Blog

  • Të kam lënë il*ç miu në trarë”, nëna kërc*nohetnga djali/ Del videoja tr*nditës

    Të kam lënë il*ç miu në trarë”, nëna kërc*nohetnga djali/ Del videoja tr*nditës

    Vergjinushja, nëna 76-vjeçare ndan një episod të rëndë e tronditës në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë seancës, ajo dhe djali i vogël,  Alberti, kanë rrëfyer për dhunën e fyerjet nga djali i madh, Luani dhe bashkëshortja e tij përgjatë 22 viteve. Vergjinushja, edhe pse në këtë moshë, është dhunuar e fyer rëndë nga nusja, ndërsa i biri nuk ka reaguar asnjëherë.

    Ai ka arritur deri në pikën sa t’i thotë nënës se ka përgatitur helm miu për të dhe e ka lënë në trarët e shtëpisë. Në një telefonatë, Vergjinushja thotë se i biri i ka thënë të pijë helmin që ai mos ta gjente aty kur të kthehej.

    Vergjinushe: Më tha në telefon, shiko të kam lënë ilaç miu në trarë. Është turp ta tregosh…

    Ardit Gjebrea: Si, si?

    Vergjinushe: Ti më thotë mua, të kam lënë në trarë se ashtu i kemi shtëpitë, të kam lënë ilaçin e miut. Merre, haje, të mos m’i ndyesh mua duart të të kap unë me dorë se nuk të kam nënë ty dhe mos ta  shohësh atë djalin e vogël kur t’ia vë copat e mishit në kanal nga kaq. Unë thashë kështu? Ku e ke lënë?  Atje. Nëna do të ngrihet t’i kontrollojë, jam ngritur, i kam kontrolluar trarët, i kam fshirë me dorë, nuk e gjeta ilaçin që ta haja. Unë kur të vij do të të djeg me benzinë, tha, nusja më thotë k**vë, më thotë ke shitur brekët, djalit i thotë shit brekët, dëgjojini incizimet!

    Përgjatë seancës, Alberti tha se kishte incizuar shumë episode dhe regjistrimi i kësaj ngjarjeje, është e  provuar.Në incizim dëgjohet Luani duke i thënë Vergjinushit të pijë helmin se për Albertin do të mendojë ai.

    Incizimi:

    Luan: Unë nuk të kam nënë, pije helmin, mos të të gjej të gjallë! Kaq!

    Vergjinushe: Ta pi unë helmin, kështu thua ti?

    Luan: Pije helmin!

    Vergjinushe: Të vras Bertin ë?

    Luan: Pije helmin ti e para se me atë do të mbaroj punë unë! Pije helmin dhe kaq!/

  • Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra FALAS/ Pushuesi habitet me çmimet…

    Ky është plazhi më i lirë në Shqiperi, çadra FALAS/ Pushuesi habitet me çmimet…

    Një qytetar ka ndarë një foto nga Pogradeci, ku tregohet një plazh publik me çadra falas, i hapur për këdo që dëshiron të shijojë pushimet pa shpenzime të mëdha. Sipas tij, mjafton një peshqir dhe mund të relaksohesh pa u përballur me çmime stratosferike si në bregdetin e jugut.

    Ai shton se me vetëm 1000 lekë te reja kanë konsumuar një pice familjare dhe pije për drekë, duke e përshkruar vendin si të qetë dhe të përballueshëm për të gjithë. Në një kohë kur shumë pushues ankohen për çmimet e larta në jug, Pogradeci po rezulton një alternativë më ekonomike për pushime verore.

    “Meqense cmimet ne jug jane katastrofe po ju dergoj nje foto nga Pogradeci. Çadrat jane te vendosura nga bashkia dhe jane falas. Plazh publik. Ju mjafton nje peshqir dhe deshira per tu kenaqur dhe per t’ja kaluar mire. Ne sapo hengrem dhe dreken dhe me 1000 leke kemi marre nje pice familjare dhe pije. Rehatllik, qetesi, ekonomi dhe klima perfektë“, shkruan pushuesi.

  • “Kane hyrë si serbi në Kosovë!” PARAL*JMËRON barjaktari: Kam thirrë DIASPOREN, jane gati, ja cdo ti bëjmë qeverisë

    “Kane hyrë si serbi në Kosovë!” PARAL*JMËRON barjaktari: Kam thirrë DIASPOREN, jane gati, ja cdo ti bëjmë qeverisë

    Të ulur këmbëkryq para Kishës të Thethit, Kuvendi i Burrave u mblodh këtë të diel ashtu si dhe dikur, për t’i kërkuar shtetit që të ndalojë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

    Një zëri ata kanë kërkuar një rrugëzgjidhje dhe që qeveria t’u japë mundësinë për legalizimin e bizneseve të tyre, si pjesë e paketës për zhvillimin e turizmi malor. Ata kërkojnë më shumë informacion dhe mundësi për të marrë pjesë në këtë iniciativë.

    Zef Valadaj, një banor i Dukagjinit, i bëri thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojë më me shembjen. Për mediat ai tha se kur pa terrorin në Theth iu duk si serbi në Kosovë, ndërkohë që paralajmëroi se nëse qeveria nuk ndalon aksionin atëhere të do të thërrasë diasporën në protesta.

    “Unë nuk kam kërkuar për t’u përplasur me shtetin. Të bashkëbisedojmë, , e jo të bëhet një gjë e tillë. E kujt ia rrëzojmë shtëpinë vëllaut.

    Në Dukagjin e jo në Dukagjin, por unë kam nga katër anët e Shqipërisë. Edhe në Kosovë, edhe në Bruksel, ton diaspora. Më kanë bërë mesazhe dhe më thanë jemi gati me ardh. Unë popullin tim do të mbroj, me të drejtë, nuk e kam fjalën mos me zbatu ligjin. Do t’i bëj thirrje kryeministrit, qeverisë vendore. Atij kryetarit të bashkisë. E kujt ia shembe shtëpiat o Benet Beci, vëllaut. Kurrë nuk është dashur me e bo një gjë të tillë.

    Nëse nuk i largoni. Nëse nuk hiqni dorë, unë do të njoftoj diasporën, do të njoftoj Dukagjinin, Pukën, Kukësin, Malësinë e Madhe në katër anët. Ka për t’i pas këtu në Theth, para Bashkisë e kudo.  Mos guxo me ardhë, me shfrytëzuar rastin, as me Thethin, as me Dukagjinin”, tha ai.

  • Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

    Zbuloni katër shenjat e horoskopit që do të “korrin” sukses gjatë javëve në vijim

    Retrograda e Neptunit në shenjën e Dashit shënon fillimin e një periudhe intensive për pesë shenja të zodiakut, të cilat pritet të përjetojnë një transformim të fuqishëm, si në nivelin personal, ashtu edhe profesional.

    Kjo lëvizje astrologjike sjell përzgjedhje, vetëdije më të thellë dhe rifokusim të energjive drejt qëllimeve autentike. Më poshtë janë katër shenjat e zodiakut më të favorizuara:

    Dashi – Me Neptunin retrograd pikërisht në shenjën tuaj, ky është momenti për të reflektuar thellë mbi motivimet tuaja. Ju ftoheni të ngadalësoni ritmin dhe të rilidheni me atë që ju frymëzon vërtet. Impulset e dikurshme lihen pas dhe zëvendësohen me një veprim më të vetëdijshëm. Intuita juaj rritet, ndërsa fuqia shpirtërore gjen rrënjë më të thella.

    Shigjetari – Për Shigjetarin, kjo është një kohë rishikimi të qëllimeve dhe besimeve të tyre. Pyetjet thelbësore mbi origjinën e aspiratave tuaja marrin përgjigje të qarta. Ndikimi i Neptunit retrograd ju ndihmon të ruani entuziazmin, ndërkohë që gërmoni më thellë në vetvete për të ndërtuar një besim më të qëndrueshëm dhe të sinqertë.

    Akrepi – Kjo është një periudhë e fuqishme transformimi për Akrepin. Tensionet e brendshme kthehen në forcë lëvizëse për rritje personale. Retrograda e Neptunit ju ndihmon të dalloni se cilat beteja janë të vlefshme dhe cilat duhet të lihen pas. Është koha e duhur për të mbyllur kapituj të vjetër dhe për të çliruar energji të reja për rrugën përpara.

    Ujori – Neptuni retrograd ju fton të shqyrtoni nëse veprimet tuaja burojnë nga liria personale apo nga ndikimi i të tjerëve.

  • Zbulohet pija sekrete që eleminon dhjamin e barkut në vetëm 4 ditë, ja si ta përgatisni

    Zbulohet pija sekrete që eleminon dhjamin e barkut në vetëm 4 ditë, ja si ta përgatisni

    Një recetë natyrale që po çmend rrjetin është cilësuar si “pija magjike” që ndihmon në eliminimin e dhjamit të barkut për vetëm katër ditë!

    Sipas ekspertëve të ushqyerjes, kjo përzierje është e përkryer për këdo që dëshiron të humbasë peshë pa ndjekur dieta ekstreme apo orë të gjata në palestër.

    💪 Çfarë bën kjo pije?

    Shkrin dhjamin rreth belit Përmirëson ndjeshëm metabolizmin Kontrollon dëshirat për ushqim të pashëndetshëm Pastron organizmin nga toksinat dhe mbetjet

    🧪 Përbërësit janë të thjeshtë dhe gjenden në çdo kuzhinë, por kombinimi i tyre është ajo që e bën këtë pije aq efektive saqë përdoruesit raportojnë ndryshime të dukshme brenda pak ditësh.

  • 🧠 STUDIMI I STANFORD: CHATGPT MUND TË PËRKEQËSOJË SHËNDETIN MENDOR – RREZIK PËR PSIKOTË DHE VETËVRASJE

    🧠 STUDIMI I STANFORD: CHATGPT MUND TË PËRKEQËSOJË SHËNDETIN MENDOR – RREZIK PËR PSIKOTË DHE VETËVRASJE

    Një studim tronditës nga Universiteti i Stanford-it ka ngritur alarmin për ndikimin potencialisht të rrezikshëm të inteligjencës artificiale në shëndetin mendor të njerëzve. Sipas hulumtimit, sisteme si ChatGPT dhe mjete të tjera të ngjashme mund të përkeqësojnë krizat psikologjike duke rritur rrezikun për zhvillimin e psikozës apo mendimeve vetëvrasëse.

    🔍 Çfarë zbuloi studimi?

    Në testime të kontrolluara, ku përfshiheshin skenarë me iluzione, ankth ekstrem apo rrezik për vetëvrasje, ChatGPT është vënë në pikëpyetje për përgjigjet e tij shpesh të papërshtatshme dhe jo të ndihmshme. Në disa raste, sistemi ka “konfirmuar” iluzione, pa ofruar ndihmë konkrete apo sugjerime për mbështetje profesionale.

    ⚠️ Raste reale me pasoja fatale

    Studiuesit raportuan se në disa raste të dokumentuara, ndërveprimi me AI ka çuar në përkeqësim të gjendjes emocionale të individëve, madje edhe në humbje jete në rrethana të rënda.

    📌 Pse ndodh kjo?

    Raporti thekson se këto sisteme janë dizajnuar për të qenë të sjellshme dhe jo-konfrontuese, gjë që i bën të papërshtatshme për situata kritike ku nevojitet ndërhyrje profesionale. Mungesa e sensibiltetit etik dhe paaftësia për të drejtuar individin drejt ndihmës mjekësore e bën të qartë: AI nuk mund të zëvendësojë kontaktin njerëzor në çështje të shëndetit mendor.

    🧠 Këshillë për përdoruesit:

    Nëse ndiheni në krizë emocionale, gjithmonë drejtohuni tek profesionistët e shëndetit mendor. ChatGPT dhe të ngjashmit mund të ndihmojnë në disa fusha, por jo në rastet që kërkojnë ndjeshmëri të thellë dhe ndihmë reale.

  • E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

    E frikshme! Pesë djem përdh-nuan një vajzë ne komunizëm! Ajo që bëri Enver Hoxha ndaj tyre dhe vajzes do iu lejë pa fjalë

    Emisioni “Top Story” solli së fundmi në vëmendjen e publikut një nga rastet më tronditëse të dhunës seksuale të dokumentuara gjatë kohës së regjimit komunist në Shqipëri — një ngjarje që jo vetëm zbulon mizorinë e krimit, por edhe qasjen e pamëshirshme dhe të papranueshme të lidershipit të kohës ndaj viktimave.

    Sipas dokumenteve arkivore të publikuara nga emisioni, rasti në fjalë daton në verën e vitit 1980, kur një vajzë 15-vjeçare nga Tirana u bë viktimë e një përdhunimi të tmerrshëm nga një grup prej pesë të rinjsh.

    morën me forcë vajzën dhe e izoluan në një bunker të ndodhur në një plazh, ku për një periudhë prej tre javësh, deri më 10 gusht të po atij viti, ata ushtruan marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.

    Për këtë akt të rëndë kriminal, u arrestuan katër prej të rinjve, ndërsa një i pestë ishte ende nën hetim.

    Dokumentet zbulojnë gjithashtu se në këtë rast ishin përfshirë edhe persona të tjerë, ndaj të cilëve “po merreshin masa”, siç shkruhet në raportimet e kohës.

    Por ajo që ka shkaktuar më shumë indinjatë dhe tronditje në publik, është qëndrimi skandaloz i vetë udhëheqësit të Partisë së Punës, Enver Hoxha, i dokumentuar në shkresat zyrtare.

    I pyetur për ngjarjen dhe për mënyrën se si duhej trajtuar rasti, Enver Hoxha është cituar të ketë thënë:

    “Është problem kaq i madh ky, kur ti thua se nuk kemi raste që viktima të ketë pasur vdekjen nga marrëdhëniet seksuale të kryera me dhunë? Pse ta bëjmë problem diçka që nuk është vërtetuar në praktikë?”

    Ky koment cinik dhe çnjerëzor i liderit të kohës, që redukton një akt të rëndë përdhunimi në një çështje jo problematike vetëm sepse viktima nuk kishte humbur jetën, është pasqyra më e qartë e mënyrës sesi trajtoheshin rastet e dhunës seksuale në atë regjim.

    Në vend që ngjarja të përballej me ndëshkimin maksimal, siç do të kërkonte çdo standard elementar njerëzor dhe ligjor, qasja zyrtare e kohës duket se minimizonte krimin, duke dërguar mesazhin se integriteti dhe dinjiteti i viktimave nuk përbënin prioritet.

    Ky rast është një ndër shembujt më flagrant të hipokrizisë morale dhe brutalitetit institucional të regjimit komunist, ku çështjet e dhunës ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që nuk trajtoheshin si çështje të rënda kriminale, por shpesh mbylleshin në heshtje, duke mbrojtur autorët dhe duke traumatizuar më tej viktimat.

    Rasti i vajzës 15-vjeçare mbetet një dëshmi e dhimbshme e një kohe kur drejtësia ishte e përdorur dhe viktimat mbeteshin pa mbrojtje, ndërkohë që liderët më të lartë të shtetit i shihnin këto krime si çështje të parëndësishme.

    Publikimi i këtyre dokumenteve nga “Top Story” është një kontribut i rëndësishëm për rikujtimin e së vërtetës historike, për të mos lejuar që plagët e pandëshkuara të së kaluarës të mbeten të fshehura dhe për të nderuar dinjitetin e viktimave që nuk patën asnjëherë mundësinë të gjenin drejtësi.

  • “Furtuna” nuk ndalet/ Kryeministri Rama zbret edhe në Tiranë, çfarë pritet nesër…

    “Furtuna” nuk ndalet/ Kryeministri Rama zbret edhe në Tiranë, çfarë pritet nesër…

    Pas Vlorës, Fierit, Durrësi, kryeministri Edi Rama do të “zbarkojë” edhe në Tiranë ku priten shkarkime të tjera.

    Kreu i qeverisë të hënën paradite pritet të mbajë një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës si dhe me deputetët e PS të këtij qarku.

    Burimet për Top Channel bëjnë me dije se ky takim i të njëjtit format si në dy javët e shkruara është planifikuar të mbahet në orën 08:30 në ambientet e një hoteli në qendër të Tiranës.

    Deputetët aktualë dhe ata të rinj së bashku me drejtorët e bashkisë do të raportojnë problematikat e mbledhura në terren pasi u ndanë në grupe siç edhe kërkoi Edi Rama në mbledhjen e dy javëve më parë.

    Kujtojmë se kryeministri Edi Rama përgjatë javëve të fundit është ndalur në disa bashki të vendit ku dhe ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve si dhe u ka tërhequr “veshin” kryebashkiakëve të tij.

  • Anaidi zbulon takimin sekret Gjesti-Egli në hotel, si e kishte refuzuar ai?

    Anaidi zbulon takimin sekret Gjesti-Egli në hotel, si e kishte refuzuar ai?

    Kur Egli mbrëmë puthi bluzën me fytyrën e Gjestit në koncert, shumë e panë si një moment romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte një skenë e sajuar dhe një përpjekje e fundit për të rikthyer famën e humbur.

    Përmes një postimi të gjatë dhe simbolik me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një episod që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ku ai u takua me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. “Plaku” në fabul, që i referohet vetes, i kishte dhënë një këshillë çiftit:

    “Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë!”

    Ai tregon se Egli ka qenë e gatshme të vazhdonte lidhjen: “Egli ishte dakort”, – shkruan Anaidi, ndërsa për Gjestin thotë:
    “Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

    Për më tepër, ai zbërthen mënyrën se si Gjestit, sipas tij, nuk i interesonte më aspak Egli: “Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen moment që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

    Ironia e tij vazhdon edhe më tej, duke nënvizuar përpjekjet e kota për të rikthyer vëmendjen:
    “CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

    Pika kulmore e reagimit është kur Anaidi përshkruan momentin e skenës së fundit, që u bë virale:
    “Moren të dy nga një bluzë me fytyrat e njëri-tjetrit, e puthën bluzën në skenë para publikut, për të gënjyer kësaj here jo vetëm publikun por edhe veten… QESHARAKE! Asnje nuk reagoi, askush nuk i besoi, as ata vetë që puthën rreckën që dje fshinë këmbët!”

    Dhe përmbyllja e tij është një metaforë për ata që e shijojnë famën përkohësisht: “Sa më lart të ngjitesh, aq më të vështirë do e kesh të ngrihesh kur të biesh poshtë.”

    Një reagim i drejtëpërdrejtë dhe i mbushur me thumbime, që hedh dritë mbi një raport të brishtë, një dashuri të pambaruar dhe një famë që, sipas Anaidit, po përpiqet të mbahet me fije pambuku.

  • Mblidhet “Kuvendi i burrave” në Theth: Çfarë vendosën ?

    Mblidhet “Kuvendi i burrave” në Theth: Çfarë vendosën ?

    Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth ka hyrë në ditën e 7-të, me rreth 70 objekte të shembura deri më tani nga fadromat e IKMT-së, të mbështetura nga forcat e rendit. Edhe pse situata në terren paraqitet e qetë, tensionet mbeten të larta, dhe banorët nuk ndalen në përpjekjet për të ndalur aksionin.

    Një zhvillim i rëndësishëm u shënua përpara Kishës së Thethit, ku u mblodh Kuvendi i Burrave – një takim tradicional për të diskutuar mbi pasojat që ky aksion mund të ketë për të ardhmen e zonës. Banorët kërkojnë që qeveria të hapë një dritare dialogu dhe të mos shembë bujtinat që për shumë prej tyre përfaqësojnë një të ardhme ekonomike.

    Zef Vladi, një banor i njohur i Shalës, foli për rëndësinë e kullave tradicionale:

    “Këto shtëpi janë ndërtuar me djersë dhe mbrojtur me gjak. Ne nuk i kërkojmë falje ligjit, por një marrëveshje që respekton jetën dhe historinë tonë.”

    Prifti i Thethit gjithashtu bëri një thirrje për dialog, duke nënvizuar nevojën për ruajtjen e harmonisë dhe traditës në këtë zonë të veçantë të Shqipërisë.

    Ndërkohë, Arqipeshkvia Metropolitane e Shkodrës ka dalë në mbështetje të banorëve, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit, identitetit kulturor dhe të drejtave të komunitetit vendas në proceset e zhvillimit.

    Përplasjet sporadike mes qytetarëve dhe forcave të rendit tregojnë se situata është ende delikate. Nëse nuk hapet një kanal komunikimi mes qeverisë dhe komunitetit të Thethit, tensionet mund të rriten sërish në ditët në vijim.