Blog

  • Ndryshimi i fuqishëm astrologjik i 2025 erdhi! Lek i madh, ja cfarë pritet per cdo shenjë këtë periudhë!

    Ndryshimi i fuqishëm astrologjik i 2025 erdhi! Lek i madh, ja cfarë pritet per cdo shenjë këtë periudhë!

    Sezoni i eklipseve ka mbërritur! Një nga ndikimet më të forta të astrologjisë për vitin 2025 vjen më 7 shtator 2025, duke sjellë një eklips hënor te Peshqit. Kjo ngjarje e rëndësishme do të nxjerrë në pah emocionet, dramat në jetën e dashurisë ose zgjime shpirtërore të shumta. Ndërsa universi na kujton rëndësinë e balancës së shëndetshme mes imagjinatës dhe iluzionit, perspektivave pozitive dhe marrëdhëniet me njerëzit e dashurit.

    Eklipsi hënor te Peshqit sjell zhvillime të parashikuara nga fati. Ndërsa sezoni i eklipseve i referohet çiftit të eklipseve – një hënor dhe një diellor – që ndodhin njëri pas tjetrit brenda dy javëve, le të fokusohemi te kuptimi i një eklipsi hënor në vetvete. Një eklips hënor mund të krahasohet me rëndësinë shpirtërore të një Hëne të plotë. Ai simbolizon përfundimin e një udhëtimi emocional, duke shënuar një moment intuitiv dhe kuptimplotë që më në fund na lejon të lëmë pas atë që nuk na shërben më në dritën e këtij kuptimi shpirtëror më të thellë.

    Ajo që e dallon një eklips hënor është fuqia e tij intensive dhe ndikimi i thellë. Ndërsa një Hënë e plotë ndodh çdo muaj dhe mund të na ndikojë në mënyra më të buta, një eklips hënor ndodh rreth çdo 6 muaj dhe mund të ndryshojë ndjeshëm rrugët e jetës sonë. Disa eklipse hënore mund të na ndikojnë më shumë se të tjerët, në varësi të hartës astrologjike.

    Binjakët inkurajohen të reflektojnë se ku duhet të bëjnë sakrifica në jetën personale për t’u bërë personi që dëshirojnë të jenë. Ndërsa dëgjojnë thirrjen e brendshme të ndërgjegjjes së tyre, është e qartë që nuk mund të vijojnë të kenë më besime dhe mendime të vjetra, që pengojnë shërimin e tyre. Ata inkurajohen të përballen me frikërat rreth perceptimit të tyre. Për të arritur sukses, për të kapur mundësitë dhe për të ndërtuar një reputacion të fortë, është thelbësore të udhëhiqen nga intuita, kreativiteti dhe imagjinata. Strategjitë kufizuese, informacionet e vjetra ose analizimi i tepruar i ndjenjave vetëm do t’i mbajnë prapa. Binjakët janë gati të angazhohen në projekte pune, rrugë të reja profesionale ose role që përputhen me dëshirat e zemrës.

    Virgjëresha

    Gjatë eklipsit hënor te Peshqit, Virgjëreshat po zbulojnë besime, modele ose mendime të dëmshme në marrëdhëniet e tyre. Ndërsa mund të punojmë mbi veten, zhvillimi personal, rritja dhe zgjerimi nuk janë procese tërësisht të pavarura. Lidhjet tona, jeta shoqërore dhe partneritetet ndikojnë ndjeshëm në imazhin tonë të vetes. Ky eklips i fuqishëm zbulon se çfarë na nevojitet për të ndjerë që të tjerët na shohin, mbështesin dhe jemi emocionalisht të sigurt, për të hapur zemrën ndaj të tjerëve.

    Është koha për të bërë sakrifica në mënyrën se si lidhemi me të tjerët për të gjetur paqen.

    Shigjetari

    Ndërsa reflektoni mbi sakrificat që keni bërë për jetën publike dhe aspektet e jetës personale që keni neglizhuar kërkimin e suksesit, qëllimit ose ndikimit praktik. Universi po i vë re këto mangësi. Ky eklips hënor te Peshqit do të ndikojë ndjeshëm te Shigjetari, duke sjellë në sipërfaqe emocione të shtypura dhe dëshira që lidhen me familjarë të pakënaqur. Fëmija juaj i brendshëm kërkon mbështetje, duke ju ftuar të forconi lidhjet me të tjerët. Është thelbësore që të vendosni si prioritet jetën në shtëpi, komunitetin e zgjedhur dhe dinamikat brenda rrethit tuaj më të afërt. Mund të duhet të konsideroni të bëni sakrifica në karrierë, reputacion, autoritet ose rolin shoqëror për të ribalancuar shëndetin mendor. Paraja, statusi ose duartrokitjet nuk mund të zëvendësojnë intimitetin që kërkoni, ndaj është koha të bëni merreni me çështje të brendshme!

    Peshqit

    Ju jeni shenja më e ndikuar gjatë këtij eklipsi hënor në mbretërinë tuaj kozmike. Eklipsi hënor te Peshqit ju inkurajon të reflektoni mbi aspektet e vetes. Ndërsa është thelbësore të jeni të dhembshur, të keni më shumë dashuri për veten, një pjesë e praktikës së versionit tuaj më të mirë, mund të përfshijë disiplinë.

    Vetëreflektimi do t’ju shpëtojë nga kurthet shpirtërore. Është koha të lini pas besimet e vjetra për identitetin, pamjen, stilin ose mënyrën sesi duhet të paraqiteni. Ndërsa universi riformëson rrugën e jetës suaj dhe hap mundësi të reja për zbulimin e vetes, do të ndjeni nevojën dhe urgjencën për të lënë pas emocionet, besimet ose iluzionet që nuk mbështesin versionin e ri të vetes.

  • Aksidenti tragjik i mori jetën, Kreshniku i gjorë kishte një ëndërr ‘Vajzën time dua ta bëj këngëtare…’

    Aksidenti tragjik i mori jetën, Kreshniku i gjorë kishte një ëndërr ‘Vajzën time dua ta bëj këngëtare…’

    Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv.

    35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.

    Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare.

    Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare. Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.

    17-vjeçari me “Range Rover” i mori jetën! Kreshnik Tomai

    Kreshnik Tomai duke kercyer me vogelushen e tij Nikiten
    “Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë.

  • E bujshme! Rama i nxori ‘pa dashje’ burime nga PS zbulojne emrat: Ja kush do jene te gjithe ministrat e rinj

    E bujshme! Rama i nxori ‘pa dashje’ burime nga PS zbulojne emrat: Ja kush do jene te gjithe ministrat e rinj

    Megjithëse kryeministri shqiptar u tregua i rezervuar në intervistën e tij për Blendi Fevziun, përsa i përket emrave që do zënë karriget ministrore burime pranë tij kanë nxjerrrë një listë me emra. Nëse për Belinda Ballukun nuk pritet fletë arresti nga SPAK, pritet të emërohet në krye të dikasterit të Mbrojtjes ku zëvendëson Pirro Vengun, në të kundërt në këtë ministri shkon Iglli Hasani.

    Në krye të transporteve shkon Blendi Gonxhe, i cili do të jetë njëkohësisht edhe zëvendësi I parë I Edi Ramës. Ministër i Arsimit mësohet se do të shkojë Edvin Demo i cili do i zërë vendin Manastirlliut, e cila pritet të shkojë në krye të teknologjisë dhe informacionit ku do të jetë brenda dhe Ministria e Ekonomisë.

    Ministër i shëndetësisë shkon deputeti Vasil Llaho, i cili do të zëvendësojë Albana Koçiun. Llaho është një personalitet në fushën e shëndetësisë dhe një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e laboratorëve. Ministre Kulture shkon Besiana Kadare e cila do të shkojë pas ndarje së ekonmoisë me kluturën. Ministri i Brendshëm ndahet ndërmjet Blendi Çucit dhe Romina Kuko.

    Blendi Klosi kalon te ministria e Turizmit e cila do marrë disa sektorë të fuqishëm, përveç mjedisit licencat dhe Pushtetin Lokal. Ministria e Drejtësisë pritet të ketë një surprizë me Etilda Gjonaj. Financa ka një dualitet midis Ervin Metes dhe Delina Ibrahimit. Ministria e Bujqësisë diskutohet për disa emra si Anila Denaj, Blendi Çuçi dhe Arjan Jaupllari. Në krye të diplomacisë Edi Rama pritet të emërojë një personalitet të njohur të cilës i ka propozuar postin e ministres së jashme dhe zëvendëskryeministres, e cila mund të jetë Lea Ypi.

    Të gjithë këta emra janë diskutuar nga një grup deputetësh pranë Ramës, të cilët kanë bërë një skelet të qeverisë në bazë të pëlqyeshmërisë së kryeministrit për figurat qe janë brenda mazhorancës.

  • Gati ligji i ri! Pr0stituci0ni do legalizohet – Detajet e draftit

    Gati ligji i ri! Pr0stituci0ni do legalizohet – Detajet e draftit

    Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka deklaruar se drafti i ri i Kodit Penal parashikon dekriminalizimin e pr0st1tuc10n1t. Sipas tij, ky propozim vjen pas një analize të thellë të terrenit shqiptar dhe pas vëzhgimit të modeleve ligjore evropiane, si ai italian dhe francez, të cilët nuk e dënojnë ushtrimin e pr0st1tuc10n1t.

    Rakipi, drejtuesi i Grupit të Punës për draftin e Kodit të Ri Penal, thekson se edhe pse personalisht nuk e konsideron pr0st1tuc10n1n si një profesion, ai beson se aplikimi i dënimeve penale në Shqipëri është bërë “i padobishëm”. Ai argumenton se ky lloj “profesioni” ka marrë një mbështetje të gjerë në shoqëri dhe shfaqet haptazi, madje edhe tek influencerët. Për këtë arsye, ndëshkimi penal nuk po arrin qëllimin e tij.

    Pavarësisht propozimit, Rakipi nuk dha një datë të saktë se kur mund të ndodhë dekriminalizimi, pasi kjo lidhet me miratimin e ligjeve të tjera specifike që do të sigurojnë mbrojtjen e personave që ushtrojnë pr0st1tuc10n me dëshirë të lirë.

  • Plasën çokollatat knej” , “është kënaqësia ime e përjetshme!” Habit Ervin Salianji pas prezantimit nga Grida ( Video )

    Plasën çokollatat knej” , “është kënaqësia ime e përjetshme!” Habit Ervin Salianji pas prezantimit nga Grida ( Video )

    Këtë të enjte nisi sezoni i ri i “Top Story” në Top Channel.

    Të ftuar në studio ishin demokrati Ervin Salianji, analisti Lorenc Vangjeli, gazetarja Anila Basha, ish-kandidati për deputet Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja.

    Gjatë prezantimit të të ftuarve nga Grida Duma, ajo prezantoi të parin Ervin Salianjin, duke thënë:

    “Sot kam 6 të ftuar në studio, po i prezantoj duke nisur me një kënaqësi të veçantë për zotin Ervin Salianji.”

    I menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetit, i cili me një buzëqeshje të lehtë e pa Gridën në sy dhe i tha: Mirëmbrëma, kënaqësia ime e përjetshme.

    Gridia i kthen buzëqeshjen…

    Ky moment ka shkaktuar me qindra komente në rrjetet sociale, pasi në të kaluarën Grida dhe Ervini janë përfolur për një raport më të ngushtë në marrëdhënien e tyre, se sa vetëm kolegë në Partinë Demokratike.

  • Kthjellime dhe reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot

    Kthjellime dhe reshje lokale në zonat malore, ja parashikimi i motit për sot

    Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot përgjithësisht të mirë në shumicën e territorit.

    Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të bëhen më të dukshme në orët e mesditës, veçanërisht në zonat malore. Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje lokale shiu me intensitet të ulët, të cilat nuk pritet të kenë ndikim të madh në aktivitetet e përditshme.

    Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të intensifikohet, duke arritur deri në 14 m/s.

    Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë

  • Mentor Kikia: Kështu do të ‘ngordhim’ të tërë!

    Mentor Kikia: Kështu do të ‘ngordhim’ të tërë!

    Një tjetër i moshuar në Korçë u gjet i vdekur në banesë. Kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë. Ishte vetëm, pasi fëmijët kishin emigruar me kohë. Para pak ditësh, një burrë u gjet gjithashtu i vdekur në shtëpi, madje disa muaj pasi kishte ndërruar jetë. Edhe ai i vetmuar. Por jo vetëm në Korçë. Nuk janë raste sporadike. Po shtohen shumë madje.

    Emigrimi masiv i rinisë që nisi në vitet 1990 dhe vazhdon ende, pasi kontribuoi për të ndërtuar shtëpi të bukura e të mëdha, për të blerë makina e për të ndikuar në rritjen e nivelit të jetesës së familjeve në Shqipëri, tashmë po shfaq frikshëm pasojat sociale.

    Në shtëpitë e bukura që ndërtuan djemtë e vajzat emigrantë, po vdesin të vetmuar prindërit. Familjet ku jetojnë vetëm dy prindër janë thuajse shumicë në fshatra e qyteza të vogla. Nuk dëgjohen më zëra fëmijësh që qajnë, por vetëm zëra qensh që lehin.

    55-65 vjeçarët e sotëm, të cilët i gëzohen faktit që fëmijët e tyre “janë sistemuar” në vendet e Europës, brenda një dekade nuk do të kenë fuqi të marrin as ilaçet vetë e nuk do ketë kush t’u japë një gotë ujë.

    Shqipëria nuk është vetëm vendi me plakjen më të shpejtë të popullsisë në Europë. Ajo kërcënohet masivisht nga një moshë e tretë e vemtuar. Ata nuk mund ti ndjekin fëmijët nëpër botë. E fëmijët nuk mund të kthehen në shtëpi, pasi janë bërë prindër atje ku shkuan fare të rinj.

    Shqipëria ka një shërbim social fare modest, sa as në telefon nuk ua del ti marrë të vetmuarit, për të ditur nëse janë gjallë apo kanë vdekur.

    Shqipëria nuk është Gjermania, që të mbledhë mjekët e infermieret e vendeve të varfëra e ti shndërrojë në “babysitter” për të moshuarit.

    Ndaj, mos dyshoni, kështu “do të ngordhim” të tërë. Të paktën lëreni derën hapur, mos e mbyllni nga brenda.

    P.S: Nuk di nëse ka ndonjë vlerë ta lexosh këtë shënim. Sepse asngjë nuk ndryshon. Por ndoshta, do ishte mirë që, ata që kanë mbetur fshatrave e periferive nga një apo dy të moshuar në shtëpi, do bëjnë mirë që në vend që të zihen për gardhin e murin, ti shembin fare ato, e të pijnë kafetë sëbashku, sa të jenë.

    Ndaj, ju lutem, shpërndajeni këtë postim, për këtë arsye./ Marrë nga profili i autorit në Facebook

  • LAJM I FUNDIT/ Tr*nditet Shkodra! At*ntat ne mes te qytetit, ka te vr*re

    LAJM I FUNDIT/ Tr*nditet Shkodra! At*ntat ne mes te qytetit, ka te vr*re

    Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj te enjteje në qendër të qytetit të Shkodrës.

    Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

    Nga të dhënat paraprake mësohet se autor të ngjarjes kanë qenë dy persona, të veshur me te zeza që lëviznin me motomjet.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa nuk dihen rrethanat e këtij atentati.

    Burime për News24 bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në afërsi të qendrës së qytetit.

    NMësohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vrarë Kristjan Kola.

    Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë bëhet me dije se autorët e dyshuar janë dy persona që po lëviznin me motor të zi.

  • Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA ! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

    Misteri i takimit te Dumanit ne SHBA ! Cfare po fshihet qe ka tmrruar politiken? A u mor vendimi per spstrimin e KOKAVE?

    Takimi me Brendan Hanrahan, pse hesht SPAK?

    Altin Dumani është zyrtari i parë shqiptar i thirrur në DASH, që pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Rama loboi fort për një takim të nivelit të lartë, Berisha po ashtu, por duket se Amerikanët vendosën të japin një mesazh të qartë.

    Megjithatë ka shumë mister mbi takimin që Dumani pati me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan P. Hanrahan. Ajo që dihet deri më tani është që Dumani ka shkuar në SHBA për të marrë pjesë në dasmën e mbesës së bashkëshortes dhe diçka ka ndodhur që ai është thirrur në DASH.

    “Pamfleti” ju drejtua me një email Departamentit të Shtetit, për të kërkuar më shumë detaje mbi këtë takim. DASH vendosi të mos japë detaje. Ndërkohë terr informativ ka pasur edhe nga SPAK. As në mënyrë zyrtare, as në mënyrë informale, SPAK nuk ka preferuar të japë detaje se përse Dumani u takua me Brendan P. Hanrahan.

    Në një rast normal, duhet të ishte vetë SPAK që do ta promovonte një takim të tillë. Ajo që e bën më të dyshimtë është fakti se nëse DASH nuk do të nxirrte axhendën në faqen zyrtare, nuk do të merrej vesh ky takim. Po ashtu edhe ambasada e SHBA, e cila zakonisht i promovon takimet e prokurorëve të SPAK, nuk ka reaguar fare duke shtuar shumë dyshime.

    Vizita në aspektin formal shihet si një mbështetje e SHBA për SPAK. Deri më tani amerikanët nuk kanë ndërhyrë në punët e politikës dhe drejtësisë, por javët e fundit kanë nisur të lëvizin. Takimi mistik i Dumanit ka shtuar frikën te politika, pasi ka dyshime se ai ka marrë direktiva në mënyrë informale se ku duhet të godasë dhe se cila do të jetë e ardhmja e SPAK.

    Mos vallë Amerikanët duan të nisin një fushatë të re spastrimesh në politikë? Për koincidencë, vizita e tij vjen në të njëjtën kohë kur Departamenti i Drejtësisë publikoi raportin mbi rastin “McGonigal”, ku përmendet disa herë kryeministri shqiptar. Ka vallë lidhje me këtë? Kudo ka terr informativ. Megjithatë do të duhet të presim edhe pak ditë për të parë nëse Dumani ka marrë direktiva për të goditur këdo, apo ka qenë diçka tjetër larg interesit shqiptar.

  • Do bëj të gjithcka qe vajza ime te”- Ndërron jetë babai që preku zemrat e shqiptarëve

    Do bëj të gjithcka qe vajza ime te”- Ndërron jetë babai që preku zemrat e shqiptarëve

    Një lajm i kobshëm erdhi një ditë më parë nga Spitali i Traumës ku Kreshnik Tomai, babai i tre fëmijëve, prej 10 ditësh po luftonte për jetën në sallën e kujdesit intensiv.

    35-vjeçari nuk mundi që të fitonte betejën me vdekjen. Ai ndërroi jetë pas 10 ditësh në koma, pasi më 24 gusht u përplas nga një 17-vjeçar me “Range Rover” në qytetin e Fierit.

    Por, për publikun Kreshniku nuk ishte një emër i panjohur. Në media dhe rrjetet sociale të gjithë e njohin si babain që do të bënte të pamundurën për ëndrrën e vajzës së tij që të bëhej këngëtare.

    Ai është babai i Nikitës, vogëlushes 10 vjeçare e cila ka fituar zemrat e publikut me zërin e saj të ëmbël dhe dëshirën e madhe për t’u bërë këngëtare. Me dhjetëra herë, babë e bijë, kanë qenë të ftuar në studio televizive, aty ku dhe Kreshniku ka pohuar para kamerave se deri në fund të jetës së tij do të jetë mbështetja më e madhe e vogëlushes së tij.

    17-vjeçari me “Range Rover” i mori jetën! Kreshnik Tomai

    Kreshnik Tomai duke kercyer me vogelushen e tij Nikiten

    “Fëmijën e parë e kam dashur vajzë dhe emrin ja kam vënë vetë. Nuk i imponoj, të zgjedhin çfarë të duan. Është ëndrra e saj dhe unë do përpiqem t’ia plotësoj,” ka thënë asokohe Kreshniku.

    Babë e bijë, edhe në rrjetet sociale kanë “vjedhur” zemrat e ndjekësve. Mjaft aktivë në “TikTok”, Kreshniku dhe Nikita publikonin për ndjekësit video së bashku si dhe fragmente ku e vogla shihej duke kënduar.

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 24 gusht pranë Shkollës së Muzikës në Fier. Tomani, teksa po kalonte rrugën u përplas me automjet nga një 17-vjeçar.

    Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fierit, por për shkak të gjendjes së rënduar u nis drejt Tiranës ku dhe qëndroi në koma për 10 ditë.

    Pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore dhe kujdesit intensiv, plagët e marra në aksident kanë rezultuar fatale për të riun duke ndërruar jetë kështu ditën e sotme, 3 shtator.

    Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar 17-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa ishte në timon pa patentë.