Blog

  • E b*jshme! Mashtrim me miliona euro? Policia arr*ston ish burrin e Arbana Osmanit, ajo cfare u zbulua eshte e rende

    E b*jshme! Mashtrim me miliona euro? Policia arr*ston ish burrin e Arbana Osmanit, ajo cfare u zbulua eshte e rende

    FIER- Policia e Fierit ka vënë në pranga Ardit Keron, ish-drejtorin financiar të kompanisë Bankers Petroleum Albania dhe njëkohësisht ish-bashkëshortin e moderatores së njohur Arbana Osmani. Ai akuzohet si arkitekti kryesor i një skeme të përmasave të mëdha për evazion fiskal dhe pastrim parash, e cila ka funksionuar për më shumë se dy dekada në zemër të industrisë së naftës shqiptare.

    Burime pranë organit të akuzës i thanë ZËRI, se hetimet kanë identifikuar Keron si figurën kyçe që ka hartuar dhe zbatuar manovrat financiare për të shmangur detyrimet tatimore, përmes fryrjes së shpenzimeve, përdorimit të faturave të rreme dhe skemave të tjera mashtruese.

    Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania Bankers, që prej fillimit të aktivitetit të saj në zonën e Patos-Marinzës, ka gjeneruar të ardhura që llogariten në rreth 4 miliardë euro. Megjithatë, pjesa që ka përfunduar realisht në buxhetin e shtetit është minimale. Hetuesit dyshojnë se një pjesë e mirë e fitimeve janë zhvendosur përmes rrugëve të jashtëligjshme, për t’u shndërruar më pas në pasuri luksoze e investime të tjera të paligjshme.

    Kero, i cili për vite ka qenë i besuari i drejtuesve të huaj të kompanisë, fillimisht kanadezë, më pas kineze, bashkëpunuar ngushtë me të gjithë kupolën drejtuese të Bankers Petroleum. Në listën e personave të përfshirë në këtë hetim figurojnë edhe drejtuesi aktual i kompanisë, Hongping Xiao, i cili dyshohet se i ka akorduar vetes një pagë vjetore prej 1 milion euro, si dhe disa ish-administratorë me kombësi të ndryshme.

  • Arr*stohet ish-burri i Arbana Osmanit! Roli i tij ne sk*ndalin e madh te shtetit Shqiptar

    Arr*stohet ish-burri i Arbana Osmanit! Roli i tij ne sk*ndalin e madh te shtetit Shqiptar

    Në kuadër të një operacioni të gjerë të Prokurorisë së Fierit dhe Policisë së Shtetit të zhvilluar këtë të mërkurë, raportohet se mes të arrestuarve është edhe Ardit Kero, ish-drejtues i financës në kompaninë Bankers Petroleum Albania dhe ish-bashkëshorti i moderatores së njohur, Arbana Osmani.

    Kero dyshohet si një nga personat kyç në zbatimin e skemave të evazionit fiskal, manipulimit financiar dhe pastrimit të parave, të cilat lidhen me aktivitetin shumëvjeçar të kompanisë Bankers në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.

    Operacioni përfshiu edhe ndalimin e disa drejtuesve të huaj të kompanisë, përfshirë shtetasin kinez Hongping Xiao, aktualisht administrator i Bankers Petroleum, si dhe ish-drejtues të tjerë me kombësi kineze dhe kanadeze.

    Dyshohet se përmes faturave fiktive, fryrjes së investimeve dhe shmangies sistematike të detyrimeve tatimore, është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm ekonomik.

    Hetimet tregojnë se përmes këtyre skemave janë devijuar dhjetëra milionë euro, të cilat më pas dyshohet se janë përdorur për blerje pasurish luksoze dhe transaksione të tjera në vend dhe jashtë tij.

    Kompanitë mëmë të Bankers Petroleum janë të regjistruara në juridiksione offshore si Ishujt Cayman dhe Hong Kong, çka ka vështirësuar më tej transparencën dhe gjurmimin e pronarëve përfitues, në kundërshtim me detyrimet ligjore të përcaktuara në legjislacionin shqiptar.

    Gjykata e Lartë ka konfirmuar më herët një gjobë prej 80 milionë euro ndaj Bankers, e cila me detyrime të tjera financiare arrin vlerën totale prej 100 milionë euro. Megjithatë, deri më sot zbatimi i kësaj mase është vonuar, ndër të tjera edhe për shkak të ndërhyrjeve në nivele të ndryshme institucionale.

    Siç raporton portali “Prapaskena”, ky zhvillim pritet të ndezë debat rreth përgjegjësisë institucionale për një prej skandaleve më të mëdha ekonomike të viteve të fundit në vend.

  • Fero reagon pas aktakuzës ndaj Arbenitës

    Fero reagon pas aktakuzës ndaj Arbenitës

    Reperi i njohur Fero ka thyer heshtjen, duke reaguar për herë të parë pas publikimit të aktakuzës ndaj tij në media. Përmes një deklarate zyrtare të shpërndarë në Instagram dhe nënshkruar nga avokatja e tij mbrojtëse, Bedrie Berisha Rexhepi, ai ka shprehur shqetësimin për mënyrën si është trajtuar rasti në publik.

    Fero e konsideron publikimin e dokumenteve të seancës gjyqësore të 25 qershorit si një shkelje serioze të procedurës ligjore, duke theksuar se seanca ishte e mbyllur për publikun dhe shpërndarja e informacioneve është e paligjshme.

    Publikimi i aktakuzës është i papranueshëm, pasi nuk ka marrë ende formë të prerë dhe synon të ndikojë opinionin publik në mënyrë të padrejtë”, thuhet në deklaratë.

    Në të njëjtën deklaratë theksohet gjithashtu se edhe ish-bashkëshortja e reperit, modelja Arbenita Ismajli, është objekt i një hetimi penal nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Fero nënvizon se procesi ndaj tij po përdoret për ta diskredituar, por se kjo nuk do ta ndalë në betejën e tij më të rëndësishme, të drejtën për të parë vajzën e tij.

  • Aktori i njohur nuk e përjashton mundësinë të futet në BBV: Është shumë tunduese

    Aktori i njohur nuk e përjashton mundësinë të futet në BBV: Është shumë tunduese

    Aktori Salsano Rrapi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ku ndau me publikun momente të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tij.

    Gjatë bisedës, Salsano foli për rrugëtimin e tij profesional si moderator dhe aktor, duke ndarë disa reflektime personale dhe të sinqerta. Ai rrëfeu edhe “linjën e jetës”, siç u quajt nga vetë emisioni, përmes një qasjeje plot ndjeshmëri dhe humor.

    I pyetur nëse do të merrte pjesë në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, Salsano tregoi se është ndjerë shpeshherë i tunduar:

    Kur e shoh BBV është shumë tunduese, sidomos kur ka debate. Mendoj që po të isha aty, do reagoja, do thoja diçka. Por nuk rri dot larg njerëzve të mi të dashur dhe miqve. Kam një rutinë që më mbush jetën me gëzim, përveç halleve të zakonshme që kemi.”

    Ai shtoi gjithashtu se:

    “Kur hyn aty brenda, jashtë thuhet çfarë nuk thuhet. Fillojnë fantazitë, kur ti nuk je… dhe ato vazhdojnë për katër muaj. Ndërsa kur je vetë pjesë, është ndryshe.”

  • I mori mandatin Zegjinesë/ LAJM I FUNDIT: Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga deputete…

    I mori mandatin Zegjinesë/ LAJM I FUNDIT: Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga deputete…

    Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë.

    Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

    Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.

    Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan Bardho.

  • Zbulohet se eshte paguar çmimi marramendes per t’u shpallur fituese e “Miss Universe

    Zbulohet se eshte paguar çmimi marramendes per t’u shpallur fituese e “Miss Universe

    çmimi marramendes per t’u shpallur fituese e “Miss Universe Albania 2025”

    Flavia Harizaj eshte shpallur fituesja e Miss Universe Albania 2025, ne nje event te njohur gjeresisht nga publiku dhe mediat, ku u perzgjodhen perfaqesueset e Shqiperise dhe Kosoves per garen nderkombëtare q ket vit mbahet ne Tajlandë.

    Por menjehere pas perfundimit te spektaklit, rjetet sociale dhe portalet kanë shperndare lajmin se kurora e ketij viti eshte “bler”” per nj shume që kap vlerën mbi 20 mije euro.

    Sipas burimeve te cituara nga JOQ, pretendohet se garat e bukurise ne

    vendin tone jane kthyer ne nj sistem ku perzgjedhja e fitueses ndikohet nga

    pagesa dhe mbeshtetja qe ato marrin nga

    persona me ndikim.

    Ky nuk eshte rasti i vetem i perfolur, pasi ne rjet theksohet se raste te ngjashme

    janë raportuar edhe ne edicione të meparshme te ketij formati.

    Search: flavia harizaj missa

  • “E mbajtën të fshehtë por tani” Bieta Sulo në lot zbulon së*mundjen e rë*nde të burrit Alban Dudushi!

    “E mbajtën të fshehtë por tani” Bieta Sulo në lot zbulon së*mundjen e rë*nde të burrit Alban Dudushi!

    Prej kohësh përflitej se gazetari po përballej me probleme të shëndetit, gjë që u konfirmua nga moderatorja, e cila po ashtu tregoi përjetimet e saj për këtë situatë.

    Ajo u shpreh se sfidën tashmë e kanë kaluar, teksa e konsideron 2024 asi vitin më të keq.

    “Pas lajmeve vërshuan qindra mesazhe dhe vlerëson të paktën anën tjetër, që jemi në përkujdesjen dhe mendimet e shumë njerëzve. 

    E një beteje… që besoj se e kemi fituar. Ne në jetë kemi beteja të ndryshme, që mërzitemi kur e humbim dhe gëzojmë kur e fitojmë. Kjo është një nga ata që ne e kemi fituar, them ne se e kemi kaluar bashkë.

    Ne ishim me njëri-tjetrin, një trup për ta kaluar këtë sfidë. Ku ka qenë viti i sfidave të shëndetit dhe viti më i keq i jetës sime, por unë zgjedh të them që pavarësisht të gjithave ne arritëm të shpëtojmë”, tha moderatorja!

  • E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

    E trishtë! Ky është qyteti i parë shqiptar që po “vd*s”! Nuk ka ngelur pothuajse asnjë i ri

    Ballshi dikur qyteti i naftëtarëve sot nuk mund të quhet më i tillë pasi uzina e përpunimit të naftës nuk ekziston më dhe të gjithë punonjësit e uzinës sot janë të papunë.Shtëpi e dyqane që shiten ose jepen me qira gjen në çdo rrugë të qytetit. Ndërsa më shumë sheh të ecin të moshuar.

    Shtëpi e dyqane që shiten ose jepen me qira gjen në çdo rrugë të qytetit. Ndërsa më shumë sheh të ecin të moshuar.

    Banorët shprehen se gjetja e një vendi pune është pothuajse e pamundur dhe kjo është një nga arsyet që i ka det ruar shumë të rinj dhe familje të Ballshit të marin rrugët e emigrimit.

    “Fajin e ka politika, shkatërruan fabrikat”, thonë banorët.

    Vetëm në vitin 2022 janë larguar nga kopshtet e shkollat e Mallakastrës 395 nxënës. Por edhe për të moshuarit që jetojnë aty jetesa është vështirë pasi pensionet janë të ulëta dhe nuk i

    mjaftojnë as për ilaçe, shëndetësia falas për ata nuk ekziston sepse në spital mungojnë mjekët specialistë dhe për t’u vizituar duhet të shkojnë në spitalin e Fierit.

  • Para se të vdiste burri egoist kërkoi që të varrosej bashkë me të gjithë paratë e tij. Gruaja ia plotësoi amanetin burrit koprac, por ja si veproi

    Para se të vdiste burri egoist kërkoi që të varrosej bashkë me të gjithë paratë e tij. Gruaja ia plotësoi amanetin burrit koprac, por ja si veproi

    Shumë njerëz përpiqen të jetojnë me vlera në jetë, pasi duan të lënë pas një trashëgimi të mirë.Megjithatë, ka disa njerëz me deshira egoiste pavarësisht se si ndikon kjo tek njerëzit rreth tyre. Një grua e dinte se asnjëherë nuk mund të përfitonte nga egoizmi dhe lakmia, por për fat të keq, burri i saj nuk kishte të njëjtin mendim. Pra, kur burri i saj bëri një kërkesë egoiste në shtratin e vdekjes, gruaja e dinte se ishte koha për t’i dhene atij një mësim.

    Ishte një herë një njeri që kishte punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij. Ai i ruante paratë dhe urrente ti shpezonte ato. Meqenëse ai kishte punuar kaq shumë për të kursyer paratë, ndjeu se e meritonte të mbante gjithçka për vete dhe të mos i linte asgje gruas së tij.

    Njeriu i donte paratë e tij më shumë se çdo gjë,saqe dashuria e tij për paratë shkoi aq larg sa donte ti merrte paratë me vete ne varr.

    Pak para se të vdiste, burri e kerkoi gruan e tij për të dhënë dëshirën e tij të fundit. “Tani dëgjo, kur te vdes unë dua që ti të marrësh të gjitha paratë e mia dhe ti vendosësh në arkivol me mua. Sepse dua ti marr të gjitha paratë e mia në jetën e përtejme, “i tha burri gruas së tij.

    Gruaja u tmerrua nga kërkesa egoiste e bashkëshortit të saj, por më vonë ra dakord t’i varroste paratë me të kur ai të vdiste.

    Një ditë, burri vdiq dhe gruaja ishte midis plotesimit të dëshirës së tij të fundit egoiste apo mbajtjes se parave për vete. Ajo ishte një grua e fjalës dhe nuk donte ta thyente premtimin e saj. Papritmas, një ide e shkëlqyer erdhi në mendjen e saj.

    Në funeralin, trupi i vdekur i bashkëshortit qendronte i shtrirë në arkivol, ndërsa gruaja e tij, e veshur me të gjitha te zeza ishte ulur pranë mikes se saj më të mirë. Kur erdhi koha për të varrosur burrin, sipërmarrësit u përgatitën për të mbyllur arkivolin dhe gruaja papritmas u kërkoi atyre të ndaleshin.

    “Prisni një minutë”, u tha bashkëshortja .

    Pastaj gruaja u afrua në arkivol dhe vendosi një kuti këpucësh pranë trupit të bashkëshortit të saj të vdekur. Ajo më pas tundi kokën e saj tek sipërmarrësit, një gjest për t’i lejuar ata të mbyllnin arkivolin dhe ta varrosnin.

    Mikja e saj më e mirë që ishte ne dijeni te kerkeses qesharake ishte në mosbesim me veprimin e gruas, kështu që ajo e pyeti gruan për kutine e këpucëve. Shpresoj se nuk keni qenë aq e çmendur sa t`ia vinit të gjitha paratë atij njeriu koprac, “i thanë miqtë me te mire gruas

    Pastaj gruaja u kthye tek mikja e saj me e mirë, “Po, ja kisha premtuar. Unë nuk mund të gënjej. I premtova atij se unë do ti vendosja atë para në arkivol me të. ”

    “‘Kjo do te thote qe ju vendoset çdo cent të parave të tij në arkivol me të?’” Pyeti shoqja.

    “Sigurisht,” u përgjigj gruaja. “Te gjitha paratë, i vura në llogarinë time dhe ia futa aty atij në një cek, meqë ashtu i donte me vete”

    Gruaja e mbajti premtimin ndaj bashkëshortit të saj egoist….

  • “Po na bën shumë dëm/ Rama tregon VENDIMIN ekstrem: Duhet të pezullohet urgjent…

    “Po na bën shumë dëm/ Rama tregon VENDIMIN ekstrem: Duhet të pezullohet urgjent…

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se duhet pezulluar menjëherë veprimtaria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

    Rama u shpreh se “AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë, bën dëm”.

    Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një Komision i Posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së. Gjithashtu, Rama propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

    AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm”, tha Rama.