Blog

  • Ahmetaj nga arratia: Ju zbuloj se…

    Ahmetaj nga arratia: Ju zbuloj se…

    Tiranë / Zvicër – Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar ashpër pas lajmit të bërë publik ditën e sotme (Nëntor 2025) se Ministria e Drejtësisë e Shqipërisë kishte dorëzuar një kërkesë të re për ekstradimin e tij nga Zvicra.

    Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Ahmetaj hodhi poshtë këtë lajm, duke e cilësuar si “të rremë” dhe “të iniciuar me qëllim nga regjimi”.

    1. Përgënjeshtrimi Për Kërkesën E Re Të Ekstradimit

    Ahmetaj theksoi se lajmi për një kërkesë të re është i pavërtetë:

    • Kërkesa e Parë: Ai sqaroi se kërkesa për ekstradim është bërë me urgjencë që në fillim, më 18 Gusht të vitit 2023.
    • Procedura Ligjore: Sipas tij, ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë për ekstradim. Kështu, ai sugjeron se lajmi i sotëm është thjesht “një vazhdë e tymnajës”.

    2. Akuzat Për Transfertat Financiare

    Ish-zv.kryeministri u shpreh i bindur se hetimet mbi akuzat financiare nuk do të çojnë askund:

    • Mungesa e Transfertave: “Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër,” shkruan Ahmetaj, duke përfshirë këtu biznesmenët apo biznesmenin në fjalë.
    • Sfidë: Ai shtoi se kjo do të mbetet si sfidë, duke besuar se “shumë shpejt” letra-porosia (dëshmitë hetimore) do të “përkthehet” në të vërtetë.

    3. Qëllimi I “Zhurmës” Politike

    Ahmetaj e lidhi publikimin e këtij lajmi me një strategji diversioni nga ana e qeverisë:

    • Heqja e Vëmendjes: “Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi??? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.”
  • Rama që në mëngjes jep LAJMIN FANTASTIK për Shqipërinë: Sot një ditë historike…

    Rama që në mëngjes jep LAJMIN FANTASTIK për Shqipërinë: Sot një ditë historike…

    Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian.

    Pasi ditën e sotme, (17 nëntor) do të çelet grupkapitulli i fundit i negociatave, në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE, që do të mbahet në Bruksel, i cili shënon hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momente nga mbrëmja e hapjes së godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian. Ku janë mikpritësit europianë përfshirë Marta Kos, e cila përgëzoi kryeministrin për punën, si edhe delegacioni që shoqëronte Ramën.

    》Marta Kos: “E ndjej veten… ndjesë, si ambasadoren e katërt të Shqipërisë këtu në Bruksel. Po ju po jepni rezultate. Arsyeja e dytë është se ju nuk po flisni vetëm, ju po realizoni. Ne shohim veprat. Nuk jua shpreh dot sa e lumtur jam kur kam mundësi të shpjegoj me fakte që ju keni bërë një përparim vërtet gjigant  dhe është e gjitha falë punës suaj. Më pëlqen gjithnjë ta theksoj, nuk ka asnjë proces anëtarësimi pa një udhëheqje të përkushtuar, që nuk i kthehet së shkuarës duke kërkuar të gjejë justifikime se pse diçka është e pamundur, por ju keni një udhëheqje ose keni një udhëheqës, i cili sheh nga e ardhmja që të shquajë apo të kërkojë arsyet e përgjigjet se pse diçka është e mundur. Ky është  – dhe do thoja mos më citoni – ky është një nga dallimet më të mëdha midis Shqipërisë dhe disa shteteve të tjera nga Ballkani Perëndimor. Sigurisht, i dashur Kryeministër, i dashur Edi, e kam fjalën për ju dhe do ta mbyll duke thënë: “Kjo është shtëpia juaj e re”. Detyra ime është t’ju sjell ju, Shqipërinë, në shtëpi, në Europë”.

    》Edi Rama: “Dikur, kur vinim, binte shi e bënte ftohtë jashtë dhe binte shi e bënte ftohtë brenda. Tashmë është ndryshe. Çfarëdo të ketë jashtë, brenda bën ngrohtë dhe është plot energji pozitive, fytyra pozitive dhe buzëqeshje të këndshme. Nuk jemi mësuar me këtë, Marta, ndaj është e jashtëzakonshme më në fund ta përjetosh këtë gjë, që është e vazhdueshme gjatë gjithë vitit dhe po bëhet e përhershme. Dua t’ju falënderoj të gjithëve sinqerisht që jeni këtu dhe të falënderoj sinqerisht e me gjithë zemër për punën secilin prej jush”

    MIRËMËNGJES dhe me mbrëmjen ceremoniale të çeljes së dyerve të godinës së Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, në vigjilje të hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave të anëtarësimit sot në mëngjes, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë“, shkruan Rama, teksa publikon videon me poshtë:

  • Ai më largoi nga PS-ja por ne te ardhmen une do…”, Ditmir Bushati flet pa “dorashka” për raportet me Ramën!

    Ai më largoi nga PS-ja por ne te ardhmen une do…”, Ditmir Bushati flet pa “dorashka” për raportet me Ramën!

    Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati tha se kontributi i tij për PS, si familja e tij politike, nuk do të mungojë sa herë të kërkohet.

    Bushati e cilësoi vendimmarrje personale të kryetarit të PS Edi Rama atë për të mos e përfshirë në zgjedhjet e 2021 apo për ta larguar nga kryesia, ndërsa theksoi se pavarësisht kësaj nuk ndërmend të bëjë asnjë kapërcim politik.

    “Unë jam i ri për t’i thënë lamtumirë politikës, ka qenë një vendimmarrje e kryesisë së partisë për të mos më përfshirë në zgjedhjet e 2021, ka qenë gjithashtu vendimmarrje e tij për të më larguar nga kryesia e PS. Spaletat janë të rëndësishme, por jo aq sa karakteri i njeriut. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë, nuk është se kam ndërruar organizatë politike.

    Unë jam njëri që preferoj të shoh përpara duke reflektuar se çfarë ka ndodhur pas, por nuk in kam vlerësua kurrë kolegët që kanë bërë kalime nga njëra parti te tjera sepse më janë dukur si lojtarët që ndërrojnë fanelat nga një klub në një tjetër. Kam menduar se kjo është familja politike që i përkas, me të mirat me të këqijat. Kam menduar se disa gjëra duhen thënë në atë familje dhe jashtë. S’i kam rënë njeriu me gurë dhe për sa kohë të kem energji do vazhdoj të jap kontributin tim aq sa mundem”, tha Bushati në emisionin ‘Now’ në ‘Euronews Albania’.

  • E fundit! Moti bënë KTHESEN DRASTIKE! Bashkia jep AL*RMIN , ja cfarë na pret javën e ardhshme

    E fundit! Moti bënë KTHESEN DRASTIKE! Bashkia jep AL*RMIN , ja cfarë na pret javën e ardhshme

    Bashkia e Vlorës ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për të gjithë qytetarët, duke i bërë thirrje që të jenë maksimalisht të kujdesshëm gjatë datave 17 dhe 18 nëntor, periudhë në të cilën qyteti bregdetar pritet të përfshihet nga një sistem i fuqishëm reshjesh.

    Sipas njoftimit të marrë nga Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, reshjet do të jenë mesatare, por lokalisht mund të shfaqen intensive, duke rritur rrezikun e përmbytjeve të shpejta, sidomos në zonat e ulëta dhe pranë vijave të ujërave.

    Thirrje për kujdes të shtuar

    Autoritetet vendore u bëjnë thirrje banorëve të:

    • tregohen vigjilentë në çdo moment,
    • të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile,
    • të shmangin lëvizjet e panevojshme në orët me reshje të dendura,
    • të sinjalizojnë menjëherë çdo situatë problematike pranë strukturave bashkiake.

    Në veçanti, një apel i fortë i është drejtuar drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë mjetet në zona të njohura për rrezik përmbytjeje, si afër kanaleve, lulishteve të ulëta, nënkalimeve dhe bizneseve pranë vijës bregdetare.

    Rryma të forta uji dhe grumbullime të menjëhershme mund të ndodhin edhe pas reshjeve të shkurtra, duke shkaktuar dëmtime materiale.

    Masat e Bashkisë së Vlorës

    Bashkia ka njoftuar se:

    • ekipet e punës janë në terren për pastrimin e kanaleve kulluese,
    • po monitorohen rrugët kryesore për bllokime,
    • strukturat e emergjencës civile janë në gatishmëri 24/7,
    • sistemet e drenazhimit janë në kontroll të vazhdueshëm.

    Pritshmëritë meteorologjike

    Sipas sinoptikanëve, reshjet mund të shoqërohen me:

    • ere të përforcuar,
    • shtrëngata të izoluara,
    • ulje të temperaturave,
    • rrezik rrëshqitjesh në zonat kodrinore dhe malore të Vlorës.

    Autoritetet kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët

    “Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masa paraprake. Çdo situatë problematike duhet raportuar menjëherë,” thuhet në njoftimin e Bashkisë.

    Reshjet e paralajmëruara janë pjesë e një sistemi të gjerë moti të pazakontë për muajin nëntor dhe pritet të sjellin ngarkesë të shtuar në rrjetet e drenazhimit të qytetit.

    Bashkia kërkon bashkëpunim maksimal nga banorët, në mënyrë që situata të menaxhohet pa incidente dhe dëmtime. Marku i motit i këtyre ditëve do të jetë vendimtar për të vlerësuar nëse do të nevojiten masa të mëtejshme emergjente.

  • Hetimet e SPAK ndaj Ballukut/ Braçe zbulon “fatin” e zv.kryeministres: Për shkarkimin…

    Hetimet e SPAK ndaj Ballukut/ Braçe zbulon “fatin” e zv.kryeministres: Për shkarkimin…

    Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën tha se prezumimi i pafajësisë qëndron deri në momentin kur ka një vendimmarrje nga organet e drejtësisë.

    Braçe thekspoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.

    Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”, tha deputeti socialist.

    Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

    Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”, tha Braçe.

    Nisida Tufa: Zoti Brace flasim pak për disa zhvillime që jkanë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

    Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

    Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, cdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

    Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

    A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

    Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

    Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

  • Ministri shpjegon vendimin e qeverisë: Ja pse do të jepen bonuse çdo muaj për pensionistët…

    Ministri shpjegon vendimin e qeverisë: Ja pse do të jepen bonuse çdo muaj për pensionistët…

    Ministri i Financave, Petrit Malaj ka shpjeguar se përse u vendos që të jepen bonuse mujore për pensionistët.

    Malaj shprehet se qeveria shqiptare ka vendosur që pensionistët të mbështeten menjëherë me një skemë bonusi të përmuajshëm.

    Ai sqaroi se bonusi i përmuajshëm do të jetë proporcional me kontributet që pensionistët kanë paguar ndër vite. Kjo do të thotë se pensionistët që kanë kontribuar më shumë në skemë do të marrin të ardhura më të larta, ndërsa ata me kontribute më të ulëta do të përfitojnë më pak.

    Qeveria shqiptare është duke ndërmarrë një ristrukturim të skemës së pensioneve, në mënyrë që ta bëjmë më të qëndrueshme, do garantojë pensione më të larta për pensionistët. Përgjatë vlerësimit që po i bëjmë skemës dhe ku do vijmë me propozime konkrete, kemi menduar që të vijohet me skemën e bonuseve, ta quajmë të ardhura mbi pensionet, që do paguhet çdo muaj dhe do shoqërohet dhe me ndryshimet strukturore që do i ti bëjmë skemës së pensioneve. Është menduar që e ardhura shtesë që u jepet pensionistëve të jetë në linjë me kontributin që kanë patur pensionistët ndër vite. Ata që kanë kontribuuar më shumë, do marrin të ardhura më shumë, ata që kanë pas kontribut më të ulët do marrin të ardhura më të ulët se grupi tjetër”, tha ministri Malaj.

  • Edi Rama bën deklaratën e papritur për Erion Veliajn, kryeministri “shtang” shqiptaret: Me vjen keq qe

    Edi Rama bën deklaratën e papritur për Erion Veliajn, kryeministri “shtang” shqiptaret: Me vjen keq qe

    Kryeministri Edi Rama ka komentuar për emisionin “Real Story” vendimin e Gjykatës Kushtetuese që “riktheu” Erion Veliajn në krye të Bashkisë Tiranë. Kryeministri Edi Rama u shpreh se raporti i tij njerëzor me Veliajn është më i fortë se më parë.

    Kreu i qeverisë i cili i dha urdhër Këshillit Bashkiak të Tiranës për ta shkarkuar Erion Veliajn, sonte befasoi kur u shpreh se ndjen keqardhje të madhe për këtë të fundit.

    Nga ana njerëzore, përveçse çfarë ka qenë më parë, është shtuar dhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton. Nuk dua të komentoj asgjë më shumë se s’dua të merren fjalën që të përdoren apo keqpërdoren.

    Kam një keqardhje shumë të thellë për atë që po përjeton. Po mbahet peng në qeli padrejtësisht. Çfarë është bërë publike, ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe të drejtonte Tiranën.

    Ndjej keqardhje të thellë për atë që ai po përjeton. Ajo që thashë në asamblenë e PS dhe ajo që bëmë, është diçka që do e bëja sërish nëse do kthehesha mbrapa. Erioni të largohej nga detyra në pamundësi për ta kryer dhe Tirana mos të mbetej pa kokë.

    Tiranës i merret peng njeriu që ka zgjedhur dhe i merret peng e drejta për të zgjedhur. Bëhet fjalë për 1 milionë njerëz që qarkullojnë gjithë ditën.”-tha Rama.

    Nga Roma, Rama komentin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun Veliaj.

    Rama tha se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur.

    Gazetari: Ju sa thatë pak më herët që nëse do rikthehesha do të bëja të njëjtën gjë.

    Edi Rama: Njëqind herë!

    Sokol Balla:Pyetja ime është shumë e thjeshtë do të tentoni sërish ta shkarkoni z.Veliaj nga kryetari i Bashkisë?

    Edi Rama: Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësië.

    Sokol Balla: Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?

    Edi Rama: Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë..

    Sokol Balla: Po nëse nuk e thatë ju kush do e thotë tjetër

    Edi Rama: Po e ka thënë Gjykatata Kushtetuese pra.

    Sokol Balla: Që Erion Veliaj qëndron kryetar i Bashkisë deri në 2027?

    Edi Rama: Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë.

    Sokol Balla: Pra, do vijojë të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?

    Edi Rama: Po c’do bëjmë?

    Sokol Balla: Ok, besoj që i dhatë përgjigje kësaj gjëje sepse dilema ka qenë nga deklaratat tuaja se ju vazhdoni takimet me njësitë bashkiake në Tiranë

    Edi Rama: Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë

    Sokol Balla: Do ta bashkëqeverisni Tiranën me Erion Veliajn?

    Edi Rama: Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës. Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm I 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun. Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështuqë, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera.

    Lidhur me garën e bashkisë më të madhe në vend, Rama tha se kandidatja nga rradhët e socialistëve do të jetë Ogerta Manastirliu dhe se Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027, por në 2031.

    Sokol Balla: Cfarë ndodh me Ogerta Manastirliun tani?

    Edi Rama: Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe

    Sokol Balla: Do të jetë ajo kandidate

    Edi Rama: Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër

    Sokol Balla: Pra, ajo do jetë kandidatja juaj në 2027?

    Edi Rama: S’kemi tjetër Ogertën kemi, po

    Sokol Balla: Po mund të lirohet Erion Veliaj?

    Edi Rama: Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031

  • Cm*nduri në Shkodër! Gjyshi 70 vjecar kryen marr*dhenie me 63 vjecaren ne publik, policia zbulon cfare i kerkoi i moshuari

    Cm*nduri në Shkodër! Gjyshi 70 vjecar kryen marr*dhenie me 63 vjecaren ne publik, policia zbulon cfare i kerkoi i moshuari

    Një ngjarje e pazakontë ka marrë vëmendjen e opinionit publik në Shkodër, ku Policia e qarkut ka njoftuar fillimin e procedimit penal ndaj dy personave të moshuar, të cilët akuzohen për veprat “Prostitucion” dhe “Marrëdhënie seksuale në vende publike”.

    Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për një 70-vjeçar, me inicialet A.M., dhe një 63-vjeçare, me inicialet M.G., të cilët dyshohet se janë kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale në një ambient publik të qytetit. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar nga kalimtarë, çka ka bërë që situata të raportohet menjëherë te autoritetet.

    Policia ka shoqëruar të dy personat në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale dhe po mblidhen provat përkatëse. Sipas informacioneve të para, dy të moshuarit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një aktivitet që klasifikohet si prostitucion, por hetimet janë ende në fazë të hershme.

    Institucionet kompetente – përfshirë Prokurorinë – po ndjekin rastin për të përcaktuar rrethanat, motivet dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Pas përfundimit të hetimeve, pritet një vendim përfundimtar lidhur me përgjegjësinë penale të tyre.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur habi për moshën e personave të përfshirë dhe për mënyrën e zhvillimit të episodeve. Ndërkohë, autoritetet theksojnë se ligji zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht moshës, dhe se sjellje të tilla në hapësira publike përbëjnë shkelje penale.

  • Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Sot, një ditë historike! Firmosim…

    Rama jep lajmin e mirë për Shqipërinë: Sot, një ditë historike! Firmosim…

    Sot do zhvillohet në Romë mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe italiane.

    Kryeministri Rama thotë se kjo mbledhje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke hapur rrugën për 16 marrëveshje të reja konkrete bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

    Me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • Nga Vajdin Lame dhe sh*rri me grupin e Niklës, ish-komandanti i FNSH-së tr*ndit pas vr*sjes së Gilmando Danit: I njoh të gjithë, jemi shitur e blerë si brekë në treg!

    Nga Vajdin Lame dhe sh*rri me grupin e Niklës, ish-komandanti i FNSH-së tr*ndit pas vr*sjes së Gilmando Danit: I njoh të gjithë, jemi shitur e blerë si brekë në treg!

    Ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme pranë Rinasit ka shokuar mbarë opinionin publik. Atentati mafioz, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, është në fokusin e të gjithëve.

    Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një historik të shkurtër të aktivitetit të të ndjerit, Dani, i cili ishte i njohur si eksponent i botës së krimit.

    Nga vrasja e Vajdin Lames, te gjoba ndaj Ylvi Beqjas, konfliktet me Xhevdet Troplinin (Pojën e Durrësit) që çuan në ekzekutimin mafioz të Edison Faqedjegurit dhe përplasjet me Durim Bamin e Marklen Hakën e Niklës… Çfarë ia ‘hëngri’ kokën Gilmando Danit, njeriut më të besuar të Emiljano Shullazit (Mili)?”, shkruante Lala në Facebook-un e saj, duke nxitur një sërë reagimesh.

    Në sy ra komenti i Osman Levanakut, ish-komandant i forcave speciale, i cili tregonte se si i kishte njohur të gjithë këta emra të sipërpërmendur. Megjithatë, ai vuri theksin te mendimet e ndryshme që jepen në panele televizive, duke theksuar se askush nuk është në të njëjtën linjë.

    Jemi shitur e blerë të gjithë si brekë te gabi”, shkruante ish-komandanti i FNSH-së, i nxitur nga një komentues tjetër.

    Ai shtoi më tej: “Nuk është për mua ky historik, Vilson. Këto që thotë Klodi dhe ti, unë i kam përjetuar, i kam arrestuar dhe i njoh të gjithë. Unë them pse kemi arritur deri këtu që jemi shitur e blerë të gjithë pa turp, si brekë te gabi. Mbrëmë e pyeste Fevzo gazetaren kush mund të jenë ekzekutorët, gazetari si krimb u përdrodh dhe nuk tha asnjë emër. Vilson, nuk të paska zënë gjumi mbrëmë derisa të dish mendimin tim. Faleminderit. Klodi është e veçantë”.

    Kujtojmë se ditën e djeshme, rreth orës 14:20, u krye një atentat i mirëfilltë mafioz, ku si pasojë mbeti i vrarë në vend Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani. Hetimet vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa deri më tani dyshohet se gjithçka është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

    Nga Vajdin Lame e deri te përplasjet me grupin e Niklës,

    Statusi i Lalës dhe komenti i ish komandantit të FNSH