Blog

  • Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

    Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

    Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani nuk e përmend dëborën, pasi ai u drejtohet arabëve të cilët nuk e njihnin borën.

    Vetëm ata që merreshin me tregti dhe udhëtonin drejt vendeve ku binte borë, e dinin si është bora. Vendet me të cilat arabët bënin tregti, ishin kryesisht ato të Shamit (Lantonit), ku hyn dhe Libani. Kishte arabë si Gasasinët, të cilët e njihnin borën, por shumica e arabëve të tjerë nuk ia kishin idenë.

    Në jetëshkrimin e Profetit Muhamed përmendet një histori e cila ka të bëjë me borën. Kur ishte i vogël dhe jetonte në fisin Benu Sad, një ditë ndodhej në shkretëtirë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Vijnë dy burra me rroba të bardha, të cilët mbanin në dorë një tas. Ata e morën Profetin Muhamed dhe ia lanë zemrën. Vetë Profeti tregon: ”Ata ma lanë zemrën me borë.”


    ”Kur ma nxorën zemrën, hoqën prej saj diçka të zezë.”, thoshte Muhamedi në rrëfimin e tij. Rreth faktit që ëngjëjt ia lanë zemrën me borë, një doktor thotë: ”Dihet që vendosja e zemrës në dëborë, e mbron atë dhe nuk lejon vdekjen e qelizave”, transmeton Shqiperia sot

    Duke e ulur temperaturën e zemrës në 18 gradë, ne reduktojmë harxhimin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Më parë, kur kryenin ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e ulnin temperaturën e trupit të pacientit në 20 gradë. Këtë e bënin për të mbrojtur trupin nga problemet që mund të lindnin si pasojë e mungesës së oksigjenit. Kështu mbrohet jo vetëm zemra, por edhe truri, veshkat dhe shumë organe të tjera. Më parë, operacionet e zemrës zgjasnin më shumë se dymbëdhjetë orë.

    Kur një pacienti i kryejmë transplant zemre, zemrën që do i vendosim, e fusim në një enë e cila përmban lëndë ushqyese për zemrën dhe në një temperaturë konstante 18 gradë. Kjo bëhet për të ulur konsumin e oksigjenit nga qelizat e zemrës. Dëbora e ruan trupin e njeriut, pasi redukton aktivitetin e qelizave.

  • Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Rreziku i padukshëm nga shalqiri dhe pjepri: Gabimi që mund t’ju kushtojë shtrenjtë

    Edhe pse për shumëkënd janë simbol i verës dhe freskisë, shalqiri dhe pjepri mund të fshehin rreziqe serioze për shëndetin, nëse nuk ndiqni një hap të thjeshtë para se t’i prisni

    Ekspertët tërheqin vëmendjen se larja e frutit, edhe pse duket e panevojshme, pasi nuk e konsumojmë lëkurën, është thelbësore për të shmangur helmimin.

    Këto fruta rriten në tokë, ku ekspozohen ndaj dheut, pluhurit, ujit të ndotur dhe plehrave, ndërsa gjatë korrjes, ruajtjes dhe transportit mund të grumbullojnë edhe më shumë mikrobe. Nga ara deri në tezgë, e pastaj në kuzhinën tuaj, ato kalojnë nëpër duart e shumë personave dhe askush nuk mund të dijë se sa herë janë prekur me duar të palara.

    Kur e prisni një shalqi ose pjepër pa e larë më parë, të gjitha bakteret nga lëkura transferohen përmes thikës direkt te pjesa e brendshme që e hani të gjallë”, shpjegon Dr. Darin Detwiler, profesor i sigurisë ushqimore në Universitetin Northeastern.

    Dallimi i vetëm mes tyre është se lëkura e pjeprit, për shkak të strukturës së ashpër, mban edhe më shumë papastërti dhe mikrobe sesa ajo e shalqirit, prandaj kërkon larje edhe më të kujdesshme.

    Ndryshe nga shumë produkte të tjera ushqimore, këto fruta nuk gatuhen kështu që bakteret si salmonela, listeria apo E. coli mund të mbijetojnë dhe të përfundojnë direkt në organizëm. Pasojat janë të njohura: nauze, të vjella, diarre, që zakonisht shfaqen disa orë deri disa ditë pas konsumit.

    Prandaj, para se t’i ndani në feta, lajini mirë me ujë të bollshëm, fërkojini me një furçë kuzhine nëse është e nevojshme dhe thajini me letër kuzhine të pastër. Pasi t’i keni prerë, frutat duhen konsumuar menjëherë ose duhet të ruhen në frigorifer brenda dy orësh, në temperaturë më të ulët se 4 °C dhe të konsumohen brenda 3-4 ditësh.

    Sidomos kur blini gjysma ose çerek fruti të gatshëm nga shitësit ambulantë, rreziku është më i madh, pasi shpesh ruhen në kushte të papërshtatshme.

    Vetëm një hap i thjeshtë si larja, mund t’ju mbrojë ju dhe familjen tuaj nga një helmim i panevojshëm dhe kështu, shalqiri e pjepri do të vazhdojnë të mbeten sinonim i freskisë dhe verës, jo i shtratit dhe të përzierave!

  • Si të kurseni 15 për qind të nga fatura e rrymës vetëm me boiler

    Si të kurseni 15 për qind të nga fatura e rrymës vetëm me boiler

    Ekspertët e KEDS-it deri tash kanë bërë një sërë llogaritjesh për shpenzim sa më racional të energjisë elektrike, kryesisht në ngrohje, si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike, thotë Zyra për Media e kësaj kompania.

    Më poshtë gjeni një nga sugjerimet që KEDS bën për kursimin e energjisë elektrike në shtëpi:

    Pas ngrohjes, bojleri llogaritet si shpenzuesi më i madh i energjisë elektrike. Sipas ekspertëve në KEDS, bojleri, në shtëpitë tona, varësisht nga madhësia, lloji i tij, numri i anëtarëve të familjes dhe kohës sa qëndron i ndezur shpenzon prej 40-60% të faturës totale mujore gjatë sezonit të dimrit nëse këtu nuk e përfshijmë konsumin e energjisë elektrike për ngrohje.

    Kësaj radhe, ata na sugjerojnë se si është e mundur të kursehen deri në 15% e faturës totale vetëm përmes menaxhimit të bojlerit.

    Sipas përllogaritjeve të tyre, ne mund të kursejmë prej 80-100 kËh në muaj ose mesatarisht 13%-15% nga fatura totale nëse e ndezim bojlerin gjatë kohës së tarifës së lirë, e cila në dimër është nga ora 22:00-07:00, ndërsa gjatë verës nga ora 23:00-08:00, nëse e ulim temperaturën e termostatit në 55℃-60℃, dhe nëse e reduktojmë përdorimin e ujit të ngrohtë.

    Mbi të gjitha, ekspertët në KEDS na sugjerojnë se bojleri shpenzon më pak rrymë kur kyçet sipas nevojës, sesa kur është vazhdimisht i kyçur.

    T’u përmbahemi këtyre sugjerimeve në praktikë që të kursejmë në faturat tona dhe të mos e ngarkojmë rrjetin elektroenergjetik të Kosovës dhe Shqiperise

  • Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi

    Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi

    Ky frut është i pasur me magnez, zink, kalium dhe vitaminë B. Është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori, kështu që mund ta hani në çdo moment.

    Konsumimi i shalqinit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen. Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës.

    Një studim që shqyrtoi efektet e konsumit të shalqinit në ngopjen dhe peshën trupore tek të rriturit mbipeshë dhe obezë zbuloi se ata që konsumuan dy feta shalqi çdo ditë për katër javë ndjeheshin më pak të uritur dhe humbën dukshëm më shumë kilogramë nga grupi që konsumonte biskota me pak kalori. Megjithatë, pavarësisht se është kaq i shëndetshëm, nuk është i përshtatshëm për të gjithë njerëzit, shkruan Web MD.

    Megjithatë, dietologët paralajmërojnë se konsumimi i shalqirit nuk është më i miri për një grup njerëzish, përkatësisht diabetikët. Shalqini është plot me sheqer natyral, i cili mund të shkaktojë një rritje të sheqerit në gjak.

    Megjithatë, nuk duhet të eliminohet plotësisht nga dieta. Mund ta kombinoj me ushqime që janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe proteina, si arrat ose farat. Ky kombinim i ushqimeve me vlera ushqyese mund të ndihmojë një person të ndihet më i ngopur për më gjatë dhe të ngadalësojë përthithjen e sheqerit në qarkullimin e gjakut.

    Njerëzit me këtë problem shëndetësor nuk duhet të konsumojnë shalqi 

  • Shqiptarja që 10 vite e martuar me serbin: Nuk e kam aspak te lehtë ja qfare me ben ai…

    Shqiptarja që 10 vite e martuar me serbin: Nuk e kam aspak te lehtë ja qfare me ben ai…

    Martesat e përziera në Kosovë, mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk janë të rralla. Dashuria mes Çasllavit dhe Leonora Todiçit nga Lipjani vazhdon prej më shumë se dhjetë vitesh, edhe pse sipas Leonorës, me origjinë nga Tirana, nuk është e lehtë të jesh nuse serbe.

    Martesa e lumtur e Çasllavit dhe Leonorës u kurorëzua me një vajzë dhe një djalë, dhe dashuria zgjat më shumë se një dekadë, pavarësisht se ata jetojnë në mënyrë modeste, minimumi nga bujqësia.

    Për të gjetur shoqen e jetës, Çasllavi shkoi gjashtë herë në Shqipëri dhe në fund takoi Leonorën. Vendimi për t’u martuar me një shqiptar nuk i shqetësoi prindërit e ndjerë të Caslavl, përkundrazi.

    “Askush nuk ka mundur të ndërhyjë në vendimin tim, as prindërit e vdekur, as vëllai, kur një burrë vendos të martohet, nuk është e rëndësishme të jetë grua e besimit, e kombit, rëndësi ka që njeriu të jetojë si duhet”, thotë Çasllav.

    Ndonëse është pritur mirë nga fqinjët, miqtë dhe familjarët e saj, Leonora tregon se problemi i saj më i madh është se ka më shumë se dhjetë vjet që pret dokumente dhe pa to nuk mund të aplikojë për punë. Për të ndihmuar financiarisht familjen, ka hapur një rrobaqepësi, por nuk ka punë.

  • E rende ne Shqiperi: Prinderit ia lane per tu kujdesur, gjyshi 71 vjecar ab*zon mbi nipin e tij, ja cfare i ndodhi

    E rende ne Shqiperi: Prinderit ia lane per tu kujdesur, gjyshi 71 vjecar ab*zon mbi nipin e tij, ja cfare i ndodhi

    Psikologia Eriona Hoxha e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa raste të rënda të abuzimit me fëmijët e mitur.

    Ajoi rrëfeu sa ka rënë në kontakt me histori dhe ngjarje shumë të rënda. Një rast sipas psikologes ishte ai ku ishte dado që abuzonte seksualisht me fëmijën e mitur dhe u denopncua nga nëna e foshnjës.
    Ndërsa një rast tjetër është ai i një gjyshi 71-vjeç që abuzonte me nipin e tij, ndërsa prindërit ia linin të kujdesej

    Pjesë nga biseda:

    Hoxha: Ku shikohet një pedofile femër. Pak muaj më parë më edhi një zonjë në terapi, dhe më tha se zonja që kishte lënë për tu kjdesur për fëmijën e kishte parë në një pozicion jo të kujdesshëm. Ajo bënte ngacmime seksuale dhe video me fëmijën. Nëna kishte parë në kamera që një kënd nuk kapte, dhe aty kishte kapur këtë zonjën. Rasti tjetër që është më shokues, dhe që të ngacmon në anën profesionale, ka qenë gjyshi me foshnjën, e ka vërejtur e ëma.

    Borakaj: Çfarë ndodh në këtë rast?

    Hoxha: Doli që ndodhi një sherr shumë i madh. Në moment që ajo dilte dhe e linte të kujdesej për fëmijën e gjente në një pozicion jo të kujdesshëm. Nëna erdhi me familjarët e saj, pasi po përpalseshin për këtë postpartiumin.

    Borakaj: Ky rast u vërtetua?

    Hoxha: Unë di që në atë rast ndodhi një konfilkt i madh. Kur ndodh me foshnja e të vogla, mbeten raste të izoluara dhe shpesh te vetëgjyqësia.

    Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus, aktivisti nënvizoi se kjo ndikon në zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa shtoi se shumë abuzues nuk e pranojnë krimin.

    Sa i përket rastit në Patos, Sejrani u shpreh se nëna doli foli për mediat sepse kërkonte ndihmë dhe askush nga institucionet nuk e kishin ndihmuar prej kohësh.

    Pjesë nga biseda:

    Sejrani: Nëna që foli për median ishte për atë thirrjen në fund “Aman më ndihmoni”. Thirrja e saj ishte e disa herë që kush ka mundësi të më ndihmojë me një strehim, me një pension. A shkuan institucionet tek kjo shtëpia?

    Vataj: Po kanë shkuar.

    Borakaj: Kur?

    Vataj: Pasi ndodhi rasti.

    Sejrani: Fillimisht faji është tek policia. Nuk duhet të dalë me deklarata para hetimit sepse e gropos hetimin. Një hetim efektiv do ishte që babanë t’a kthente në familje. Në këtë rast babai e pranoi, po në raste të tjera? Si do e provojmë?

  • Ja Çfarë denimi e pret Zamir Meten Gogolin e Fierit !

    Ja Çfarë denimi e pret Zamir Meten Gogolin e Fierit !

    Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në vend. Zamir Meta, një 36 vjeçar nga rrethina e Fierit , është arrestuar dhe akuzohet për veprën e rëndë penale të përdhunimit të vajzës së tij 12-vjeçare.

    Sipas burimeve zyrtare nga Prokuroria, ngjarja ka ndodhur prej disa muajsh, ndërsa viktima ka rrëfyer gjithçka para psikologëve dhe hetuesve të krimeve të rënda. Vajza ndodhet aktualisht nën mbrojtje të shtetit dhe po merr ndihmën e nevojshme psikologjike.

    Zamir Meta akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, e kryer ndaj një personi që nuk ka mbushur moshën 14 vjeç, një vepër e parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

    Dënimi i mundshëm:

    Nëse shpallet fajtor, Zamir Meta rrezikon dënim me burgim nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm, sipas ligjit shqiptar. Rrethanat rënduese si lidhja familjare dhe pozita e kujdestarit ligjor pritet të ndikojnë për një masë më të rëndë ndëshkimi.

    Ndërkohë, hetimet janë në fazën intensive dhe Prokuroria ka bërë kërkesë për ekspertizë mjeko-ligjore dhe analiza ADN-je, për të përforcuar provat kundër të akuzuarit.

    Kjo ngjarje ka shkaktuar indinjatë të thellë në opinionin publik dhe ka ringjallur debatet mbi dënimet për krimet seksuale ndaj të miturve në Shqipëri. Autoritetet thonë se po veprojnë me zero tolerancë ndaj çdo forme abuzimi.

  • Rudina Magjistari ‘sulmohet’ nga gjarpri live në studio (VIDEO)

    Rudina Magjistari ‘sulmohet’ nga gjarpri live në studio (VIDEO)

    Moderatorja Rudina Magjistari ka përjetuar një moment të frikshëm në emisionin e saj “Rudina”, ku të ftuar kishte një veteriner.

    Rudina u afrua të prekte gjarprin që i ftuari mbante në duar, por nuk e priste që ai do e sulmonte.

    Ajo bërtiti dhe u zmbraps menjëherë e frikësuar. Por më pas situata kaloi me të qeshura.

  • Marjana Kondi na habiti fare: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

    Marjana Kondi na habiti fare: Kur ishim të rinj burri më bëri… thashë qyqja ky nuk më do më!

    Do e kuptosh kur të rritesh!”Kjo ka qenë pergjigja që shumë nga femijët gjatë komunizmit merrnin nga prindërit e tyre. Mbi këtë pyetje ngrihet dhe “Stand Up Comedy” që interpretohet nga Mariana Kondi dhe Herion Mustafaraj me skenar të Erand Sojlit dhe regji të Elkjana Gjipalit.

    Kemi qenë të lumtur”, Marjana Kondi kthehet pas në kohë dhe tregon momentin që e bëri të shpërthente në lot – Gossip

    Ata tregojnë me humor dhe baza tr agji-komike se si ka qenë fëmijëria e brezit të tyre, me çelës në qafë, tek lagja kur hanin bukë me ujë dhe me sheqer, ku tjetër gjë thuhej në ekran dhe lajme dhe tjetër ishte realiteti.

    Në këtë bluzë shkruhet Sega la legna që unë nuk e kisha idenë se çfarë do të thotë, që do të thotë shar rojmë një drasë në italisht. Ne vajzat e rrugës së Durrësit nga Pallati i Kulturës deri në Korpusin Qëndror bënim atë xhiron e famshme, pastaj kur vinte koha e plazhit ishte akoma më bukur, nga Iliria deri tek Hekurudha bënim xhiro në darkë. Unë me një bluzë të tillë që e kisha marrë borxh që shkruheshe Sega la legna bëja xhiro dhe mezi prisja të shihja tim shoq, ta kisha përballë dhe t’i qeshnim njëri-tjetrit.

    Vetëm me atë të qeshur ne rrinim një muaj, kishim një kënaqësi të madhe, mjafton që më qeshi. Gjatë xhiros së bukur e kisha përballë dhe ai më thotë hajde sh arrë hajde. Unë thashë uaa çfarë është kjo sha rrë, e shoqja më thotë jo moj pale për çfarë e ka patur.

    Ecëm sa ecëm dhe u kthyem dhe ishim prap përballë dhe më thotë prap wow çfarë sh arre, hajde sha rrë hajde dhe unë e zeza, po ky kujt i thotë sha rrë! I thashë asaj shoqes me siguri ky nuk më do më. U trishtova dhe mërzita shumë. E ndoqa nga pas dhe përballë prap më thotë wee çfarë sha rre. E unë i them ore ti kujt i thua shar rë, e më thotë asnjë njeriu. I them po ti po më drejtohesh mua, e më thotë po ti e ke të shkruar tek bluza. E ke gabim i them, këtë bluzë e veshin vetëm femrat e bukura dhe ika”, ka rrëfyer me humor Mariana Kondi.

  • A do ta njohësh gruan time’, G Banit i vjen mesazhi i çuditshëm

    A do ta njohësh gruan time’, G Banit i vjen mesazhi i çuditshëm

    Fama të sjell shumë: dashamirë, kritika… dhe ndonjëherë edhe propozime që sfidojnë logjikën. Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, G Bani, ka publikuar së fundmi në Instastory një mesazh privat nga një ndjekës që ka lënë pa fjalë shumëkënd.

    Personi në fjalë i shkruan dy herë të njëjtën fjali: “Du të njofish grun time se t’ka fiksim.”

    Po, e lexuat mirë!

    Një burrë i shkruan G-Banit që gruaja e tij ka fiksim për të dhe ai është i gatshëm ta “ndihmojë” ta njohë.

    Bani nuk e ka kthyer asnjë përgjigje këtij mesazhi, por ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit, duke shtuar: “Fama të sjell dashamirës. Të sjell dhe në vëmendje të llumit.”Një reagim që lë të kuptohet shumë, pa thënë asgjë.

    Ky moment i pazakontë i ka shtuar edhe më shumë kuriozitetin rreth figurës së tij publike, duke treguar se ndonjëherë më mirë është të mos thuash asgjë – dhe G Bani këtë e ka bërë në mënyrë perfekte.