Blog

  • Përfitimet e jashtëzakonshme të limonit për rritjen e flokëve tuaj

    Përfitimet e jashtëzakonshme të limonit për rritjen e flokëve tuaj

    Rritja e flokut nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë e duam atë.

    Shpesh ajo ngadalësohet si pasojë e ushqyerjes së keqe, stresit dhe rrethanave të tjera. Mirëpo, rritja e flokut mund të nxitet dhe përshpejtohet falë produkteve të duhura. Disa prej tyre janë: hudhra, lëngu i patates por edhe produkte të tjera natyrore. Një nga këto produkte është limoni, një agrume e cila është përdorur prej shekujsh për shëndetin, bukurinë e jashtme dhe për të nxitur rritjen e flokëve.

    Limoni është një burim fantastik i vitaminës C, e cila luan një rol kyç në prodhimin e kolagjenit, një substancë që forcon flokët dhe ndihmon në procesin e rritjes së tyre.  Aciditeti i limonit gjithashtu ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve dhe pastron skalpin e kokës nga zbokthi, duke erthyr lëndë ushqyese thelbësore për flokët. Në këtë artkikull, do të shqyrtojmë mënyrat se si mund të përdorni limonin për të përmirësuar shëndetin e flokëve tuaj dhe për të arritur rezultate mahnitëse

    Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shfrytëzuar limonin për shëndetin e flokëve është ta shtrydhni gjysmën e tij dhe lëngun ta përdorni për të masazhuar kokën për rreth 5 minuta. Më pas duhet të prisni 10 minuta të tjera dhe të vazhdoni rutinën tuaj të larjes dhe zbutjes së flokëve. Kjo kurë mund të përdoret një herë në javë dhe është mëse e përshtatshme për njerëzit me flokë të yndyrshëm, duke ndihmuar në regulimin e prodhimit të yndyrës në skalp

    Një tjetër kombinim efektiv është përdorimi i limonit së bashku me vajin e ullirit. Për këtë maskë ju nevojiten: 2 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj kastori dhe 4-5 pika vaj esencial limoni. Bashkoni vajrat në një enë dhe ngroheni pak. Më pas, aplikoni këtë përzierje në rrënjët e flokëve për 15 minuta dhe mbajeni për 30 minuta të tjera. Pas aplikimit, lani flokët me shampo për ta lehtësuar eliminimin e yndyrës, ose përdorni një zbutës flokësh deri në 5 minuta para se ta lani përsëri. Kjo maskë është e këshillueshme të përdoret 2-3 herë në javë për rezultatet më të mira.

    Mënyra e tretë për të përdorur limonin është përmes një maske që përfshin xhelin e Aloe Vera. Për këtë maskë ju nevojiten: 2 lugë gjelle xhel Aloe Vera dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini së bashku dhe aplikojeni maskën në zonën e rrënjëve. Pas 30 minutash, ndiqni rutinën tuaj të kujdesit për flokët. Kjo maskë duhet bërë një ose dy herë në javë dhe do të ndihmojë në rikthimin e shëndetit dhe shkëlqimit të flokëve tuaj

    Një alternativë tjetër e shkëlqyer është kombinimi i limonit me mjaltë. Për këtë maskë ju nevojiten: 1 lugë gjelle lëng limoni, 2 lugë gjelle mjaltë, 2 lugë çaji vaj ulliri dhe 3-4 pika vaj esencial rozmarine. Përziejini përbërësit së bashku dhe aplikojeni atë nga rrënjët deri te majat e flokëve. Pas 20 minutash, lajeni dhe shpëlajeni flokun normalisht. Përdorimi i kësaj maske një herë në javë do t’ju ndihmojë të shihni flokë të dendur, të butë dhe me shkëlqim.

    Përveç maskeve, është e rëndësishme të keni kujdes për stilin e jetesës tuaj. Ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale, si dhe mbajtja e një stil të shëndetshëm jetese, është gjithashtu thelbësore për rritjen e shëndetshme të flokëve. Konsumi i ujit në sasi të mjaftueshme është një tjetër faktor kyç, pasi hidratimi ndihmon në mbajtjen e flokëve të fortë dhe të shëndetshëm.

    Rritja e flokëve është një proces që kërkon kohë dhe durim. Duke u mbështetur në metodat e duhura natyrore siç janë trajtimet me limon, ju mund të rrisni edhe më shumë shëndetin dhe pamjen e flokëve tuaj. Përdorimi i vazhdueshëm i këtyre trajtimeve do t’ju ndihmojë të përjetoni ndryshimin e dëshiruar serioz sepse limoni ka karakteristika të shkëlqyera që kontribuojnë për flokë më të shëndetshëm.

  • Sara Hoxha shkelqen me nje selfie joshese ne fustan vjollce

    Sara Hoxha shkelqen me nje selfie joshese ne fustan vjollce

    Sara Hoxha, blogerja e njohur shqiptare, ka publikuar së fundmi një foto në Instagram që ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj.

    E veshur me një fustan të bukur në ngjyrë vjollcë, Sara duket se ka zgjatur dorën drejt magjisë së stilit dhe elegancës së saj natyrale.

    Në postimin e saj, vetëm një zemër pasqyron emocione të thella që ajo dëshiron të ndajë me publikun e saj. Por çfarë domethënie mund të ketë kjo zemër për të? Është thjesht një detaj që ndjekësit do të përpiqen ta deshifrojnë më tej.

    Ndërkohë që Sara po kalon në një fazë të re të jetës së saj, pas ndarjes nga Ledri Vula, duket se ajo po fokusohet tek vetja dhe vajza e saj, Poemblue. Ky dedikim ndaj familjes dhe vetes është një shembull i fortë i mënyrës sesi ajo ballafaqohet me ndryshimet jetësore.

    Sigurisht, stili unik i Sarës është ai që e ka bërë të dallojë në botën e modës dhe blogimit. Duke përzgjedhur një look minimal dhe delikat, ajo pasqyron feminilitetin dhe forcën në të njëjtën kohë

    A është ndoshta kjo pamje e re një mënyrë për të sinjalizuar një fillim të ri në jetën e saj? Kjo mbetet një pyetje për të cilën vetëm koha do të japë përgjigje, megjithatë admirimi dhe mbështetja e ndjekësve të saj mbeten të forta

    Ndërsa Sara vazhdon të ndriçojë me pamje të reja në rrjetet sociale, çdo postim i saj është një ftesë për të zbuluar më thellë stilin dhe thelbin e saj si individ dhe si figurë publike e dashur në skenën shqiptare

    Pa dyshim, ajo vazhdon të jetë një inspirim i fortë për ndjekësit e saj, jo vetëm përmes modës por edhe përmes mesazheve të saj pozitive dhe të fuqishme./InfoKosova

  • Ori Nebiaj rrëfen momentin e sikletshëm: Në dasmën e shoqes i shkrova ish-it

    Ori Nebiaj rrëfen momentin e sikletshëm: Në dasmën e shoqes i shkrova ish-it

    Opinionistja e Big Brother VIP Albania 3, Ori Nebiaj, ka ndarë një moment të sinqertë dhe paksa të sikletshëm gjatë intervistës në emisionin “Natën me Aulonën”.

    E pyetur nëse ndonjëherë i ka shkruar një ish-të dashuri nën efektin e alkoolit, Ori pranoi se një episod i tillë i ka ndodhur vetëm një herë – në një dasmë.

    “Ka ndodhur një herë. Kam qenë në dasmën e shoqes sime, disa vite më parë. E mbaj mend shumë mirë sepse ka qenë një moment epik,” tregoi ajo me të qeshur.

    Sipas saj, mesazhi ishte dërguar në një gjendje emocionale, e ndikuar nga atmosfera festive dhe ndoshta ndonjë gotë më tepër. Por pendesa erdhi menjëherë.

    “U pendova në sekondë. Nuk e mbaj mend as çfarë i kam shkruar. Nuk ishte asgjë serioze, vetëm një moment impulsiv,” shtoi Ori, duke e cilësuar si një incident të shpejtë dhe të padëmshëm.

    “Ishte një minutë… një çast lumturie,” e mbylli ajo me sportivitet.

  • Trump i “bën gjëmën” Elon Musk!

    Trump i “bën gjëmën” Elon Musk!

    Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, shpalli formimin e një partie të re politike amerikane, duke nxitur një reagim të zemëruar nga presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump.

    Çmimi i aksioneve pati një rikuperim të pjesshëm pas rënies fillestare, por sërish u hap me humbje të konsiderueshme në orën 9:30 të mëngjesit, duke shënuar rënien më të madhe ditore që nga 5 qershori, një moment tjetër kur Musk dhe Trump ishin përplasur publikisht, raporton CNN.

    Trump reagoi me forcë ndaj njoftimit, duke e quajtur Musk një “tren të rrëmuar” që po del jashtë kontrollit. Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai shkroi:

    Jam i trishtuar kur e shoh Elon Musk të dalë plotësisht nga binarët. Ajo që po bën është një sulm ndaj stabilitetit politik dhe një përçarje e panevojshme.”- tha Trump.

    Gjatë një deklarate për mediat përpara nisjes me avionin Air Force One, Trump e quajti iniciativën e Musk “qesharake” dhe paralajmëroi se një parti e tretë vetëm sa do të “mbjellë konfuzion” në skenën politike amerikane.

    Sipas Neil Wilson, strateg tregu në Saxo Markets, investitorët po shfaqin dy shqetësime kryesore:

    1. Tensione e mëtejshme me Trump mund të ndikojnë negativisht në subvencionet qeveritare për automjetet elektrike, nga të cilat Tesla përfiton ndjeshëm.
    2. Musk po shihet si i shpërqendruar nga menaxhimi i kompanisë, në një moment kritik për zhvillimin teknologjik dhe konkurrencën globale në tregun e makinave elektrike.
    “Investitorët përshëndetën më herët distancimin e Musk nga politika. Tani ata frikësohen se ai po kthehet në betejën politike dhe po humbet fokusin nga Tesla.”- shkroi Wilson.

    Musk, përmes një postimi në platformën e tij X (ish-Twitter) të shtunën, argumentoi se SHBA po drejtohet nga një elitë politike e korruptuar, duke deklaruar:

    “Kur bëhet fjalë për falimentimin e vendit tonë me mbeturina dhe ryshfet, ne jetojmë në një sistem një partiak, jo në demokraci. Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju dhënë përsëri lirinë tuaj.”– tha Musk.

    Kritikat e tij vijnë disa ditë pas sulmit të drejtpërdrejtë ndaj “Projektligjit të Madh dhe të Bukur” të miratuar nga Trump, një paketë e gjerë për taksat dhe politikat ekonomike që Musk e ka quajtur “e dëmshme për deficitin federal”.

    Në reagimin e tij të së dielës, Trump tha se partitë e treta nuk kanë pasur kurrë sukses në historinë politike të SHBA-së dhe se ato “vetëm krijojnë përçarje dhe kaos total”.

  • Sapo ishte shkarkuar , gjendet i vdekur ish ministri.

    Sapo ishte shkarkuar , gjendet i vdekur ish ministri.

    Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau veten të hënën, pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, thanë autoritetet ruse. Lajmi është raportuar nga faqja e internetit e gazetës “Izvestia”.

    Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në Odintsovo pranë Moskës.

    Pas 14 muajsh në detyrë, presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi sot nga posti Ministrin e Transportit Roman Starovoit.

    Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putini.

    “Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë fushë”, i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është “një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend”.

    Roman Starovoit, i cili ishte 52 vjeç, u bë Ministër i Transportit në maj 2024. Më parë, ai kishte qenë guvernator i rajonit Kursk për pesë vjet, i cili më pas u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase duke filluar nga gushti i vitit të kaluar. (A2 Televizion

  • Fjoralba Ponari rikthehet ne Top Channel por ka dy fjale per Kiara Titon dhe Nevina Shtylla

    Fjoralba Ponari rikthehet ne Top Channel por ka dy fjale per Kiara Titon dhe Nevina Shtylla

    Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, është rikthyer në ekranin e Top Channel, ku ishte e ftuar në “She’s on Top”.

    Ajo hyri në skenë duke kënduar “Historia De Un Amor” dhe u duartrokit nga konkurrentet dhe mori komplimente të shumta nga Visjan Ukcenaj dhe Sara Gjordeni. Performanca e saj e shkëlqyer u prit me entuziazëm, duke e rikthyer atë në qendër të vëmendjes pas një muaji larg ekranit

    Pas performancës, Fjoralba falënderoi Top Channel për mikëpritjen pas një mungese 1-vjeçare. Të gjithë e dinë që një rikthim nuk është kurrë i lehtë, por ajo e përballoi me siguri dhe profesionalizëm.

    Ndërkohë moderatorja e programit, Argjira Spanca, e komplimentoi Ponarin për debutimin e saj në fushën e aktrimit. “Unë kam parë filmin dhe vlen të them se nuk dukesh se je aktore për herë të parë,” i tha ajo, duke theksuar aftësinë e Fjoralbës për t’u integruar në këtë rol të ri.

    Fjoralba më pas u shpreh se për këtë ka meritë shumë të madhe edhe programi më i ndjekur i humorit, “Portokalli”. “Më ka mësuar dhe më ka ndihmuar se si të sillem në situata të ndryshme, si të gjej zgjidhje, si të përshtat batutat,” tha ajo. Ky program ka luajtur një rol kyç në formimin e saj si moderator dhe si aktore.

    Përpos kësaj rezulton që është edhe një pasion shumë i madh aktrimi,” vazhdoi Fjoralba. “Kam rënë në dashuri me gjithë procesin e të xhiruarit. Jam në filmin tim të dytë”, tha Ponari, e cila duket se po lulëzon në karrierën e saj në aktrim.

    Ndërkohë Spanca e pyeti në lidhje me dy moderatoret e “Portokallisë”, Kiara Tito dhe Nevina Shtylla. Kjo pyetje nxit u interesin e audiencës, e cila ndjek me vëmendje çdo detaj të karrierës së moderatoreve të preferuara.

    Fjoralba u shpreh se i ka uruar personalisht të dyja moderatoret kur patën debutimin e tyre në “Portokalli” dhe theksoi se “Puna ka punë sa t’ia mësosh punës.” Ajo e theksoi rëndësinë e procesit dhe se asnjë rast nuk është i thjeshtë kur vjen puna për të kaluar nga një rol në tjetrin. “Janë një sërë faktorësh që kontribuojnë edhe në performancën e moderatorëve,” përfundoi ajo.

    E rëndësishme është se rritja ka qenë prezente dhe graduale nga debutimi i parë e deri në fund. “Shumë urime vajzave. E kanë dashur gjithmonë këtë projekt dhe për këtë jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Të dyja e kanë dashur shumë”, përfundoi Fjoralba, duke lënë të kuptohet se ndjenjat për këtë program shkojnë përtej thjesht punës.

  • Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

    Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij (Foto)

    Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy insistonin se bëhej fjalë për bashkëpunim artistik dhe afërsi miqësore, por fotot e publikuara nga “Lokimagazine” disa ditë më parë treguan të kundërtën.

    Në foto, Ledri dhe Xhensila u shfaqën shumë të afërt fizikisht, me duart e Ledrit të vendosura mbi trupin e Xhensilës, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike. Kjo mjaftoi që rrjeti ta merrte si një “konfirmim të heshtur” të një romance mes tyre.

    Ndërkohë, Ledri Vula ka publikuar në InstaStory projektin e ri muzikor të Xhensilës, duke e shoqëruar me komentin: “Hala ma nxet u bo vera”, një shprehje provokuese që shumë ndjekës e lexuan si një tjetër shenjë e afrimitetit të tyre. Pak minuta më pas, reperi postoi edhe një foto me muskujt në fokus. Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë zyrtare mbi natyrën e raportit, por sjelljet e fundit në rrjet duket se po flasin vetë.

  • Aksident i frikshëm/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

    Aksident i frikshëm/ Automjetit i çahet goma dhe përfundon në kanal, një i plagosur rëndë

    Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar përmbys.

    Dyshohet se shkak është bërë çarja e gomës së mjetit.

    Në makinë udhëtonin tre persona, ndërsa një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

  • Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

    Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon EMRIN: Ja kush e çoi në burg Rigelsin!

    Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi

    Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen që ka çuar në këtë arrestim, duke zbuluar se bëhet fjalë për një incident të ndodhur verën e kaluar në një diskotekë, ku ishte përfshirë shtetasi zviceran, Medi Iseni.

    Stresi ka publikuar edhe imazhe të Mediut të dhunuar, duke shkruar se që nga përplasja me të, ai vetë nuk ka udhëtuar më drejt Zvicrës, nga frika se mos kishte ndonjë kallëzim ndaj tij.

    Sipas tij, konflikti mes Noizyt dhe Medi Isenit ka përfunduar me dhunë fizike dhe ky i fundit ka bërë denoncim edhe në Zvicër, duke çuar në pasoja ligjore

  • Rasti i rrallë! I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, 25 denoncime në fundjavë për dhunë në familje (Video)

    Rasti i rrallë! I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë, 25 denoncime në fundjavë për dhunë në familje (Video)

    Dhuna në familje vijon të përshkallëzohet në mënyrë shqetësuese në kryeqytet

    Vetëm gjatë fundjavës, në komisariatet e policisë së Tiranës janë denoncuar 25 raste dhune familjare, një shifër kjo alarmante që tregon një plagë të thellë sociale në rritje”.

    Sipas të dhënave, incidentet përfshijnë dhunë midis bashkëshortëve, dhunë ndaj fëmijëve, por edhe ndaj prindërve, si dhe konflikte të dhunshme mes të rinjve në marrëdhënie sentimentale. Disa nga rastet më të pazakonta përfshijnë të reja që kanë ushtruar dhunë ndaj partnerëve të tyre, duke sfiduar perceptimet tradicionale për rolet e dhunës në marrëdhëniet intime. Një rast i tillë u denoncua nga një i ri që deklaronte se teksa kthehej në Tiranë, në automjet është dhunuar fizikisht nga e dashura. Kjo e fundit, tashmë e shpallur në kërkim nga uniformat blu.

    “Në shumë raste, janë baballarët, por edhe nënat ata që kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të tyre, ndërsa në të tjera, çiftet bashkëshortore janë përfshirë në përleshje të ndërsjella, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit”.

    Në këto kushte, lëshimi për urdhër mbrojtje të menjëhershëm ishte për të dyja palët, si për gruan ashtu edhe për bashkëshortin e saj. Aktualisht, policia po ndjek çdo rast të denoncuar sipas procedurave ligjore, ndërsa disa prej tyre janë referuar në prokurori për ndjekje penale. (A2 Televizion)