Blog

  • Zbulohen prapaskenat e seancës gjyqësore për Ilir Metën – rrëfimi i Klodiana Lalës

    Zbulohen prapaskenat e seancës gjyqësore për Ilir Metën – rrëfimi i Klodiana Lalës

    Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës, duke theksuar se ajo është shoqëruar me debate të forta dhe tension mes palëve përreth një orë.

    E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se pika kryesore e debatit ishte një kartë krediti në emër të Adrian Shatkut, e cila sipas prokurorit dyshohet të jetë përdorur edhe nga Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

    Sipas gazetares, Meta ka mohuar çdo përfshirje, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë këtë kartë në përdorim dhe se nuk mban përgjegjësi për veprimet e bashkëshortes së tij.

    Për më tepër, Meta ka shtuar se nuk ka firmosur në asnjë prej kontratave të lobimit, për të cilat po hetohet.

    “Pati një përplasje të ashpër me tone juridike mes prokurorit dhe Metës, që zgjati rreth një orë”, u shpreh Lala.

    Në fund të seancës, gjykata vendosi të lërë në fuqi vendimin ekzistues, pa miratuar kërkesat e mbrojtjes.

  • Burri ndahet papritur nga gruaja në mes të dasmës, arsyeja i ka përlotur të gjithë

    Burri ndahet papritur nga gruaja në mes të dasmës, arsyeja i ka përlotur të gjithë

    Burri ndahet nga gruaja në mes të dasmës, arsyeja ka prekur dhe shok.uar të gjithë
    Një video me mesazh sensibilizues është bërë bujë së fundmi online.

    Bëhet fjalë për një dasëm në Turqi, ku gjatë dasmës, nusja i kërkon bashkëshortit të saj dicka absurd.

    Nëna e dhëndrit vjen të takojë ciftin, ndërsa nusja revoltohet. I kërkon burrit që ajo të largohet. Një diskutim i lehtë mes të dyve kaloi pa u vënë re, ndërsa djali dëgjoi fjalën e saj.

    Nëna largohet! Menjëherë pas këtij veprimi, burri sheh nënën teksa ikën dhe ndalon muzikën. Ai pyet dasmorët: ‘’Kush do e blejë nënën time?’’ Të gjithë të shokuar nuk u përgjigjen. Ai pyeti sërish, dhe më pas u përgjigj vetë: Akush nuk e do.

    I prekur nga kjo situatë, ai shkon tek nëna, I puth këmbët dhe thotë: ‘’Nusja ime e ardhshme nuk e do nënën time.’

    ’Pas kësaj, burri I kërkon falje të ftuarve dhe i lajmëron se do të ndahet nga gruaja e tij, para se të martohet. Më pas, ai jep mesazhin që prek të gjithë për nënën

  • Tragjedi në Itali: Flet bashkëshortja e 25-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë tentativës për grabitje.

    Tragjedi në Itali: Flet bashkëshortja e 25-vjeçarit shqiptar të vrarë gjatë tentativës për grabitje.

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak ditë më parë në qytetin Centola, në jug të Italisë, ku një 25-vjeçar shqiptar, Rivaldo Rusi, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga një shtetas italian.

    Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së dielës, kur i riu shqiptar, së bashku me një bashkëpunëtor, dyshohet se u futën në banesën e një 60-vjeçari italian, Aurelio Valiante, me qëllim grabitjen e pronës së tij.

    Në momentin që vuri re praninë e tyre, Valiante mori armën e gjahut dhe qëlloi në drejtim të të rinjve. Si pasojë e të shtënave, Rusi mbeti i vdekur në vend, ndërsa personi tjetër ndodhet në gjendje kritike në një spital në Napoli.

    Pas incidentit, policia italiane shoqëroi autorin e dyshuar të të shtënave, i cili deklaroi para karabinierëve se kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi persona të panjohur kishin hyrë me forcë në vilën e tij.

    Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse përdorimi i armës nga ana e biznesmenit italian ka qenë proporcional dhe brenda kufijve të vetëmbrojtjes së justifikuar sipas ligjit italian.

  • E FR*KSHME/ GJARPRI S*LMON LIVE NË EMISION RUDINA MAGJISTARIN, MODERATORJA SHPËRTHEN NË TË BËRTITURA(VIDEO)

    E FR*KSHME/ GJARPRI S*LMON LIVE NË EMISION RUDINA MAGJISTARIN, MODERATORJA SHPËRTHEN NË TË BËRTITURA(VIDEO)

    Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka përjetuar një moment të frikshëm në emisionin e saj “Rudina”, ku të ftuar kishte një veteriner.

    Rudina u afrua të prekte gjarprin që i ftuari mbante në duar, por nuk e priste që ai do e sulmonte.

    Rudina bërtiti dhe u zmbraps menjëherë e frikësuar. Sakaq nga ana tjetër, veterineri i tha se nëse do e kafshonte, thjesht do i shkaktonte pak gjak në duar dhe Rudina e nervozuar e pyeti se si mund të lejonte këtë.

    Por më pas situata kaloi me të qeshura.

  • Përse burrat tradhtojnë? Dash*orja 29 vjeçare që nuk di se ça është puna, bën rrëfimin e pabesueshëm

    Përse burrat tradhtojnë? Dash*orja 29 vjeçare që nuk di se ça është puna, bën rrëfimin e pabesueshëm

    Problemi i burrave të martuar është se ata nuk marrin kënaqësinë e dëshiruar gjatë inti mitetit dhe tradhtojnë. Fakti që një grua pranon privatësinë nuk do të thotë se ajo është e aftë t’i japë kën aqësi mashkullit.

    Unë jam përfshirë në lidhje me burra të martuar që prej moshës 18-vjeçare. Jam 29 vjeçe tani. Nuk kam punuar asnjë ditë të jetës sime. Jetoj në qendër të një qyteti, në një apartament të mirë. Tani kam kurajon që të them se jam “dashnore”. Unë takoj meshkuj të martuar dhe ata më mbështesin. Dikur gjërat ishin ndryshe, por jo tani.

    Përse meshkujt kanë nevojë për dash nore?

    Ka mundësi se ata nuk e pëlqejnë monotoninë. Për shembull, nëse një mashkull zemërohet në punë dhe ndjen impulse të ashpra, ai vjen tek unë dhe e transmeton këtë në marrëd hënien se ksuale. Është një gjest fëminor nga ana e tyre, por unë e pranoj.

    Përse ata më zgjedhin mua?

    Kur kanë probleme në punë ose shtëpi, ngushëllohen tek unë. Nuk po them nëse është një gjë e mirë apo e keqe, ata thjesht e bëjnë sepse janë të dominuar nga instiktet dhe dëshirat. Më thërrasin dhe unë i them: “Hajde nesër tek unë, do të përgatis diçka për darkë dhe do të të bëj të harrosh të gjitha problemet.”

    Vijnë tek unë sepse kanë nevojë për tu çlodhur. Duhet të ndihen të vlerësuar dhe gratë e tyre nuk kanë kohë për këtë. Marrëdhëniet in time bëhen të mërzitshme dhe pa pasion, prandaj vijnë tek unë.

    Unë nuk kujdesem, por e fsheh

    Unë kam qenë me shumë burra të martuar. Disa prej tyre më donin më shumë se gratë e tyre të dashura. Disa të tjerë e besonin këtë, ndonëse nuk ishte e vërtetë. Por shumica i donin gratë pasi in timiteti ynë nuk kishte dashuri apo ndjenjë.

    Kur lidhem me një burrë, ai më tregon sa shumë e do dhe respekton gruan e tij. Si fillim, kjo gjë më nevri koste. Unë mendoj se vetëm një hipokrit mund të thotë se e do gruan dhe më pas e tra dhton. Më vonë e kuptova se e bëjnë për disa arsye të tjera.

    Përse meshkujt tradhtojnë?

    Ndonjëherë sepse gratë nuk i dëgjojnë dhe këtu jam dakord me ta. Por ndonjëehrë, sepse ata janë ende fëmijë që nuk janë të përgjegjshëm për jetën dhe martesën e tyre.

  • Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates TR*NDIT me deklaratën

    Do ndodhë në më pak se 10 vite..” Bill Gates TR*NDIT me deklaratën

    Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale, si mjekësia dhe arsimi, dhe ndryshimi i madh mund të ndodhë në më pak se 10 vjet.

    Gjatë një interviste me Jimmy Fallon në “The Tonight Show”, Gates theksoi se teknologjia AI do të mundësojë realizimin e detyrave që kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore, duke bërë të panevojshme ekspertizën e njerëzve në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi.

    Ai shtoi se këshillat mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer do të bëhen falas në dekadën e ardhshme.

  • Në lule të jetës! Iu nënshtrua një operacioni në gju, vd*s futbollisti i njohur

    Në lule të jetës! Iu nënshtrua një operacioni në gju, vd*s futbollisti i njohur

    Bota e futbollit argjentinas është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit të ri Camilo Nuin, vetëm 18 vjeç, i cili ndërroi jetë gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju.

    Klubi i tij, San Telmo, konfirmoi lajmin e dhimbshëm mbrëmjen e së mërkurës, duke bërë të ditur se lojtari po i nënshtrohej një operacioni rutinë në Clínica Espora në Adrogué, Buenos Aires. Ndërhyrja kishte për qëllim trajtimin e dëmtimeve në menisk dhe ligamentin e kryqëzuar, procedurë kjo e zakonshme për sportistët.
    Megjithatë, shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura dhe autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

    Në një deklaratë zyrtare, San Telmo u shpreh: “SAN TELMO NË ZI. Me hidhërim të thellë, ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të Camilo Ernesto Nuin, një lojtar nga Divizionet tona të të Rinjve dhe ekipi rezervë. Klubi do të qëndrojë i mbyllur gjatë ditës në shenjë zie. Ne qëndrojmë pranë familjes, miqve dhe shokëve të ekipit në këtë moment të vështirë.”

    Camilo Nuin ishte pjesë e San Telmo që nga viti 2022, ndërsa më parë kishte kaluar në akademitë e Boca Juniors dhe Independiente, ku kishte grumbulluar mbi 80 paraqitje me ekipet e të rinjve.
    Homazhe për të kanë ardhur edhe nga Shoqata e Futbollit Argjentinas (AFA), e cila përmes një deklarate tha: “Shoqata e Futbollit Argjentinas, nëpërmjet presidentit të saj Claudio Tapia dhe komitetit ekzekutiv, shpreh hidhërimin e saj për vdekjen e Camilo Nuin dhe i shpreh ngushëllimet familjes së lojtarit.”

    San Telmo, klub me seli në Buenos Aires, garon në divizionin e dytë të futbollit argjentinas

  • 👀 E pabesueshme çfarë bëri Arbenita me mbiemrin e vajzës – Ky është fundi për Feron!

    👀 E pabesueshme çfarë bëri Arbenita me mbiemrin e vajzës – Ky është fundi për Feron!

    Drama mes Arbenitës dhe Feros merr një tjetër kthesë të papritur! Në mes të përplasjes ligjore dhe zhurmës në rrjete sociale, Arbenita ka bërë veprimin që askush nuk e priste: ajo i ka hequr mbiemrin “Shabani” vajzës së saj dhe e ka zëvendësuar me mbiemrin “ismajli”!

    Ky vendim i bujshëm është parë nga shumë si vulë përfundimtare në marrëdhënien me reperin. Edhe pse çifti ka qenë në një proces gjyqësor, ky veprim e thotë më shumë se çdo deklaratë.

    💥 A është kjo mënyra e Arbenitës për të hequr çdo lidhje me Feron?

    💣 Reagimi i Feros pritet të jetë shpërthyes…

  • 🌤 Mrekulli në Qiell? Figura e Krishtit shfaqet mbi një kishë në Filipine!

    🌤 Mrekulli në Qiell? Figura e Krishtit shfaqet mbi një kishë në Filipine!

    Një moment i rrallë dhe prekës ka tronditur besimtarët katolikë në Filipine, ku një formacion resh me siluetën e ngjashme me figurën e Jezu Krishtit është parë mbi Bazilikën Minore të Zojës së Peñafrancias, në qytetin Naga – një nga qendrat më të rëndësishme fetare të vendit.

    Ngjarja ndodhi gjatë një meshë të mbajtur me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë, më 19 qershor, një festë që nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe atdheut.

    Pamjet që tashmë janë bërë virale tregojnë një re që formon një figurë mbresëlënëse dhe të habitshme, shumë të ngjashme me imazhin tradicional të Krishtit. Të pranishmit në meshë, të habitur dhe të emocionuar, ngritën sytë nga qielli dhe e përjetuan momentin si një shenjë hyjnore.

    A ishte një mrekulli, një mesazh nga qielli apo thjesht një fenomen natyror? Kjo mbetet në zemrën dhe besimin e secilit prej nesh…

    📸 Shiko pamjen që po emocionon botën

  • Arr*stohet deputeti i madh i opozites, reagon urgj*nt BE

    Arr*stohet deputeti i madh i opozites, reagon urgj*nt BE

    Një nga figurat kryesore të opozitës gjeorgjiane, Nika Melia, lider i koalicionit opozitar “Koalicioni për Ndryshim”, është arrestuar në Tbilisi. Sipas avokatit të tij, Giorgi Kondakhashvili, arrestimi ka ndodhur në zonën e Liqenit Lisi, teksa Melia po shkonte për të regjistruar një program televiziv.

    Avokati deklaroi se Melia është ndaluar nga një patrullë policore dhe është futur me forcë në makinë, ndërsa mohoi që arrestimi të ketë lidhje me ndonjë çështje penale në proces.

    Sipas Kondakhashvilit, arrestimi është i natyrës administrative dhe ka si qëllim të detyrojë Melian të paraqitet në një seancë gjyqësore të planifikuar për nesër – një seancë që vetë Melia kishte deklaruar publikisht se nuk do ta ndiqte.

    Prokuroria e shtyu seancën për nesër, me një justifikim teknik. Prisja që kjo të ndodhte, pasi afati për pagesën e garancisë nga ana e Melias përfundon sonte në mesnatë. Kjo do të thotë që, pas kësaj, prokuroria nuk do të kishte më bazë ligjore për të kërkuar arrestimin e tij në seancën e sotme,” – u shpreh avokati.

    “Ata injoruan kërkesën e mbrojtjes që seanca të mos mbahej nesër dhe e caktuan në orën 14:00. Mendoj se prokuroria do të kërkojë ndalimin e Melias për të mos humbur kohë, dhe kjo është e koordinuar me gjykatën,” shtoi ai.

    Një tjetër lider i “Koalicionit për Ndryshim”, Nika Gvaramia, deklaroi se nuk ka asnjë bazë ligjore për arrestimin e Melias. Ai theksoi se afati për pagesën e garancisë nuk kishte përfunduar ende dhe se gjykata nuk kishte vendosur ndonjë masë të re sigurie.

    Çfarë është Komisioni Hetimor i Përkohshëm?
    Nika Melia është thirrur më herët nga parlamenti për të dëshmuar përpara Komisionit Hetimor të Përkohshëm, një strukturë që ka për detyrë të hetojë veprimtarinë e qeverisë së mëparshme. Pas refuzimit të tij për t’u paraqitur, ndaj tij u ngritën akuza dhe gjykata e qytetit të Tbilisit i vendosi një garanci prej 50,000 lari si masë parandaluese. Melia ka deklaruar se nuk ka ndërmend ta paguajë këtë shumë.

    Për seancën e sotme gjyqësore, që ishte planifikuar për çështjen e tij, as Melia dhe as përfaqësuesit e prokurorisë nuk u paraqitën. Seanca e radhës është caktuar për datën 30 maj, ora 14:00, por Melia ka përsëritur se nuk ka ndërmend të paraqitet as atë ditë.

    Arrestime të tjera të opozitarëve
    Rasti i Melias nuk është i vetmi. Më 22 maj, edhe një tjetër politikan opozitar, Zurab Japaridze, u arrestua pasi refuzoi të paguante një garanci prej 20,000 lari dhe nuk u paraqit përpara komisionit hetimor parlamentar. Po ashtu, më 14 maj, ish-ministri i Mbrojtjes, Irakli Okruashvili (qeveria 2004–2006), u dënua me burg për mosshlyerjen e garancisë dhe për mospjesëmarrje në hetime – u arrestua direkt në sallën e gjyqit.

    Okruashvili kishte marrë urdhër më 8 prill për të paguar 20,000 lari dhe për t’u ndaluar të largohej nga vendi. Arrestimi i tij në sallën e gjyqit shënoi një tjetër moment të tensionuar mes autoriteteve dhe opozitës.

    Reagimi i BE-së
    Ngjarjet e fundit kanë sjellë edhe reagime ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Gjeorgji, Pavel Herczynski, deklaroi se:

    “Ndalimi dhe përjashtimi i opozitës nga procesi politik nuk është rruga europiane. Demokracia do të thotë sistem shumëpartiak.”

    Situata në Gjeorgji po ndjek një trajektore gjithnjë e më të tensionuar politike, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i ka sytë nga zhvillimet që po ndodhin në Tbilisi, me shqetësime për respektimin e normave demokratike dhe lirisë së opozitës.