pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka zgjedhur të thyejë heshtjen, duke folur për herë të parë mbi bashkëprindërimin me të dhe përkushtimin ndaj djalit të tyre, Roel.
Përmes një “Ask me questions” në Instagram, Selvije u pyet nga një ndjekës se si është të jetë njëkohësisht nënë dhe baba për Roelin.
“Faleminderit, Roeli është primare tek unë dhe mundohem të bëj më të mirën për të.”
Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Selvije nuk nguroi të theksojë rolin e rëndësishëm të Shpatit në jetën e djalit të tyre:
“Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit.”
Nga ana tjeter vete Shpat Kasapi, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Selvije Jao, duke zbuluar ndër të tjera shkaktarin e këtij fundi.
Me anë të një ‘InstaStory’ në Instagram, Shpati, ka nënkuptuar se ka gabuar ai ndaj partneres së tij teksa zemerthyer shkruan: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”
Nga ana tjetër jo më larg se dy ditë më parë ishte Selvija qe me anë të një postimi në Instagram, njoftoi ndjekësit se po largohet nga Tirana, qytet me të cilin tashmë e lidhin kujtime të thella personale.
“Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet,” shkroi Selvija në një InstaStory.
Ajo shton se në çdo cep të kryeqytetit ka lënë pjesë të shpirtit të saj, një grua që, siç thotë ajo, “luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj”, ndërsa në postim nuk përmend në asnjë rresht Shpat Kasapin. Make up artistja nga Gostivari la të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin.
Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.
“Mos më thoni më ‘Nuk kam kohë’ apo ‘Nuk kam motivim’, sepse nuk e dini sa shumë do t’jua ndryshojë jetën,” kishte shkruar ajo më herët, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.
Tashmë, me konfirmimin e saj publik, bëhet e qartë se rrugët e Selvijes dhe Shpatit janë ndarë. Edhe pse ndarja nuk është shoqëruar me deklarata zyrtare nga këngëtari, postimi i Selvijes flet qartë për një mbyllje të një kapitulli të rëndësishëm në jetën e saj.
Kujtojmë që çifti braktisën Shkupin për t’u zhvendosur për të jetuar në Tiranë më shumë se 1 vit më parë.
“Këtu në Tiranë do të hap dhe një lokal, jam duke u përgatitur. Jam duke ardhur si biznesmen. Kohët e fundit, 5-10 njihem si një këngëtar te pop-folku. 15 vite po bëj që kam lënë diskun. Para pandemisë kemi bërë jetë të shthurur, kemi kënduar deri në orën 3-4 të mëngjesit. Ajo është muzika në fakt, jo të këndosh në orën 9-10 të darkës.
Vendosja të bëja një jetë më ndryshe se ajo në Shkup. T’i kem gjërat më afër. Mendova për djalin, kopshtet janë më të mirë, gjuha është e pastër. Megjithatë Shkupin e dua fort se atje jam rritur, por Tirana është tjetër gjë”, u shpreh Shpast Kasapi në një intervistë.
Ndërsa Selvije Jao, e cila komunikon me ndjekësit nëpërmjet rrjeteve sociale, ka bërë një rrëfim prekës muaj më parë teksa ka zbuluar djali i tyre Roeli, sot do të ishte me motër ose vëlla.
Ajo ka treguar se ishte në pritje të binjakëve, por e humbi njërin nga fëmijët dhe iu është dashur të luftojë për të shpëtuar Roelin. Selvije Jao rrëfeu se medikamentet e marra gjatë shtatzënisë i kanë shkaktuar pasoja në shëndetin e saj dhe nuk e merr dot guximin që të bëjë fëmijë tjetër.
“Shtatzëninë e kam patur shumë të vështirë dhe më kanë ngelur shumë pasoja në shëndet nga medikamentet që kam marrë, kështu që sado që të kem dëshirë të kem fëmijë tjetër nuk e marr dot guximin nga ajo që kam kaluar. Kështu do i përkushtohem Roelit në maksimum dhe gjërat e tjera do ia lë në dorë Zotit.
Unë kam nisur shtatzëninë me binjakë, domethënë Roeli do kishte një vëlla ose motër tani, pasi e humba njërin më duhej të luftoja të shpëtoja Roelin dhe medikamentet dhe hormonet që merrja më bënë shumë keq. Por gjithmonë caktimi i Allahut xh. sh. është më i mirë sesa dëshirat tona.”
E pyetur për arsyen e zhvendosjes nga Shkupi në Tiranë u përgjigj: “Janë të shumta duke nisur nga angazhimet e Shpatit deri tek shkollimi i Roelit. Shpatit i duhej çdo javë të vinte në Tirane dhe më shumë udhëtonim se sa rrinim në Shkup kështu që vendosëm të jetojmë këtu. Shkupi dhe Gostivari më mungojnë po më shume familjarët që jetojnë atje…”.
Dyshja janë njohur gjatë kohës që Selvija grimonte Shpatin dhe vajzat që ishin zgjedhur për të performuar në videoklipin e tij.
“Jemi përshtatur për nga natyra, si shokë. Na ka ecur muhabeti, jemi kuptuar në shumë rrethana dhe afërsia mendoj se ndikon shumë, pastaj takimi dhe njohja me familjen. Është pak emocionuese si vajzë, por atë që ta thotë, ta thotë për mirë”,- e përshkroi Shpati bashkëshorten e tij.
Drejtoria e Hetimit pranë Administratës Tatimore ka nisur hetimet ndaj 100 individëve dhe subjekteve që dyshohen për mosdeklarimin e të ardhurave të përfituara nga platformat sociale si Facebook, TikTok, YouTube, Instagram, Google dhe PayPal. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se vlera totale e të ardhurave të padeklaruara kap shifrën e 33 milionë eurove.
“Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 33 milionë euro të padeklaruara.
Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024. Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar”, njoftojnë Tatimet.
Në fund të marsit të këtij vitit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka kërkuar të gjithë shqiptarëve që kanë fituar para nga rrjetet sociale, t’i deklarojnë ato në Deklaratën Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA), në mënyrë që të mos ngarkohen me gjoba e kamatëvonesa. Të gjitha të ardhurat e fituara nga platformat online duhet të deklarohen dhe mbi to aplikohet tatimi prej 15%.